Wednesday, 17 December 2008

FESTA E “SFIDA”-s



Ka kohë që në mjedisin e shqiptarëve në imigrim emri “Sfida” lidhet me festiven, angazhimin dhe ndihmën integruese. Është fjala për shoqatën që drejtohet nga intelektualja e palodhur shqiptare, Kadime Jata. Dhe këtë rast është një sigël tjetër: “Festa e “Sfida”-s. Një festë krejt ndryshe. Një festë tradicionale në kuadrin e festives së fundvitit. Ja dhe ky lajmërin flet qartë:
“Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në festën tradicionale të Fundvitit në Kalamari Restaurant në 4 Chiswick High Road, London W4 1TH, ditën e dielë, datë 21 dhjetor 08 nga ora 18 deri ne orën 22.00.
Të pranishmit, të rritur e fëmijë do të bëjnë një takim të shkurtër rreth 15-20 minuta ne hollin e Restaurantit, pastaj ata do të zënë vend në pjesën e restaurantit të rezervuar për ne, nën tingujt dhe atmosferën e këngës shqiptare. Do të fillojnë përshëndetjet dhe urimet si dhe do të shpërndahen disa dhurata të thjeshta- simbolike për individët e aktivizuar më shumë me komunitetin, teksa të pranishmit do të shijojnë një darkë të këndshme me mish, pilaf dhe patate si dhe me sallatra të shumëllojshme. Ndërkohë do të serviren edhe pije alkoolike dhe jo alkoolike. (Rakija e rezervuar posaçërisht për shokët dhe miqtë). Kostoja e ushqimit, perfshire edhe pijet do te jete vetem £5 per person, pasi pjesa tjeter do te perballohet nga SFIDA. Mund te vije edhe M.Allushi nga Ambasada Shqiptare, por ende nuk eshte konfirmuar. Kuptohet i ftuar nderi do te jete Kryetar i Bashkimit Shqiptar ne UK dhe Irlande, Zoti L. Vata, drejtor i Ardhmerise. Nga menyra se si eshte ndertuar komuniteti Shqiptar, kuptohet se simpatizantet e njeres shoqate jane edhe te tjetres, pra do te kete pjesemarres nga Faik Konica, Shpresa Programme, Peja etj. Pjesemarrja eshte pra e kufizuar per aresye te fondeve dhe te cmimeve shume te larta.
Rozana do te demonstroje Albanian Rook (Flamuri).”

Pra një festë me kuptimin e plotë “Sfida”. Një festë që duhet marë si model, në një kohë kur dihet se mjaft festime me ‘këngëtarë’ janë kthyer në biznese dhe shpeshherë në sherre.
I lumtë “Sfida” që jep shembullin e bukur në këtë drejtim…

No comments: