Manifestimin Poetik e pershendet Kryebashkiaku Stefan Çipa
Të nderuar miq, poetë dhe shkrimtarë.
Duke ju uruar mirëseardhjen në edicionin e 8-të të Manifestimit tuaj Poetik, me kënaqësi ju them se nuk jeni të panjohur për qytetin e Sarandës. Ju kemi njohur nëpërmjet librave tuaja, shkrimeve nëpër revista e gazeta apo nga intervistat në radio e televizione. Ju kemi admiruar krijimtarinë dhe ju kemi njohur pasionin e krijimit. Shumë prej jush, i kemi ndjekur me më shumë vëmendje dhe dashamirësi, sepse keni shkruar e keni folur për qytetin tonë, për resurset e tij shpirtërore dhe turistike. Keni promovuar vlerat artistike të krijuesve jonianë, duke i bërë kështu një shërbim shumë të madh qytetit dhe qytetarisë sarandiote.
Me këtë kontribut tuajin, ju keni fituar të drejtën e qytetarisë në këtë qytet. E këtu nuk e kemi fjalën vetëm për Adem Demaçin dhe Agim Gjakovën, të cilët janë bërë edhe banorë rezidentë të Sarandës.
Jeni dhe do të jeni gjithmonë të mirëpritur të gjithë ju, që e doni këtë qytet dhe qytetarët e tij.
Qyteti ynë ka qenë dhe mbetet një qytet që e ka dashur dhe nderuar librin dhe nëpërmjet tij, poetin e shkrimtarin.
Në këtë qytet mund të gjesh sarandiot pa shtëpi, por kurrësesi nuk mund të gjesh shtëpi pa bibliotekë.
Ne do të dëshironim që këto biblioteka të pasuroheshin më shumë edhe me librat tuaja. Ne do dëshironim që librat tuaj të ishin edhe pjesë e fondit të biblotekës së qytetit tonë, biblotekë e rindërtuar kohët e fundit, falë investimit të qeverisjes vendore.
Nderimi që qyteti ynë ka për poetët, ndoshta e ka buri-min te poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, i cili ka jetuar e punuar dhe ka shkruar në këtë qytet.
Jo vetëm kaq, por ai i ka sjellë qytetit të Sarandës edhe bukonvilen, lulen karakteristike të qytetit, sinonimi i së cilës është “lule Saranda”.
Prandaj banorët e qytetit e shohin poezinë si një lule shpirti, të bukur, dhe poetët i shohin si lulishtarë. Kjo është arësyeja pse ju jeni të dashur e të respektuar për ne të gjithë.
Prandaj Bashkia, jo vetëm që financon manifestime të tilla poetike e ngulmon për zgjerimin dhe rritjen cilësore të tyre. Bashkia financon diku botimin e diku çuarjen tek lexuesi për shumë libra të autorëve saranditë e më gjerë.
Përtej kësaj, ajo kujdeset të krijojë një klimë kulturore gjithëvjetore.
Miqtë e mi!
Në se themi se Saranda është “kryeqyteti veror i shqiptarëve”, kjo ndodh edhe për faktin se këtu kombino-het turizmi i ujit e i rërës, me turizmin kulturor.
Dhe çdo pushues apo vizitor bëhet edhe konsumator i produktit artistik e shpirtëror.
Sot po zhvillohet ky manifestim poetik, por atij i ka paraprirë një varg manifestimesh të ngjashme.
Para një muaji u zhvillua “Dea Film Festival”, që e veshi Sarandën me tapetin e kuq.
Një muaj përpara këtij eventi, u zhvillua Festivali për Këngën dhe Vallen për Çamërinë. Po kështu, ishte prezent në këtë qytet “Summer Fest 2014” dhe mjaft grupe e këngëtarë të dashur për publikun dhe pushuesin. Siç ishin prezent në Galerinë tonë të Artit piktorët Qirjako Meniko, Buron Kaceli e Vasil Kaçi. Pak ditë më parë,11 autorë të huaj të penelit, bujtën në Galerinë tonë të artit me karikaturat e tyre me qasje mjedisore, ekspozitë që unë do t’ju ftoja ta vizitonit.
Të gjitha sa thashë, janë provë e qartë e asaj se qyteti i Sarandës jo vetëm i do dhe i respekton krijuesit. Por, për vetë veçorinë që ka poezia, ju poetët, jeni të parët që meritoni respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve dhe adhuruesve të poezisë.
Edhe për faktin se Saranda të gjithëve na bën nga pak poetë.
Më lejoni që këtë mirënjohje sot, ta bëjmë edhe institucionale.
Në pamundësi praktike për ta bërë këtë për të gjithë pjesëmarrësit, më lejoni që të veçoj disa poetë dhe shoqata poetësh, vendas dhe miq, që janë bërë pjesë e këtij ma-nifestimi poetik në Sarandë.
Faleminderit.

No comments:
Post a Comment