Tuesday, 9 September 2014

Nga mjegullat e kohes

Nga mjegullat e kohes
1
    Ky dimer ka qene shume i gjate.Fillimish kur erdhen fjollat e para si ca endrra delirante dhe rane butesisht mbi deget e bredhave qe na rrethojne kopshtin, te dukej se kishe zbritur ne nje planet tjeter, i perbere nga kristale diamantesh.Por zgjati shume dhe rera e kripa e rrugeve ja hoqi ate tis magjie e per me teper ishte e shumte...na merziti.Cdo mengjes, kur zgjuhesha e hidhja veshtrimin permes dritares, per te kapur ndonje rreze dielli. E dita zbriste gri qe nga lartesite e qiellit dhe mua dhe motrave te mia nuk na mbetej gje tjeter, vec te degjonim zerin i mamasa e cila na kujtonte:"Vishni cizmet  dhe xhupat se edhe sot kanali i kohes ka lajmeruar se kemi debore 8 inch."
   E presim autobuzin e shkolles se bashku me nxenes te tjere tek kthesa, ku qendron nje Macdonald dhe nga ku del nje avull gatimesh, si nga nje oaz i ngrohte. Kalvari i perditshem, te njejtat veprime, e njejta menu ditore...eh-shfryj brenda vetes - kur do te vije ajo vere e bekuar.Te shkrydh muskujt nen rrezet e te me piqet lekura deri sa te me kruhet.Se edhe ketu ne Nju England, kemi plazhe e diell qe te percellon, vecse vera eshte ca e shkurter.
I ulur ne fundin troshites te autobuzit pertyp biseden e mbremshme qe beme te peste ne familje rreth darkes se lehte, qe zakonisht e sherbejme me rradhe ne femijte.I kerkova prinderve se c'fare plani kishin ata per pushimet e gjata te kesaj vere.
-Zgjidhni ju.- tha im ate.
Te zgjedhim ne? Po ne mund te duam pushime fantastike, ne vendet me te cuditshme qe ka rruzulli dhe qe une...p.sh... i kam piketuar ne listen e madhe te udhetimeve te mia, kur te mbush tetembedhjete vjec.Vetem une, me dy apo tre shoke, me Dakellin, Xhonin  e ndonje tjeter, te lire dhe te burreruar... se fundi do te vij ajo dite, kur te shkepus vargonjte e kujdesit bezdisesh te prinderve.Te pakten prej dy jave, sa c'eshte planifikuar udhetimi im herkulian. Koha eshte e ndryshme, trimerite jane te detajuara ne sfonde te ndryshme,por esenca mbetet po ajo...provat qe duhet te japesh per t'u bere burre, nje burre i forte dhe me ekuliber, nje Herkul. Afersisht keshtu kishte qene biseda qe kisha bere me tim ate ne ditelindjen time te pesembedhjete, gushtin qe shkoi.
- Ba kemi tre vjet pa shkuar ne Shqiperi,- foli Alba,- me ka marre malli per gjithcka atje, per njerezit, per detin e me teper per ballkonin mbi det te shtepise...he Ba si thua a vemi te gjithe atje ? Do te jene pushime fantastike.
-Te pyesim edhe mamin - tha im ate dhe hodhi veshtrimin nga mamaja.- Si thua ti Bruna?
Ajo po mendohej.Te gjithe e dinim se fjalen e fundit e kishte ajo...zakonisht ne i thoshim "vula", pra mami kishte vulen dhe te gjithe po prisnim ne ankth qe dora e saj delikate te vuloste pushimet tona.
-Ju e dini sa shtrenjte do na veje, edhe mua do te me pelqente, po te mendohemi njehere, ta bisedojme edhe me babin.
Im ate dhe mami ishin te nje moshe, e kishin gjetur njeri tjetrin ne universitet, ulur ne te njejtin fakultet dhe gjate ketyre viteve kishin qendruar bashke, ne te njejten "tavoline", vazhdimisht te dashuruar. Une kete e dija tashme. Vazhdonte  te qarkullonte ajo freski rinie jo veten ne trupat e fytyrat e tyre te bukura, por me e vecanta ishte se ajo rini, enderr e gjithe njerezimit, ishte e perhershme ne marredheniet e tyre, qendronte si nje vesk gjelberosh i pa vyshkur.
  Ne vazhdojme te rritemi ne nje fryme lirie dhe mirebesimi, te barabarte me njeri tjetrin, te vleresuar njelloj dhe te qortuar njelloj.Jemi tre; une, Alba binjakja ime e bezdishme dhe Nina, me e vogla. "Kjo do te na vendos ne rresht per nje, se eshte me e vogla dhe me e perkedhelura nga te gjithe" thoshte gjyshja ime per te.Por edhe vete Nina u fut ne rresht, duke plotesuar detyrat e saj. Mundohemi te gjithe ne familjen tone te bejne ate qe duhet, natyrisht barra u bie prinderve tane, por une keto kohet e fundit me duket se kam marre nje pjese te kujdesit per motrat e mia,  si nje shok krahas tim eti. "Ne jemi dy burrat e familjes" thote ndonjehere im ate si me te qeshur. Une e di mire se ai mbetet nje djalosh i vrullshem, tere kohes me ide te reja dhe me ate trup prej atleti mesdhetar me duket me teper si shok se si baba. Kur luajme basketboll e shkeputet nga toka me nje hedhje fantastike,  kur noton krahas meje, kur ben gare me mua, e ndiej veten te rritur, shok me te. Dhe te dy dukemi mire me kete.
  Une lexoj shume, Alba me shume, Nina edhe ajo nuk ben perjashtim.Ne familjen tone libri eshte i pranishem. Ne te tre jemi lindur ne USA, gjuha jone e pare ne te folur e shkrim eshte anglishtja, por fale kembenguljes se gjyshes sone, ne arritem te shkruajme dhe te lexojme shqipen, pavaresisht se bejme edhe ndonje gabim. Keto dite kam lexuar nje liber te vjeter per moshen time..."Tregime te mocme shqiptare" shkruar nga Mitrush Kuteli.Shume jam befasuar. Pas dyndjeve te filmave dhe librave per folkorin anglez, pas Kamelotit, Mbretit Artur, apo mbretereshes Zhenevieve, pas ser Lancelotit apo Merlinit, kam mbetur i mrekulluar me lashtesine e vendit nga rrjedhim.I mbushur me jeten tone ne USA, i mbrujtur totalisht si nje djalosh amerikan, nuk e kam ditur se sa te lashte e kemi Shqiperine, sa te vjeter i kemi ato toka. Dhe, mendoj, ne do te shohesh sa i vjeter apo i lashte eshte nje vend, hidhu nje sy perrallave dhe legjendave, pra folklorit te tij. Ne, atje kemi nje folkor shume te vjeter e shume te larmishem. Me kane mbetur ne koke heronjte e atyre rrefenjave te lashta dhe me trazojne gjumin, duke me krijuar ca endrra aq te gjalla e aq vivide, sa edhe kur zgjohem ato mbeten brenda syrit tim per dite me rradhe. Edhe mbreme u gjenda ne nje enderr te tille, me kaloresin Gjin, korieri i Skenderbeut madheshtor... dhe pata ca udhetime te rrezikshme, per te cuar nje mesazh tek mbreti i shqiptareve.
  Ndonjehere marr mundimin e i tregoj Albes ndonje nga keto dyluftimet e mia te enderrta, po ajo nuk i merr seriozisht... dhe une nuk i a jap kete mundesi shpesh. Te vetmit qe futen ne token e pashkelur jane Dakelli dhe Xhonathani, djali i xhaxhai tim qe jeton ne Manchester, ndonja 20 minuta larg nesh. Ata jane degjimtare te duruar dhe fantaziste. Behemi nje treshe e mire.
                                        ******
-Behuni gati kete te premte ne mbasdite, do te shkojme per ski ne malet e Bardha te Nju Hemsherit,- tha im ate sa hyri ne shtepi. Si me komande filluam te gjithe te pergatiteshim, hynim e dilnim nga dhomat tona, vraponim poshte e larte shkalleve, dy here u perplasa me kembet e gjata te Nines, kur degjoj zerin e mamit..."Po me ngadale ore zoterinj, sot eshte e merkure, kemi kohe".Po ne beme sikur nuk e degjuam fare ate zerin e saj si muzike. Vazhduam te mblidhnim gjerat qe na duheshin.
-Ma... do te zeme hotel apo do perdorim treilerin dhe cadrat- degjova zerin e Albes.
-Nuk e di, pyesni babin ai i organizon keto kampinge ne pikun e dimrit, pastaj te marrosur jemi qe te bejme kamping ne kete kohe?
Piku i dimrit, sipas kalendarit duhej te ishte ne te perenduar, sepse ishte 12 mars,po nga shenjat ishte aty kokeforte, pa dashur te leviz asnje hap.
I kerkova  tim eti te merrnim edhe Xhonathanin, kusheririn tone, edhe Dakellin dhe keshtu  te clirohesha ca nga te mite.Si gjithmone si nje shok i mire ai tha "po".
  E premtja qelloi nje dite me nje diell te shkelqyer qe te vriste syte. Vec temperatura qendronte 21 F. Kohe me te mire se kaq nuk mund te shpresohej ne Nju England, ne kete sezon...keshtuqe i emocionuar e nervoz po prisja te vinte Dakelli dhe Xhonathani.I pari erdhi xhaxhai im qe solli tim kusheri. Xhoni vinte i gjate, i dobet e shpesh une i therrisja purteke kokekashte. Erdhi edhe Dakelli. Ndersa Xhoni vinte i heshtur se shumti e i perhumbur ne ato fantazite e tij kreative, Dakelli ishte i zhurmshem, i shendetshem e gazmor.Pa fund ishin batutat per te qeshur qe shpikte. I doja te dy per cilesite e tyre te vecanta, i doja dhe ndiheshim shkelqyeshem me njeri tjetrin. Nje ekip perfekt ...thoshte im ate per ne te tre. Dhe ashtu ishte.
   U nisem. Morem Akuren blu te mamit, ku hipen gjithe gjinia femerore e familjes dhe cantat, ndersa ne te kater burrat hipem me tim ate ne makinen e tij. Fantastike. Me mire se kaq prishej. Kenga e vjeter"Storia di Serafino" e Adriano Celentanos, kengetar i madh italian,(im ate mbetej perhere i apasionuar pas tij), perhapej lehtazi me ate trokun harmonioz te baladave italiane dhe ne te rinjte degjonim te heshtur. Autostrada 93 eshte nje rruge e bukur, rrethuar ne nje distance te volitshme me peme, ku sythet sapo kane filluar te behen prezente.Duke ju afruar kufirit imagjinar te Nju Hemsherit fluksi i makinave re dhe natyra duket pothuajse e virgjer, debora shtrihej e qete me boten e saj te bardhe e mosperfillese.Vendi ku do te qendronim ishte ne North Konuej, ne rreze te maleve te bardha. "E po vend me te mire se ky nuk mund te gjendej" tha im ate kur arriten perpara hotelit dy katesh  me nje pamje me teper si kabine malesh se sa hotel.Oxhaku i stermadh qe digjej ne holl na i ngrohu shpirtin. Pas darkes ne djemte dhe im ate u ulem ne holl qe i ngjante me teper nje dhome te madhe shtepie. Kolltuqet e stilit te vjeter dhe oxhaku prej gueresh graniti ja ngrohte pamjen shtepiake dhe m'u duk se kisha shkuar per ca pushime te vona dimerore tek gjyshi im....diku ne fshat, nje fshat malor si ato pershkrimet qe kisha hasur tek libri i fundit "Tregime te mocme shqiptare".
-Si thoni djema , ora po shkon nente dhe neser kemi shume gjera per te bere, a fleme tani ? - pyeti im ate.
Ne veshtruam njeri tjetrin dhe une po pertypesha, nuk ma kishte enda te flija qe tani. Edhe te tjeret i shihja nga syte qe nuk donin t'i largoheshin asaj ngrohtesie.
- Ba, -fola une, -na trego ate historine me arinjte qe ju hengren ushqimet.
-E po e kam treguar dy apo tre here, sikur nuk ja vlen.
-Jo xhaxhi Mandi ja vlen se jemi ne dekor dhe do na duket sikur po ndodh kete cast, ju lutem tregojeni. - Hapi gojen me i heshturi, Xhonathani.
Im ate na hodhi nje veshtrim qe kapercente castin dhe une e ndjeva se tani ai ishte atje ne rreze te maleve, ne ate kampingun e hapur ne nje dite vere te lagesht... 25 vjec djale se bashku me mamin dhe ajo po aq e re dhe...ai e filloi historine dhe ne te tre ja ngulem syte me etje.
- Ishte nje mbasdite korriku kur u nisem ne xxxxxxxxx dhe ne trak kishim marre bicikletat, cadrat dhe ushqime. U munduam shume ne sistemimin e cadrave, po na ndihmuan nje familje qe e kishim prane, edhe ata ne cadrat e tyre. Kishin tre femije te mrekullueshem qe na vinin rrotull e na benin shpesh te qeshnim me deshiren e mire te tyre per te na dhene ndihme, po me teper benin rremuje...sic e kane femijte. Aty nga perendimi i diellit u sistemuam dhe pasi i lame gjerat nen kujdesin e familjes Okonell ja hypem bicikletave. I rame rrugeve te ngushta e dolem buze nje lumi qe kishte nje pamje te mahnitshme. Ne valet e tij qe rrokulliseshin qete pame dy kanoe qe e vozisnin nje cift te rinjsh."Neser provojme kanoen, se nuk jane me te mire keta nga ne, eshte si te nisesh nje barke te vogel", i thashe Brunes dhe ajo e gatshme ne aventura si une luajti koken butazi qe donte te thoshta "Mos e vi ne dyshim"
  Ishte shume e bukur ajo buze mbremjeje, gjithcka afer natyres merr nje tis magjie, te duket se zhurma dhe ritmi i qytetit nga ti vjen, eshte me mijera km larg dhe ajo qetesi, qe zbret deri ne fijen e barit ta ben ate cast te paharruar. Une i them asaj gjendjeje, atij casti "Nirvane" keshtu e pagezova gjendjen e asaj ndajnate. Ne darke qe vinte  e fresket, per mos te thene qe u be dhe ca e ftohte, u mblodhem se bashku me familjen Okonell dhe ne vatrat e ndertuara nga kampi beme nje zjarr te hatashem. Me shkopinj te gjate piqnim misrat dhe bisedonim. Ishin njerez te thjeshte e te afruar sic jane zakonisht amerikanet. Kishin ardhur aty me te tre femijte dhe donin qe me kete uikend te pastronin te gjithe lodhjen e javes,  aq me teper qe ne, dy te rinj u vinim per shtat. Me kujtohet qe beme plane per te nesermen qe Majku, i cili kishte pasion gjuetine e peshkut do te na jepte leksionet e para, neser do te gjuanim ne nje gji te vogel te lumit e peshqit do t'i pjekim ketu, tha ai. Por plani nuk shkoi keshtu. Ata iken te paret per te fjetur dhe ne, dy enderrimtaret vazhduam te shijonim qetesine e nates, qiellin mbushur me yje, zhurmen monotone te lumit e mbi te gjitha zjarrin qe digjej ende ne vatren rrethuar me gure. Dhe ne harruam t'i pastronim ushqimet, megjithe porosine e Majkut, i lame mbi tavolinat e medha prej druri dhe u zhytem ne nje gjume parajse. Kur nga mezi i nates degjojme nje hungerrime, jo dy hungerrima qe dukej sikur rivalizonin njeri tjetrin. Frymemarrje e rende prej kafshe na fshiken permes cadres dhe ju them te verteten o djema, se per here te pare ne jeten time u rrenqetha. Bruna edhe ajo u tmerrua, kur degjojme te qarat e femijve  Okonell. Aha mendova e paskemi punen keq. U ngrita  vertik me nje mendim te fiksuar per te pare se kush ishte armiku, se kur e sheh te duket me  pak i frikshem. Hapa zinxhirin e pashe ne te caren e vogel dy arinj qe ziheshin rreth tavolines se drunjte. Megjithe porosite e Okonelleve, ne i kishim lene ushqimet ne tavoline dhe arinjte ishin shtruar ne gosti. Mezi munden une dhe Majku t'i largonim, nen tmerrin dhe qarjet e femijve te tyre. Edhe Bruna ishte zverdhur. Kur erdhi mengjesi familja Okonell mblodhi cadrat dhe iken."Nuk mund te qendrojme me, femijte jane tmerruar."thane ata dhe ne mbetem vetem. Kishte edhe kampiste te tjere te perhapur ne lendinat e rruginat qe kishin edhe tabela me emra sic kane zakonisht rruget ne qytet. Por na varej nje pikepytje e madhe. A mund te ishim te sigurt? Nuk kishim deshire qe t'i humbisnim ato dy dite te enderruara. "E kemi nje zgjidhje, - i thashe Brunes le te vijne te mite, pra babi yt, iu drejtua ai Xhonathanit dhe gjysherit qe atehere ishin ende te forte. Dhe ata erdhen e na sollen jo vetem sigurine, po edhe ushqime te tjera dhe kemi kaluar ca pushime fort te mira.
-Po me kanoe vozitet? - pyeti Dakelli.
- Po edhe me kanoe edhe notuam ne lume, po ata dy arinjte nuk i pame me. E megjithate i kam si tani para ata syte e tyre te egersuar, te rrumbullaket e te vizuar me rremba te kuq gjaku... ende provoj ate dridhmen e vjeter te frikes qe e ka shoqeruar njeriun per mijera vjet  perballe te panjohures e perballe asaj qe nuk e di.
- Po na doli ndonje ari neser si do ja bejme ? pyeti Dakelli dhe leshoi nje buzeqeshje nga ato te tijat, naive.
-Nuk na tremb me, sepse jemi kater burra.- Qeshi im ate dhe une u ndieva krenar per te, per afrimitetin dhe barazine qe na krijonte, per ate rryme besimi qe na percillte, duke na bere me te rritur, me te pavarur, me te mire.
- Hajde djema ne gjume tani.- urdheroi ai dhe u ngrit i pari. Dhe ne e lame ate kend te vecante qe hyri ne kujtimet tona si nje cast me vlere...dhe u ngjitem ne dhomen tone.
                                          *****
E nesermja pati ca re ngjyre gri qe binin mbi debore dhe i jepnin asaj ca reflekse te erreta, sikur nje piktor surealist te kishte fshire penelen me levizje te pakujdesshme.Por ne nuk e prishem zemren, sepse filozofi yne Xhonathani, kur pa fytyrat tona te irituara tha : Ej djema (ai ne termin djema perfshinte gjithmone edhe dy vajzat dhe ato per kete emertim barazie  i dergonin gjithmone nga nje puthje ajrore),...ej djema si thote i madhi Mark Twain...harruat...he moj zhbiruese e librave? ,- ju drejtua ai Albes. Ajo nuk priti qe ai te kerkonte per here te dyte.
- Thote i madhi Mark Twain se ne New England, kur nuk te pelqen koha, si sot ...pra qe eshte shume, shumeee terribel, prit vetem pak minuta ndonjehere edhe vetem tridhjete sekonda dhe koha ndryshon, permes rrekeve te terbuara te shiut ja ku te ngroh shpinen nje diell tropikal... madje dhe te jep ca ngjyre...e.e. e keshtu thote? - ju drejtua ajo me nje lloj ironie te kusheririt qe e ngacmonte gjithnje per hobin e saj, ku nuk e rivalizonte njeri, per librin.
- E jo ekzakte keshtu, jo kaq poetike, ti ja kalove edhe te madhit Twain, epo ejani te fshijme keto pjata se po na ftohen, - na kujtoi Dakelli qe nuk ja ndante syte ushqimit qe na priste ne bufe.
U ulem dhe sa hap e mbyll syte  mbaruam dhe i fshime buzet, duke pritur vajzat e prinderit qe hanin dhe zgjateshin ne ca fraza qe as qe ja  kapja fillin.
 Hapa mbi tavoline libretin e vogel te aktiviteteve qe merrte persiper te bente hoteli...nje udhetim  drejt malit me autobuzin e vogel "Snow coach", i cili nen rrota vendoste zinxhire me kuzhineta si te tankeve te luftes, kjo per shkak te debores qe kurre nuk pastrohej ne rruget e malit, mund te beje ski  ne tatepjeten qe dukej prej aty, apo edhe patinazh sa te doje ne pisten e akullt pas hotelit, pastaj ne mbremje kishte nje koncert me nje kengetare, zonja Gendollf, kjo per sot, te shtunen...e diela ishte pergatitja e kthimit.
- Hej peshperiti- Dakelli, - kjo miss Gendollfi mos eshte  ndonje star i kohes se  rok end rrollit te viteve 50, kur ka lindur gjyshja ime?
- Jo eshte  shoqeruesja e pare e Bijonces,- u tall Nina, - ajo qe ben zerin  ne sfond, e mo ajo qe del me bikini. Uff,- shfryu ajo, -  e c'mund te gjesh ketu ne keto male te eger, po ejani te pergatisim skite  e te shohim  ndonje gje derisa te niset autobuzi, te pakten t'i vijme rrotull asaj pistes se akullit. - Dhe tregoi me nje tallje te dukshme nga dritarja, ku vertet shtrihej nje pellg i ngrire rrethuar me ca peme mbuluar me debore.Mbi to kishin zbritur ca rreze dielli qe kishin guxuar te canin rete.
- U vertetua parashikimi i Mark Twainit....dielli po zbret. Ejani te hedhim nje sy.- Tha Alba dhe u ngrit e para e doli jashte. Ne pas saj.
  Nje paqe e heshtur ndihej ne ajrin e ftohte te atij mengjesi. Malet ne sfond te jepnin ndjesine se je shume i vogel perballe tyre dhe se ato do te mbeten aty , madherishem edhe kur ti te ikesh e te futesh ne vorbullen e vockel te jetes tende. Une i dua malet, per lartesine e tyre, per heshtjen dhe perbuzjen e lehte qe derdhin paqesisht, per perjetesine e tyre. Por ky mengjes dimri me pastroi shpirtin, me heshti, me la pa fjale...dhe aty kuptova se sa ndryshe eshte bota e malesoreve... e hajlanderve qe ne i takonim dhe anashkalonim ne pushimet e shpejta e te shpeshta qe kishim bere ketu, familjarisht, sa shume kane marre ata nga malet e tyre, ku edhe jetojne. Prandaj edhe mezi i nxjerrin fjalet.
  Kur rrethohesh nga natyra kudo qofsh, ne shkretetire, ne pyje apo male,  buze oqeaneve te pamate, fillimisht ty te shtyp pushteti i tyre, pavdekesia e tyre, forca e tyre. Te mblidhet zemra e te rreh si e nje zogu...nga mahnitja dhe zhgenjimi, nga pafuqia dhe zvogelimi qe ti peson...por nje frymemarrje e thelle, nje veshtrim i shtrire tej e pertej horizontit, nje pulsim i fuqishem qe te godet ne tru, si nje rryme elektrike, te kthen ne kahjen tjeter. Je ti fuqia, madheshtia, pavdekesia, je ti o njeri sado i vogel qofsh ne trup perpara tyre. Ti je zoteruesi i gjithckaje, celesi qe hap e ruan thesare te tilla. Njesia matese, kandari dhe vleresuesi i cdo gjeje. Eshte mahnitese te jesh njeri, por edhe e veshtire. Keto ndijim- mendime qe po perjetoja ate cast me kujtuan qe po rritesha e po piqesha me shpejtesi, po e lija pas nje pjese te konsiderueshme te adoleshences, asaj perpelitjeje tronditese qe eshte nje ndares delikat dhe shume i rendesishem. Une e ndieja se cdo dite e jetoja si nje epoke te tere. Edhe ky mengjes me kishte ngjitur ne nje nivel tjeter. Mora fryme thelle dhe shkrydha krahet si te doja te perqafoja gjithe sa shihja. Por... Dakelli nga pas shpine, me ngriti me krahet e fuqishem e me shkundi fort. Kjo ishte nje nga menyrat se si e shprehte ai entuziazmin, kur dicka ja godiste zemren. Isha i sigurt se ishte perlotur nga bukuria e natyres, megjithese se nuk la t' i dukeshin lotet ne ata sy te kalter.
- Nisemi- autobuzi po na pret, - tha im ate. Me ne prisnin dhe nje cift tjeter. Kishin trupa sportive, pavaresisht se duhej te ishin mbi gjashtedhjete vjecare. U pershendeten me ne dhe nga e folura me theks te forte u kuptuan qe ishin te huaj.
- Ruse jemi, nga Danillovski, ose me mire, nga Moska,  per ju Moska eshte e njohur. Vijme gjithmone ne malet e Nju Hemsherit per te bere ski, kujtojme rinine. -
- Kjo eshte nje befasi e kendshme, - tha im ate - "Zdrastvuitje" pershendetje, si jeni, a u pelqen jeta ne usa?- im ate po fliste nje gjuhe qe kurre nuk e kisha degjuar, po e mora me mend se ishte rusisht. Dhe ata u ndien te befasuar.
- Ne shkolle te mesme, ne Shqiperi e kam studiuar  gjuhen ruse, por per vite nuk e kam praktikuar.
 Edhe kur hypem ne autobuz ata vazhduan te bisedonin me tim ate here rusisht, por me teper anglisht. Ndersa ime me degjonte me miratim dhe here here fliste pak anglisht. Ajo nuk e njihte fare Rusine, nuk ishte interesuar asnjehere per kete vend te larget e te madh. Sergei me Elenen ( ai thoshte shpesh " Moj daragoja Jelena" ) kishin mbaruar te dy per arkitekte dhe jetonin ketu prej 23 vjetesh.
- Por ende jemi atje, ka mbetur nje pjese e zemres sone ne Rusi, ose me mire te perdorim thenien e famshme te Rikard Sorges, "Une kam dy atdhe"...e dini kush ka qene Rikard Sorge?
Im ate ngriti supet.
- E drejte, -tha ai,- ti je ne moshen e Kostjas, djalit tone , nuk mund te dish per te... e pra, - vazhdoi ai i rehatuar ne sediljen perballe,- Rikard Sorge ka qene nje spiun i famshem, agjent i dyfishte, punonte per Gjermanine dhe per Rusine, por gjithmone ka nje vend te pare...dhe ai kishte zgjedhur Rusine, dergoi lajmin e sulmit te Rusise nga Gjermania naziste, por Stalini dhe aparati i tij e anashkaluan...pse? enigme edhe sot, pra Sorge kishte dy atdhe, i ati ishte inxhinieri gjerman Willhelm Ricard Sorge ne Baku dhe e ema rusja Nina Kobieljeva.
  Une po terhiqesha nga kjo histori spunesh si puna e agjentit 007 dhe pyeta se  si ishte fundi i tij.
- Ah fundi i jetes se tij...edhe kjo nje tjeter enigme...e varen apo u arratis...kush e di? Eshte nje film per te "Cili jeni ju zoti Sorge?"" Who are you mister Sorge"? mund ta gjeni , po te kerkoni pak.
- Me falni po  me mprehet kurreshtjen  pas ketij agjenti.- u terhoq ne bisede Xhonathani. - Pervec filmit a ka shkruar dikush per te?
- Po kane shkruar, tani nuk arrij te kujtoj emra, por kerkoni ne google. Aty do te gjeni gjithcka per te.
  Udhetimi po merrte pamje. E kishim lene qendren  e vogel, ku ndodhej edhe hoteli yne dhe po ngjiteshin bri malit ne nje rruge te ngushte, per te arritur tek vendi ku behej ski. Vetem ne te tre , une, Xhonathani dhe Nina e kishim marre iniciativen per t'i hyre leksioneve te skise. Te tjeret do te ndiqnin zikzaket tona.
Zbritem nga autobuzi se bashku me ciftin rus. Ne rrepiren e bute qe sherbente per ski gjetem dhe ca te rinj qe rrekeshin te mbanin ekulibrin dhe qe ne cdo minute rrezoheshin. E pas u vente nje trainer i devotshem. Jo ne nuk ishim ne gjendjen e fillestarit. Kishim ca kohe qe e praktikonim. Po kur pame ruset te reshqisnin si ne nje balet elegant, duke ndjekur njeri tjetrin e duke bere poza te lakueshme e kuptuam se per dreq, ishim vetem nje centimeter me lart se ata te rinjte fillestare. E megjithate e para u nis Nina. Kishte nje art me vete ajo ne kete sport te veshtire, po duke dashur te bej para nesh, nuk shpetoi u rrokullis dy here. Ne qeshem, po ajo u ngrit dhe vazhdoi me kokefortesine qe u hyn gjerave. Nga lart degjonim thirmat e taneve " Forca, jepini". Me ne fund i mbaruam tre etapa. Te djersitur i dhame fund. U ulem me tanet dhe une ndiqja me sy ruset.
- Jane njeres me bote ruset, kane karakter dhe shquhen ne shume fusha, edhe ne kete qe shihni ketu, ne ski .- Tha im ate dhe i dukej hapur simpatia per ta.
- Ba, ashtu sic shquhen vlonjatet te not.- u hodh Nina qe ja dinte dobesine per qytetin e lindjes.
Ai tundi koken dhe buzeqeshi. Ne oren dy ishim perseri ne hotel. 
                                  ******
 - Mos harroni te zbrisni ne holl ne oren tete, zonja Gendollf e pelqen korrektesen.- Na kujtoi edhe nje here i zoti i hotelit. Ne ze i ndihej nje lloj preokupimi por edhe shqetesim.
- Do te vijme pa tjeter, jemi dashamires te muzikes.- I tha ime me.
Ai pa nga ne dhe e pyeti me sy Mamane. Ajo e kuptoi kete bashkebisedim sysh dhe i dha pergjigjen :"Edhe ata e duan muziken klasike". Dhe ai iku i kenaqur.
- Ma je ne vete, do te na detyrosh nja dy ore te mira te degjojme mjaullimen e nje plakaruqeje?- U hodh Nina.
-  Do ta shihni sa mire do shkoj kjo mbremje. - perfundoi ajo me stilin e "vules"
 Te jem i drejte, mamaja jone e ka nje dell orakulli. Po tha ajo "keshtu e keshtu"...te jesh i sigurt se "keshtu e keshtu" ndodh.
Kur zbritem ne dhomen e madhe me oxhakun qe digjte ca trungje drush, gjetem pervec prinderve tane dhe ciftit rus edhe tre cifte te rinjsh njujorkeze si edhe familjen e pronarit te hotelit. Pak a shume si ne nje kinema qyteze, ku filmi qe shfaqet eshte me nje subjekt qetesisht te rendomte... dhe pak njerez  duken aty- ketu, shperndare ne sallen e erret.Vec kishte nje ndryshim te madh ky holl me oxhak. Ne nje cep kishte nje piano, qe nuk e kisha vene re me pare dhe tek njerezit ishte nderur nje kurreshtje per zonjen Gendollf. Cila ishte kjo, si do te kendonte dhe cfare? Si ishte? Vertet mund te qe nje plake me ze te ngrene nga kolla?
- Prite kur te na vije zonjusha Gendollf me karroce invalidi. -  u hodh Dakelli dhe e shtremberoi trupin si nje plakaruqe qe ben perpjekje te deshperuara te mbahet tek karroca...por levizja i ngriu , sepse zonja Gendollf hyri ne sallen e improvizuar e shoqeruar nga nje vajze e re, pak me e madhe se ne. Vete zonja Gendollf ishte nje grua elegante jo me shume se dyzet vjet, me nje lekure te brishte ngjyre qelibari dhe floke te kuqerremte, mbledhur hijshem pas kokes vezake.
Te gjitheve na pelqeu, edhe zonja Gendollf  profesore kantoje dhe... edhe pjanistja qe e prezantuan si studente  me nje te ardhme.
- Hej  dreq, me duket sikur jemi aksidentalisht  ne sekuencat e filmave angleze te shekullit te kaluar.- peshperiti Nina, por qe pothuajse e degjuan te gjithe.
Ca tinguj pjanoje filluan te feshferijne e pas tyre u degjua zeri i brishte i studentes. Ne pritem ne heshtje.
- Per Gynt- lirike norvegjeze.- tha ajo.XXXXXXXfjalet e kenges  ne prag te shtepise sime ...nje blir i vogel qendron,,,prane tj ne  enderrime shpej koha me kalon,,, e zhytur ne trishtime ,,,shpejt koha me kalon...
Zonja Gandollf filloi te kendoje dhe... edhe frymemarrja jone u be aq e qete, aq e brishte dhe aq fluide sa tingujt e asaj kenge mahnitese. U leshova plotesisht ne kolltukun e vjeter dhe pata vetem nje deshire...te hyja ne tingujt e asaj ujevare zerash, te ikja larg, diku ku tingujt shkrihen e behen njesh me natyren, me qiellin, me eren, me deboren...me gjithcka qe ekziston ne kete planet te mrekullueshem qe e ka emrin Toke. Per here te pare po pranoja se kjo muzike hyjnore me kishte munguar. I mbytur ne tingujt e fuqishem te kengeve hit, nuk kisha patur asnje cast te ktheja veshet nga muzika klasike. Edhe Dakelli, edhe Xhonathani, edhe ruset, edhe njujorkezet marroke,edhe familja e te zotit te hotelit se bashku me djemte binjake kokeverdhe... te gjithe pra ishin zhytur ne nje pritje te heshtur e as nuk leviznin fare.
Pas kesaj zonja Gendollf kendoi arien e Esmeraldes nga "Katedralja e Parisit"
Ne fund na nderoi me nje kenge- balade te vjeter irlandeze, prej nga rridhnin prinderit e saj, balada e nje peshkatari qe humbet ne dallget e oqeanit te eger, ndersa e fejuara e pret. "E pret ne vere, ne vjeshte, ne dimerin e eger artik...e pret - tha zonja Gendollf, - ndoshta vazhdon ta prese edhe tani qe ne po kendojme kengen." Keto na i shtjelloi para se ta kendonte, sepse balada ishte ne gjuhen kelte.
Kur u ngjitem ne katin e dyte, ku ishin dhomat tona, mbushur me mbresat e dites e vecanerisht te mbushur me kenget e zonjes Gendollf nuk na kishte mbetur asnje grame ironie per muziken klasike.Ishim pajtuar me te.
                                                     2
   Eshte 3 gusht, e shtune dhe ne jemi duke zbritur cantat e valixhet e ngjeshura per tek dy makinat, qe na presin per te na cuar ne aeroportin e Loganit. Ca ethe te panjohura me kane perfshire dhe ma bejne frymemarrjen te nxituar. Ne krye te shkalleve, perjashta ne verande ndalem nje cast dhe ndjek me sy ecejaket e te tjereve. "Uau"... me shperthen nga brenda nje e qeshur e perzier me cudi. Dukemi sikur sapo jemi shkeputur nga filmi amerikan "I vetem ne shtepi" E njejta rremuje, i njejti dekor, shkallet... ca hypin e ca zbresin, duke u perplasur e duke u ankuar, togu i valixheve, ankthi qe e kap cdo njeri para fluturimit, nisjes...pastaj ajo ndjenja e mallit per shtepine, ne fakt per folene tende, dhoma jote, ku gjendet ajo bota e vecante, privacia jote e mezimbajtur nga sulmet familjare....po mbi te gjitha largimi nga Lordi, qeni yne, shoku yne qe eshte rritur me ne. Ai do te qendroje me gjyshin ne gjithe ate shtepi te madhe.Dhe jemi te sigurt se pervec mallit per lodrat me ne, nuk do t'i mungoje asgje. Gjyshi eshte nje shok i mire per te. Pas vdekjes se gjyshes ai eshte lidhur me teper me Lordin, e nxjerr per shetije, ja mbush pjaten sa here dhe gjen gjithmone kohe tja ledhatoj ate koke te bukur. Lordi eshte qeni im. Po jam i qete dhe madje me vjen mire qe eshte afruar aq shume me gjyshin.
Se fundi ne te gjithe hypim ne makina dhe nisemi.Udhetimi deri ne aeroport eshte vec 20 minuta. Perseri nje torture tjeter ajo terheqja e valixheve, kordinimi i levizjeve, perqendrimi per te mos u ngaterruar ne hapesiren e stermadhe te sallave te aeroportit. Ndersa xhaxhai yne dhe gjyshi kane marre makinat e po kthehen ne shtepi, ne kalojme valixhet e perfundojme ne sediljet tona. Perseri nje lloj konflikti...Nina kerkon te marre sediljen nga dritarja, ndersa Alba ja kundershton thjesht me nje ulje te qete dhe as qe merr mundimin t'i degjoje ankesat e saj, sepse ka vene kufjet.
"Nina ulu aty dhe mos e zgjat me, nuk jemi ne autobus ose tren, nga dritarja nuk sheh asgje vec re.-I jep ultimatum mamaja jone. Dhe Nina dorezohet.
"Me ne fund rame ne qetesi",- peshperis brenda vetes dhe jam teper i kenaqur qe mua dhe Xhonathait na ra numri i sediljes larg tyre, me nje plak gjerman. Xhonathani i ngacmuar nga pyetjet e gjermanit mundohet t'i jape pergjigje sa me te shkurtra, ndersa une kam nevoje te mendohem dhe e dua qetesine e ketij fluturimi nente oresh. Sepse me ka kapur nje lloj ngutje, nje lloj shqetesimi si ai qe ndien, kur ti sheh nje dere perpara dhe do me cdo kusht ta hapesh. Nje dicka e vecante, e panjohur dhe shume ngacmuese te reflektohet ne brendesine e syve, te vijne ca gjysme pamje e figura qe ashtu ne mjegull te dergojne ca impulse elektrike qe te pervelojne. E kam nje uri, nje ngutje, nje gjendje te pashpjegueshme qe me ben here pas here te me rrah zemra. Jemi duke fluturuar mes reve te bardha qe te verbojne me reflekset e tyre diellore, jemi midis qiellit dhe tokes, provoj nje vibrim bezdisesh edhe me kap gjumi....po po me kap gjumi, sepse zerat largohen, vibrimi behet me i kendshem dhe une bie ne enderr...ne ca copera endrrash...i lodhur.
Kur zbritem ne aeroportin e Rinasit, ne Tirane, ishte mesdite. Dielli ishte ende i fuqishem dhe aroma e asfaltit kundermonte zift nga ngrohja e gjate e dites.
-Si ne Florida, ky ajer me kete arome zifti  me kujton Floriden apo jo Xhonathan-? E pyes Xhonin per nje miratim, Tre vjet me pare i kishim bere pushimet ne Florida famijarisht se bashku.
-Ehe- leshoi ai kete ze te pakte.U ktheva totalisht nga ai per ta pare. Ne zerin qe mezi e leshoi vura re nje fare hutimi.
-Ka ndonje gje qe nuk shkon sipas planeve?- e pyes.
-Jo, po  te jem i sinqerte ndiej nje lloj shqetesimi,- u mendua nje hop e shtoi,- duhet ta kem nga lodhja... ishte udhetim i gjate.- E mbylli ai duke hedhur mbi shpine cante e rende.
Te lodhur e te rraskapitur ishim po te gjithe rame dakort te niseshim direkt e ne qytetin e tim eti, ne Vlore. E morem nje furgon te bollshem, rrasem canta e valixhet ne bagazhin e madh te tij dhe u nisem. Shoferi e ngacmonte biseden me tim ate qe ishte ulur ne sediljen perkrah tij, ndersa ne te tjeret u zhytem ne pergjumje. Ca kenge te stilit shqiptar me gervelinin trurin gjate pergjumjes, por pa ngurim pranova se tingujt e tyre kishin nje harmoni, nje balance zerash qe edhe po te derdheshin disi fuqishem, nuk te iritonin, perkundrazi te shkrinin grimcat e stresit e te lodhjes."Ndoshta kodi i tyre fle brenda ADN time." Mendova dhe e lashe veten lirshem ne perhumbjen e tyre."
Mbas dy oresh ishim ne shtepine, ose me mire ne apartamentin tone, qe ishte ne nje nga godinat mbas Tunelit, ne Ujte e Ftohte. Nje det i bukur mesdhetar shtrihej vetem 200 metra nga ballkoni i shtepise. Era ende e ngrohte e dites te prekte bute e te jepte shprese per nje dite te neserme, te nxehte.
-Ja edhe dylbite qenkan ketu, - tha Xhoni dhe solli dylbite e te jatit qe i kishte sjelle kater vite te shkuara, kur kishim ardhur te gjithe me pushime. I vendosi ne sy dhe filloi te zhbiroje me to.
- Ja atje ne cepin e atij kepi po kalon nje anije peshkimi" Shqiponja" e paska emrin te shkruar, nuk e kuptoj se pse mund te quhet shqiponje nje anije...ky emer i takon malit jo detit, ti si thua Armir?
- Ore zoteri po ti e di mire se simboli i flamurit shqiptar eshte shqiponja dhe them se flamur me te bukur se i Shqiperise nuk ka ne bote, prandaj ata e duan kete simbol dhe mund ta vendosin kudo edhe ne anije. Nuk e shikon sa flamuj pame rruges qe valeviteshin ne ballkone te shtepive, nuk te duket gje e bukur kjo?
-Po ashtu eshte.- pohoi ai.
-A ben te vemi ne det te marrim n je pagezim tani? - erdhi si furtune Nina ne ballkon, - deti eshte ende i ngrohte.
Ne u pame si te hutuar... e ku mund te gjendeshi kostumet e banjes tani nen ate mal valixhesh e cantash.
-Ju pres vetem pese minuta.- tha ajo me ultimatum, duke tundur para syve tane te zgurdulluar nje kostum vajzash blu.
-Ok! - pohuam nje zeri e u sulem ne valixhet tona.

No comments: