Pjesa 2 INTERVISTA/Shkrimtarja dhe studiuesja e njohur
tregon jetën e saj
“Roli i
gazetarisë për mbrojtjen e të drejtave të grave”
Bisedoi: Raimonda Moisiu
Pjesa e Dytë
Vijon në numurin e kaluar
Si shkoni në lidhje me akumulimin dhe informacionin e
nevojshëm, që iu udhëzon ju për ta nxjerrë sa më mirë një vepër letrare apo
publicistike? Teksa iu hedh sytë, të japin përshtypjen e “ngjarjeve” reale, apo
duhet t’i vlerësojmë për kuptimin e tyre simbolik, importin moral dhe
substancave humaniste në përputhje me interpretimin tradicional historik, të
jetës, midis modernes, artit dhe filozofisë?
Për mua në fillim është informacioni që mundohem ta
marrë nga shumë burime të sigurta. Kurioziteti dhe interesimi për mua janë
shumë të rëndësishme jam vëzhguese e thellë. Kam mënyrën personale të punuarit.
Pasi u ktheva nga Bullgaria pata fatin të bëja një kurs të gjatë gazetarie të
përgjithshme dhe investigative të organizuar nga PNUD me “Tomson Foundation”, isha
me fat që munda të fitoja. Mësova shumë nga profesorët apo baballarët e
gazetarisë. Mundohem që ngjarjet që përshkruaj të jenë reale dhe të mbeten
aktuale në të ardhmen. Kam vizione dhe parashikuese për të ardhmen si për mirë
po ashtu edhe për të keq. Substancat humaniste janë shumë të rëndësishme për
veprën time, shpesh herë më përshkon simbolika dhe në përgjithësi publicistikës
i shkon shumë morali brenda kufijve. Megjithëse mundohem që në veprën time të
ketë ndjenja si dhimbje,dashuri, përpjekje, fantazi, filozofi gjithçka të jetë
e ndjerë dhe e dëshiruar por kurrë hipokrizi. Kam lexuar shumë sidomos në
fëmijëri, në adoleshencë kur shkova në universitet i lexoja të gjitha veprat e
autorëve anglez por edhe amerikanë, megjithëse ishin të kufizuara mundoja që
asgjë të mos më kalonte pa e lexuar që nga Charles Dickens-i i madh, Erih Maria
Remark, Balzak, Tolstoi më pas Agatha Christie, Byron, Oscar Ëilde, Daniel
Defoe, Edit Durham, Virginia Ëoolf etj. Romanet social, autobiografik, historik
zënë një vend të rëndësishëm në shijen time. Në rininë time kam lexuar edhe
veprat e ndaluara të asaj kohe.
Më ka pëlqyer që vepra ime të jetë reale, të jetë me
hijeshi të ngjarjeve brenda, më shumë më pëlqen që ngjarjet t’i paraqes ashtu
sic janë pa shumë romantizëm apo me pak ironi e ta paraqesë jetën me të mirat
dhe të këqijat, për jetën ku mbizotëron pasiguria, padrejtësia por ku njerëzit
duhet ta zgjidhin, përballen me vështirësitë e jetës dhe të mbizotërojë e mira.
Frymëzohem nga motive që për njerëzit e zakonshme janë të padukshme e pa vlerë.
Mundohem që lexuesi pasi ta lexojë librin tim ta frymëzojë me ndjenjën e bukur
për jetën, ta kuptojë që ka ardhur dita që të jemi ndryshe, të mendojmë ndryshe
dhe të ecim me hapin e kohës.
-Ju shkruani në disa gjuhë të huaja. A mendoni se një
lloj kurioziteti intelektual është burim për ta shkruar veprën bilinguale? A
kanë qenë përpjekjet tuaja profesionale të dobishme dhe mbresëlënëse duke u
fokusuar në mendimet dhe pikat e përpunimit të veprës, për ta sjellë atë sa më
mirë në disa gjuhë?
Kam përkthyer disa libra dy prej të cilëve janë për
adoleshentët nga psikologjia, doktoresha gjinekologe gjermane Silvia Shnajder:
“Ç’po ndodh me mua, po bëhem grua“ dhe “Ç’po ndodh me mua, po bëhem burrë’. Kam
bërë shumë biseda me adoleshentë të shumë shkollave të mesme rreth këtij libri,
nga shumë sociolog u quajt: ”Abetarja” e adoleshentëve dhe e prindërve, ka hyrë
në sistemin arsimor shqiptar. E kam dashur përkthimin që kur isha fare e re,
dëshirën për të përkthyer ma ndezi mamaja ime, sepse duke qenë e huaj ajo donte
që unë ti përktheja jo vetëm nga bullgarishtja në shqip por edhe nga shqipja në
bullgarisht. Pavarësisht se është e huaj ajo e studioi me rrënjë gjuhën shqipe
ku ne shpesh të dyja lexonim dhe e studionim gjuhën shqipe, më pas gjuhën
italiane ku bazat e kësaj gjuhe m’i dha xhaxhai im, i cili e kishte studiuar me
themel në gjimnazin e famshëm të Shkodrës. Fillimisht me gjuhën italiane u
njoha nëpërmjet një fjalori të famshëm që kishte qenë i gjyshit. Ky fjalor ju
ishte dhuruar disa intelektualëve më në zë në kohën e pushtimit italian. Ishte
shumë i pasur, kishte historinë e vet. Në kohën e diktaturës e kishin kërkuar
duke bërë edhe bastisje në shtëpinë e gjyshit tim në Krujë, por e kishin
fshehur në një vend të sigurtë, dhe më pas babai im ma dhuroi përsëri në
fshehtësi sepse askush nuk duhet ta dinte që ne e kishim këtë fjalor të
famshëm.
Më ka pëlqyer përherë arti i përkthimit, më pas kur
hyra në universitet që përkthimi ishte një lëndë e veçantë unë e studiova ma
pasion, më dukej edhe si shkencë por në të gjeja edhe art. Gjithmonë më ka
pëlqyer edhe përkthimi simultaneous. Si fillim jam munduar të njoh mirë gjuhën
amtare, por edhe gjuhën e huaj nga e cila do të përkthej. Jam munduar t’i
ushtroj dhe ti përdor këto gjuhë, që t’i di si me shkrim, po ashtu edhe me
gojë. Kam përherë parasysh që kur përkthej mundohem të bëj një përkthim jo
vetëm gjuhësor por edhe interpretativ. Shumë e rëndësishme në profesionin tonë
është të kesh një kulturë të përgjithshme dhe një fjalor të pasur. Kjo kulturë
e përgjithshme e gjithanshme tek unë mbështetet në një kureshtje e kuriozitet
të gjithanshëm të shoqëruar me një memorie të fortë. Është shumë e rëndësishme
të njohësh artin dhe kulturën historinë, shoqërinë e atij populli në gjuhën që
do të përkthej. Për mua shumë e rëndësishme është fillimisht materialin para se
ta përkthejë duhet ta kuptoj. Mendoj se një nga prioritetet e një përkthyesi
është kureshtja e mprehtë intelektuale dhe bagazhi i pasurisë së fjalëve, të
qenurit e hapur ndaj botës së madhe që është rreth nesh. Në përkthimet dhe
shkrimet e mija mundohem të ngre nivelin e veprës, duke futur edhe bagazhin tim
intelektual dhe kulturor, për të pasur shkrime sa më të pasura të shoqëruara me
fjalë të urta, idioma dhe figura letrare si dhe për trajtimin e tyre me nivel
të lartë dhe kjo përbën një pasuri frazeologjike në veprat e mia.
-A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj
në librat, esse-të dhe artikujt publicistikë?
Një nga eksperiencat e mia shumë të vlefshme, por në të
njëjtën kohë edhe shumë të dhimbshme ishte, përkushtimi me gjithë shpirt dhe
vetëmohim për t’i ardhur në ndihmë popullit kosovar që vinte i drobitur prej
një lufte nga më të përgjakshmet e kohës sonë. I mbështeta, kontribuova për
bashkimin e familjeve, gjetëm shumë fëmijë të humbur, ndihmuam shumë pleq të
vetmuar. Ishte një organizatë Amerikane në bashkëpunim me motrat salezjane të
cilave ju bashkova dhe punuam pa u lodhur. Kontribuuam në rehabilitimin e shumë
vajzave dhe grave kosovare të traumatizuara nga lufta. Punova me shumë
përkushtim dhe dhashë kontributin tim vullnetar si gazetare investigative për
parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore në emisionin televiziv: ”Njerëz
të Humbur”. Kam kryer shumë trajnime dhe kurse për çështje të ndryshme sociale dhe
psikologjike. Përktheva një libër që ishte shumë i rëndësishëm për gratë
politikane si edhe për deputetet e ardhshme, nga një prej grave më të mëdha të
kohës tonë znj. Hilari Klinton: ”Bëni që zëri juaj të dëgjohet më shumë”.
Detyra ime e mëpasshme ishte: Drejtoreshë e Barazisë Gjinore- Parandalimit të
Dhunës në Familje, Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve dhe Personave me Aftësi
të Kufizuar, në Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
U përzgjodha nga shoqëria civile si mbështetëse e përhershme e grave dhe
vajzave dhe luftëtare e të drejtave të tyre. Me mikeshat e mia mblodhëm shumë
ndihma për familjet e mëdha fshatare me shumë fëmijë dhe nënat në nevojë.
-A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetare? Çfarë
ka ndikuar te ju më shumë apo diçka e papritur që ju zgjodhët të bëni edhe
gazetaren?
Kam patur jo një por shumë të papritura, të hidhura
para viteve ‘90. Diktatura ishte në grahmat e fundit të jetës së saj dhe
përpëlitjet e kësaj bishe ishin të tmerrshme. Sëbashku me bashkëshortin tim
kemi kaluar shumë e shumë vështirësi se megjithëse shumë të rinj pa eksperiencë
ja dolëm mbanë. Punoja si mësuese në dispozicion në një fshat të largët të
Tiranës. Mësova gjëra të cilat nuk do i harroj kurrë. Kishte familje me 12
fëmijë, me 10 fëmijë me 9, 8 të cilët vuanin për bukën e gojës. I shikoja dhe
nuk i ndihmoja dot i ktheja sytë nga qielli dhe kujtoja pafund “Lulin e Vocërr”
të Migjenit të madh. Me zërin e shpirtit i falesha Zotit me fjalët e mia, në
fshehtësi të plotë, lutesha për ata të mjerë që nuk mbushnin dot barkun as me
thërrime buke, jo me bukë, por edhe për fëmijën tim. E pashë varfërinë ashtu
lakuriq e preka, e ndjeva dhe qava për ta. I ndihmoja si të mundesha por ishte
shumë e vështirë ndërsa vinin në Tiranë fshatarët e shkretë nuk i lejonin të
blinin as bukën e gojës. Ishte koha kur nuk lejohej të mbanin nëpër oborret e
tyre as edhe një zog pule. Nuk do i harroj kurrë ato sytë me lot dhe të
stërmadhuar nga uria, sy të mplakur ende pa u rritur, të zbrazët nga varfëria e
tejskajshme. I shkruaja dhe mendoja se do të vinte dita dhe unë do i shkruaja,
por në atë kohë këto fakte nuk ishte e mundur t’i botoja. Sa dhimbje të madhe
kam ndjerë për ato nënat e shkreta që punonin në fushë nën rrezet përvëluese të
diellit. Isha e bindur se vetëm gazetarët do të ishin ata që do të mund ta
pasqyronin jetën ashtu siç ishte dhe në bazë të këtyre fakteve rrënqethëse do
të bëhej sensibilizim që i përket mass medias, për t’i zgjidhur sado pak këto
plagë të thella e shumë të dhimbshme.
-Çfarë mëkati i njihni vetes nga
puna si gazetare e fillim viteve te demokracisë?
Unë jam bërë gazetare pas viteve
‘90-të, gjatë kohës që isha studente, sepse nuk m’u dha mundësia të ushtroja
një profesion të tillë atëherë ishte profesion i privilegjuar. Akumulova për
një kohë të gjatë shumë materiale që nga fëmijëria, adoleshenca, rinia ime,
përfundimi i universitetit vajtja në fshat, jeta atje etj, etj. Të gjitha këto
eksperienca patën një vlerë shumë të madhe për të bërë ato dallimet e mëdha mes
dy kohëve, dhe vuajtjeve të rënda të popullit tim. Gjatë kohës që isha studente
tentova të shkruaja një portret për “Armstrong Tromba e Artë”, nuk e di si nuk
më përjashtuan nga universiteti. E trishtuar brenda meje shkruaja në copa
letrash por pa i publikuar dhe pa i bërë të njohura. Kohë të vështira kemi
kaluar....
Kombinimi i së tashmes me të
shkuarën, i letërsisë me publicistikën në fushën e letrave përbën bazën e
letërsisë së suksesshme, por edhe një teknikë e vështirë për ta pasqyruar në
letër. Si ia arrini ju ta realizoni këtë në aktivitetin tuaj krijues?
Narracioni më pëlqen shumë,
psikologjia po ashtu, sociologjia, drejtësia, historia. E kam përshkruar më
lartë një nga librat që unë kam shkruar ka brenda kombinim shumë të pasur. Kam
një memorie shumë të fortë pothuajse fotografike.
Letërsi, publicistikë, përkthim
dhe drejtësi. Në cilën prej tyre ndjeheni më mirë? Çfarë mendoni se ka mbetur e
pandryshueshme?
E pandryshueshme ka mbetur Rajna
ose Reni si më thërrasin të afërmit e mi. Ka mbetur dëshira dhe pasioni pakufi
për të shkruar për problemet e ndryshme aktuale, që e shqetësojnë shoqërinë
shqiptare sot. Jam e bindur se të gjitha këto degë plotësojnë njëra-tjetrën dhe
më pajisin dhe më bëjnë të aftë për të mbështetur dhe për të njohur shumë
fenomene për t’u dhënë edhe zgjidhjen e duhur.
-Jeni themeluese dhe drejtuese e
disa gazetave; “Diella” apo rilindjen e gazetës “Diana” e themeluar në vitet
’30, të shekullit të kaluar. Kryesisht këto gazeta kanë si subjekt
gjithpërfshirjen e gruas shqiptare në jetën social-ekonomike-politike-kulturore
të vendit. Mund të na thoni diçka rreth historikut të revistave të mësipërme?
E kam pasur ëndërr të botojë një
gazetë për vlerat dhe problemet e gruas shqiptare, dhe më në fund ëndrra ime u
bë realitet. Kam kaluar momente shumë të vështira në jetën time, sëbashku me
bashkëshortin mbetëm pa punë për një kohë të gjatë. Pasi u informova se shoqata
“Në dobi të gruas shqiptare” kërkonte një gazetare të kishte njohuri për
problemet e gruas, për barazinë gjinore, rreth dhunës në familje aplikova dhe
kështu projekti im fitoi mes disa projekteve të tjera, për të botuar gazetën
për gruan në shoqatën “Në Dobi të Gruas Shqiptare” dhe e quajtëm “Diella”, për
shkak të një zonje të nderuar që sfidoj mentalitetin konservator duke qenë një nga
gratë e para që hapi një restorant me ushqim tradicional të zonës së Lezhës.
Pas disa kohësh projekti u mbyll dhe unë doja që kjo gazetë të vazhdonte sepse
pëlqehej sidomos nga gratë dhe vajzat. Në atë kohë duke studiuar gratë
shqiptare dhe kontributin e tyre për konsolidimin e kombit tonë, por
fatkeqësisht veprimtaria e tyre ishte pothuajse e panjohur ose e lënë në hije.
Në atë kohë unë qëndroja pothuajse gjithë ditën në Bibliotekën Kombëtare, dhe
studioja rreth grave intelektuale shqiptare të gjitha kohërave dhe zbulova se
në vitet ‘30, një grup grash që kishin përfunduar studimet e tyre jashtë
shtetit ose i kishin lënë për gjysëm për shkak të shpërthimit të luftës ose për
shkaqe të tjera kishin nxjerrë një gazetë të quajtur ”Diana”, në krye qëndronte
e madhërishmja trimja, burrnesha, krenaria e kulturës femërore shqiptare Musine
Kokalari. E fillova gazetën time duke e quajtur me të njëjtin emër sepse
mendova që edhe ne gratë e sotme jemi pasardhëset e atyre grave të kulturuara
që vunë në themelet për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ishte një e drejtë
që i takonte Musinesë si dhe zonjushave të tjera të cilave diktatura ja u preu
në mes të gjitha ëndrrat, shpresat, dëshirat dhe vizionet për një Shqipëri
europiane, ishte veprimi më i vogël, që bëra për respektin ndaj tyre. U
mbështet nga UNDP, u paraqit në OKB dhe mori vlerësime maksimale. Gazeta dha
një ndihmesë të vlefshme për vendimmarrjen e gruas si në politikë si dhe në të
gjitha sferat e jetës duke e vendosur gruan edhe në rolin e lidership-it politik.
E realizova gazetën për gruan shqiptare me rastin e zgjedhjeve të pushtetit
lokal. Më pas duke i vazhduar studimet e mia vendosa ta vazhdoja gazetën me një
emër tjetër gruaje të famshme të kombit tonë, një nga këto gra të
jashtëzakonshme me origjinë shqiptare ishte Elena Gjika ose Dora d’Istria. Ajo
ishte një nga intelektualet më të shquara të fund shekullit të 18-të dhe
fillimit të shekullit të 19-të. Ajo qëndronte krahas Xhorxh Sand, etj. E
vendosa se studimi i jetës dhe veprës së saj ishin të domosdoshme duhej të
bëheshin të njohura për gratë dhe vajzat e sotme. Duhet të ndjehemi krenarë që
kombi ynë ka nxjerrë një intelektuale të tillë që rrallë gjendet në faqet e
historisë botërore. Më bëri përshtypje kontributi i saj i madh për çështjen
shqiptare. Patriote e rrallë me një kulturë dhe emancipim me vizion për një
Shqipëri europiane dhe për një Europë pakufi. Dalja e gazetës vazhdoi për disa
kohë, u mbështet nga UNDP, u paraqit në OKB dhe mori vlerësime maksimale.
Gazeta dha një ndihmesë të vlefshme për vendimmarrjen e gruas në të gjitha
sferat e jetës duke përfshirë edhe politikën.
-Si pritet në bashkësinë e
lexuesve dalja e këtyre gazetave dhe sa ju mbështetin me shkrime për
mbarëvajtjen e vazhdimësinë e tyre?
Më kanë mbështetur shumë zonja dhe
zonjusha me shkrimet e tyre ju jam shumë mirënjohëse duke i vlerësuar me
mundësitë që kisha. Do të jem përherë në anën e zonjave dhe zonjushave do i
mbështes gjithmonë nëse nuk mundem të paktën me shkrimet e mia. Gratë shqiptare
janë gratë më të mrekullueshmet dhe më të vuajturat, përherë do të më kenë në
anën e tyre.
Në ecurinë e punës suaj padyshim
që do të keni pasur zhgënjime? Cilat kanë qenë uljet dhe ngritjet gjatë
ushtrimit të saj?
Siç ju thashë më lartë unë kam
provuar aksionin, zborin, praktikën në uzinën “Traktori”, shkollën e fshatit,
etj, etj. Papunësia ishte shumë e vështirë sidomos për bashkëshortin tim, të
parin e pushuan atë nga punë më pas mua. Mbijetonim me shumë sakrifica. Në atë
kohë ishte ndarë nga jeta Babai im dhe çdo gjë më dukej shumë e vështirë, e
dhimbshme, e papërballueshme, e errët, e pakapërcyeshme. Ishte shumë e vështirë
sidomos për bashkëshortin tim. Të fyer, të lënduar në shpirt mbijetuam të dy
duke mos dalë nga identiteti. E përballuam gjithçka brenda normave ashtu si na
takonte. Punuam shumë për të mbijetuar me djersën e ballit. Kam kaluar edhe
momente të tjera shumë të vështira mes njerëzish, konservatorë, pa vizione,
injorantë dhe të pashkolluar që hakmarrjen dhe zilinë e shohin si sukses
kundrejt njeriut të ndershëm. Është shumë e vështirë të ndryshojë mentaliteti i
një populli të një kombi të caktuar. Ende vazhdojnë heqjet nga puna për shkak
të bindjeve politike, kur do të vijë dita që të bëhemi me të vërtetë tolerant
dhe të ndershëm por me vepra dhe jo me llafe boshe. Por përsëri po i kalojmë
edhe këtë herë këto situata sa absurde, boshe por aq edhe serioze.
-Si jeni ndjerë përballë botës së
frikshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit maskilist?
Çfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale’?
Është shumë e vërtetë ajo që
aktualisht po ndodh në Shqipëri një vetëgjymtim por edhe vetëvrasje
intelektuale. Po them që pseudo intelektualëve më shumë se kurrë ju ka ardhur
dita. Prototipë të caktuar kanë mësuar shumë mirë si ta shesin veten e tyre.
Pseudoartist, që sjell pseudo- kulturë, pseudo intelektualë që sjell
inteligjencë dhe kulturë të gjymtuar. Ata që kanë vlerat e vërteta qëndrojnë
pasivë të mbyllur në atë guackën e vet duke mos gjetur forcën për të shprehur
problemet e kohës. Jam përballur me botën e mediokritetit por asnjëherë nuk kam
patur frikë nga askush dhe asnjëherë nuk jam ndjerë inferiore përballë botës
maskiliste dhe hipokrizisë. Jam kundërvënë përherë me edukatën, moralin,
kulturën dhe guximin tim. Asnjëherë nuk do të pushojë së përpjekuri përballë
hipokrizisë, imoralitetit dhe korrupsionit, do të përpiqem të jap atë
kontributin tim sado të vogël me mjetet dhe dijet e mia. Nuk dua ta quaj
“vetëvrasje” intelektuale. Dua të them se kryeprodukti intelektual është dhe
duhet të jetë Shqipëria. Intelektualët në Shqipëri e ndjejnë nevojën për tryeza
të rrumbullakta, duke patur përballë politikën që është indiferente ndaj
mendimit të pavarur. Në përgjithësi në Shqipëri prioritet ka politika ekziston
një lidhje e shkurtër e politikës me biznesin mes tyre ka interesa shumë të
mëdha dhe kështu nënvleftësohet roli i intelektualëve. Shoqëria shqiptare ka
nevojë për mendim të pavarur intelektual. Lëvizja intelektuale në Shqipëri
është në përmasa përpjesëtimore me nivelin e përgjithshëm të shoqërisë
shqiptare. Nëse shoqëria shqiptare do të ketë një nivel më të lartë ekonomik
sepse pritshmëria e tyre drejtohet drejt materies—mirëqenies material. Pesha e
intelektualëve duhet të vlerësohet dhe të mbështetet nga një shoqëri me nivel
të lartë ekonomik. Në shoqërinë shqiptare mund të takosh paradokse dhe
standarde nga më të ndryshmet. Rëndësia e intelektualëve në një shoqëri të
caktuar përherë është në oponencë me shtetin sepse ka pavarësi mendimi.
Pajtohem me mendimin e artë të një filozofi të madh se ligjbërësit ose ata që
presin ligjet nuk ka nevojë të jenë intelektualë të vërtetë por duhet të jenë
profesionist të vërtetë.
-Çfarë do të dëshironi të thoni në
lidhje me karakterin e përgjithshëm të letërsisë shqipe, përkthimit dhe
publicistikës shqiptare, ballkanike e lindore, krahasuar me atë perëndimore
bazuar në ato çfarë ju kini shkruar, lexuar apo vënë re?
Letërsia shqipe është një letërsi
evropiane, e megjithatë, ajo është zhvilluar relativisht e veçuar nga kultura
mbizotëruese evropiane. Shqiptarët, ilirët të parët e tyre dhe që janë mësuar
të jetojnë në një terren malor nga më të thepisurit në të gjithë gadishullin
por edhe pranë bregdetit, i konsoliduan vendbanimet e veta larg udhëkryqeve më
të rrahura të qytetërimit evropian. Kultura jonë ka qenë dhe mbetet një kulturë
krejt e ndryshme dhe unike evropiane, ndërsa letërsia e shkruar edhe sot
pasqyron shumë prej karakteristikave të saj të veçanta. Madje ky është një prej
faktorëve që e bën letërsinë shqiptare kaq të mahnitshme. Për fat të keq, për
letrat shqipe është shkruar shumë pak, sigurisht, me përjashtim të veprave të
botuara në vetë gjuhën shqipe. Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe
ende mbetet përgjithësisht pak e trajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht
nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës
letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
Pema e brishtë e letërsisë
shqiptare u rrit në një tokë shkëmbore. Ajo herë mbinte e lulëzonte, dhe herë
shkulej nga dheu prej rrjedhës brutale të historisë politike të Ballkanit.
Letërsia e hershme e Shqipërisë së krishterë humbi nën flamujt e islamizmit,
kur vendi u bë me dhunë pjesë e Perandorisë Otomane. Letërsia e Shqipërisë
myslimane, shumë pak e njohur edhe sot, u tha e u vyshk në fund të shekullit të
nëntëmbëdhjetë, kur shqiptarët i kthyen shpinën Portës së Lartë dhe deshën të
krijojnë një shtet të pavarur evropian. Fillesat e shëndosha të letërsisë
moderne në vitet 1930 u shfarosën pa mëshirë nga udhëheqësit stalinistë, që
morën pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajtën deri në vitin 1990. Me të rënë
diktatura, letërsia shqipe e realizmit socialist, krijesë e regjimit komunist,
qe edhe ajo një rrymë kalimtare por që hyri në historinë e letërsisë shqipe.
Për periudha të tëra historike, për ne shqiptarët ishte e ndaluar me ligj që të
shkruhej dhe të botohej në gjuhën shqipe. Librat dhe shkollimi në shqip ishin
të ndaluar në të gjithë Shqipërinë pothuaj deri në fund të sundimit otoman në
vitin 1912, me përpjekjen e madhe të Rilindasve tanë me abetaret që
shpërndaheshin me fshehtësi nëpër Shqipëri. Një ndalesë të ngjashme, herë
zyrtare dhe herë jozyrtare, ka qenë edhe në Kosovë nën sundimin serb, deri në
vitet 1960. Megjithatë, kjo pemë e brishtë e kësaj toke të ashpër legjendare ka
prodhuar disa fruta të mahnitshme, shumë prej të cilave e kanë merituar
vëmendjen e botës së jashtme. Pas një mungese të gjatë, gjashtë deri në shtatë
milion shqiptarët e Ballkanit po rifitojnë tani vendin e duhur në Evropë dhe
kultura e jonë e letërsisë meriton më shumë njohje e vlerësim. Letërsia jonë e
sotme është një nga më të emancipuarat në këtë rajon të Evropës. Ajo ruan
traditën e madhe të emancipimit të letërsisë së vjetër shqipe, të Naim
Frashërit e de Radës që ishin nga mendjet më të ndritura në këtë zonë të
Mesdheut, të Migjenit, Nolit e Poradecit, që ishin në krye të emancipimit
ballkanas në kohën e tyre. Shumë prova kanë kaluar letërsitë e vendeve
ballkanase, këto dy shekujt e fundit. Disa nga këto prova kanë qenë aq të
rënda, sa që kanë shkaktuar deformime të ndryshme në to. Një nga deformimet ka
qenë shovinizmi, kjo sëmundje mortore e letërsisë. Ne kemi qenë e jemi
dëshmitarë se si shkrimtarë e akademikë shoviniste ballkanas, prapa etiketës e
fjalëve të bukura, prapa titujve e diplomave fshehin natyrën e tyre barbare,
urrejtjen e zezë, xhelozinë ndaj popujve të tjerë e kulturave të tjera. Është
meritë e jashtëzakonshme e letrave shqipe, meritë që buron nga kultura e
fisnikëria e popullit shqiptar, mosrënia në këto nivele të ulta e vulgare. Kjo
letërsi mund të krenohet për shumë gjëra, por një nga krenaritë e para të saj
është padyshim dashuria ndaj popullit të vet, dhe bashkë me të, e pandarë prej
saj, dashuria për popujt e tjerë dhe për krejt njerëzimin përparimtar. Admiroj
letërsinë e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Flutura Açkës, Luljeta
Leshanakut, Fatos Kongolit, Ajet Aliçkës etj.
--Cfarë mendoni për statusin
aktual të kritikës. A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot?-
Për fat të keq jo, nuk e di përse por është
një fenomen që i bën njerzit të mos përmirësojnë gabimet e tyre, por t’i
stimulojnë të vazhdojnë gabimet e bëra. Kritika pozitive sjell zhvillim,
përmirësim. Ndërsa kritika dashakeqe, ajo me anë të cilës njerëz të caktuar me
urrejtjen dhe egon e keqe që kanë e përdorin për ta varrosur një vepër apo
autor të caktuar. Kritika kur duhet bërë e duhet të jetë një kritikë e pastër e
pa përzier me urrejtje, ego personale, në këto raste këto nuk janë më
kritika...
-Cfarë ju pëlqen e cfarë nuk ju
pëlqen në punën tuaj të përditshme. Në ditët e sotme tradita e realiteti
“përzien” me vlerat fetare. Si
intelektuale, shkrimtare, përkthyese dhe
publiciste, pra si autore femër, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në
marrdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet me kulturat e tjera?
Dua ta theksoj se Shqipëria ende nuk ka dalë
nga tranzicioni, megjithëse mori statusin dhe për mua ka qenë një nga ditët më
të lumtura të jetës time, por konkretisht ka një rënie të thellë të kulturës
dhe artit, rryma të ndryshme të përfaqësuar nga njerëz të paaftë sipërfaqësorë
duan ta humbin edhe atë identitet artistik, muzikor të popullit tonë. Duke
ditur fare mirë që për gjetjen dhe vendosjen e këtij identiteti gjyshërve dhe
prindërve tanë ju është dashur gjithë
vitet e jetës. Është e vërtetë që ne jemi
një popull shumë vital dhe unë jam shumë krenare për këtë por kur ne
qytetarëve na është dashur të vendosim për fatet tona ne jemi udhëhiqur jo nga
arsyeja por nga emocionet e rastit, por
dihet që emocionet shpesh të cojnë në gabime fatale. Na mungon ajo qetësia
qytetare për të vendosur. Pasi e kemi kryer veprimin ne fillojmë të pendohemi
por është tepër vonë asgjë nuk mund ta ndryshojë vendimin e marrë për fatet
tona. Është e vërtetë se ne konkretisht ndodhemi në një konfuzion të vërtetë që
ka marrë emrin :”Reformë”,por kjo fjalë më duket frymëmarrëse sepse përdoret
vend e pavend. Mundohen të shpikin rregulla dhe standarte të reja , por nga
njerëz jo profesionistë, pa arësimin e duhur dhe shumë mediokër. Më vjen keq
dhe trishtohem sidomos për të ardhmen e fëmijëve tanë.
-Duke qënë autore femër, në veprat tuaja, ju keni përshkruar
karaktere komplekse e dominuese femra, në atë mënyrë sa lexuesit lidhen vërtet
me to.A mund të na thoni se si e arrini ju këtë? Si e konceptoni ju, lëvizjen feministe në shoqërinë
shqiptare e botërore?
Jam dhe do të mbetem gjithëmonë në
krah të grave dhe vajzave, kam punuar shumë për ligjet që ju përkasin atyre.
Detyra ime e mëpasshme ishte :Drejtoreshë e Barazisë Gjinore- Parandalimit të
Dhunës në Familje, Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve dhe Personave me Aftësi
të Kufizuar. Në Ministrinë e Punës Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
U përzgjodha nga shoqëria civile si intelektuale dhe luftëtare e të drejtave të
grave. Punova me shumë përkushtim duke cuar mjek nëpër fshatrat e largëta duke
kontribuar për kujdesin ndaj shëndetit të grave, me një grup grash kam mbledhur
shumë ndihma për familjet e mëdha fshatare me shumë fëmijë.
Isha Drejtoresha e parë që
sëbashku me stafin tim hartova strategjinë e parë të “Barazisë Gjinore dhe
Parandalimit të Dhunës në Familje” 2006-2010, realizova disa studime kombëtare
për gruan shqiptare, dhunën në familje dhe për nivelin e saj kulturor dhe
socjal. Duke qenë Drejtoreshë ngrita pika lidhëse që përgjigjeshin për gjendjen
e dhunës në familje nëpër të gjitha bashkitë dhe komunat. Mora inisiativën
bashkë me stafin tim dhe një grup intelektualesh hartuam ligjin për 30% e
pjesëmarrjes së gruas në politikë. Në hartimin e ligjit për Barazi Gjinore, për
masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare, etj
Përfaqësuesja dhe pika fokale e Shqipërisë ne
Këshillin e Europës në Strazburg , për barazinë gjinore, dhunën në familje, për
mbrojtjen e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar. Kryetare e organizimit të fushatës kombëtare
kundër dhunës ndaj gruas. Fushata u organizua si në mass media, u mbështet
nga Parlamenti, etj. Për organizimin me
shumë sukses të fushatës mora urime të vecanta si nga qeveria dhe shoqëria
shqiptare por edhe në Madrid –Spanjë nga
Z. Barozo. Kam marrë pjesë në komitetin ndërministror për parandalimin e
trafikimit të qenieve njerëzore. Në hartimin e “Strategjisë për Mbrojtjen e
Fëmijëve”, në përgatitjen e paketës në ndihmë të personave me aftësi të
kufizuar, të parët ishim ne që vumë në jetë vendosjen e shefit përgjegjës të
zyrës së P.A.K një person me aftësi të kufizuara.
Kam qenë dhe mbetem mike e grave
të dënuara dhe atyre që gjenden në paraburgim në Tiranë. Jam inisiatore e shumë
rregullimeve të masave favorizuese për to. Së bashku me shumë gra kemi cuar
shumë herë ndihma për to.
Një nga hartueset e peticionit
drejtuar Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani për rritjen e numrit të
grave me rastin e amnistisë vjetore për vitin 2013.
Po i kthehem pyetjes tuaj,
mundohem ta shoh dhe ta studioj fenomenin deri në fund dhe sidomos faktet e
mbledhura. Kam qëndruar gjatë me gra të dhunuara, me gra të burgosura, me ish
prostituta, me gra që e kanë fituar pozitën në mënyra të ndryshme. Kam qëndruar
gjatë me gratë dhe fëmijët e fshatit, me gra të persekutuara me gra nga Kosova
që erdhën në Shqipëri të traumatizuara nga lufta, me njerëz me ngjyrë, me gra
me aftësi të kufizuar. Por edhe me gra intelektuale, të niveleve më të larta,
me artiste shqiptare dhe të huaja, me shkrimtare, me gra personalitete të
vendeve të ndryshme të botës. Por nuk mund t’i lë pa i përmendur edhe gratë e
vajzat e burgut, por edhe lumturinë që ndjeja kur i dëgjoja pafundësisht ato
gra të vuajtura të përcudnuara shpirtërisht që sa herë shkoja, dëgjoja nga goja
e tyre :”Rajna kur do të vish prapë?...” besoj se nuk ka pasuri më të madhe se
kjo, pasuri që nuk mund t’i vësh një vlerë sepse nuk ka masë që mund ta
peshojë...
Jo vetëm i kam studiuar dhe kam
mbajtur shënime rreth jetës së tyre por jam shumë e qetë brenda vetes dhe Zotit
se jam munduar sado pak të bëj për to, t’i ndihmoj e t’i mbështes, të bëhem
pika e tyre e referimit, burim optimizmi, besimi, kënaqësie dhe clirimi
shpirtëror. E di që është shumë pak, është si ajo pika e ujit që bie në oqean.
Këto kujtime janë nga më të rëndësishmet, që kur i kujtoj thellë në ndërgjegje
lumturohem dhe kënaqem.Jam përkrahëse e barazisë gjinore, i duhet kombit tonë
një barazi e tillë m.gj.se është shumë e vështirë por puna vazhdon...
-Si autore e publiciste, cili është koncepti tuaj për
kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe demokracinë në vendin tonë?
Jam edukuar nga familja ime që
është me një traditë të thellë patriotike që atdheun mos ta tradhëtojë dhe mos
ta shesë për asgjë. Kombi për mua është mbi të gjitha, është një nga gjërat më
të shtrenjta. Babai im këndonte dhe recitonte, më tregonte legjenda krutane dhe
përralla shqiptare kështu që tek unë është brumosur shumë thellë dashuria për
Atdheun. E edukuar me dashurinë për gjyshin tim me historitë e tij me Luigj
Gurakuqin, Imzot Kacorrin etj. Unë nuk mund të jem ndryshe.
Pamvarësisht nga kushtet e rënda dhe nga
diktatura shumë e egër që kaloi populli ynë, kjo diktaturë e la atë injorant,
me mungesa në emancipim, në integrimi etj. Mendoj se jemi një popull me shumë
vitalitet, me shumë inisiativa, me shumë fantazi, me shumë ëndrra. E vlerësoj
shumë individin për gjithshka të mrekullueshme që ka bërë e vazhdon të bëjë. Në
gjithë atë errësirë ne mundoheshim të mësonim gjuhë të huaja perëndimore dhe të
shihnim sado pak se c’ndodhte në
perëndim. Ndryshimet që janë arritur janë të jashtëzakonshme, këtë e vlerësojnë
shumë të huajt që vijnë. Partitë shkojnë e vijnë por Shqipëria jonë mbetet
Atdheu ynë i pazëvëndësueshëm një dhe i vetëm.
Ndryshimet që erdhën në Shqipëri
ashtu si edhe në shumë vende të tjera të kampit socialist, sollën shumë
zhvillime. Domethënëse është mënyrë si shqiptarët, në fshehtësi të plotë
ndiqnin kanalet televizive apo radiofonike të perëndimit, kryesisht ato
italiane, për të mësuar të vërtetën ndryshe, pikërisht për arsyen e thjeshtë se
e donin Evropën dhe nuk nguruan të rendin në dyer e saj menjëherë sapo era e
ndryshimit depërtoi në muret e trashë të monizmit dhe u bashkua me ndjenjat e
tyre të pastra liridashëse. Këto ndjenja demokratike dhe evropiane u shpërfaqën
fuqishëm dhe zunë vend në thirrjen që pushtoi të gjitha sheshet në Shqipërinë e
fillim viteve '90-të: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Ëndërr e cila nuk
ka mbaruar ende... Shqipëria politikisht dhe ekonomikisht trokiti në dyert e
Evropës menjëherë pas përmbysjes së diktaturës komuniste dhe tashmë po ngjit
shkallët edhe pse ngadalë për faj të vet,
për t'ju bashkangjitur familjes së madhe evropiane jo vetëm
gjeo-fizikisht. Shqiptarët jo vetëm e synuan
demokracinë dhe Evropën, por ata po përpiqen dhe po punojnë të bëhen demokratikisht
pjesë integrale e Evropës edhe sepse trashëgimia e tyre shekullore është
demokratike dhe evropiane.
Por ka disa arsye të cilat dua ti
theksoj: Së pari, ekziston një mospërputhje midis asaj që shqiptarët prisnin
nga demokracia dhe asaj që u realizua në Shqipëri në emër të saj. Kjo
mospërputhje ekziston në të gjitha shoqëritë, por përse ajo është më e theksuar
tek ne?
Duke u nisur nga kontradikta mes
realitetit tonë dhe asaj që pritej ta sillte sistemi i ri, individi shqiptar
priste, që me instalimin e sistemit demokratik të rriteshin jo vetëm të
ardhurat e tij shumë të ulëta, por edhe mirëqenia e tij shpirtërore. Në fakt,
mund të vërehet që në Shqipëri individë të shumtë, edhe pse statusi i tyre
ekonomiko-shoqëror ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me vitet 90-të, ose me
epokën komuniste, janë thellësisht të pakënaqur dhe ndihen më keq se më parë.
Demokracia në Shqipëri
zhgënjyese?JO.
Ndonëse duket qesharake, por
Shqipëtrët kanë mbetur pak të zhgënjyer në të vërtetë, ata, prisnin që demokracia,
t’u sillte mirëqenie ekonomike pa lëvizur asgjë nga siguria që kishin nga pjesa
dikurshme e regjimit totalitar; njerëzit prisnin që rendi i ri t’u ofronte të
ngjiteshin lart, por që, si atëherë kur të gjithë ishin njësoj, ata të mos
përballeshin me zilinë dhe urrejtjen e atyre që mbetën më poshtë. Prisnin që,
në sistemin e ri, fëmijët e tyre të pranoheshin të gjithë në universitete, dhe
ndërkohë të gjithë ta kishin punën të siguruar si në sistemin e vjetër;
njerëzit prisnin të mos kishin dallime midis njëri-tjetrit e të mos kishte
prioritet ishët, ndërkohë fshatari i dikurshëm duhet të mbetej po ai e të mos e
pushtonte qytetin, pikërisht ashtu si atëherë. Por në fakt ndodhi ndryshe, ky
tranzicioni na ka pushtuar dhe nuk po clirohemi dot.
Kjo demokraci nuk ishte gjë tjetër
veçse sinonimi i një parajse imagjinare. U imagjinua një parajsë, por kur puna
erdhi tek mënyra e funksionimit të saj, imagjinata heshti. U imagjinua një
parajsë demokratike, dhe tani, një çerek shekulli më vonë, ne ende përballemi
me pasojat e tranzicionit.
-Pse shkruan Rajna Kovaci…?
Babai im thoshte disa “fjalë të arta” ose
këshilla të cilat Mondin dhe mua na ndihmojnë shumë në jetën tonë të
përditshme, do të mbeten të skalitura në mendjen tonë. Në këtë moment që jam
duke shkruar m’u kujtuan këto fjalë, se cdo njeri duhet të lerë dicka pas
vetes, që do të thotë kur të mos jetë më në këtë jetë, të ketë lënë Fëmijë.
Libër, piktura, kopësht që e ka mbjellë me duart e veta por edhe shtëpi që e ka
ndërtuar vetë.
Pra unë dua t’i them ato që kam
brenda vetes, të ketë një vend ku janë hedhur fjalët e mia, pra ato do të
mbeten kur unë nuk do të jem më. Jam e lumtur që në një nga librat e mi unë
nxora në dritë fakte të vërteta që më parë populli ynë nuk i dinte i mashtruar
nga propaganda dhe fjalë boshe e të paqena. Pra ky libër mban firmën time.
Nëse i hedhim sytë tek kopshti ka
një ndryshim të madh mes njeriut që e korr barin dhe kopshtarit që e ka hedhur
farën . Me kalimin e kohës kositësi nuk do të mbahet mend, ndërsa kopshtari dhe
mendja e tij do të mbahen mend atje përjetësisht.
Lumturohem cdo mëngjez kur i hap
sytë kam privilegjin e madh që jam në këtë botë dhe jetoj,i gëzohem cdo pike
të jetës. Egziston një proverb i vjetër
por i vlefshëm ”Gjithkush vdes por jo cdo njeri di të jetojë me të vërtetë”.
Cdo mëngjez zgjohem me buzëqeshje me dëshirën për të jetuar, edhe nëse nuk kam
fjetur gjithë natën edhe nëse sytë i kam të lodhur,buzëqesh para pasqyrës e
lumtur pres ditën e re që lindi....
-A ka pasur në fëmijërinë tuaj se
një ditë do të bëheshit një nga publicistet më të kërkuarat e më të
pëlqyeshmet e shtypit shqiptar në
tërësi, në të dyja kahjet e kufirit Shqipëri- Kosovë, nuk e ekzagjeroj nëse
them në Ballkan e Diasporë?.
Jam njeri që më pëlqen modestia,
nuk punoj për famë dhe lavdi. Jam e lumtur që kam dhënë një kontribut modest
dhe vullnetar për disa fenomene akute që shqetësojnë shoqërinë tonë. Për mua
është kënaqësi e vecantë, aspak reklama apo fama, më
lumturon një sukses i Mondit dhe i Ramonës, zgjidhja e një cështje apo problemi
që pengonte mbarëvajtjen e komunitetit. Një tufë e madhe me lule që Mondi m’i
dhuron herë pas here. Më pëlqen që në fund të ditës të bëj një rezume të punës
time dhe të them se sot jam e lumtur sepse dita më kaloi bukur e rrethuar me
njerëzit e mi më të dashur me në krye Borisin por edhe me mikeshat e mija. Më
dëshpëron cdo fjalë fyese, zënkë, harbutëri, sjellje e keqe, hipokrizia dhe të
vepruarit mbrapa krahëve,tradhëtia. Kuptoj cdo manipulim dhe deri në momentin e
fundit luftoj brenda vetes duke mos dashur të jetë e vërtetë. Në fund kur del e
vërtetë intuita ime, gjysma tjetër e Rajnës trishtohet dhe mundohet ta harrojë.
Unë jam një person që falë shumë dhe e njoh mirë tolerancën. Gjatë jetës time
kam qenë ndaj të tjerëve më shumë tolerant se sa kanë qenë ata me mua. Nuk më
ka gjetur asgjë e keqe, unë kam dalë gjithmonë më e fituar, më e kënaqur me
gjendje shpirtërore të pastër e të pasur. Jam munduar të bëj vetëm mirë, ky
është një nga parimet që na ka udhëhequr
në jetë mua dhe Mondin. Cuditem me disa zonja që flasin për veten e tyre
dhe thonë se nuk lejoj askënd të më dalë përballë në karrierën time, nëse e bën
unë e shkatërroj apo e eleminoj, këto e të tjera si këto janë absurde dhe
qesharake për Rajnën, kjo është jeta me larminë dhe bukurinë e saj por edhe
poshtërsinë që mbart në vetvete.
-Jetoni në Tiranë, cfarë iu lidh me Bullgarinë?
Vendlindja e mamasë time, e njerzve të afërt,
që mbetet gjysma ime por thellë në shpirt ndjehem shumë shqiptare dhe krutane.
Kam kaluar gjithë jetën në këtë vend me natyrë dhe njerëz të mrekullueshëm. Kam
patur dhe kam kuriozitet të di për artin, kulturën dhe për jetën në Bullgari.
Përherë kur shkoj gjej dicka të re të shoh, të shëtis dhe të studjoj, thjesht
unë udhëtojë shumë dhe një nga udhëtimet e mia shumë të rëndësishme është
udhëtimi nëpër vende interesante. Pa përmendur vendet e mrekullueshme të
natyrës dhe bukurive të rralla që ka Shqipëria sa më shumë e shëtis aq më shumë
më pëlqen.
- Znj. Rajna ju jeni bija
këngëtarit dhe baritonit të shquar lirik Artistit të Popullit -Ramiz
Kovaci. Ati Tuaj, veçanërisht, është i
njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht për vlerat dhe kontributin e tij të
shquar në artin, muzikën e kulturën
shqiptare dhe më gjerë. Cili është roli hulumtues tuaj për portretin e staturës
artistike kulturore, qytetare e intelektuale të kontributit të Atit Tuaj?.
Ndjehem e privilegjuar që jam bija
e një Artisti të madh, ne fëmijët e artistëve kemi fatin që në të gjitha
kohërat prindët tanë të kujtohen nga të gjithë me respekt dhe dashuri. Babai im
ishte një nga artistët më të mëdhenj shqiptar shumë patriot dhe demokrat i
vërtetë. Cfarë dua të them me fjalën Drmokrat i vërtetë, ai ka lindur në 22
Mars që për Kombin tonë është një datë shumë e shënuar, sjellja e tij ishte për
t’u marrë shembull. E përkrahte dhe e mbështeste të renë, inisiator dhe
përkrahës i inisiativave. Ka pasur një marrëdhënie që mbetet për mua modeli më
i mirë i lidhjeve deri në vdekje mes burrit dhe gruas, toleranca e tij më
mahniste ishte shumë i matur dhe në vendin e duhur. Kishte një respekt, dashuri
dhe mirënjohje për mamanë time e vlerësonte shumë mbështetjen që i jepte ajo
dhe thoshte gjithmonë. Mbi të gjitha ishte një njeri i mrekullueshëm pastaj një artist shumë i madh.
Librin e shkruajtëm me inisiativën e Ramonës, është shumë interesant pjesa ku
ajo u muar me transkriptimin e leksioneve të shkruara me dorën e vet dhe i
hodhi në kompjuter, me njohjen dhe marrëdhëniet me Nikoletën, ndërsa unë me pjesën tjetër. Libri është
shkruar me shumë dashuri ndërsa leksionet e kantos e shkruara nga babai im janë
shumë interesante dhe shumë të nevojshme si për studentët e kantos po ashtu dhe
për këngëtarët e rinj. Babai im në këto leksione shkruan shumë edhe për
psikikën e këngëtarit, për anatominë dhe për kanton si një shkencë shumë
enigmatike. Librin e quajtëm:”Ramiz Kovaci një Zë Brilant dhe i Papërsëritshëm”
- Cfarë ndikimi pati erudicioni dimensional i prindërve tuaj, që
Ju zgjodhët të jeni një figurë shëmbull i zërit krijues qytetar e intelektual i
botës shqiptare?.
Prindët më kanë edukuar të jem
modeste, të luftoj për të drejtat e mia,
por mos të shkel të drejtat e të tjerëve, të kem në jetë një ego pozitive, të
matur dhe të llogjikshme. Të kem guximin qytetar ta them mendimin tim pa u
trembur, të marrë atë që më takon dhe të mos ndrydh apo shtyp të drejtat e të
tjerëve. Nuk kam luftuar dhe kurrë nuk do ti luftojë njerëzit për t’u marrë
pozitën apo karrierën këto janë jashtë meje. Më pëlqen të lexoj, të shkruaj, të
dëgjojë muzikë, simfonike të Bethovenit, Dvorzhak, Moxart apo Bach, Verdin e
admiroj. Pa mohuar muzikën e Bitëllsave, Madonës, Lady Gaga, muzikën negritane,
country music etj. Më pëlqen të them se e dua shumë Shqipërinë, natyrën,
këngët, kostumet popullore, folklorin gjithshka shqiptare. Kemi një muzikë të
mrekullueshme si dhe këngëtarë. Babai im është një nga themeluesit e
konservatorit të Tiranës. Ka nxjerrë shumë këngëtarë dhe këngëtare operistike
që këndojnë në të gjitha skenat e botës, por edhe këngëtarë popullor që ta
këndojnë me kulturë këngën popullore. Pasi përfundoi studimet për kanto në
Sofie me një pedagog nga më të famshmit të botës operistike, pasi dha një
diplomë brilante me ariet më të vështira të baritonit, me medalje ari, u kthye
në Tiranë ku u emërua solist në TOB. Këndoi të gjitha rolet e baritonit, e
këndoi me dashuri dhe pasion këngën popullore, këndoi në cdo skaj të
shqipërisë, nëpër uzina dhe fabrika, arra dhe miniera, si rezultat i kësaj pune
të madhe ju dha titulli :”Nderi i Kombit”, por dëgjoj me endje edhe Cesk Zaden,
A. Krajkës, T. Daijës, F.Ibrahimin,E.Zhulalin etj.
-Mendoni se keni arritur aty ku
duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë? Cfarë po shkruani
aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?
Kam arritur dicka por jo shumë,
unë asnjëherë nuk kënaqem me veten time, në fund të ditës bëj rezultatet
aktuale, gjithëmonë kërkoj nga vetja. Sot ka vend për cdo njeri. Akoma jam në
fillim. Jam në përfundim të një skenari për dokumentarin që flet për një grua
të madhe dhe në përfundim të një libri përsëri për një grua të madhe. Shkruaj
në shtypin shqiptar dhe të huaj pa ju ndarë edhe TV.
-Cfarë është dashuria për ju? Kur
e ndjen një grua se është e dashuruar? A
keni shkruar ndonjë poezi dashurie?
Dashuria është ndjenja më e lartë njerëzore, ka shumë
lloj dashurish dhe secila ka bukurinë e vet. Është dashuria për fëmijën, për
bashkëshortin, për prindët, për shoqërinë, pra secila dashuri ka një vend të
caktuar në shpirtin tim. Jam shumë njerëzore dhe për mua njeriu është qenia më
e rëndësishme dhe më me vlerë. Më pëlqejnë shumë fjalët e Madam Simon dë Bovoar
kur thotë:” Dashuria është burimi i jetës. Ditën kur gruas do i jepet mundësia
të dashurojë, jo nga dobësia por nga forca, të mos largohet nga vetja por të
gjejë veten, të mos përulet, por të mbrohet. Kjo është dita kur dashuria do të
jetë e saja, po ashtu edhe për burrin, një burim jete dhe jo rrezik
vdekje....”
Kur jam njohur me bashkëshortin
tim kam qenë shumë e re dhe për mua ka qenë dhe mbetet dashuria ime parë dhe e
fundit. Kemi kaluar sëbashku shumë vështirësi, u rritëm bashkë dhe jetën e kemi
ndërtuar mbi disa parime shumë të rëndësishme pa të cilat nuk do të ishim
kështu sic jemi edhe sot. Bashkëshorti im është shoku im më i mirë, më
inkurajon dhe më mbështet në punën time. Është më optimist se unë dhe një
artist shumë i talentuar dhe i kompletuar. Jam e lumtur që më ka pikturuar në
disa vepra të tij dhe mbetem muza e artit të tij. pikturon shumë bukur, deri
tani ka realizuar me shumë sukses 3 ekspozita shumë të bukura dhe shumë
interesante. Duke qenë se është njeri
shumë i kulturuar, tolerant dhe me shumë ide të them të drejtën e plotësojmë
shumë mirë njëri tjetrin dhe më frymëzon. Është këngëtar dhe për 13 vjet ka
organizuar me sukses një nga koncertet më të famshëm “Tre Tenorët”, me tenorët
më të famshmë shqiptar që këndojnë nëpër botë dhe ne i ftojmë në Shqipëri, si
dhe cdo vit Edmondi promovon zërat e
rinj shqiptar. Tashmë ky koncert ka marrë përmasa ndërkombëtare kemi organizuar
koncertin e “Tre Tenorëve Amerikan” me tenorë të famshëm amerikan dhe shqiptar
në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Bashkëshorti im Edmond
Tullumani është producent dhe organizator shumë i suksesshëm i shumë
aktiviteteve muzikore kulturore si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka një
kontribut shumë të cmuar në zhvillimin dhe civilizimin e kulturës shqiptare.
Vajza ime Ramona Tullumani është një nga sopranot më të mira shqiptare që
debuton me shumë sukses si në skenën e TOB-Kombëtar në Tiranë por edhe në
skenat europiane. Mamaja ime e shtrenjtë Nikoleta Kovaci jetojmë bashkë dhe ruajmë si gjënë më të shtrenjtë që kemi.
Kam një familje të mrekullueshme ku në themel qëndron dashuria, mirëkuptimi dhe
korrektësia. Jemi një familje shumë e lumtur.
Kemi kaluar sëbashku vite të tëra papunësie,
trishtimi. Rrugëdaljen dhe zgjidhjen e shumë problemeve e kemi gjetur bashkë.
Ne diskutojmë dhe bashkëbisedojmë sëbashku me orë të tëra për cdo gjë, them se
një nga sukseset mbarëvajtjes tonë është dhe kombinimi i natyrave tona dhe
bisedat pafund me njëri tjetrin, në shtëpinë tonë nuk na mungon dhe nuk na ka
munguar kurrë humori.
Kemi kaluam të dy shumë vështirësi, sepse ashtu
ishte koha-shumë e vështirë. U rritëm bashkë, u kalitëm, u poqëm dhe po plakemi
bashkë të lumtur ashtu si ditën e parë që u njohëm. C’nuk kemi kaluar ngjarje
dhe ndodhi që as nuk na kishin kaluar nëpër mend por kjo ishte jeta jonë dhe ne
po e jetonim duke u munduar të gjenim dicka të bukur në atë skëterrë të rëndë.
Një nga parimet e jetës time që ma ka edukuar mamaja është:”Mundohu të gjesh
dicka të bukur në jetën tënde të përditshme, mos shiko gjithëmonë errësirë
gjeje vetë rrezen e diellit. Beso tek e nesërmja sepse ajo do të sjellë
gjithëmonë dicka më të mirë se e sotmja, buzëqesh mos qëndro kurrë e ngrysur,
errësira sjell vetëm errësirë....Filloja ditën e lumtur sepse ashtu do të ecë”.
Këto dhe shumë të tjera do të mbeten të paharruara deri në fund është busulla
që do të më drejtojnë gjatë gjithë jetës time.
Kam pasur raste që kam rënë në
momente pesimizmi, trishtimi dhe mërzie. Por do të thoni ju cili ka qenë
sekreti që më nxirrte nga kjo gjendje dhe më ngrinte lartë shpirtërisht? Së
pari familja ime Ramona,sinqeriteti i saj, dlirësia, rinia, bukuria e saj, terapia e pavdekshme e Mamasë time, Mondi me
shpirtin e tij të bardhë, të gjerë dhe të madh sa një kontinent por edhe
pafundësia e tij artistike që e ka vetëm ai dhe që është sekreti ynë.Unë kam
dashuri të madhe edhe për lulet ato janë për mua një domosdoshmëri, aroma e
tyre, ngjyrat, bukuria, I adhuroj dhe këtë gjë e di edhe Mondi. Mondi më sjell
pothuajse cdo ditë buqetë me lule, më bën surpriza të mahnitshme.
-Cilat janë aftësitë profesionale që gazetaret e reja
kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?
-Më vjen shumë mirë që ka shumë gazetare femra, por do
të desha që ato të mos ishin vetëm gazetare terreni por edhe kryeredaktore, të
kishte më shumë analiste, drejtoresha gazetash ose kryeredaktore. Megjithëatë
të punuarit në terren i bën ato më profesioniste dhe më të shkathëta. Do të
desha të kishte një lloj herarkie mes këtyre vajzave të afta. Që pas punës së
tyre për njëfarë kohe në terren të kishte ngritje në detyrë për to.
Kam një këshillë për redaksitë e gazetave të
profilizojnë dhe të specializojnë gazetare për kulturën sepse kultura është
shumë e vështirë për tu shprehur nëpër gazeta. Nuk e bën dot cdo lloj gazetarë
apo gazetare. Duhet të bëjnë kurse për të njohur zhanret e ndryshme të kulturës
dhe artit, shpesh bëhen gafa që për njerzit e kulturës janë të
pafalshme.Gazetarët duhet të lexojnë sa më shumë jam dakord që me përdorimin e
mjeteve elektronike gjërat kanë
ndryshuar dhe janë lehtësuar, por leximi jo cetimi është shumë i rëndësishëm
për një gazetar apo gazetare. E kuptoj që brezat kanë ndryshuar shumë por të
lexuarit luan një rol të pazëvëndësueshëm jo vetëm për gazetarinë por për të
gjitha llojet e profesjoneve.
-Projektet tuaja në të ardhmen? Cfarë iu ka mbetur
peng?
Kam shumë projekte të cilat mundohem ti planifikojë që
në fillim të vitit dhe mundohem ti realizojë. Kam një bllok të artëqë ma ka
dhuruar vajza ime dhe në fillimin e cdo viti të ri unë planifikojë planet e mia
për atë vit. Nuk kam pengje jam munduar ti realizojë qëllimet e mia. Jam e rrethuar me
dashuri nga familja ime dhe në përgjithësi ëndrat e mia për njerzit e mijë të
afërt i kam realizuar. Unë di se cfarë të kërkoj nga jeta dhe nga vetja,
egziston një proverb:”Gjithkush vdes por jo cdo njeri di të jetojë me të
vërtetë”.
- A është i lirë shtypi sot?
Mund të them se shtypi shqiptar
ndikohet nga politikat e njëanëshme e pronarëve, janë zëdhënës të verbër të
tyre, një shtyp I tillë ka gjasa dhe rrezik që ta keqinformojë lexuesin dhe ta
drejtoj në një informacjon pa krye. Pra ka shtyp të lirë por jo të pavarur
-Mesazhi tuaj për inteligjencën e
shoqërinë shqiptare sot....
Inteligjenca e sotme duhet të luaj
një rol më aktiv ka shumë në dorë për fatet e Shqipërisë duhet të jetë më
aktive, nuk duhet të përfundojë të diskutojë nëpër kafene por ta coj zërin e
vet më lartë dhe më fortë, nuk po i ndahet Shqipërisë ky tranzicion kaq i
vështirë. Ndërsa shkruaja dhe lexoja për Diktatorët mendoja sa vjet dhe sa kohë
përpara gratë apo të dashurat e tyre shpreheshin hapur se ato kishin qenë të
dashurat e këtyre përbindëshave kush nga shqiptarët apo shqiptaret ka patur
guximin dhe kurajon ta shqiptojë një gjë të tillë? Duhet ta largojë
indiferencën dhe moskokëcarjen janë gabime shumë të rënda që kur t’i kujtojmë
do të na vrasë shumë ndërgjegja por do të jetë vonë. Kurrë nuk duhet të themi
se historia fillon nga ne duhet të vlerësojmë punën dhe djersën e prindërve
tanë. Mos të harrojmë traditën mos ta zhdukim atë sepse ajo flet për
identitetin tonë....
Ju faleminderit!
Bisedoi:Raimonda MOISIU
No comments:
Post a Comment