Tuesday 4 March 2014

Notimi i z. Albertit në përjetësi

Minush Hoxha
E shtunë e pare-Z.Alberti i rrëfen Drandes një histori befasuese
Ishte muzg i nxehtë vere dhe tani në kodrën më të madhe të bjeshkes-në ikje e sipër, dukej një diell i kuq frymëzues kurse përmbi te ca re të bardha disi simetrike të renditura në gjysëm harku që e zbukuronin. Tashmë gadi gjysma e tij nuk shihej ngaqë kishte vajtur pas bjeshke kurse pjesën e poshtme të qytetit e kishte mbuluar hije muzgu.
Z. Berti, ashtu i ulur në fotelen komode nga thupra në ballkonin e katit të dytë veshur me një këmishë oker e një gjysëmxhemper të zi me pulla që ngaste nga e blerta e mbylltë e shihte tek lëvizte nga ikja dhe në vete e tha ”sa i bukur është.I përpiktë! Të ngroh tërë diten e pastaj i qetë në pafajësinë e vetë ikën në strofullin e vetë galaktik”
Tek frynte një fllad i nxehtë i korrikut me aromë dushku nga grykë e bjeshkes me të cilin kënaqej, nga aty shihte natyren e gufuar, kodrat e bjeshkët në veçanti dhe tek tuk ndonjë shpend të harlisur në sfondin qiellor që tek afrohej nata ikte për në qerdhen e vetë. Aty, në fund të nënkulmit në një këndë tashme dallëndyshet, sikur edhe viteve të tjera kishin ngritur qerdhen dhe tek fluturonin me shpejtësi e në cicërrime, shkonin e vinin. Se si kujtonin vendin…
Shtëpiat e bukura johomogjene në dukje si një frymëzim nga arkitekturë e jashtme, posaçem ato me të lartat të cilat, të tilla i kufizonin pamjen e pjesës më të bukur të kodrave e për të cilat ndjente një dëshirë të përherëshme t’i shihte. Ato ishin aty të tilla pasojë e një të kuptuari të pazakontë të lirisë dhe i të së drejtes, të pushtetit ndaj ndërtuesve dhe të tyre ndaj pushtetit. E të kuptuarit e tillë vazhdim i të qenit i menjanuar nga procesi i përceptimit të drejtë të gjërave dhe i një padrejtësie natyres. Se si ua kishin mbyllur syt dushkajave të larmishme.
Zgjërimi i horizontit të këqyrjes së gjërave kishte vajtur rrugën me probleme nëpër një zigzak të mundimshëm e pa kontrollin e duhur që mos të dalin gjërat të këtilla sikur dolën. Po, nuk ishte kjo sipas tij i vetmi huq. Berti e mendonte këte ftohtë e në qetësi gjithnjë duke bërë kujdes që gjykimi të jetë i paanshëm. ”Nofta dhe nuk është kështu…” e tha në vete. Dhe nga kjo kishte dhe dyshim për paanësinë e vetë ngaqë, ishte një kategori sublime që mbërthente në vete tërë ato që bënin intelegjencën e tij e për të cilën kishte rezervim nëse kishte arritur kulmin. Po kjo nga vetë domosdoshmëria që dilte nga të qenit nuk e ndalonte t’i çaset gjërave-po me analizë të kujdesshme-por dhe me një çasje kritike të drejtë.
Nga dera e ballkonit që ishte mbyllur shkaku i shkujes, hyri vajza Drandja dhe me një buzqeshje të mirësjelljes e me shumë skofi iu drejtua:
”Të sjellë një kafe…?”
Ai këtheu kokën nga ajo disi mekanikisht e më përtesë dhe e shikoj më gjatë.
”Thua kafe…? Kafe…! Nuk dij nëse është çasti. Sikur nuk me shkon me vëzhgimin !”
Ajo provoj ta kuptoj se ç’deshi të thot me fjalinë e fundit por pa sukses.
“ E po, e mendoja të kundërten! T’a stimulon ate” ia tha Drandja.
”Ndofta me të drejtë” ia këtheu sa për t’mos e fyer.
“ Muzg i bukur apo jo?” shtoj Ajo. “Që kur isha goce, një si këte muzg e këqyrje gjatë-gjatë përendimin e diellit. Të kujtohet? Pastaj jipje interpretime për te dhe i përfundoje me ”Zoti nuk mund t’i bënte njeriut një dhurratë më të lartësuar se t’ia jap Diellin. Gëzohuni për këte”
”E paske ende në kujtesë…Po, po! Pikërisht ashtu e thoja!” ia pohoj.
” Të kujtohet-desh t’ia përkujtoj Berti- kur zëja xixllonjat në atë terrin e pare të nates, e ti vëja në ballë si dy drita të vogla. Kurse të tjerat… fluturonin gjithandej duke dhënë dritë të kohëpaskohshme. Sikur të luanin. Ishte kohë kur ndjeja shijen e jetes. Shijen ndjeja e nuk kuptoja bukurinë e saj” vazhdoj z. Berti paksa i tretur në këto imazhe.
” Posi! –vazhdoj. ”Ishin caste dehse. Kisha bërë dhe një poezi ashtu fëmijërore për xixillonjat. Afërsisht këte tekst kishte:
” Më lëshuan xixllonjat në fluturim mbi kopshtin.
Aty tek kajsia, aty tek begonijat.
Dhe një lëshoj tek molla një tjetër tek fiku
E një… fluturoj e tek qielli iku
Jemi ne korrik vere i plotgrurit flori.
e thonin duke qeshur sikur t’ishin fëmij
Jemi ai qielli blu vere, i gjërë, pa pakufi
Nuk ua themi me fjalë se jemi memece.
Vetëm u japim kumtim tek shndëritim në nate… ”
Ajo, sa patë zënë fillin e një mendimi, kur Z. Berti nisi recitimin me zë të ultë bas e ngadal tamam me patetik, zu t’a dëgjoj dhe kur ai e përfundoj, ndërhyri:
”O Zot, o qiell sa bukur. Tani e kuptoj merakun tëndë dhe përse më shtyjte në letërsinë!”
Pastaj heshtën të dytë. Z. Berti ndërroj paksa dukjen e fytyres dhe shihej ishte i tëri në nostalgji kurse Drandja e habitur duke menduar shkakun për heqjen dorë kundruall një shpirti të tij aqë poetik.
Pas atij pushimi, Drandja kapi një mendim dhe nga droe mos hidhërohet njëherë shtangi, e shikoj e këtheu kokën me nj’anë pastaj prap e shikoj dhe më në fund vendosi t’ia thot:
”Z. Berti! Ëëh…Është vështirë të gjykohet tani…”
”Sido që të jetë-thuaje. Një mendim më shumë- e vërteta më afër!” ia tha Z. Berti.
”Ose nga besimi ndaj vetes kishe frikë ose në ndërkohë të tregojë rrugën interesi. Konjuktura z. Berti, fitimet dhe… humbët një shkrimtar për të cilin ndjehej aqë nevojë”
” Më ngadal o kapidan” sikur do e thoshte poeti. Ti i do të tërat njëherash e tash dhe në një shportë t’i keshë. E po, s’i zë të tërat një krojshe zonje. Të zbrazet nga të parat e të mbushet me të dytat. Do i vie rradha dhe këtij shpiegimi” e tha me gjakftohtësi Berti.
Pas kësaj ajo u këthye aty ku mbeti:
”E po, mire. Mirë e the. Të lë që gjërat të ecin tutje logjikes së vetë…” shtoj ajo kurse z. Berti u këthye tek vetja dhe duke i lidhur gjërat në një largësi përmes një kontrasti iu përgjigj:”Lëvizja e qetësia. Jeta e vdekja. Me të drejtë e thua! Lë të lëvizin sipas logjikes…”
“ Ani pra…ç’dëshiron zotëriu” ia tha vajza gjithnjë në këmbë.
Derisa ai e mendonte ç’të zgjedhë, ajo i shtoj: ”Ka një meny të begatë”
Ai përsëri e shikoj, pastaj anash gjithnjë i hamendësuar ç’të zgjedhi.
“ Doni diç nga kuzinë turke a nga plehu amerikan”
” Mirë. Tonikum me raki dhe lëngë thanash! Tonikumin plotë! Aqë e ka bekriu masën. Ja këto…” ia tha në mundime e keqardhje duke ngritur paksa kokën të cilën ia këqyri më me kujdes vajza dhe u pre se si ia kishte mbërthyer fytyren një melankoli për çastin.
Njëherë, kur iu duk ashtu i rënë, desh t’ia thot se mjeku ia kishte dhënë ndalesën për përdorimin e alkoholit nga që i ishin mbledhur sëmuarjet: prostatë e zgjëruar, ngushtim arterial, artrit në veçanti e çfarë jo, por, i dilte kjo si një qortim i pamatur dhënë një njeriu të martirizuar për të gjitha vlerat e që i ishte afruar fundit.
” Tonikum! Ate me bazament të gjerë?” e pyeti ajo.
”Po, po. Sikur xha Luka Simoni në kohën e vetë…Ai kryqalia-sikur e thonte im at. Kishte ai një pamje inspiruese tek pinte e dehej”
” Më kujtohet xha Luka…Kishte lukthin shoshë” shtoj ajo dhe këtheu mendjen tek Berti.
”Ashtu me sy të turbulltë vetëm qeshej e e thonte me përultësi nga keqardhje e thellë: më falni ju lutem…S’më dha Zoti më shumë” sikur i bënte akuzë Zotit e më pas si me pishman për ate që e tha, shtonte: “Qoftë lavdëruar Krishti…!” , Unë nuk dija nëse tallej apo shprehte pëndimin e vërtetë.
Po Drandja që tashme ishte lidhur për diç tjetër, nuk i vëri veshin kësaj dhe vazhdoj:
“Paj…po, po. Do jam gjindi i mirë dhe plotësoj çdo dëshirë të urdhërdhënësit!”
Përkundra kësaj përgjigje ajo e bëri të kuptoj se është punë me rrezik pirja e alkoolit dhe z. Berti e kuptoj dhe njëherë me sarkazem ia tha:
” S’e paskërkna dijtur këte…” e pas pak vazhdojë ” Ku e lexove këte. Në ate librin e dreqit ”Mjekësi për secilin” e tha paksa me nerva. Më pas sa deshi të vazhdoj me:
” Zonja Drande! Po deshe të mbetesh e tillë…” por ajo u ngritë në këmbë, i kërkoj të falur dhe sa çelemëshel sytë solli një foto rentgeni të tij dhe nga një distance ia tha:”Këte e ke kuptuar apo jo. Artrit në një faze të ikur. Me nyje të grryera…”.
Z. Berti ia rrëmbeu fotorentgenin nga dora dhe duke iu drejtua, i hedhi në dysheme përskaj dhe tha: ”M’i sill ti ato…e më lë shëndetin në shqetësimin tim.”
Pasi pushoj pak i shtoj: ” Ndërkohë që ta them një pyetje: ”Ç’mund t’i bëjë thëngjillit një zjarr! Tek e fundit e kam si vajë autoje. Pa te nuk më ecën mendimi”
”Mirë, iku çasti i komentit e frikave. Lëngë thanash e the… e fiksova këte?” e befasuar e pyeti tek nuk heqte akoma dorë nga paralajmërimi i rrezikut nga pija.
”Pikërisht!” ndërroj temë dhe vazhdoj: ” Të dielen tek flinit e zjeu-ja ky nikoqiri” ia tha tek i ra lehtë me shpullë gjoksit të vetë.
” Ato thanat e vogla të ëmbla nga Mali i Lajthive. E di- aty tek Shpella ku shihnim qerthujtë e verbër. Tek i bijnë vërdallë lepujt! Vetë i vjela” ia zgjati me përgjigjën sa t’ia heqë dhe më nga koka mendimin për rrezikun.
Përkundra asaj që ia tha më parë-tashmë edhe më e shqetësuar kur e mendoj prostaten e tij sa një patate, ajo shtangi dhe për një kohë hamendsohej si t’ia bëjë nga droe e rakisë dhe z. Berti e kuptoj:
” Akoma mendohesh? Akoma bënë plan të më kundërshtosh?! Unë dua të shliroj mendimin me ilaçin, e ti do ma ndalosh t’a përdori. S’e bënë ti këte. Ke bërë studim për letërsi zonje…dhe ia di namin një këtij ilaçi. Di mirë se dhe kush ka shëruar dhimbjet me te…di këte:,
,,…dhe unë nisi që këtu
/pa numur shishe në rrjeshtë
unë i mbledhë tapat ngado
ta mbyllë shpirtin tim-po.” ia tha paksa me humor dhe vazhdoj:
,,.. përse mallkon vancago
në mos bir i tonit vend nuk isha
ma thuaj kush mbeti pa të lënë peng,o
pantallonat e vetë për shishe.
”Mirë e përkryer, ti me perkëthimin-poeti me shkrimin po, mori fund kjo…Nervi recitator yti! Diç për të ngrënë…? Proshutë, djathë. Gjizë…kaçkavall bullgar. Edamer ndofta?” e pyeti pa ndërruar pozitën.
” Do të më vrasësh! Për të ngrënë…! Tani jam si një trumcak dhe me dy thermi shuaj urinë! Ke dëgjuar për trumcak…? Ata që në çaste të shkurtëra lëshonin me cicërrime paralajmëruese në kopshtin me dëborë dhe tek u hedhnim thërmi buke i sqepshin ato”
”Para se të shkosh: diç nga kuzinë amerikane me plehëre…Kuptove?” shtoj.
Ajo dha një buzagaz për humorin dhe i shtoj:
” Për të parën-je zot i vetvetes… për të dytën-e plotësuar” ia tha dhe doli.
Z. Berti u lehtësua kur ajo doli dhe-ashtu në shpejtësi, sikur para se të dal në binën e teatros e të deklamoj pjesën e vetë të rolit- u dha në të menduar të asaj nëpër të cilën kishte kaluar, nëpër ato travajat-ndonjëherë me fund tragjik, nëpër ato ngjarjet e kohës të cilat i vinin gjithnjë të rënda e me pyetje dhe në të cilat, pa mundur t’u hiki, duhej të jipte përgjigje sa për të davarisur shqetësimet që rriteshin..
Tek kujtoj të kaluarën ndjejti nevoja për një komodim dhe duke vajtur gjetjes përkatëse të pozites së trupit, me këmbën e djathtë shkeli paksa të majtën, i bëri një shtypje të lehtë nyjes së gishtit të madh të këmbes të enjtur dhe me një “oh” të shkurtër , shfaqi dhimbjen. Vajza ia dëgjoj, e kuptoj me të dëgjuar se për çfarë bëri ”oh” ia bëhu atypëraty dhe u ul para tij në gjunjë.
” Të dhëmbë! Të heqë çorrapën se e ke të ngushtër. Gomë të mallkuarat!” dhe me kujdes desh t’ia zhveshë, po Z. Berti ia bëri të vogël ngjarjen dhe nuk e lejoj.
”E po, kjo ishte…!” shtoj.
”Më sill një kovë me copa akulli…Çorrapën e heqë vetë në mbrëndakohë” ia tha duke rrudhur fytyren nga dhimbja.
”Mos është mirë të shtrihesh? Sa të kaloj” e pyeti e gatshme t’ia sjellë kovën.
” Të lë këte pasdite …të fashit vrullin për të kujtuar gjërat?! Assesi! Bëjë sikur të luta” ia tha.
Ajo e shikoj edhe për disa caste njëherë nga dhimbja për te e më pas e hutuar për veprimin që do bëjë mëtutje.
Më në fund u ngritë nga vendi i gjunjëzimit, doli nga dera me një hap më të shpejtë kurse z. Berti, anise ende kishte reflekse dhimbjeje, mbante disponimin dhe ngritte gadishmërinë që të kujtoj gjërat nga e kaluara dhe t’ia thot kujtdo për të hequr nga vetja peshën e tyre.
Tek dilte ajo nga derë e ballkonit i dijtur se akoma mendon për sëmuarjet e tij, ia tha: ”Ç’është kjo. As nga një mësues e as nga një prindë nuk dëgjova kaq leksione sikur nga ty!”
”Ani, ani. Më fal…Më në fund në gjen familjar e kemi… Kaq!” ia këtheu derisa dilte nga droe e një përkeqësimi serioz të raportit.
Më pas, Drandja u këthye me një tabaka më të madhe në të cilën kujdesshëm kishte vendosur ato që ia kërkoj i ati.
Tek e pau kur hyri shlirëshëm ashtu e bëshme, e bukur me një bluzë blu dhe pantolona braon të qelta dhe një trup të ndërtuar bukur që shquante rrumbullakinë e vetë, sa ia shikoj syt e kaltër në të blertë në fytyrën paksa të zgjatuar, pau në te të ëmën e saj në vitet e disponimeve të mira, në vitet kur kishte emocione gacë, kur dita niste me hedhje pjate në oborr e përfundonte me këngë në ballkon.
Tek ia vuri mu para tij mbi tavolinën e vogël nga mermeri tabakanë vishnje, me një keqardhje ia tha:
”Është një haraq i padrejtë ky apo jo?”
” Ç’fjalë janë këto?” ndërhyri ajo duke e shikuar çuditërisht. ”Unë vetëm shpaguaj !Kaqë!”
”Flm. për pranimin. Po nuk është me tamam ashtu…Secili prind duhet të bëjë kujdes me fëmijët e vetë. Po, nuk e zgjas. Kam një preokupim tjetër“
”Po dhe secili fëmij duhet të bëjë kujdes për prindin e vetë. Dhe juridikisht është kjo kështu e rregulluar. Apo s’është kështu!” iu përgjigj ajo atypëraty.
E pas kësaj afroj kovën me ujë e copa akulli duke e menduar nëse të fus këmbet aty.
Ajo edhe më e këqyrte me pyetje duke pritur shpiegimin e tij…
”Ndofta në një rrethanë tjetër … E di shpiegimi do mendje esull e disponim të mirë ” ia përgjigj ai.
” I kini zotëri dhe tani, nuk më ikën…! Jemi vetëm në shtëpi dhe ka një që ka disponime të mira të flas dhe një që dëgjon me kujdes.Tamam sikur dëshiron një rrëfimtarë dhe sikur i duhet një rrëfimi që të rrugëtoj tek caku. E shoh se e zhvatë në mendje temën…” ia tha ajo tek tërhoqë një karrikë ballkoni nga një skaj dhe i doli më afër.
” Do durim kjo…është një ngarkesë! Padyshim!”
” Dëgjova kur atij zotëriut i fole me një ton të ashpër…Nga aty do e nisë?”
”Do vij çasti dhe për këte. Tani, vetëm ta them se zotëriu që thirri do nisë një aventurë socialdemokrate dhe më do mua tellall…Po, tani kam diç tjetër në mendje!” ia këtheu
”Z. Albert, silleni nga mosha aty nga të 60-tat. Dhe keni një mendje që funksionon shëmbëll”
”Shëmbëll më thua! Bënë humor zonja? Unë që dje së fundi humba rrugen për në shtëpi, e kjo më thot “shëmbëll” Më bënë qejfe zonja…” ndërhyri ai kurse ajo vazhdoj:
” Jo,jo! Të njoh xhanem! Shih ti, kaqë modesti tek një moshë…E di se, nuk ke bërë as dhe një çapitje të mos e shihja a t’a dëgjoja unë! Prandej thuaje…!”
”Mirë…Më parë më sjellë fascikullën e kaltër me materiale…aty, tek kompjuteri është. T’a kam pranë”
Ajo, tek e dinte vendin ku qëndronte, sa vajti erdhi me te në dorë dhe tek ia dorëzoj ia tha me humor:
“Ja provat e akuzes, tani hyri punës gjyqtarë”
” Këte e the bukur. Vërtetë bukur…Mendon se do ia del gjyqtari…kjo rangall?”
”Ee, kjo do shihet kur të mbaroj gjykimi” shtoj ajo. ”Po, tek u fute thellë në labirintin e kohes me atë kokën gjurmuese dhe pave ate…ia del!”
Ai e morri fascikullen dhe e vendosi mu skaj vendit të uljes.
Endi shikimin në hark të gjerë sikur t’i fotografonte gjërat pastaj, sikur t’ia bëjë me dije, ia filloj:
” E di puseten të vendosur ngjitur me kanalin” filloj ai rrëfimin.
” E di ti, e di se, tek ishe vogëlinë i kemi rënë pa numëruar herë asaj ane. E di dhe kanalin. Që nis rrugën nga pishana. E di sigurisht!” Bëri një ndërprerjeje të shkurtër, e vazhdojë:
”Posi, posi. Janë themeli i kujtesës sime. Do më rrenohej të mos ishin ato!” me njëmendësi shtoj ajo. ”Më kujtohet kur fluturonin fluturat e ti më nxitje t’i zë: “ Vrapo, kapi! Do bëjmë herbariumin” më thoje.
” E po mirë. Dhe puseta dhe kanali impononin arkitekturen e vetë se ishin të ndërtuara bukur dhe nga material betoni. Ishin në trajtën e gjysëm gjashtëkëndëshit të prerë në gjysmën më kënde jobarabrijëse. I tillë paralajmërote kohëra të reja e ndryshime të papara. Në atë kohë të tilla nuk kishte rrotull po ne kalamajt nuk e kuptonim këte. Kush nga të vegjlit do e kuptonte se ato ishin shtrirje nëpërmjet të një progresi të ndonjë pushteti bile edhe perandorak. Ne, nuk vërenim dallimin midis kanalit e tharkut të kafshve. Aty ishin dhitë e këtu ecte uji i pastër që nën reze dielli shkelqente smaragdë. Bashkëekzistimin e tyre e mernim për të zakonshëm.
Aty shkonim me ushqimin nga shtëpia dhe kalonim ditet e nxehta të verës.
Kishte shumë-shumë kalamaj. Dhe të rritur.
Laheshim me pushime tërë ditën kurse që të thanim trupin nga larja, në livadhin përskaj vraponim ose luanim futbollin. Aty Hajriu apo si i thonin Hajra. E unë Hajrush, një si shok imi, i detyruar nga prindërit, lëshonte ca bere dhe lidhte gomarin për një shul të ngulitur për tokë të livadhit dhe derisa lahej, ata kullotnin. Në shkurret të dominuara nga manaferrat e lajthitë që rrethonin livadhin kullotnin dhe shumë dhi. Ndonjëherë kishte dhe ndonjë kal. Eh … aty bënim dhe garën e notimit. Një garë e tifozllëk të furishëm! Në të vërtetë, ajo përbehej ose nga kërcimi nga kërcimorja dërrasash 2 metershe e improvizuar dhe zhytja në thellësi tek puseta ose nga notimi në fund të kanalit i vijave. Uji ishte virgjer i paster i kalter se vinte drejtë nga burimi nën shkambin bjeshkor, jo large nga aty. Të kujtohet apo jo-përsëriti pyetjen. ”Shihej dhe paraja metalike në fund”
”Kur unë zhytesha…jo! Më parë do e them kishte një gocë me disponime të mira e quajtur Vera. Vera ishte nofkë e saj se quhej Lulevera. Me dy bishtaleca bjond të bukur që në të vërtetë ishin dy gërsheta në secilin krah nga një. Duket nga një simpati e veçantë ndaj mua, pa hamendësime bënte q’doja unë e q’ia thonte mendja se ishte më e mire për mua. E buku sikur ishte i vërdalloseshin të gjithë me lajkat.
”Berti, mos ri gjatë nën uj- do mbytesh” merakosej ajo e ma thoshte nga meraku me një zë të butë, e kur dilja duke e kërkuar me sy të parën, e kur fitoja garen për bukurinë e notimin dhe zhytjen fare-fare në thellësi, ajo merrte peshqirin, më mbështjellte tek ma thithte ujin nga koka e trupi, dhe kur kalonte kjo, zemërçiltër më përqafonte. Të tjerët, një numër i madh vëzhguesish të them të uniformuar se kishin vetëm breket e larjes, me aplaudonin për suksesin dhe me celebronin.: ”Bravo Berti! Bravo! Kampion je!”
Në një rast unë isha veçantë tekanjoz dhe, mburracak sikur isha që dilte nga dëshira ime për lavdi, teksa Vera më shikonte nga bregu i kanalit, u zhyta dhe, derisa në të dy brigjet më përcjellnin notimin e vijave, unë nuk dilsha e nuk dilsha, Vera e trallisur nga kjo iu kishte britur të pranishmëve me tërë zërin:”Ai po mbytet, ai po mbytet! Shpëtojeni Bertin!” Kishte filluar dhe të qaj dhe në një çast, ashtu instiktivisht-përndryshe ishte notuese jo e mirë- kishte kërcyer në ujë, pas saj dhe një tjetër për ta shpëtuar ate. Në ndërkohë, tek më skadonte oksigjeni e frymëmarrja, unë dola, ajo përpelitej me mbytjen, djali që nuk e njihja, me shpëtimin e Veres. Një rrëmujë e vërtetë. Tek e nxorri djali nga uji dhe nga distancë më këqyri të gjallë, ma tha: ”Berti, Berti, mos u zhyt më në ujë. Do mbytesh! Do mbytem dhe unë me ty!”
Pastaj me te për dore duke patur planin tim, mbeta dhe për pak në ujë kurse tifoset aplaudonin e ndonjë dhe me gishta në gojë fishkullonte. “Zhytu, zhytu. Je notuesi olimpik!”
I frymëzuar nga këto ia bëri thirrjen me gisht. ajo afroj veshin dhe ia thash këte: ” Do zhytemi në të dy…Hëë, ç’thua. Do kalojmë 4 vija”
” Katër…? Janë shumë Berti! Nuk mundem…” e tha ashtu me roba të lagura e në një të dridhme.
“ Jo. 4 vija bëjnë 32 m se një vij i ka 8 metra. I kalojmë për më pak se një minute e gjysmë”.
”Po frikohem shumë!” ma shprehu frikën me një fytyr të rrudhur.
”Të provojmë! Dhe mos i mbyll syt që të shohesh fundin” ia thash dhe e kapa për dorën e majtë dhe pasi njehësova me ”Një, dy, tre” u zhytem në ujë në fundin e kanalit dhe zumë të notojmë me stil qeni.
Kur pashë se po i sos oksigjeni, e tërheqa për dore dhe nxorrem kokat nga uji. Ajo kishte gojen të mbushur ujë, e hedhi ate dhe e tëra e entusiasmuar thirri ”O Berti sa bukur që ishte. E paharrueshme! Si dy peshk të bukur në akuarium”.
Hëë, si të duken këto përjetime. Këto emocione të Veras…?”
”Po ti notues Berti…ç’thua. Opnioni yt…?”
Unë? Aktori! Opinioni im do jetë i anëshem! Apo jo…?”
Pasi e pau të nevojshme një ndërprerje të shkurter, me një shikim që i treti ku të dihet se ku, e shikoj njëherë të bijën dhe vazhdoj” ”Eee ç’përjetime që ishin…! Më ngjethnin mishin nga kënaqësia. Përjetimi vazhdonte me shtrojën e një shtroje nga Vera. Nga ajo amvisja e vogël e mrrekullueshme! Vënte ushqimin dhe e hanim bashkarisht. ” Këto sheftelijat, nga bashqja jonë janë Berti. Kanë faqën si të nuseve” thonte duke u skuqur e qeshte me një sherr fëmijëror.
Dhe si ndryshe të vepronte kur isha unë trimi i vijave i saj dhe nga kjo iu dha një trofe: ajo goca me bishtaleca të gërshetur e tej kësaj dhe fitoren në një garë entusiastesh të vërtetë. Ata ishin komisija vetë e rreptë që me paanësi vlerësonin notimin…
Derisa të pranishmit më aplaudonin e fishkllonin, Leo një shoku i mëhalles dhe nga shkolla, nga adhurimi ndaj mua edhe asaj dite më bleu e dhurroj toptha kokoshkash të ngjyrosur me bojë të kuqe: ”Meri, i ke merituar! Shtatë vija i notove kur Eqremi i klasës së 7 nuk mujti 5. Pate aqë frymë a?” - më tha tek m’i dorëzonte. ”Je kampion dhe do dalesh në gazetën e shkollës. Ndofta dhe në radio e gazetë të madhe me foto bile”
Dhe shih ti! Unë dhe Vera u bëmë një qift shëmbëll bile për një cope kohe të ditës të pandashëm.
Do shtoj edhe këte: Ajo, Vera, përmëtepër, e di, ishte koha kur punonin kuzinat e shkolles. Një cope kohë e pasluftes… Në një si bodrum të shkollës sonë me një mobileri skamnore /më vonë mësova se komuna e as shkolla nuk kishin buxhet dhe se shujta e atij mengjes vinte si pako i ndihmes humantitare/-dërrasa për t’u ulur, dërrasa për të vërë tasat e ushqimin, çdo ditë shkolle, me tasin të lidhur nyje për rripin e pantallonave të mos humbë, shkonim tek kuzina, uleshim bashkë me Verën dhe sapo na shërbënte me qumshtë kakao, bukë e buter ose veze në pluhur e duke na shfaqur admirimin Teto Mejremja me ”Ju dyja e keni nxënësa më të mira”., Vera m’i vënte mua përpara duke më thënë : Ty të duhet më shumë se punon…”
Një vit pas ndërtimit të Sallës së shfaqjeve, kur mësimdhënësi i gjuhes shkërmoqi detyrat nga plani mësimor dhe i doli se duhet të vë në skenë sëpaku një pjesë teatrale, nuk e pati të vështirë që për rolin e Besimit të më zgjedhë mua kurse për rolin e Violetes Verën. Bëri bujë të vërtetë kjo! ”Ky mësuesi e ka tepruar paksa” e thonin prindërit ziliqar.
Kur aty nga fundi i shfaqjes tani e mishëruar me rolin, ndërhyri Vera si reagim ndaj denigrimeve që më bëheshin për prapsirat që bëja, jasht tekstit dhe iu drejtua prindërve që kishin ardhur për të parë shfaqjet me një shlirësi të paparë e sall guxim duke i thirrë për ndihmën me fjalët: ”Jo! Berti nuk bënë prapsira. Është një mrrekulli. Përse përherë e sulmoni?!” dhe nisi edhe të dënesë, publiku jo vetëm që i aplaudoj frenetikisht, por zu dhe vetë të qajë. Ra perdja! Kur përsëri u ngrit perdja dhe e tërë trupa e shfaqjes dolëm në skenë, jo që aplauzi frenetik vazhdoj por dëgjoheshin edhe thirrjet: “Të lumtë, të lumtë Vera! Je një artiste e vërtetë”
Një aplaudim të tillë do dëgjoja në vitet e studimit tek vëja në teatrin profesionist ta them kombëtarë pas përfundimit të një drame në të cilën triumfoj nderi i një gruaje të martuar të denigruar të pamoralshme.
Se si ndjehesha krenar. I Lumtur! Sa për Verën poaqë për publikun e ndjeshëm dhe të drejtë. Më vonë, shumë më vonë kam kuptuar se ata ishin pjesë e popullit që donin artin që nga lashtësia. Bile, duhet të ishin dhe pasardhës të ndonjë krijuesi historik por që nuk ishte shënuar lidhja me ta. Publiku që kishte të ngritur në lartësi ndjenjen e solidaritetit, të drejtësisë dhe të lirisë. Do ndalëm dhe të këto kur të vij çasti, po deri atëherë të them se, ishte dhe kjo një-dhe kur e theme një dmth. një se kishte dhe të tjera- nga ato që më hapen rrugën e studimit të drejtësisë…
”Ky djaloshi do vë largë” e tha në bisedë me një tjetër mësues tek qëndronin në korridor për kujdestari dhe tek i kaloja përskaj. ”Është shumë i talentuar!” ” Po, po… ama ka shumë ndërskembësaxhinjë midis nesh. Trozovaç nga gjeni… Nuk do e lënë!” ia këtheu në dëshprime.
Kurrë në jetë nuk më është shqitur kjo nga mendja. Përse…?! Po do e zhvatë më vonë këte.
Dhe te këthehem ku ndalova: Ajo Vera e vërtetë dhe ajo Violeta teatrore të cilën e kishte zotëruar me aqë pasion sa që bënin jetën në një person, ishte një shoqja ime që si një ëngjëll më mbronte nga sulmet ngado që më vinin dhe më mbulonte të mos ndëshkohen prapsirat e mija.
Po, ama kishte dhe një vajzë tjetër. Ajo e pafatja. Syrejaja e veshur bukur, thatuke e tutkune nga kjo jo sa duhet komunikative dhe e skajuar nga ne për që ndjente fuqishëm nevojat për të qenë afër meje, në të vërtetë me mua. Ishte bija e mësuesit të matematikes Eshrefit, atij thatukut të sërt që kishte mbledhur kush e di se përse, shumë mllefe në intimen e vetë. Ndofta nga mallkimi i fatit të vetë. Mësuesit tonë. Mësuesit tim që sapo më shikonte tashmë më kishte ndëshkuar me atë shikimin e tij therrës. Tek e identifikoja me Matematikën, me mendje se ajo e kishte bërë të tillë, ma bëri ate të largët, të pakuptueshme dhe memzi pritja të iku në studime ku nuk do ketë Matematikë si lëndë studimi. Nga logjika e vështruar, kjo mu shndërrua në një barrierë nga e cila u lirova më të përfunduar të shkollimit të mesëm. Pikërisht në atë fazen tek shkapesha nga ai shkollim e do shkoja në ate universitar. Në pauzen kur nuk mund të këtheja pas për ta zotëruar, e kur shkoja në studim që nuk kishte Matematikë. Se si mund të jetë fatal një episode nga jeta.
Po, të pyetem: Përse e zë n’gojë ate. E po, ja t’a them: ajo nga lakmia-nuk e them xhelozia- i bëri ankesë t’jatit me shpiegim se, kurdoherë që shpallem fitues në garën ate e shpërfillë, bile edhe se me fjalë e me gjeste e kisha fyer sikur: je shëmtirë e pazoja, s’di të luash, je një budallaçkë e vogël , i kisha nxjerrur gjuhën, etj. Këto nuk ishin të vërteta dhe ti më beson…Ia pranoja si një mllef nga që adhurronte një djalosh që e donte pranë, e as nuk dinte ta përfitoj e as që mund t’a kishte.
Dhe-sa të ëmbla duken tani këto nga kjo largësi kohore-në një nga orët e mësimit, me një atë mllefin që ishte pjesë e fytyres së tij që megjithë përpjekjet që i bënte të dukej i qetë e i butë. i dukej në fytyrë, në sy të të gjithëve mu drejtua;
” Ti Bërti… ç’është bashkësia në matematikë?” Dhe pa pritur të përkujtoj se e dija, më bllokonte trurin duke m’a thenë menjëherë: ” Kaq e thjeshtë e nuk e di…?! “
””Po Pi-ja Greke, vlera e saj? Njësoj si tek pyetja e parë. E ja, unë do t’a jap në tabelën e ushtrimit: π=3,14 “ Kjo është” ma shpiegonte triumfalisht një që duhej të përkulej nga padija e vetë. “Di të zgjedhesh ekuacionin me një të panjohur?” bënte tjetrën pyetje. “Nuk di!”
Më dukej sikur nga arma nxirrte fisheket rafal e më qëllonin nëpër trup.
“Ti Berti e mendon matematikën sikur mbledhjen e vijave të notuara të kanalit në garen e notimit me atë gocën fëmijërore. E po, matematika është tjetër! Mund të jetë dhe vij por i këtillë ti nuk e kalon dot! Do punë. Prandaj, puno!” e tha me rreptësi të një ziliqari tek lodronte në programin e Matematikes të klasëve më të larta...
”Më vonë mësova se në takim me mësimdhënësit e tjerë, kishte ngritur çështjen e moralit tek shkolla. Ata e kishin shikuar të befasuar këte dhe midis vetes dhe me shikim kishin pyetur kush mund të ishte. E di, atëherë çështja e moralit shikohej striktivisht dhe ndëshkohej ashpër.
” Thuajeni fjalën që keni në mendje kolegë” kishte kërkuar nga ai Jusefi, kurse ai ”Jo, jo. Fjala është për moralin e nxënësve…” kishte aluduar tek mua. Edhe përkundra kërkesës që t’a thot emërin, ai kishte treguar një gjest bujar dhe s’kishte folur nga droe në mos për shkak të të bijes po komprometohet se të gjithë e dinin rastin.
”Dashuri kalamajsh. Ëngjujsh! Marëzira të të rriturëve e zemërharbutëve!” e mendonin.
” Hë pra Zonja Drande, si të duket filli i rrëfimit të plakushit…?”
Tek bëri këte pyetje, hapi fascikullën dhe nga brëndi e sajë, nxorri një foto.
” Ja mësuesi, Ja Syreja në rrjeshtin e parë e ky i buzëqeshuri në rrjeshtin e dytë që ka ngritur llëmën e dorës Leo. E sheh se si Syreja ka një qeshje të topitur.”
Ajo e këqyri më gjatë tek kërkonte Verën dhe kur nuk e pau e pyeti babain:
”Po Vera, ajo dadoja jote e bukur e butë…Fansi kryesor?”
Z. Bertit me nxitim i iken lotet dhe ia këtheu: ” Eee…Nuk mund ta them tani…Ishte e sëmuar në atë ditë. Ose … sikur ma thanë: e kishin ndëshkuar se vajtën vijes së turpit…Vogëlinën! Lëre fare”
” Mirë. Të lëmë këte…T’i këthehem pyetjes…”
” Në mos…” vazhdoj t’a pyes me shumë kujdes por kurreshtare duke menduar vdekjen e saj.
”Jo, nuk është ajo që po e mendon. Më lëshuan lotët ngaqë, në atë kohë zhvatej mendimi të ikin nga qyteti. Nga arsye familjare por jo nga kjo. Dhe pas një kohe,në mallëngjime e me shumë lotë i hipën trenit dhe ikën familjarisht në një qytet të largët të një shteti. Mirëpo, kur gjërat dolën ndryshe ngaqë i panë nga këtu, nga skamëria vajtën në një vend në Europë bashkë më bashkëshortin e vetë J.”
”E ai J. kush ishte?” e pyeti.
”Nuk e mësova këte. Sikur nuk isha kurrioz ta dija, sikur…E kupton apo jo” iu përgjigj Berti.
Nuk e ke takuar kurrë më?” e pyeti Drandja kurreshtare.
Ai e shikoj më gjatë me dy mendje e nga shqetësimi nëse duhet t’ia thot ate që dinte dhe kur më në fund iu duk se e poq mirë mendimin, vendosi t’ia tregoj.
” Në fillimet e vajtjes atje, më shkruante letra…” dhe tani sërish futi dorën në fascikullën dhe pasi i gjetë, nxorri një tufë letrash.
”Mund të përballosh marëzitë e kalamajve” e pyeti.
”Oo ju lutem z. Berti jam e padurim të dëgjoj.
”Atëherë do t’a lexoj një marëzi kalamajsh…e-pas një pushimi shtoj-ndofta një dite dhe do i botoj. Por, para se t’a vendosë këte këqyrë këte foton që më dërgoj.
Ajo ia mori nga dora dhe e mahnitur nga dukje e saj klithi ”Më e bukur se një kokonë qenka”
Derisa ajo nuk shqitte syte nga foto, Berti nisi të lexonte letren:
” I dashur Berti
Jam shumë e merzitur.
” Po e dëgjon apo jo…” e pyeti
”O më shumë kërshëri bile…” iu përgjigjë ajo.
Atëherë ai vazhdoj leximin.
”Kjo letra daton nga fillimi i të gjeturit të Veres atje” ndërhyri z.. Berti sa për të saktësuar kohën.
”Këte letër po e shkruaj në fshehtësi se do më ndëshkojnë po më panë kujt poi a dërgoj. Unë të kisha një shok shumë të dashur me të cilin nuk ndjehesha kurr as e vetmuar e as e merzitur. Në veçanti kur laheshe në kanalin dhe ishe më i miri në notim. Ndonjëherë dhe bashkë laheshin. Të kujtohet! Sa bukur.
Këtu janë të gjithë të huaj dhe nuk i dua.
Që të heqë mallin për ty, vë tek një lum i cektë dhe e shikoj nga bregu. Nuk është si ai i joni. Ndonjëherë tek e imagjinoj veten aty edhe lahem. Jam e ligshtë nga shëndeti dhe nga mërzia e kam. Tek futem në ujë, më përqeshin djemtë. ”Teneqja po futet në ujë” kështu më thonë.
Sikur t’isha më ty. Sa të guximshme ndija vetën!
I lutem Zotit të takohemi kudo. Sa më parë. Ose të vdes”
Ki mëshirë e më shkruaj. Nëse jo çdo ditë, donjëherë sëpaku.
Ja dhe një foto ku do shohesh shëmtirën time…
Shumë të do shoqja yte Vera.
Mos të harroj. Po më shkrove, me dërgo me zarfin ca fije bari e ato lulkat aromatike të vogla të kuqe nga livadhi skaj kanalit ku laheshe. T’ia ndjejë aromën dhe të më duket sikur jam aty, me ty”.
Drandja ishte e magjiosur. Tek mbante akoma në dorë foton, ia kishte ngulitur syrin t’jatit dhe sikur të ishte ngrirë.
”O Zot çfarë dashurie! Një kalama e kaqë pasion! Ç’emocione të çiltëra! Çfarë sinqeriteti. Si nuk janë të gjithë të tillë!”
Ajo ashtu e ngrirë e z. Berti në pritje të lejes për vazhdim ose për ndërprerje.
” E më pas…!Jepi z. Berti, më thuaj ç’i ndodhi Veres së vogël të dashuruar në notuesin e vetë.?” e pyeti ajo duke ia kërkuar me këmbëngultësi vazhdimin.
” Më shkroj një letër jo shumë kohë më vonë” nisi të jap përgjigjën i tëri emocoin dhe buzë vajit nga i cili përmbahej se më pas nuk do mund të ndalonte. ” Kishte mbërrijtur me moshën tek viti 11-12. Ndofta më shumë por jo përtej 14”
Z. Berti përsëri futi dorën me ngadalësi në fascikullë dhe nxorri letren nga rendi.
”Do që ta lexoj?” e pyeti.
”Ta lexosh…?!Tani je i detyruar… Ndryshe do rropatem të imagjinoj vetë vazhdimin e stories kaqë prekëse” ia tha ajo.
Sa e tha këte, hyri në ballkon vajza e Drandes Laura, një 12 vjeçare që i gjasonte s’ëmes dhe që i përkujtonte Verën dhe pasi përshëndeti z. Bertin me ”Gjysh, përshëndetje. Do ndonjë shërbim nga unë” dhe ai duke ia lëmuar flokët iu përgjigjë me ” jo e mira…ta them vetë kur më duhesh” dhe pasi dëgjoj nga ëma pak si me të rreptë se bëjnë një bisedë me peshë, duke përshëndetur doli.
” Ja letra:
Po, para se të filloj leximin, e sheh se ç’dizajnë ka. Dizajnë dashurie me një drandofile në midis.
Të vazhdojë:
Shumë i dashuri Berti
Po të lajmërohem nga spitali. Kam thyer këmbën e djathtë dhe e kam të tërën të mbështjellur në allqi. Kam lënduar edhe dorën e djathtë. Jam shumë e trishtë i dashur Berti. Jo nga dhimbjet e këmbes e të dores… E sheh se dorëshkrimi është i çrregulltë. E shkrova në fshehtësi me dorën e majtë e unë majtake nuk jam sikur Leo.
Tek rrija tek dritarja mu përkujtove ti. U trishtova shumë dhe nga malli për ty nga aty kërceva në token e oborrit duke të pare ty aty poshtë. Kam mundur të vdes. Më mirë do ishte për mua.
Ka këtu një infermiere e mirë, një hanem e vërtetë. Fatma quhet dhe ma kupton mallin. Ajo do e adresoj dhe do e dërgoj në postë për tek ti.
Jam trallisur e tëra. Vazhdimisht shikoj nga dritarja dhe them me vete: ndofta do duket Berti. Foton ku jemi bashkë, po e mbaj nën jastekun e shtratit të spitalit. Fatma, ma gjetë e shikoj e më buzëqeshje më pyeti: ”Është i dashuri yt ky” Ia pohova me kokë. Ajo qeshi, më përqafoj dhe më tha: ”Shumë i bukur qenka! Të dashuron? Ia bëra më kokë se po. Ndofta e gënjeva Berti.
I dashur Berti, më shkruaj! T’a dij sëpaku se bile shok të dashur të kam.
Fatkeqja e tretur Vera
Po të dërgoj brënda në pliko dhe një gonxhe drandofili të verdhë. Ngjyra ime…Ndofta e mer me mendje q’do thot kjo…”
Drandja , tek dëgjonte letren e shkruar të Veres asnjëherë nuk kishte pulitur çëpallat. Kishte gozhduar shikimin tek letra. Në një largësi të pakapërthyeshme, tashmë këqyrte Verën tek përpëlitej në dashurinë e vetë të pafat të një goceje që sapo rritej, plot dhimësuri ndaj saj.
Z. Berti tek e pau të bijën ashtu në vegime, i puhiti fytyren me shuplakën e dorës dhe e thirri:
”Zonje, zonje. Këthehu në botën tënde. Do mbetesh përherë aty…” ia tha.
”Edhe po të mbetesha, nuk do trishtohesha. Në atë botë të dashurisë së bardhë…Vera, aqë e rritur nga mendja” ia tha dhe pyeti në vazhdim:
”Më pas z. Berti. Ç’ndodhi me heroinën tuaj?”
”Unë nuk i shkruaja fare. Një nga turpi se nuk disponoja atë poetikën e sajë, më pas se një dashuri që çonte nga një lidhje e ngushtë deri të një martesë, nuk ishte e mundur. E ajo më shkruante se me shkruante…
Ja dhe një letër dhe e fundit nga një qytet evropian, më duket Duisburg. Ndofta jo. Tani nuk i shihet vula…
I dashur Berti
Të shkruaj në një fshehtësi të lartë. Di ti për zakonet tona. Po nuk mundem pa të shkruajtur. Nuk mundem edhe që kam tre kalamaj nga martesa me J. Po zemrën ruajta për ty. S’do ia jap kurrë askujt. Vetëm ty të përketë! Do shkruaj shkurtimisht.
Heshtja jote me shndërroj në ilusion. Tani nuk ekzistoj më. Jam frymë e hiq tjetër.
Isha e pafat. Jetoj me kujtimin e dashurisë për ty.
Nëse njëherë, nëse vetëm njëherë të shoh, do iku në atë jetë e lumtur.
Inshalla të shoh.
Deri në përjetësi të do
Vera
”Këto nuk i kam dijtur z. Berti. Asnjëherë nuk e kam patur në mendje se mund të jesh kaqë i pazemër. I ftohtë! Akull! Mëkatarë!”
Që të dy heshtën. Drandja e kënaqur se pau një faqe të padijtur të jetes së babait e Berti duke përkujtur Veren dhe kohën kur ndodhi ajo në jetën e tij.
”Dhe nuk u takuat kurrë” e pyeti përsëri ajo.
”Do më falesh pak. Do prishet rakia po nuk ngrej dolli” ia tha me humor.
Mbushi një gotë të vogël dhe duke u ngritur në këmbë që më pare ia tha disi teatralisht ” Ngrej dolli për shpirtin e mirë dhe intelektualën e njëfarë z. Berti dhe për lumturinë e saj dhe të familjes së vetë. Gëzuar, pra dhe rrofshi!” dhe e piu me një frymë e më pas u ulë.
Ajo ia këtheu me “gëzuar dhe të na rroj z. Berti” dhe me shikim i kërkonte ta përfundoj këte histori.
Para se të vazhdoj i bëri një lutje Drandes: ”Do një lëngë thanash. Është shumë i këndëshem e shërues”
” Po më pare se të vazhdoj do sigurohem nëse rrëfimi lëndon sentimentin ndaj syte ëmë të ndjerë. Ashtu… në mbrojtje të saj sipas një zakoni tradicional” me frikësim ia tha z. Berti.
”Ooo z. Berti. Të studjuarit në letersi, tragjizmat e dashurive fatkeqe, “ Z. Bovari” ”Ana Karenina”
” Verteri” “Bella” e kush jo, më hoqen ato limitet e vështrimit të ngusht të këtyre çështjeve. Dashuria është një fenomen hyjëror dhe furiozitetin me të cilin paraqitet, nuk e ndalon asnjë ligj, asnjë norm nga cilado të jetë dhe asnjë fuqi. Del nga bërthamë e padijtur shpirtërore si një fuqi antikod. Mos bëni merak për sentimentin tim.Jo, jo. Jam tepër kurrioze…Do ua përkujtoj dhe ”Makar Çudra” e ”Sonatë e Krojcerit! Sikur para Zotit, secili përkulet tek dashuria…Edhe kur përfundojnë me ndonjë krim-prap nga dashuria ndodhë! Po, të hedhin anash sofizmat akademike” iu përgjigj ajo. ”Tani po të përbehem të vazhdosh! Të lutem”
”Po! Pasi të futa në këte botë…”
Heshti për një cop kohë sikur kërkonte mënyrën më të bukur të rrëfimit dhe pisten nga t’a vazhdoj dhe ia tha:
” Do kanë kaluar më shumë se 25 vite nga ikja e saj nga këtu.
Tanimë unë kisha një status tjetër: kisha vajtur për studime në drejtësi. Devijova nga synimi për letërsi që e adhuroja dhe që kisha një taban të mire (nga kjo, të shtyva ty në këte fushë). Rrethanat në shoqëri që reflektonin drejtpërdrejtë në jetën familjare, dëshira të lëroj teorinë e drejtësisë për të mësuar në ishte e drejtë ato që kishin ndodhur, ato me premise sëpaku dramatike… E di, kishte burgossje, kishte rrahje, kishte largim nga puna, fyrje nga pushtetarë… Dhe, unë doja të dija në kishte drejtësi dhe nëse jo, ç’të bëhej që ato t’i vëmë në vendin ku na duhej. Ç’është e vërteta, kishte tek unë dhe diçëka të mllefshme, hakmarëse bile. U zhyta mu në thellësi dhe mësova se e padrejta në jetën e një njeriu është pjesë e fatumit të tij, diçka si e rastit megjithëkëte e përcaktuar nga diçka e pashpiegueshe, kurse e drejta një akcident fatlum që bënë kontrastin dhe i jep jetë padrejtësisë duke ia pranuar vrazhdësinë. Po në sistemin e saj kishte një të menduar logjik dhe ishte shumë atraktive. Përmetëpër, kishte raste kur dhe paradoksi juridik që ishte në kundërshtim me logjikën, megjithate tek kalonte një rruge të përçudtë, nga logjika dilte. Si një fëmijë i devijuar i një prindi të mirë.
Po, të mos e zgjas: i kisha kryer ato dhe më hapen derën nëpër të cilën shlirohesha nga një stres i rëndë i të kaluares dhe habitesha: sa shpejtë kisha strukë në harresë të kaluarën. Këtu kishte një hile timën: Kisha marrur drejtësinë nga hakërimi ndaj atyre që kishin shkaktuar padrejtësitë, nga nevoja t’a kuptoj ato-bile dikund-dikund dhe ta ndryshoj. Kur, përnjëherë, anise ishte thellë tek mua, sikur e harrova ate. Tani isha i lidhur si mishi për kockën për diçkajën tjetër. Dhe ashtu meskin fanatik sikur isha…E di, e mendoja se vizioni im dhe ndjenja për të bukurën janë të veçanta, se ia vlenin flijimin e jetes për te dhe vetëm tek unë gjënden dhe nga kjo e kanë të drejtën te më prijnë tutje. Gabim apo jo! Po kështu ishte…Hileja vajti dhe më large, dhe sa për të amnistuar vetën e pranova të mundshme se, tek një pike drejtësia e e bukura plotësohen njëra me tjetrën…
Dhe…me një vision mire të përpunuar-ashtu e mendoja unë-u këtheva në vendin e pusetes e të kanalit, në vendin e kanarines që më këndonte tek dritarja agimeve pranverake e të qershisë me beharin e bujshëm e aromatik, në vendin në të cilin shihja monedhën e metaltë në fund të ujit të kanalit. Në vendin në të cilin, për çdo vite shihja nga dritarja se si dëbora zbukuronte bredhin e oborrit, se si shkathtësisht Zoti me copëza bore zbukuronte bjeshkët e larta, gjithnjë në mendime se do që me bukurinë e tyre, të na mbrojë nga ligshti e katandi. Në oborin të mbuluar me të bardhën ku lëshonin zogjët, e bilbilat që thrritnin pranverën e rrëmbenin para syve tone therrmitë e bukes. Ngjita idilën e fëmijërisë me ate të moshes dhe krijova një imazh të fuqishem të cilit ia dorëzova fare me dëshirë shpirtin për të gjithë kohërat dhe përfshiu tërë ata që ishin pjesë e jetes sime, në ikje nga katandisja e cila, që nga djalëria m’a thonte atë refrenin e shpifur:” Unë jam këtu…!” si një kërcnim që saora do vërshëllën vetën tënde. Në atë imazh mbrojtes të pambarim, me ato nyncimet ngjyrore të pakapshme për mendjen time, në të cilin më dukej se gjeta kuptimin e asaj që e gjurmoja me aqë mundim, mu në midis qëndronte Vera magjike e cila bënte që ato ngjyra disi morbide sikur dukeshin, të shkëlqenin nga bukuri e sajë. Vera,që herëherë më fanitej e veshur me fustan të bardhë që tek rrotullohej duke qeshur i fërferitte pashpiegueshem bukur. Si një puhizë e ngrohtë! E herëherë… eeh” bëri z.Berti sikur donte të heqë barren që rëndonte mbi te, ” melankolike sikur në takimin e fundit për të cilin ishin të lidhura gjithë kujtimet e tjera për t’i shtuar bukurinë. Ishte urti kjo që e mendoja! Ishte e drejtë e shikuar nga një faqe tjetër e jetës! Kjo magjiosje…? Ishte ky qëndrim e imazh i përgjegjëshem sa t’a mbajë me kaqë fanatizëm.. Duhej që vetëm asaj t’i takoja dhe të mbyllë sytë para realitetit, para atyre që si zogëz të sapolindur me sqepin e vetë drejtuar nga unë, presim ushqimin mu nga unë. Zot, do të çmendem, do të bëhem dy copash duke më tërhequr nga anë të kundërta! Dhe gjithnjë në vazhdim pyetja: t’i jipem frymes që një person e kishte shtrirë midis fatit e një dashurie për ta mallkuar fatin e për të vuajtur për shkak të dashurisë. Nuk dij… Ndofta askush nuk di. Ndofta vetëm Zoti di përgjigjën. Ndofta… Shiko, kjo po më shndërrohet në një makth tek po i vë rruges pas. Tek po e ndjekë!.Dhe tani sikur më trembë kujtimi… Ndofta më pas do e shtjelloj…”
Z. Berti në një shqetësim nga ajo që e mendoj, heshti për një cope kohe dhe sikur ra në kujtime. Bëri një ëëëh të gjatë e tha sikur nëpër dhëmbë një ” po,po…” dhe vazhdoj:
Mirë! Skam rrugë tjetër ! Do vazhdoj…”
”Meqë, ashtu sipas instiktit nga më herët, bëja furnizimet me ushqimëra për familjën jo largë nga shtëpia, vajta një dite vere në tregëti për të blerë ca lëngje e artikuj të tjerë.
Diç që më vinte sikur nëpër ajër më ngacmonte në mendje dhe pa një pa dy këtheja kokën pas. Një ndjesi jashtshqisore! Sikur dëgjoja një thirrje të emërit tim, një eho që më vinte nga një largësi. Askush! Ndofta nga gjëndja ime shpirtërore, I shkallmuar nga përditëshmëria torturuese, vetëm kërkoja prehjen në një gjëndje tjetër dhe dihej kush duhej të ishte aty. Me yte ëmë kalonim një faze jo të mirë të martesës. Ajo e pakënaqur me jetën, unë i pakënaqur me te dhe ajo: “E di: ti je ai…:” kurse unë ”Jo, ti je ajo…” të plotëruara me akuza bizare të ndërsjella. Në të vërtetë, shkrirja e dy personave në një, sikur jipte të drejtën të kundërshtoheshin deri në një konflikt serioz, gjithnjë të dijshem se nuk ishte e mundur. E mendoja: se si nuk gjenim rrugën për tek njëri tjetri që bashkëqenia shpirtërore të jetë e plotë e harmonike. Ndofta e gjenim, por ishte e gjatë rruga dhe as dhe një jetë e tërë nuk mjaftonte të kalohet. E di, sikur e thash: raporti bashkëshortor, raporti i dy personave të gjinive të kundërta është tepër misterioz që të shpiegohet. Shihet vetëm shpërfaqja e saj si një rezatim nga brëndia e thellë, si një hije e asaj intimeje të brëndëshme…
U ndala tek shtandi i detergjentëve dhe mendoja cilin t’a marë, ndërkohë që urreja shpikësinë e lavatriçes. ”Duhet të ketë qenë një feminist patologjik” e thoja në vete. Sa ngritsha një e lëshoja. Shikoja tjetrin. Tregëti e lirë e tregu i hapur i kohes, kishte lejuar importin e çdo lloj malli. Nga çdo vend i rruzullit… Ishte punë cilësie dhe çmimi. Po, jo vetëm kjo! Po nuk mora të duhurin plaste grindja dhe fluturonin akuzat për degradim të personit e papërgjegjësi timën. Sa ngrita një me një emër të përçudtë e me lule jasemini dhe pyeta shërbyesen nëse ishte i mirë, po të njejtin lloj, zgjati dorën dhe një zonjë me pelerinën deri tek këmbët dhe një shami purpur në kokë. ”Zotëri, ky është shumë cilësor. Ka një aromë parrajse. Mereni këte”
Ngrita syt dhe e shikova. Jam në parrajsë? pyetja vetën. Njëherë më mahniti skofi e saj që bashkë me bukurinë e bënin ëngjëllore dhe nga kjo nuk e mendova se mund të ishte ajo. Por, kur qeshi…kur qeshi me ata dhëmbët skajmërisht të bardhë e simetrik, e kuptova. Ishte vetë Vera. Ëngjelli nga parrajsa që ia dëgjoja ehon. Ajo, si një ikon nga sfondi i ndonjë faltoreje. Ai pikëllimi që nuk mund ta fshihnin sytë e saj, ajo buzqeshja që e jipte të përmbajtur e gjentile, ajo lëkura e saj në të zbetë aristokrate, me një grim aqë të qetë e diskret. Sado e pabesueshme që dukej. Do më qëllonte asfiksia, kalamendesha, sikur më ikte trupi sa këndej andej, syt më rotulloheshin pa kontroll. Mendova se do vdes. Më në fund memzi mora veten dhe tek e shikoja ate përballë me një vajzë të bukur mu sikur ajo me dy bishtaleca të bukur të shkurt, pra tek shikoja ëngjëllin që mu fanit aq papritmas e të tjerët vërejtën trullosjen time dhe më shikonin, i thirra: ” Vera…! Vera…Je ti? Apo jam në një botë tjetër?”
Asaj i iken lotet me furi, njëherë dha dhe një buzqeshje të bukur të shkurtër për mua lumturuese, pastaj njësoj vazhdoj të qajë tek e shikonte vajza e vetë dhe pasi paksa u qetësua, si në belbëzime e tha: ” Unë jam Jasemini” dhe ia shtrëngoj vajzes dorën nga mundimi.
” Jasemini jam! Dhe kjo është Fatma-ime bijë. 11 vjeçare është”
” Jasemini, Jasemini! Po kini një beng në faqe mu si Vera. Do përbetohesha se jini ajo!”
”Jo zotëri. Nuk jam… Isha një e pandashme me te. Por ate e vrau një njeri pa zemër. Tani, rruges për atje ku prehet në varr kaloj nëpër këte vend se nga këtu i kishim paraardhësit. Kam një emocion për këte vend sipas kallximeve të Veres. Tani e kuptoj magjinë e sajë. Po ju…? Ju? Kush jeni, më falni për këte intimitet?”
”Doni emërin tim të vërtetë apo ate zyrtarë?” e pyeta me sherre zonjën.
”Të vërtetin zotëri. Të vërtetin!” insistoj ajo qetë-qetë.
I zemëruar me vetën nga pëndimi që mu vërsul me furi, ia dhash përgjigjën: ”Jam unë Kurkushi. O Zot, kurkushi…”
”Kurkushi?! Jo zotëri. Nuk e besoj. Sipas përshkrimit që më bëri Vera ju do ishit Z. Berti. Ky emër dhe ju rri mire. Ndërrojeni…! Bëri ajo një alusion.”
Heshten të dy teksa vajza e vogël ngulmonte të shkonin që aty.
”Po më premtuat se do ndërroni emërin e të jeni z. Berti, do shkoj tek varri i Veres e do ia kumtoj këte. Do jetë e lumtur që jeni gjallë e që quheni z. Berti”
”Vera, Pranvera” thirra derisa ajo, më të bijën përdore ashtu lehtas dhe sikur e frikësuar dukej nga dy veta që e pritnin jashtë marketit, me ate pelerine tek këmbët lehtë si një puhizë, si një hije, pasi më shikoj dhe njëherë më gjatë e më tha ”Pa merak, Veres Tuaj do ia bëjë këte njohtim. Do gëzohet shumë!” tek shoqëronte si me zor të bijën Fatmën, e ajo e pyeti ”kush është ky xhaxhi” ajo ia tha. ”Një person i ëndrres së Verës që i dilte nga uji” iku nga aty dhe iu bashkua dy vetave i që e pritnin jasht marketit. Po, vajza kurreshtare, tek dilnin dhe njëherë e pyeti: ” Ishte pesh k ai:?” kurse ajo ia këtheu ”
Po, po! Më i bukuri…ëndërrimor!”
Pas një pushimi relaksues iu këthye temës dhe vazhdoj
” E rrëfimi, ajo meseleja për të bërat , ku mbeti…Eh, po…Rrëfimi pra, është si një rrokullisje orteku. Nis rrotullimin qetë e me simetri që përcakton ligji i lëvizjes. Të vazhdoj…deri tek pika e ndaljes. Më në fund, kini dëgjuar të këthehet orteku nga është nisur. Vetëm nëse bota këthehet sëprapthi. Lëreni të rrotullohet. Se…” ia tha ajo qetë pa përfunduar fjalinë e fundit.
”Je si një kalama me teke… S’më lë të qetë po nuk bëra si do.E kjo rakia ma zbutë rebelinë…? Mirë…” ia tha e vazhdoj:
”Letërsia të bëri një poete të mirë.Ai mësimdhënësi yt i teorisë… sadoqë më vinte absurde: letërsia të futet në teori. T’i kishin quajtur rregulla të të shkruarit bile…Do më vinin më afër mendjes”
Po ta përfundoj mendimin: unë dija për prirjen tënde. Dija se do gjesh metaforën e qëlluar fëtefët. Sikur tani. Bukur. Përndryshe të dilnin huq Hajnet, Getet, Rembot, Konicat e shumë të tjerë.”
” E po, ky ortek i dërdëllisjes do ndalet në një pike” shtoj ai. ”Mund të imagjinosh cila është pika?” e pyeti.
”E marë nëpër mend po nuk do e thoja. Do them se ka më shumë se një pike ku mund të ndalet” u përgjegj ajo.
” Po, dhe më lejo t’a them unë: çasti i vdekjes së njeriut ose një tjetër. Ajo është pika e fundit absolute! Dhe ai rugëtim i rrëfimit është një llomotitje pa kufi që jep moshen e mplakjes. Z. Berti-ky trimi i notit, aktori i kësaj shfaqjeje, kontrabandisti i çasteve të lumturisë-mer pak nga këtu dhe vëre atje dhe e kundërta pa dijtur as ata që ua mer e as ata që ua jep, ndjekësi i djajëve e shtrigave, tani mund të flas 5 orë po s’mund të dëgjoj 5 minuta. Është mbushulluar deri tek gryka dhe tani vetëm mund të nxjerë që aty. Ja, pikërisht sikur unë”.
”Po ti zotëri , me ç’të drejtë futen vetën në atë formulë! Kryenëvete...!” ia tha ajo sadoqë pranonte për të vërtetë mendimin e tij.
”Po, ç’thoni z. Berti që orteku të ndalë rrokullisjen rruges më parë se të mbërrijtën tek deri të pikë e fundit absolute. Ashtu, nga që lëmshi i dëbores është i madh e i rëndë. T’i dal diç para. Mund të ndodhë kjo. Hë...?”
”Po ama atëherë rrëfimi nuk ka mbaruar... gjërat mbesin të pathëna deri në fund!”
”Do lëmë këte dialog të mundimshëm! Do e them për fund vetëm një rastin e z. Xhelo që më neveritë! Më frikëson si një gogol kurdoherë që më vie në mendje..”
Bëri një pushim dhe sikur të donte t‘ia lehtësoj vetes shqetësimin që do ia shkaktoj rrëfimi për atë person, ngriu sërish tonikumin me alkool që kishte mbërrijtur gadi tek fundi.
,,Të mos harroj...Pas ndonjë dite nga ai takim...e kam fjalën për Verën apo sikur e tha ajo vetë-Jaseminin-ky emër persik i bukur, tërë kohën rropatesha me at takim. Cila ishte ajo fuqia e padijtur që dy persona nga pothuaj dy anë të Botes njëri nga të cilët marëzisht i dashuruar, i takoj tek një qese e rëndomtë detergjenti. Rastësi a domosdoshmëri! Po, sido që të jetë, nuk më hiqej mendjeje. Ime grua, kishte vërejtur këte, po me një maskotë në qehre nga krenaria ma tha: ,,Je një ëndërrimtarë koti gallaktikash. Do çmendesh nje dite...!”
Një nate të nxehtë -vonë-fare vonë, tek endesha oborrit duke pirë me intesitet cigaren, me përfytyrimin e Veras, nga dritare e hapur dëgjova cingrrimen e telefonit dhe nxitova ta kap. Ishte 3 pasmesnate dhe të gjithë flinin gjumin. Kapa receptorin me nxitim dhe pyeta ,,Kush flet?” Heshtje! ,,Kush flet ju lutem. Përgjigjuni ju lutem” përsërita me nerva pyetjen sadoqë kisha një parandjenjë për personin. ,, Berti, Beeertiiii” dëgjova si një eho të zgjatur i thënë me butësi përrallore. ,, Beeertiii, do shihemi tek fundi. Ky, ky është fati ynë...” tha dhe lëshoj receptorin.
“ Po më tej ç’ndodhi...Kjo po vë drejtë fantastikes, si një diçfarë e imagjinuar...” ia tha Drandja superkurioze.
,, Jam unë, po. Unë...” po ajo mbylli receptorin.
,, Mund të përfytyrosh si ndjehesha...? Më zuri një frikësim i sëmuar nga droe se do i vë pas fantazmes ngado që më prinë ai eho, ajo thirrje e zgjatur e saj.”
Për pakes kohë ra në heshtje tek kishte hedhur shikimin në një largësi të papërceptueshme sikur e kërkonte Veren.
,, Ëëë...ishin ato ditë të mundimshme. Djersija natën, e ditën, ikja nga vendpunimi dhe në vetmi ulesha tek kafeteria e z. Hilmiut. Ndonjëherë e mendoja se ishte vetëm një vegim, diç që kishte sajuart imasgjinata ime...joreale. Dehesha aqë sa të mund të ecja deri tek shtëpia. Në shtëpi, tek futesha tinzisht në dhomën ku bëja gjumin, ndjenin këte zallahi, po nuk e thonin as ata e as unë. Një dite ardhi dhe një shok dhe më kërkoj leje të ulët. Aty, në kafenenë,, Kërkoj të falur- ia thash- por... kam një hall. Më duhet vetmia” ia thash kurse ai iku nga aty-shihej paksa i fyer.
Kështu pra...”
Duke e menduat se tha ate që deshti vetëm shtoj: ,,Më nuk kam dëgjuar për te. Kam menduar dhe akoma mendoj se si në kundërshtim me procedeun dramatik përfundoj kjo, po ja se ndodhi. Ndofta ka vdekur. Ndofta...jo s’di ç’të them. S’e besoj vdekjen e saj. Herë-herë sikur më flet, sikur eho që më vie nga një largësi nëpër dallget në një qetësi nate. Ku ta dij. Po, lëne këte..”
,,Po. Si ta lë një rrëfim fantastik që mbeti pa epilogun e vetë. Si të jam e qetë përballë një shqetësimi dramatik të një zonje që mban në zemër një dashuri historike. Jo z. Berti, jo. Kjo nuk mbetet në këte version të shkurtuar. Do gjej fundin e vetë!”
,,Është e mundur sadoqë ka ikur aqë kohë. Është, është...!”
Po të vazhdoj ku e kisha fjalën. Po,po!
,, Ngriri dhe një gëllenjkë raki të shkurtër ndërhyri me ,, lë të jetojnë boemët. Kënaqësitë e kësaj bote të tyre janë!” dhe paksa i dremitur vazhdoj:
”.Di at burrin kuqlosh me mustak që mirrej me punët e bujqësisë, Ishte dhe një burrë i bukur”
” Pale të mundohem..Po,po! Sikur nëpër mjegull më kujtohet. Ai me banim nga fundi i qytetit. Ai që në pazarin e gjëlbert bartte me karro e shitte zarzavate. Ato domatet e mëdha e trangujt! Ai që kur i vdiq njëra vajzë gjatë lindjes e la fëmijët, bekoj të dyten për martesë me të njëjtin njeri. Sigurisht që po” përkujtoj ajo.
”Një padrejtësi ndaj goces së gjorë. Fute në qilar si një dhi...” shtoj ajo.
”Mos nxito...Një veprim i tillë dilte nga një rend rregullash që i detyroj koha. Po ndërruan gjërat më vonë! Po gjetke kam hallin...”
” E ai... Xheloja pra! Kur u mbërthye i tëri nga sklerozë cerebrale në moshën sikur unë afërsisht, i gjetur në kaos të mendjes, ua thoshte familjarëve: ” Vëni more pas vjetave. Do ngordhin...të mjerat” teksa i drejtohej djali i madh: “Tati! Nuk i kemi ka 20 vite ato. As stallën nuk e kemi më...!”
E ai me shikimin të tretur në një kohë të largët e të turbulltë i hidhëruar i kthehej: ” More batakçi! Zoti të mallkoftë! Nuk sheh vjetat në stallë! I lë të ngordhin...Hajvanët e bekuar!”
“Di përse të rrëfeva këte?”
Ajo rrudhi supët në shenjë mosdijtjeje të domethënies duke pritur sqarimin plotësues.
”Do bëjë të pamundurën t’i rrëmbej kohes që po vie mendjen esull. Di... të përfundoj ortekun duke e ndaluar në pikën që nuk është e fundit! Do ia shkurtoj ortekut rrugëtimin deri të pika ku do e çoj inercioni. Është ai një vendndalje i keq. E kupton se ç’dua të them!”
Ajo ia pohoj me kokë ndonëse ende se kishte kuptuar të plotë mendimin dhe kur më në fund e kuptoj ia këtheu: ”Po, po. Tani e kuptova mirë.
” E pra, pasi e kuptove të ta them:Unë, njëfarë z. Alberti që deshi të këthej boten përsëmbari, sikur nuk kishte tjetër për t’a bëjë këte, me gishta të shtrëmber e nyje të mësyera nga artriti reumatik. Unë do drejtoj me inercionin e mallkuar” ia tha me një ton mësyejtes duke i rënë me maturi me grushtë një cepi të tabakasë.
”E deri aty do përmbledhë vizionin tim jetësor dhe do ta lë pas. Ty...! Zonjës Drandofile! Metaforkes të jetes sime”
Pas pak shtoj: ” Di përse të dhash këte emër? E ke menduar ndonjëherë. Është paksa i pazakonshëm... “ pyeti
Ajo rrudhi supët dhe ia këtheu: ”Sigurisht që jo!”
“Unë të dhash një këte emërin se doja që në kopshtin në të cilin jetoja, të kisha një zbukurim mahnitës. Sikur ajo drandofilja aromatike e bardhë gufuese që lajmëronte se vie pranvera e ashtu meskine e e zinte bora të çelur. Nuk venitej. Mundte edhe dimërin ajo...”
”Z. Berti ky idhullzim... nga romantiket e more.Ndofta ke lexuar Petrarken... e Beatriçes! “ Ate ,, Sa e hijshme, sa e njerëzishme xhan/rruges tek njerëzit përshëndetë..” etj. Që më kanë ikur nga mendja. U ringjall talenti!”
Më pas duke vazhduar mendimin ia tha:
”Më ke zëvendësuar me tjetër person. Ndofta me Verën! Me ime më”
” Ajo-yte më, ishte pjesë e të qenëmit tim...dy zemra të zëna pisk që bënë një të qenëme bashkëshortore... Dhe ashtu, që të dy, deri në vdekjen e saj ndërtuam në dukje një romancë që herëherë errësohej nga katrahurat dërmonjëse. Po nuk zvogëlonin magjinë e romances. E bënin më të çmuar. Dhe po e nxjerra jasht atë intimitet, nuk do ndjehesha dhe aqë mirë. Po njëfarë versioni të saj do e lë në kujtim, të jetë sy për të parë të ardhmën e grackat që mund të sjell”
Bëri një pushim sikur t’i vinte e mundimshme të flas më shumë për këte.
”Jam me dy mendje tek kjo: nëse shkëlqimi që tani e mbaj vetëm unë në vete, t’a shpërndaj dhe tek të tjerët. Hezitoj! Druaj në mos më çon tek rrënkimi...”
”Kolorite... si një panel i begatë, ajo që the?” e pyeti Drandja pasi nuk e kishte të kjartë.
”Ndofta duhej t’a thoja romancë që i jep jetë kontrasti. Plotë grindje dhe çaste inspiruese!”
”Më takon të jap opinion për këte?” pyeti ajo.
” Jo! Për raportin bashkëshortor nuk lejohet gjykimi. Ate nuk mu d ta japin as vetë bashkëshortët. Është tepër delikatë e enigmatik dhe çdo opinion është i huqur që më parë! ”
Pejë-Kosovë-Mars.14

No comments: