Wednesday 10 September 2014

TË 43 PREFEKTËT E QARKUT TË VLORËS NË NJË SHEKULL

TË 43 PREFEKTËT E QARKUT TË VLORËS NË  NJË SHEKULL
Gëzim Llojdia
1.
43 prefektë nëpër udhë përshkimin 100 vjecarë të studiuesit Enver Memishaj Lepenica  nga vitet 1912-2012,  kanë qeverisur qarkun jugperëndimor të Vlorës.
Trandje historike megjithë  gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. Ato zbresin,në fakt varen nga mjegullinat nëpër kohën tonë,mbi 100  vjet më parë, zbradhen.Atëherë, Vlora në suazë të qafës së Topit  dhe detit ka  ruajtur formën  e vet,qyteti dhe qarku deri në kilometrin e fundit.Qarthuar brenda këtij elipsi gjërash,horizonti shfaqet në orbitë.Studiuesi Enver Memisha Lepenica  ka sjell dokumente të reja për ata që kanë qeverisur qarkun e Vlorës. Të 43 prefektët e qarkut të Vlorës.
Për 500 vjet llogaritet guaska  e rëndë e perandorisë osmane.
Gjatë kohës se pushtimit te Shqipërisë nga Turqia,shkruan E.M.Lepenica, Vlora ka qene nënprefekture (Kaza), qe varej nga Berati qe ishte prefekture (Mutesarifllek) dhe Berati vete varej nga Janina qe ishte vilajet.Sipas sistemit administrativ të asaj perandorie, në ndarjet administrative të sipërme, funksiononte një këshill i përberë prej nëpunësve të lartë, të vendit, dhe prej katër anëtareve te zgjedhur prej popullit me vota te tërthorta. Kjo forme e këshillit administrativ funksionoi afërsisht edhe në kohën e mbretërisë shqiptare. Në vitet e fundit të pushtimit të Vlorës nga Perandoria. Në vitet e fundit të pushtimit të Vlorës nga Perandoria Otomane,  thotë E.M.Lepenica,shërbyen në Vlore si kryetare bashkie:Në vitin 1900,            Shahin Kolonja. Në vitin 1902,       Ali Spahi Malindi. Në vitin 1905,   Ali Radhima. Ne vitin 1906 - 1908,   Abas Mezini. Në vitin 1908,Ibrahim Abdullahu. Në vitin 1909- 1912, Xhemil Bej Vlora.Në vitin 1912,Jakup Agalliu dhe kryekatundar.Ibrahim Abdullahu.
Në vitin 1911, para shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, prefekt i Vlores ka qene Ajet bej Libohova. Emërimin e tij prefekt e shpjegon Prof. dr. Pellumb Xhufi: "Myfit bej Libohova ka pare gjithnjë interesat e tij dhe asnjëherë interesat e atdheut të tij. Në vitin 1911, kur shqiptaret në Jug, morën armët dhe kërkuan lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, Myfit bej Libohova me ndjenja osmanofile dhe nën ndikimin e qarqeve shoviniste greke, ndërhyri për të sabotuar kryengritjen duke mashtruar me premtime krerët e sajë. Myfit beu që ishte deputet, i shkruante Portës: "Toskëria është me ju!" Për këto merita Porta e Larte pranoi të hapte një shkolle fillore ne Gjirokastër dhe te emëronte vëllain  e tij Ajet bej Libohovën, kajmekam, prefekt, të Vlorës"."
Me rënien e guaskës osmane kur pritej të ndodhte riparimi i kohës,vërshuan,fqinjët serbet,ushtri që infektonin vdekje. Pushtime  pushtuesish ndërmerren ekspedita ndëshkimore në tokat e shqiptareve.
 Grekët,malazezet, austro-hungarezët,francezët,italianët vërshuan nëpër kohën turbulluese të viteve ‘14-‘20,kurse në kohën pushtuese të luftës së dytë, fashistët e përtej detit dhe nazistët e Rajhut të tretë. Në këtë babiloni pushtuesish,pushtimet sillnin kohë të tmerrshme pushtimi .Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi. Në këto kushte, çdo popull do ta kishte  humbur toruan. Dhe e humbën mjaftë kombe. Ndërkaq mbijetuam  deri së fundit ata të Kosovës ,viti intervenimit të NATOS  ,përpara këtyre katastrofave,ku riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë,e shtuan qëndresën  duke shtuar edhe shumëzimin.
Duke vijuar më tej studiuesi Lepenica sjell kohën e shpallesh së indipedencës së shtetit :Pavarësia dhe hapat e pare te shtetit shqiptar. Qeveria e Vlorës proklamoi ne gazetën zyrtare te saj "Perlindja e Shqipërisë", dt. 22 nëntor- 13 dhjetor 1913,"Kanuni i përshtatshëm i administratës civile te Shqipërisë".Kanuni përcaktonte ndarjen administrative: prefektura, nënprefektura, krahina. Prefekti ishte titullari me i larte i prefekturës. Autori na sjell në vëmendje:Vlora është shpallur për here te pare prefekture, duke pasur ne administrim edhe Fierin, nga qeveria e përkohshme e Ismail Qemalit në vitin 1912 dhe po këtë vit u emërua edhe prefekti i pare i saje ne Shqiperine e pavarur, Refo Capari nga Cameria, i cili nuk mundi te arrinte ne Vlore per shkak te bllokimit te rrugëve nga Greqia, ne këtë situate u emërua Ahmet Durmish Xhafaj nga Karbunara e Vlorës. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit hartoi kushtetutën e pare te shtetit shqiptar qe u quajt" Statuti Organik i Shqipërisë" i përbëre nga 17 kapituj. Sipas kësaj kushtetute, vendi ndahej ne 7 sanxhaqe: Elbasani,Shkodra, Dibra, Durrësi, Berati qe përfshinte dhe Vlorën, Korca dhe Gjirokastra. Kjo ndarje administrative mbeti ne fuqi edhe kur erdhi në Shqipëri princ Vidi, pra Vlora ishte nënprefekturë, qe varej nga Berati. Ky veprim i revoltoi vlonjatet. Patrioti Muco Qulli aso kohe në Vlore shkruante: „Vlora pas shume te' mirave qe ka, kurdoherë e ka dëftyer sheshazi dashurinë patriotike dhe guximin trimëror. Vlora e përshëndeti, Vlora i tha tungjatjeta flamurit te shenjte" te Shqipërisë qe ishte kthyer prej Durrësit kryeunjur. Vlora i tha: lartësohu o shenje e bekuar e kombit".
Pavarësisht nga kundërshtimet me 25 prill 1914 u publikua ndarja administrative e Shqipërisë në shtatë prefektura: 1.Shkodra, 2.Elbasani, 3. Durresi, 4. Berati, 5. Korca, 6. Gjirokastra, 7. Drini. Vlora mbetej nënprefekturë dhe varej nga Berati si ne kohen e Turqisë. Me pas me datën 2 maj 1914, me urdhër te Mbretit Princ Vidit Vlora u shpall prefekture dhe prej asaj kohe mbeti e tillë.
Gjate kohës se pushtimit nga Italia 1915 - 1920.Vlora u pushtua prej Italisë me 25 dhjetor 1914 dhe gjate kohës pushtimit, aktet e prefekturës nënshkruheshin nga prefekti, këshilltari italian, sekretari i përgjithshëm Ali Asllani dhe prej Imer qe ishte caktuar si sekretar i këshillit administrativ; por që ne Këshill nuk ekzistonte, pasi vendimet dhe aktet e prefekturës interesin e pushtuesit Italian. Në prefekture, si përkthyes ishte një ermen i quajtur Enriko Komaski ish gjyqtar në kohen Turqisë. Rishpallja e Pavarësisë se Shqipërisë në vitin 1920. Në përfundim të Luftës së Pareë Botërore, shqiptaret për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi i fqinjëve, në janar te vitit 1920, mbajtën Kongresin e Lushnjës dhe bënë Luftën e Vlorës, 5 qershor deri 2 gusht 1920, duke rishpallur Pavarësinë Kombëtare. Ata formuan qeverinë me në krye Sulejman Bej Delvine dhe morën masa për riorganizimin e brendshëm të vendit.Ligji i pare organik "Për prefektin", u hartua ne vitin 1923. Prefekti sipas atij ligji varej nga Ministria e Punëve te Brendshme.
2.
Dokumenti më i rëndësishëm është jo vetëm jetëshkrimi i personaliteteve, që kanë udhëhequr qarkun jugperëndimorë, por edhe të dhënat, që flasin për :Prefektët që vdiqën në atdhe,prefektët që u pushkatuan pa gjyq dhe me gjyq. Prefektët që vdiqën në  burgjet komuniste. Prefektët që vdiqën në emigracion.Prefektët që ranë dëshmorë për lirinë e atdheut.
Në kategorinë  e parë studiuesi Lepenica ka përfshirë të gjithë  prefektët që vdiqën në atdhe. Lista që sjell  studiuesi E.M.Lepenica përfshinë:Ahmet Durmishi 1937; Rauf Fico 1944; Fehim Leskoviku 1954, i internuar; Osmen Haxhiu 1937, i persekutuar; Zenel Prodani 1969, i burgosur; Faik Bregu 1972, i internuar nga fashistet, i persekutuar nga komunistet; Halim Gostivari 1927; Rustem Ymeri 1972, i persekutuar; Rasim Kalakula 1938; Abedin Nepravishta 1975, i internuar nga fashistet, i burgosur dhe internuar nga komunistet; Abdurrahim Hoxha, 1946, i persekutuar; Tafil Boletini 1970, i persekutuar nga UDB-ja dhe komunistet shqiptar. Në një listë tjetër  janë përfshirë :Prefektët që u pushkatuan pa gjyq dhe me gjyq.
Në territorin e kësaj liste janë emrat :Qazim Koculi 1943,Niman Ferizi 1937, Qazim Bodinaku 1939,Zef Kadarja 1945,Lele Koci 1943,Vizhdan Risilia 1947.
Prefektët që vdiqën në burgjet komuniste. Qazim Kokoshi 1947; Ismet Kryeziu 1952; Sadik Metra 1955. Prefektët që vdiqën në emigracion.Refo Capari 1944; Nexhip Basha 1952; Bajram Fevzi 1928; Vasil Kalluci ?; Faik Quku 1963; Vehip Runa 1957; Ahmet Myftari ? Prefektët qe ranë dëshmorë për lirinë e atdheut.Johan Thomson 1914, Seit Qemali me te birin Sezaiun 1944, Dulejman Cela 1943.
Lista e prefektëve të Vlorës në 100 vjetët e fundit.
PREFEKTÈT E QARKUT TE VLORES GJATE 100 VJETEVE
                  1912 - 2012
N
Periudha 1912 - 1938, ngritja dhe konsoiidimi i shtetit shqiptar
Refo Capari
Camèri, 1884- 1944
Nuk e ka ushtruar detyren.
2
Ahmet Durmishi
Karbunare, Vlorc. 1872-1937
1912- Gusht 1913
Rauf Fico
Jemen, Arabi, 1881-1944
1.2.1914-30.4.1914 - 1925
Nexhip Basha
Peje, 1877 - 1952
1.5.1914-30.10.1914
Fehim Leskoviku
Leskovik, 1861 - 1954
Gusht 1913-1.5.1914
Osmèn Haxhiu
Vlore. 1885 - 1937
1.11.1914- 22. 2.1917
Seit Qemali
Kaninc. Vlorè. 1881 - 1944
22.2.1917- 1.9.1920
Qazim Kokoshi
Vlorc, 1882 -1947
15.6.1920-5.4.1921
Qazim Koculi
Kocul, Vlorc, 1883-1943
1921
Bajram Fevziu
Kolonjè, 1884 -1928
22.1.1922-10.8.1923
Zenel Prodani
Kolonjè, 1886-1969
1.11.1922
22.12.1927-25.8.1930
1
Faik Bregu
Libohovè, 1884- 1972
11.8.1923 - 11.10.1923
Halim Gostivari
Gjakove, 1878 -1927
18.1.1924- 30.6.1924
Niman Ferizi
Gjakove, 1892 - 1937
1.7.1924 -31.12.1924
Qazim Bodinaku
Tirane, 1894- 1939
Shtator 1922-1.11.1922
17.5.1925 -24.2.1926 - 1927
Dulejman Cela
Patin. Burrel, 1894 - 1943
Zévendès
1926 - maj 1926
Rustem Ymeri
Dibcr. 1897 - 1972
Mai 1926-23.12.1926
Vasil Kalluci
Lunxhcri, 1885 - ?
1.1.1925 -20.1.1925
23.12.1926-8.4. 1927
Rasim Kalakula
Gjirokaster, 1884-1938
9.4.1927»
Zef Kadare
Shkodèr. 1892 - 1945
22.12.1927-25.8.1930
Ismet Kryeziu
Gjakove. 1888 - 1952
1928 - 31.12.1930
2
Abedin Nepravishta
Kuc. Vlore, 1889 -1975
1931 - 10.9.1933
Sadik Metra
German, Mat, 1884-1955
1 1.9.1933 - 1936
Abdurrahim Hoxha
1878 - 1946
1937-qershor 1939
 Periudha 1939- 1944 pushtimi nazitashist
Faik Quku
Shkodèr, 1899 - 1963
.6. 1939-31.7.1941
Tafil Boletini
Boletin, 1888- 1970
1.8.1941 -30.10.1941
Lele Koci
Labovè, 1891 - 1943
19.1.1942 -5.1.1943
Veip Runa
Nivic, Kurvelesh. 1895-1957
1942
Ahmet Myftari
Mat, ?
6.1.1943 -30.9.1943
Vizhdan Risilia
Risili, Vlorc, 1900 - 1947
1.10.1943 -1.11.1944
Periudha 1945 — 1990, gjate  diktaturés komuniste
Periudha 1991-2012, gjate ndérrimit te demokracise
Bahri Shanaj
Gracan, Mallakaslér. 1943
1.7.1994-15.1.1997
Afrim Haci
Borsh, Sarandè, 1933
15.1.1997-31.5.1997
   Tare Hamò
Vlore, 1945
1.8.1997 -30.11.2001
Fatos Hamiti
Vlore. 1951
1.12.2001-9.5.2002
Shpétim Gjika
Vlore. 1962
10.5.2002-30.9.2003
Bashkim Habili
Gjorm, Vlore, 1955
1.10.2003 - 30.9.2004
Artan Nelaj
Vlorè. 1948
1.10.2004-10.10.2005
Kreshnik Alimerko
Vlorc. 1968
11.10.2005-28.2.2007
Dorotea Konomi
Vuno, Vlore, 1949
Zevendes
1.3.2007 -30.10.2007
Xhevair Rexhepi
Lepenicè, Vlorè, 1961-2008
1.11.2007-20.6.2008
Akil Danushi
Zevendés
21.6. 2008-31.8.2008
HasaN Halili
Dukat, Vlorè. 1943
1.9.2008-30.10.2010
Eduard Velcani
Berat, 1959
1.11.2010 -Vazhdon










3.
Një analizë e hollësishme e këtij botimi  meriton vëmendje. Është ky botimi i parë dhe i plotë për historikun e një institucioni të rëndësishëm si është ai i prefektit. Është ky botimi i parë dhe i plotë për historinë e prefektëve të qarkut të Vlorës.
 Çfarë ka sjell studiuesi E.M.Lepenica?Për herë të parë lexuesi njihet me personalitetet që kanë qeverisur këtë qark, brenda një shekulli ,pra që nga kohët kur u shpall independenca e shtetit deri në vitin 2012. Së dyti: janë dhënë të dhëna të hollësishme biografike për çdo prefekt nga kohë-ardhja në jetë deri në kohë-shuarjen definitive të tyre. Kjo frazë përkthehet: Autori ka gjurmuar çdo të dhënë nëpër arkiva, botime, muzeume . Çdo dokument gjendet në kohën duhur .Arkiva e një institucioni   është në një botim serioz :”Prefektët e Vlorës 1912-2012”.C
apitjet e studiuesve nëpër arkiva janë një ogur i mbarë për ardhmin  e këtij vendi .Fakti ,që nëpër arkiva sot gjenden pak dokumente tregon se memoria jonë ka  qenë e cunguar. Mjaftë dokumente, që mungojnë sot nëpër arkiva po plotësohen nga puna e studiuesve shqiptarë  si është rasti  i botimit :”Prefektët e Vlorës 1912-2012” i studiuesit Enver Memisha Lepenica.
4.
Dihet  se historiografia i referohet të dy studimit të metodologjisë së historianëve dhe zhvillimin e historisë si një disiplinë, dhe gjithashtu për një trup të punës historike në një subjekt të veçantë.Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore..Historiografia e një temë të veçantë mbulon se si historianët e kanë studiuar këtë temë duke përdorur burime të veçanta, teknikat dhe qasjet teorike.Cilat janë burimet historike ? 1.Burime materiale 2.Burimet e Shkruara, 3.Burimet gojore.Autori i ka përdorur mjaftë me efikasitete të gjitha llojet e burimeve ,gjë që ka siguruar një matërial të pasur .Ka mjaftë dokumenete të reja dhe të panjohura më parë.Sygjerim:Një botim kaq serioz  me të dhëna dokumentare përbënë një libër të pazvedësueshëm për arkivin e një institucioni.Ky botim fare mirë mund të futej në përdorim  në shkollat tona  në lëndën  historia e institucioneve të shtetit shqiptarë .Për të mëritur deri në këtë pikë,autorit i duhet sipas gjykimit tim, që në një ribotim të hiqte disa pjesë të tepërta të cilat  që më tepër janë qasje për një botim tjetër si dhe dhe dalin jashtë kuadrit për të cilit është ndërtuar ky botim.Kështu libri mund të filloj në faqen 15 duke hequr parathënien si dhe disa pjesë të tjera që i përkasin autorit  si dhe paragrafët në  faqe 117 kurt flitet për personalitetin e E.B Vlorës, varianti i ngritjes së flamurit.Burimi nga ku mund të jetë mbështetuar autori tregon se është i trubulluar. Autori   në botimin e dytë :kryetarët e bashkisë së Vlorës  ka një pasqyrim realist të kësaj figure për familjen e shquar Vlora,sigurisht dhe pinjollët e saj.Autori ndërkohë që i duhet të bëjë një kompromis me veten për disa ngjarje të cilat koha do ti gjykojë.Një libër  shkruhet për të gjithë  pavarësisht bindjeve politike dhe situatave  kohore që kanë rrjedhur .Ky sygjerim vlen për ribotimin nga autori,ndërkohë që ky botim përmban të gjitha kërkesat, për një libër historik i shkruar  me parametra dhe mbi të gjitha  përmban një studim të mirfilltë shkencor për personalitet që,kanë qeverisur prefekturën e Vlorës në një hark kohor, prej një shekulli.

No comments: