Roman
Fatmir Terziu
Dyert e bibliotekës u mbyllën dhe në një tavolinë të vogël, që qëndronte anash të tjerave me një tufë lulesh në cepin e saj, mbeti libri “Nudo Zyrtare” i Faruk Myrtajt. Monda Huta, e bija e deputetit të zonës zuri vendin e saj në një anë të stolit të vetmuar të parkut “Rinia” dhe iu kthye me një ton të vrazhdë katër femrave të tjera. “Unë para së gjithash e quaj këtë mbledhje “E Diela e Fjalës”, aq sa për ti vënë një emër. A jemi dakord me këtë pikënisje, ju lutem aprovojeni duke ngritur duart”.
Elisa Torpe la filxhanin e saj të kafesë mënjanë dhe u afrua të ulej më pranë saj. Sytë e saj bojëqielli tikluan sa gati u duk sikur u zgjua në çast nga gjumi, ndërsa trupi i saj i hollë u duk sikur u ngjesh njësh me trupin e Suzi Çepës, të bijës së Prokurorit, që ndodhej bri Fridës dhe Mendës. “Berta dhe unë ndoqëm mbrëmë të gjitha lëvizjet e Shefit të Policisë, Subit. Ne e ndoqëm atë deri në brendësi të asaj godinës gjatë gjithë kohës”.
“Çfarë patë juve, … atje?”,- pyeti Menda Bogja, duke injoruar habitjet e të tjerave, që mbetën me gojë hapur. Sytë e saj të ullinjtë diktuan një admirim për habinë e tyre të shfaqur.
“Titi e organizoi këtë mision, së bashku me atë gruan që quhet Rita Alko, që të na shpjerë ne tek dhoma sekrete prapa rrapave buzë Shkumbinit, ku duket se vetëm ajo pikë karburanti punon në funksionin e saj. Në derën e pasme kishte disa vrima të vogla që kishin mbetur nga tejtharja e dërrasës me nyje e gunga pishe dhe ne me pak vështirësi kishim mundësi të shikonim mjaft gjëra që na vinin në kuadratin e hapësirës ...
Lexo tek Fjala e Lire
No comments:
Post a Comment