Kristaq Turtulli
...nata e ndiqte pas, vraponte, shkelte nëpër terr...
Letë Sholla ishte vajza e tretë e të famshmit Kostello Sholla. Të pa përsëritshmit, karamele bërësit dhe shitësit. Bas baritoni i serenatave. Pijetari shembullor. I kudogjenduri i panaireve dhe aktiviteteve të ndryshme artistike. Karamelet e Kostello Shollës ishin të veçantat në të gjithë trevën, si dhe në trevat e shtetit fqinj. Karamelet e Kostallos ishin të shijshme, të ëmbla. Shumëngjyrëshe, më mente. Kostello ishte njohës i mirë i nektarit të luleve. Ai, me nektarin e luleve, përgatiste esencat e ndryshme të karameleve, të cilat i hidhte në kazan, përgjatë përgatitjes se brumit të karameleve. Kostello kishte përgatitur forma të ndryshme;fluturake, rrumbullake,zemrake,dredhrake, bastunakë. Në ritet fetare ai, prodhonte karamele të vogla në forme bajame. Në fejesa, ai përgatiste karamele zemrake. Në martesa, karamele me zemra të mëdha shumëngjyrëshe, me aroma dehëse. Kostello Sholla ishte hokatari, pijetari qejfpaprishur. Qejfliu i grave, dorëshpuari i burrave, zemërbardhi i fëmijëve.
Vite më parë, në përvjetorin e madh të një feste fetare,te një shenjtori. Festa organizohej në shtetin fqinj,por në realitet shenjtori dhe të gjitha ngjyrat festive ishin të vendlindjes se Kostellos. Sa herë dehej Kostello u a thoshte në fytyre:"More vëllezër, si shumë gjëra që keni ju këtu edhe ky shenjt është i yni. I di Kostello mirë këto punë. Ka studiuar Kostello më parë historinë dhe legjendën. S'ka gjë, ju e festoni dhe kjo është gjë e mirë dhe Kostello ju respekton shumë."
Si zakonisht u ftua dhe Kostello Sholla, të shiste karamele, të shijshme, njëkohësisht të demonstronte mënyrën e prodhimit të tyre. Çdo aktivitet pa karamelet e Kostellos ishte si gjella pa kripë. Vendasit e pritën Kostellon me zulmë dhe bujë. Ata i kishin përgatitur vendin, ku të flinte, si dhe ku të vendonte tezgat gjatë ceremonisë fetare, në krah të kishës, aty ku rruga ishte detyrimisht e kalueshme për të gjithë vizitorët. Kostello fjeti lehtë. Në mëngjes, hapi tezgat, vendosi letra të pastra, të lyera pakës me vaj arome, për të mos lejuar ngjitjen. Ai hapi karamelet, si lulet më të mrekullueshme të pranverës, së bashku me fluturat. Tregtaret e tjerë e vështronin me zili dhe mëri së bashku. Kostello ishte i çiltër, nuk i vinte re. Kostello Sholla shend e verë filloi të shpërndante rreth e rrotull karamele.
Atë vit Kostello Sholla, pati shitje të jashtëzakonshme dhe dehje të madhe. Paratë e fituara i bëri rrush e kumbulla;duke dhuruar grave lule, karamele fëmijëve dhe gota të mëdha me raki burrave. Ai vit ishte lavdia,xhelozia dhe gracka e tij. Mjalti dhe hidhësia. Të gjitha femrat i dhuruan puthje të nxehta, jo në faqe, por në buze. Me copëra fletësh të shkruara bukur, ku thuhej :Në mesnatë të pres.
Kostello Sholla u gjend në mëngjes, në shtratin e tij i zhveshur lakuriq, së bashku me një femër të panjohur, lakuriqe dhe ajo. Vendasit shqyen derën dhe hynë brenda gjithë zhurmë. Dhjetëra sy të egërsuar, nervozë, u ngulën mbi të.
"- Kostello, Kostello!"
Vajza kishte lëkurë tmerrësisht të bardhë. Ajo ngjante me shumë një lepurushe e bardhë. Syvegjël, si dy pika bojë të zezë. Hundë poçe dhe gojë katrore. Flokët e vajzës ishin gati pa ngjyrë, rendonin më shumë drejt të gjelbrës se shpëlare, të lodhur. Kostello kërkoi të ngrihej. Me njërën dore mbuloi trupin me çarçaf, ndërsa dorën tjetër e vendosi mbi dyshekun e fortë prej kashte
Dëshmitaret e mbytën njëzëri.
"- Qëndro aty"
Kostello lëshoi trupin të binte në dyshek. S'foli.
"- Të puthem Kostello, por jo të na marrësh nderë, - i thanë, - tani qëndro ashtu siç je, të vijë prifti t'ju martoje. S'ka dërç mërç."
Kostello më në fund hapi gojën, u përpoq të mbrohej:
"- More miq të mirë, si do më martoni kështu, - i a bëri ai, - hë, më thoni si?!Ku e njeh Kostello pijetari këtë femër. Kjo nuk ka as ndonjë bukuri të lësh mendtë. Prisni."
"- S'e njeh thotë, - ata zbardhen dhembët me dashakeqësi, - Nuk e sheh veten si je, i zhveshur gollomesh, si shejtan me brirë, Kostello. Keni bërë dashuri gjithë natën. Jeni zhgërryer në kashtë Kostello. Shihe veten, ti nuk di ku ke çarçafin dhe këmbët Kostello."
"- Prisni, martoni ose burgosni rakinë, jo Kostellon, - u lut ai, - unë nuk e kam prekur me dorë këtë femër, rakia ndoshta. Pyesni rakinë."
Vajza bardhoshe, vërtiste sytë sa andej këndej dhe ngjeshtë hundën poçe, mbas gjoksit të zbuluar të Kostellos. Ajo nuk ngjante si një lepurushe, ishte më shumë dhelpërushe.
"- Shko tutje, moj, që nuk ta di emrin. Pa më thuaj, mirë unë isha tape, ti çfarë ishe, shishe?!, - i thoshte ai, - thuaj të drejtën. Mos e korit Kostellon."
Ajo s'i kthente përgjigje. Filloi të qante dhe të mbështillej si mumie me çarçaf.
"- Qan dreqi, qan. Eh e lidhi Kostellon me litarë dhe qan tani, - pëshpëriste me vete Kostello, - më zuri magjia e puthjeve. Po ti moj që nuk ta di emrin, ku ishe, nga mbive?! Ç'e do Kostellon pa zemër, çe do?"
Ajo nuk fliste, vetëm qante.
Ashtu të mbështjelle me çarçaf, u vunë kurorë. I martuan. Vendasit i thanë, e urdhëruan prerë, pa i lënë kohë të mendonte:
"- Kostello!"
"- Hë, - ia bëri ai."
"- Puthe nusen."
Kostello përpëliti i humbur qerpikët, mori frymë thellë dhe hapi krahët, çarçafi ra përdhe, e zbuloi atë, disa zbardhën dhëmbët ai e ngriti me nxitim.
"- Daleni more të uruar, prisni,- foli ai, - unë nuk i a di emrin, si të puth? Si të thërras?"
"- Qenka ngopur menjëherë maskarai, ndaj nuk do të puthe nusen, - folën disa me zë të lartë."
I veshën me përdhunë me tesha të reja. Kostello vështronte me bisht të syrit vajzën. Ajo herë i dukej miushe dhe herë dhelpërushe,por jo lepurushe. Nuk i kujtohej ta kishte parë ndonjëherë dhe jo më pastaj të kishte biseduar, e aq më tepër të kishte bërë seks. Pëf. Kostello puthi plot femra atë ditë, i dëshiroi ato:bardhoshe, bionde, ezmere, brune. Këtë miushe, dhelpërushe, ndoshta nuselale, nuk mbante mend ta kishte puthur ndonjëherë. I futen në dhomë dhe i detyruan të flinin së bashku ligjërisht.
"- Më jepni të pi, që të hyj brenda, - bërtiste me të madhe Kostello, - nuk bëhet ajo punë esëll. Kuptoni. Isha i dehur kur m'u fut kjo në shtrat. Eh, e lidhen Kostellon e lidhen!"
"- Jepini raki, të dehet, të thyeje qafen, - thanë vendasit, - ai i martuar është tani. S'ka tërci mërci."
Kostello piu direkt raki nga gryka e damixhanit. I a krisi gazit, qeshi me të madhe, duke rrahur gjoksin me tërsëllëm.
"- Tani moj virane, jallane, tullane, - bërtiti ai, - prit, mu kujtua, oh, oh, dale moj, mos vallë Tula e ke emrin. Hë?! Më dukeshe me e bukura e botes. Hajt pra, le të kërleshemi në çarçafët e botës. Me unazat e botës. Me rakinë e botës. Kashta e botës. Nuk e di veglat a janë të botës. E kam fjalën për hallatet tona. Mirë, gjysmat janë tonat, pra hallati im, dhe gjysmat të botës,pra vrima jote provoluese, e ëmbël dhe e hidhur se toku. Le te bëjmë seks. Le të bëhet nami në qafë, në fytyrë, në gjirin e në shpellë të botës."
Kostellos, nëpër mjegull i u kujtua. Kjo femër flokë shpëlare dhe tmerrësisht e bardhë, i u qep atëherë, kur rakia i kishte bllokuar trurin. Ai u mbështet i tëri tek ajo dhe eci nëpër humbëtirë. Ata ishin vetëm dhe ajo e tërhiqte me durim nëpër shkallët e ngushta të shtëpisë me qira që i kishin dhuruar vendasit, për një natë. Ai nuk ishte i sigurte në kishte bërë seks me të apo jo. Atëherë si u gjend i zhveshur lakuriq, pa një leckë në trup!Mbi të gjitha nga u gjenden vendasit të dhomën e tij!
Në mesnatë, kur i doli rakia, Kostello donte të arratisej duke lidhur çarçafin në hekurat e dritares. Ai u përpoq të mos bënte zhurme, të mos zgjonte miushen, dhelpërushen, nuselalën, por ajo i mbiu e zhveshur lakuriq, me gërshërë në dore. Sytë e saj shkëndojinin si dy thëngjij të vegjël, të ndezur në errësirë. Ajo nuk fliste, hapte dhe mbyllte dy anët e gërshërës, si akrep.
"- He, më thuaj çfarë do, burrë, - pëshpëriti ai, - po burri do të ikë."
Ajo luajti kokën kërcënueshëm dhe filloi të priste çarçafin e lidhur. Kostello vështroi poshtë, po të hidhej do thyente kokën.
"- Na moj ti, Kostello është martuar me rakinë, qejfin, jo me Tulen. Lëre Kostellon të ikë. - i tha ai."
Ajo nuk po bënte shaka, po i hollonte çarçafin.
"- Shiko, moj. Eh, ç'më polli belaja, - foli i mërzitur Kostello, - na moj. A më do ti, a do Kostellon me gjithë raki? Më lër të ik, për atë zot!”
Ajo luajti kokën në shenje mohimi.
"- E do Kostellon ti?"
Ajo luajti kokën në shenje pohimi.
"- Shiko, e dashka Kostellon kjo. U lidhe Kostello. Mirë, Kostello nuk mban inat."
Tula luajti kryet e gëzuar, u përdrodh vërtet si dhelpërushe. Ai u ngjit ngadalë dhe hyri në dhomë. I tha vajzës të vishej. E lidhi nga e para çarçafin, duke vështruar Tulen që nga koka deri në këmbët dhe sharre rakinë.
"- E zunë Kostellon, - foli me vete ai, - se paku mban erë femër. Është i mirë Kostello s'të le kurrë në baltë."
Ata u kacavjerrën në çarçaf dhe humbën nëpër natë. Ai gati vraponte, dëgjonte pranë veshit frymëmarrjen e shpeshtë të Tules.
"- Le të jetë sikur e kam rrëmbyer, - foli ai, - të ngushëlloj shpirtin.
Ajo s'bëzante, e ndiqte pas si hije. Nata ishte e thellë.
Kostello e mësoi Tulen të punonte brumin e karameleve, por zënien dhe hedhjen e nektarit të luleve nuk i a mësoi kurrë. Ai e zbonte Tulen, kur përgatiste esencën. Punonte vetëm. Tula i a kërkoi. Ngulmoi. Ai e shtynte dita ditës.
"- Nektari është aroma, drita, ëndrra e jetës, - thoshte Kostello, - nektari dhurohet. As nuk merret dhe as nuk vidhet."
Tula i vodhi lirinë. Sidoqoftë ajo i dhuroi tre vajza. Të gjitha diçka gjelbëruake, si tre kotele. Kostello kishte krijuar tre trasta, fuste vajzat brenda, i hidhte në shpinë. Së bashku me to, bridhte fshat më fshat, shiste karamele. Vetëm e vogla, Leta ishte sikleti i Kostellos. Ajo i ngatërrohej ndër këmbë dhe gërmonte nëpër xhepa. Vajza i vidhte paratë. Kostello i mërzitur i a shkulte duart nga xhepat dhe tundte kokën trishtueshëm.
"- Mos bijo. Ajo, dhelpra Tule të ka mësuar të gremisesh në xhepa, është ves i keq dreqi- i thoshte ai, e shtonte rënkueshëm, - Ajo m'i zbraz xhepat natën,kur jam i dehur. E ti moj dhelpërushe e vogël, mundohesh të më ndukesh, ditën! Lërmë të qetë. S'i ke lënë gjë sat ëme. Shko luaj, shko."
Kostello thërriste vajzën e madhe, Danën, i jepte të holla për të ngrënë. Më pas i lodhur dhe i mërzitur drejtohej për në lokal. Ai pinte dhe qeraste të gjithë. Kostello dehej ditën. Ajo e tradhtonte natën. Kostello qante dhe qeshte përgjatë pirjes. Vetëm Dana, vajza e madhe i qëndronte pranë. Vajza e shkundte nga mënga dhe i përgjërohej të shkonte me të në shtëpi. Kostello e vështronte në drite të syrit dhe përmbytej nga lotët. Ai përgjërohej për vajzën.
Një ditë të ftohtë vjeshte, Kostello u gjend i vdekur, në njërën nga stolat e vjetër të lulishtes së qytetit. Kostello dukej sikur flinte. Ai ishte gjoks zbërthyer, ku në të, kishte qëndruar një gjethe e verdhe bliri, si medaljon i artë. Faqoren bosh të rakisë, e mbante të shtrënguar në dorë. Kostello ishte i ngopur, i dehur. Xhepzbrazur. Shpresëhumbur.
Tula nuk pranoi ta fuste në shtëpi edhe pse vajza e madhe lutej dhe qante me dënesë. Kostello kishte lënë dy gisht letër, futur në xhepin e brendshëm të xhaketës. E kishte gjetur Dana, por ajo nuk i a tregoi Tules. Kostello shkruante:
"- Në kapakun e dytë, sekret, të kutisë se madhe të karameleve. Unë Kostello Sholla, kam vendosur disa të holla. Janë kursimet e mija. Të blihet raki, të pinë, të këndojnë, të dehen, të varfrit, zemërbardhët, të gjithë miqtë e mi, përgjatë varrimit. Shpirti i Kostellos është avull rakie dhe frymë kënge."
Dana, vajza e madhe e përmbushi amanetin e të atit. Ajo duroi me gjakftohtësi, zemërimin dhe dhunimin e Tules. Rrugët u mbushen me njërës, që pinin, këndonin dhe kërcenin. I madhi Kostello edhe me vdekjen e tij e shkundi qytetin; dhuroi liri, dashuri dhe këngë. Bashkëqytetarët u mallëngjyen, mblodhën të holla, për nderimin e kujtimit, të thjeshtit Kostello. Ai s’ ishe vetëm karamele bërësi, shitësi. Ai ishte ëmbëlsira, mjalti. Ai ishte i varfri dhe njëherësh i pasuri i qytetit. Miqtë pinin, deheshin tek varri i Kostellos Shollës. Ai ishte dehja dhe dhembja. Besnikëria dhe tradhtia.
Tula mblidhte e nervozuar buzët edhe pse me paratë e dhuruar nga bashkëqytetarët, ndërtoi shtëpi të madhe dykatëshe. Tula s'e kishte dashur Kostello Shollën. Lakuriqësia e dikurshme e ishte trilli i parë dhelparak. Ajo kërkoi dhe krijoi vazhdimisht trille të tjera. Nuk ishte e vështirë t'i gjente. Të gjitha treteshin, harroheshin, banalizoheshin. Nuk ishte më një mizë dhe një grere..."

No comments:
Post a Comment