Wednesday, 18 March 2009

Rreth vëllimit më të ri poetik, me Lirika dashurie të poeteshës korcarë Raimonda Moisiu

Parathënie

Nga Prof.Dr.Sotiraq Temo


"Sikur s'më ke puthur kurrë..", është titulli i vëllimit më të ri poetik,me Lirika Dashurie - të poetes ,shkrimtares dhe publicistes korcare, Raimonda Moisiu,me banim në SHBA-ës.
Ndoshta fjalët e një poezie ngjajnë me tingujt e një kitare të largët, së cilës sa më shumë t'i afrohesh, ajo largohet.
Poezia, kjo magjistare që të josh me gjithcka, që nga sytë, buzët, r vecanta dhe hiret vajzërore,- ja këtë mision ka -të të magjepsë me dashuri.\Korcarja me banim në SHBA-ës, Raimonda Moisiu, që jeton mes gratacielave dhe ëndërron kalldrëmet e "Lagjes së Mirahorit të Madh", të cilët ia kanë dëgjuar klithmën e parë të jetës, e ka një plan, i dashur lexues. Me këtë vëllim, të dytin pas "Dashuria nuk ka emër", ajo do të kapë plot mirësi e elegancë nga dora dhe ti, si i joshur nga hiret e një dege me manjola të celura, do të shkosh thuajse verbërisht pas saj; në kopështin e saj poetik, që e ka krijuar një shpirt i rrethuar si nga një aureolë, plot tinguj të serenatave korcare
Secila poezi e Raimondës, ka të veshur një fustan të ndryshëm nga tjetra;fustanet e vecanta të endura nga secila natë pa gjumë.Poetesha hyn ndër kujtimet e veta, si mbetet e vetme, kur kanë fjetur të gjithë, atë e kundron që nga dritarja vetëm hëna, që vështron ato caste edhe atdheun e saj. Kujtimet e saja janë të ndryra me me shtatë celësa, rrijnë atje të freskët e të parekur, por asaj i happen, si të ishte një perëndeshë.
Dhe ajo ua dhuron të gjithëve, si duke hapur një valixhe me xhevahire.
Poezitë e Raimondës, janë plot ëmbëlsi dhe mëncuri: ato të elektrizojnë, të emocionojnë. Ato dallohen nga një mjeshtëri poetike e mendimi filozofik në momentin e ndarjes e takimit me natyrën, njerëzit e gjithcka që e rrethon.Ato kapin anë të natyrshme nga jeta, e shqetësimet e saj. Ato përmbajnë ëndërra, dëshira me rreze hënore e të mistershme sdi vetë dashuria.
Poetesha në mënyrë modeste, me këto vargje, jep kontributet e saja të vecanta në ndeshjen vigane mes egërsisë së jetës dhe ëmbëlsisë së saj.
rreth 10 poezi të këtij vëllimi deri tani janë kompozuar, orkestruar dhe kënduar nga mjeshtrat e serenatave korcare ,kantautorët e kompozitorët, Nonda Kajno dhe Mihallaq Andrea.

Libri ka 158 faqe.Botuar nga Shtëpia botuese "Argeta-LMG", me botues Z.Mehmet Gëzhilli.
Redaktor:Riza Lahi
Recesent: Faruk Myrtaj,Nonda Kajno

Grafika: Eva Kukaleshi, Majlinda Cami.
Kopertina: Kleida Maluka,

Parathënia u përgatit nga:
Prof.Dr.Sotiraq Temo,
Psikolog,
Universiteti "Fan Noli"
Korcë.

No comments: