Thursday, 11 April 2013

ENI VJEN PEJ ,CAMËRIJE








GEZIM LLOJDIA*





Parathënie



Dallëndyshe bukuroshe,që thua mijëra fjalë,

Dhe të kënda vahn’e lumën,që vjen me vrap e me valë,

A mos vjen nga Shqipërija ?Eni vjen pej ,Camërije

Me këto milëra fjalë e me gluhë Perëndije ?





N.H.Frasheri





Po shkruaj në hapësirë dhe në kohë. Nw hapësirën e faqe A4 gërmat gjëden në anë nga një germë, që formon fjalën Çamëri. Diagonalisht si një poezi.



C-amëria zemërbrengosur. Me rruzuj lotësh. Mbuluar Frugulluam dhimbshëm sytë.E masakruar. Verbërisht. E plagosur. Marrëzisht. O embrion i lules. Kurmi yt. Hapësirë gjeografike e pambarimtë. Nur i bukurisë. Vend thesaresh. Perla. Diamantesh. Ëmbëlsisht e ëmbël. E pasur. Bukurisht e bukur. Deti,që humbet në mugëtirë. Male mistere fshehur. Lumenjë ujëshumë. Katunde me xhami në mes. Mënga të arta si flokëverdha,Arta. E prerë nga trualli mëmë me kirugji të pamëshirshme. Tradhëtisht .Maskarallëkisht. Çmendurisht. Eksod biblik .Burra të vrarë. Pabesisht .Të dëbuar, të deportuar,mijëra.Gjenocid! Gjenocid! Gjenocid !



Dashuria humbi nën të zezë qerpik. Në zemër lotimi i fundit. Në ëndërr të gjumit. I deportuan çamët. Nga Camëria i ndanë. Nga Camëria i larguan njëqindëfishë.



A-ke dëgjuar të flitet për Çamërinë ?

I identifikuar kahëmoti truall shqiptarësh. Çamëria,hapësira gjeografike e këtij ````territori është faktor për klimën. Klima është mesdhetare në tërësi. Në bregdet e butë. E ftohtë në brendi.

M-alet. Po saktësoj vetem disa:

Për saktësi citojmë : Mali Klardhit 1500m. Margëllëç me dy maja .Flamur i madh. Flamur i vogël. Me emrin ilir Dimal. Mali i Trimit. Vërdhëli. Mali i ``Bardhë. Dulga. Kurila. Cuka e Palit. Malshinj. Shëndëlli. Mali Hilë.Murgu e Dhëmbasi. Mali i Glate...



E-ndërra që rri zgjuar. Çamëri.

Qytete të tërë që i mbushën me kolon,të sjellë tatëpjetë bregut. I kishin deportuar ```çamët .E murrosën . kështu Camërinë. Tokat e begata ua dhanë kolonëve. U munduan ti ````fshinë gjurmët e saj. Plagët gjak të saj. Por diku ka ngecur ndonjë emërtim. Sigurisht,që gjurmët e krimit dot nuk fshihen. Qytetet :Filati, Sajadha. Gumenica. Margëllëçi. Pargo. Paramithi. Ajdonati.Preveza………….E kam gjezdisur në këmbë Çamërinë .Kur u hapën kufinjtë në vitin ’91. Prevezën e kam vëzhguar nga ura me harqe. Kam parë nga kodrat qytetin. Një shtëpi çame. Në lartësitë 300 m. Shtëpia me fytyrë kah lindjes. Masiv agrumesh. Rrethuar. Kryesisht limona, portokall, fiq,ullinj. Limonët,ruanin erën, ngjyrën e mëngës së Artës. Plot lëngë në mes të gushtit. E vetmuar,gjysmë e rrëzuar shtëpia çame. Shtëpia ka qenë dy kate. Kati i sipërm gati rrëzuar. Ndërtuar më gurë të bardhë. Mbuluar me pllaka guri. Dyshemeja e katit të dytë ka qenë prej druri të punuar. Përpara shtëpisë një pusë. Në avlli ,një fik.Përmbi fikun,dergjej një hardhi. Një lloj rrushi që njihej si : larushi i zi.



R-ëket .Ujërat. Lumenjtë.

Ujërat që përshkojnë Çamërinë kanë burime në lindje. Derdhjen në perëndim. Kalamaj. Ishte një lumë shtratë gjerë . Një rrugë automobilistike i shkonte tek koka. Në veri një fushë më misër. Gjatësia e lumit kilometrike. Më e pakta 100 km. Burimin diku në veri të Janinës. Mirëpo,zgjatet e derdhet breg më breg,deri në Sajedhë,në detin Jon. Lumi zi ujëshumë. Lluri derdhet në gjirin e Prevezë. Tek ura me harqe. Kam vëzhguar Llurin. Zbriste që sipër,zonës malore.



I-dentifikimi i tij duhej të jetë diku mes Olicikës. Shtrati ishte gjithë zeje. Atë verë kthehej në një anë.Anës ,Llurit në hyrje të Prevezës, kopshtije. Rrepe të shumtë, pahemëdhenjë .

No comments: