Friday, 5 April 2013

NJE NDODHI NE KAFEN “KURSAl”



                
 Vapori i vogel “Santo Pastore”po futej ngadale ne gjirin ngushte te qytetit.
Avokati Bilbil Labi dhe doktor Polikron Rivani, kishin dale ne kuverte qekurse ne horizontin e kalter te  Adriatikut ishin dukur majat e maleve shqiptare. Per rreth anijes dhe siper direkeve te saj, vertiteshin si te  ndiqnin njera tjetren nje tufe pulbardhash duke leshuar kuitjen e tyre te vecante. Here pas here, ato leshoheshin pingul gati mbi kokat e dy shokeve, te cilet e kishin humbur shikimin tej mbi  kodrat e murme qe harkonin qytetin e vjeter.
            -Do isha kurioz te dija, zoti doktor, se cfare ndien brenda vehtes ne kete cast?-E pyeti avukati mikun e tij.
            -Non so kosa dire. – Ia ktheu shoku italisht dhe si u mendua nje cast me vetullat e ngritura, vazhdoi ne gjuhen e nenes: -ndoshta ndiej gezimin e kthimit ne kete vend te varfer, me diplomen e doktorit ne xhep…ndoshta, forca e kujtimeve pese vjecare nga Italia eshte e fuqishme e tani zbritja ne bregun e vendit tim te varfer do te me shkepute nga bota e madhe… Nuk di per zotin cte te them, por dicka ndiej…dicka te larme.
Tip i cuditshem do te mbetesh Polikron. Mua, qekurse ngrita kemben nga toka e huaj, ma mbertheu shpirtin emocioni i mallit per vendin tim.Tashti qe u afruam bregut, me duket sikur keto milje nuk do te mbarojne kurr. Nuk e mohoj edhe gezimin qe ti e the disi me egoizm, natyrisht, me vjen mire qe kthehem si njeri i ditur ne vendin tim, icili ka kaqe shume nevoje per arsim e kulture. Keto emocione duhet ti provoje cdo njeri qe kthehet ne keto rrethana, pas disa vitesh nga bota e zhvilluar, kurse ti?, cudi…-Doktori nuk u prek fare ngha fjalet e tij. I hodhi doren ne sup dhe i tha si me pertim:
            -Kush e gjeti peshoren egzakte te cudise i dashur avokat, secili cuditet sipas menyres se tij. Ne, kemi gati dhjete vjet prane njeri tjetrit. Qekurse jemi futur ne moshen e vetedijes, kemi diskutuar kushgedi sa here per ato gjera qe secili i kuptonte sipas kendveshtrimit te tij. Ti me shaje ne Rome kur  kthehesha ne mesnate nga ndonje lokal defrimi, kurse une cuditesha me ty, kur te gjeja te humbur ne te “Drejten Romake” apo neper librat e verdhura nga vitet. Une kerkoja ti merja dicka konkrete jetes, kurse ti futeshe ne zberthimin e filozofise se saj. Une isha i qete e i kenaqur nga ajo qe i merja castit, kurse ti, i shqetesuar nga qindra pyetje qe te dilnin nga filozofia e jetes..Profesoret te shikonin ty te menduar e me dyshim, kurse me mua pinin edhe ndionje gote vere apo nuk me vinin re fare.Shume debate kemi bere per pese vjet ne ate dhomen e vogel te pensionit ku flinim, por nuk i kemi ndryshuar po thuajse asgje njeri tjetrit. Ti vazhdon ende te cuditesh, kurse mua marja me seriozitet e me pasion i gjerave me lodh.
            -Interesant. –Tha si me vehte avokati me shikimin mbi molon e vogel qe po afrohej.

  Keshtu si ate dite, pese vjet me pare Bilbil Labi dhe Polikron Rivani, kishin marre udhe per te vazhduar studimet e larta ne Itali. Polikroni, ishte qytetar, bir i nje tregetari te mesem, kurse shoku i tij ishte fshatar.I ati i Bilbilit, kishte ne fshat rreth njeqind koke dele, nje pende qe, nja dhjete dynym toke dhe nje kafshe ngarkese. Me  ate kapital, ai kishte rritur tri vajza dhe dy djem. Fshatari, kishte zene miqesi me tregetarin nga qyteti, ne fillim i kishte njohur tregetia dhe me kalimin e kohes njohja kaloi ne miqesi familiare. Babait te Polikronit, iu desh shume kembengulje per ti mbushur mendjen mikut ne fshat per ta shpur njerin nga djemte ne shkollen e qytetit
            “Poo, kush do ta mbaje e ta shpjere me tej kete dore kapital qe e kemi vene me thonj me plaken more mik?” –I kishte thene bariu mikut nga qyteti.- Ti ke dy djem more Lace. Te madhin lere  bari e bujk, kurse te vogelit jepi shkolle, degjome mua, Bilbili eshte i zgjuar…mos e humb kot. Do harxhohsh nje cike, por me von do me kujtosh. Degjome mua, kush e di si vjen jeta a derebardhe” Kishte ngulur kembe i ati i Polikronit. ..

            Ne portin detar, te dy shoket i priti babai i Polikroni t, icili kishte marre karrocen me te mire te qytetit. Ajo dite ishte e shenuar per tregetarin e mallerave ushqimore. Djali i vetem, i kthehej doktor nga Europa. Po aqsa i biri, e gezonte ate edhe Bilbili, nga qe e mendonte si “ulli te mbjelle me doren e tij” Pas nje nate te gezuar ne shtepine e shokut, te nesermen, Bilbili u nis per ne fshatin e lindjes. I ati e pri ti me mall e me gezim te rralle. Beri darke te madhe dhe ftoi miq e shoke. Bashkefshataret ngrinin dolli dhe uronin djalin e shkolluar te fshatit:
            -Gezuar more biri i Laces. Te na rosh se edhe supet tona rriten, i miri eshte i te gjitheve, por ama te gjykosh mire, drejt e ndershem, e jo si puna e Kadiut. –I tha nje plak dhe e shkundi goten me fund.
            -Pse si i gjykonte punet Kadiu xha Selfo?-E pyeti kureshtar avokati.
            -Nuk e paske degjuar?,epo, ne shkolle nuk iu a thone keto gjera. Pa cka, Ja ta thote xhaxhai: Qe thua ti  more bir: Dy vete nje dite kishin  rar ne nje grindje te madhe. Vajten te kryeplaku, por kryeplaku e pa zahmet ndarjen e punes dhe i shpuri te Kadiu, qe hiqej gjyqtari i nderit dhe i vinte vulen te vertetes. Ai qe kishte te drejte i foli me zemer te hapur dhe e shtroi hallin mire e bukur. Te gjithsa ishin ne ate konak, u binden nga fjalet e tij. Kadiu shikoi me  rrepte ate tjetrin. Mirepo ai, i tha  Kadiut me gjysem zeri: I ndrershmi Kadi… une, sot ne saba kam hequr nje dhemballe dhe… nuk mund te flas dot, prandaj, te lutem merre kete defterin, ketu i kam thene te gjitha ato qe do ti thosha me goje. Kadiu e mori defterin dhe nisi ta shfletonte: nje flet, dy, tre, kater, pese. Pastaj ngriti koken dhe pyati fajtorin:
            -Keto mendime ke deri ne fund ti?
            -“siurdhro.Ashtu vazhdoj deri ne faqen e fundit. i tha ai.  Kur cte shikonin njerezit? Kadiu iu versul te ndershmit dhe i hodhi persiper njeqind faje. Te gjithe sa ishin aty mbeten te habitur: “More, cte ket thene ai kopuku ne ate defter xhanem”? pyesnin njerezit njeri tjetrin, por Kadiun nuk e pyeti njeri. C’ta pyesje, ai, ishte me i  besuari I ligjit. Por cfare  kishte ngjar ne te vertete? Ai fajtori, kishte futur ne cdo faqe te defterit nga nje napolon… Keshtu more bir, i  drejti e pesoi… Ee… ndaj te themi  qe te gjykosh me ndershmeri, se je rritur me ne, me halle, pas  deleve, packa qe more shkolle nashti.
  
   Ky episode, i treguar thjesht nga bariu plak, i beri pershtypje te madhe avokatit.  Pas nje muaji Bilbil Labi hapi zyren e tij,   gje  qe  u  njoftua edhe neper gazeta te kohes. Proven e pare avukati, e dha ne mbrojtje te nje punetori lekurash, icili ishte ne gjyq me pronarin e fabrikes.  Pronari  kishte bere per vehte trupin gjykues. Gjyqtari e sulmoi punetorin per ti ngarkuar fajin. Avokat Bilbil Labi, u ngrit ne mbrojtje, dhe pasi zbertheu ceshtjen dhe analizoi faktet, e rrezoi akuzen e manipuluar dhe e nxori punetorin te pa fajshem. Trupi gjykues mbeti ngushte, degjuesit ne salle nisen te zhurmonin te gjalleruar.Undeyi yemrat e verteta. Pronari i fabrikes, u ngrit dhe kercenoi punetorin, madje edhe avukatin e ri. Bilbil Labi i tha me gjakftohtesi:
            -Ju, mund te sillni shume shembuj per te treguar se punetoret jane fajtore, por ne kete rast akuza nuk qendron zoteri .

  Pas ketij gjyqi dhe cdo procesi tjeter ku avukat Labi  perfaqesonte mbrojtjen, emri i tij kalonte goje me goje dhe shkonte lart… Proceset gjyqesore per hasmeri, i ben avokatit pershtypje te vecante. “Hasmeria eshte zakon i pa dijes dhe varferise qe sjellin percarjen dhe vdekjen. U thoshte shpesh miqve te tij. Dhe iu vu punes per evitimin e hasmerive dhe pajtimin e gjaqeve. Ngjitej neper fshatera dhe ne bashkbisedim me fshatare u thoshte:”Vurini gishtin kokes, more vellezer, pa mendohuni mire e shikoni se c’gje e shemtuar eshte ti marrish jeten tjetrit dhe te shkaterroosh edhe jeten tende. Eshte turp e krim qe per nje gardh a per nje kec, te humbasesh jeten. Mendohuni mire se kete zakon barbar, na e kane nxitur armiqte e qeveritaret e keqinj, per te na percare  e te mos veme re padrejtesite e tyre.”  Njerezit e percillnin avokatin me dashuri dhe ai ndiente brenda vehtes gezim se i priste rrugen nje te keqje te madhe..

            Bisedat per avokat Labin ngriheshin nga shtresat e uleta te popullit dhe shkonin ne sferat e larta te administrates shteterore… “more ai avokat Labi, ka rene ne dashuri me drejtesine e kulluar…ka studjuar te dreten Romake, poo, mos kini keq zoterinj se do bjere nga kali, pasi e ka marre revan.- More mos ka par ender te behet debutet?,pasi e kane par te futet neper hallexhinjte. Ose mund te kete sjelle me vehte enderen e  lirise nga Europa”.-Thoshin te pasurit
            “Eh c’avokat eshte ai more vellezer, brisk e ka gjuhen. Me ate, o bjeri drejt o te nxori bojen, belaja u ka pjelle me te gjyqtareve mashtrues”…”e  more e, po sa do te qendroje ashtu se! sot e drejta te merr ne balle a derezi, kush e di si ja gjejn anen” Bisedonin keshtu njerezit e thjeshte. Brenda dy tre vjeteve emri i avokatit u perhap ne gjithe vendin.Nga  krahina te largeta vinin dhe i kerkonin mbrojtjen e tij per hallet e tyre. Gjykimi i konfliktit te fshatareve te fshatit Gufar me nje firme te huaj, ecila kryente punime kerkimi, kishte deshtuar tre here. Ne gjykimin e katert, gufarasit moren  avokat Labin per tu bere mbrojtjen. Ate dite per ndjekjen e ceshtjes  kishte ardhur edhe nje ekspert nga ministria e drejtesise. Ne salle ra heshtja dhe kryegjygjtari ngriti perfaqesuesin e fshatit per te shpjeguar kundershtimin aty ke e kishte lene ne seancen e fundit. I pari i fshatit jo vetem hodhi poshte pretendimet e firmes se huaj por edhe  akuzoi se ajo kishte dhene ryshfete neper zyrtare qe benin ligjin. Prokurori qe mbronte akuzen ndaj fshatareve, brofi me kembe duke i rene tavolines me grusht..  Ne cast nderhyri Avokat Labi”
            -Zoti prokuror, mbani seriozitetin zyrtar. Nervozizmi nuk eshte llogjike. Llogjika eshte thelbi i se vertetes, e , kush eshte me te verteten,argumenton, te bind, e te ben te dorezohesh, nuk ka pse i bie tyezes me grusht. –Ne sallen e mbushur plot ra nje heshtje e thelle.  Prokurori u mundua te vazhdonte ligjeraten por goditja e pa pritur e kishte c’orientuar. I derguari i ministrise mblodhi vetullat dhe hodhi mbi avokatin nje shikim te ashper.
                       
“Ky eshte avokat Labi…hej cdo veje sot. I tha dikush nga fundi shokut prane.
              “or ti ,po  c’ben keshtu ai, nuk e shikon  se nga i pelqen qeverise? “ nuk pyet ai more vella  se c’mendojne te tjeret. Ai shikon te verteten” –Iu pergjigj shoku. Bilbil  Labi vazhdoi mbrojtjen:
            -Ne baze te te dhenave qe disponoj une rezulton se deponimet e deshmitareve ne perkrahje te firmes se huaj jane te rreme, ose te manipuluara. Jane gjithashtu ne kundershtim me njeri tjetrin, me zhvillimin e ngjarjeve dhe me kohen kur jane zhvilluar punimet e firmes se huaj ne Gufar. Pra akuza nuk qendron. Ne baze te dokumenteve del se prefekti, sekretari i tij, si dhe kapiteni i xhandarmerise, jane te kompromentuar me  firmen e huaj ne kurris te fshatit Gufar. - Pas kesaj akuze, nderhyri me nje here i ardhuri nga kryeqyteti:
            -Ne qofte se nuk dispononi dokumente te plota per keto qe thate do te mbani pergjegjesi. Mos kujtoni zoti avokat se profesioni juaj del pertej ligjeve te mbreterise. –Avokati iu pergjigj me ze te qete:
            -Zoti i deleguar, perpara ligjit dhe perballe publikut, do benit mire te hidhnit poshte  argumentat e mia e jo te me kujtoni me prepotence ligjet, te cilat i njoh aqe mire sa edhe ju.
     –Kryetari i gjyqit urdheroi mbylljen e seances.. Ne salle u ndezen bisedat secili sipas qejfit. Ngjarja e asaj dite e mbushi kupen per avokatin. Aluzionet e ligjerates se tij shkonin me lart se prefekti dhe kapiteni i xhandermarise. Keto gjera i vuri re i derguari i ministrise, icili raportoi lart dhe pas tre ditesh emrit te avokat Labit iu vu nje pikpyetje me laps te kuq  ne ministrine e brendshme. Pas gjyqit Avokati u ngjit ne fshat per te pushuar, por atje ndeshi merakun e te atit:
     “Njerezit ne popull ta mbajn emrin ne goje per mire, por kjo pune nuk i pelqen qeverise, pa shikoje mire udhen more bir e pastaj hidh kemben. Nuk ja dalim dot me dovletin pac uraten.
 –Ke te drejte baba, por une kete zanat mora dhe ky zanat behet vetem me ndershmeri. –I tha Bilbili i menduar te atit,

            Teksa rrinte i humbur ne mendime ne zyren e tij, postjeri i solli nje leter.  Shoku i tij doktor Polikron Rivani, me te cilin kishte  gati nje vit pa u takuar, e ftonte ne kryeqytet, te kalonin sebashku dy a tre dite.
   Bilbili e gjeti shokun ne nje shtepi te vogel elbasance, te rrethuar me  peme  e lule. Avokatit  i ra me nje here ne sy komoditeti dhe kenaqesia qe kishte marre doktori nga jata, kurse doktori lexoi ne syte e shokut shqetesimet e profesionit te tij.

    -Je bere i famshem si jurist miku im. Kjo me gezon,por…megjithate, ke mbetur pedant, ekstremist. Kur ishim ne shkolle kete e mbuloje me shkelqimin ne mesime, kurse tashti  ne jete eshte e veshtire…Dashur pa dashur i shkakton vehtes shqetesime per te mos thene rreziqe. –I tha doktori me dashamiresi.
            -Per c’rreziqe e ke fjalen, i dashur doktor?- E pyeti  vemendshem avukati.
            -Ee… jo kushedi cfare, por…kam degjuar se me qendrimet e ashpra ne gjyqe, ke terhequr vemendjen e personaliteteve zyrtare. Mos ke ndermend te vendosesh drejtesine e kulluar ne kete bote cthurur? –Avokati e degjoi me vemendje dhe si u mendua nje cast, i tha:
            -Une jam jurist, pra zanati im eshte te luftoj me gjith ndergjegjen time qe e shtrembera te mos fitoje mbi te drejten, ashtu sic lufton ti, qe semundja te mos e munde te semurin
            -Ky krahasim calon e nuk…
            -Pse? –Ia preu fjalen shoku
            -Calon pasi ne drejtesi luan fjala, gjuha, kurse ne mjekesi…
            -E ke gabim  doktor, gjuha me fjalen u shkaktojne njerezve, bile gjithe shoqerise, dhimbje me te medha se rreziku i nje mikrobi qe mund ti shpetoje syrit te mjekut te nje pacient…
            -Lerna I dashur mik, Sot nuk dua te futemi ne diskutime  te tilla. Lere jeten te ece ne udhen e saj. Profgesioni im ka mjaft te ardhura per te bere nje jete te mire, ne krahasim me shumcen qe na rrethon.
            -Dhe kjo eshte e mjaftueshme per nje njeri me kulture?E pyeti avokati me nje shprehje te trishte ne fytyre.
-Eshte me mire te durosh dhe te jetosh se sa te ngresh krye e te vuash, per te mos thene me keq. –I tha doktori dhe duke i mbeshtetur doren ne sup, vazhdoi me ze dashamires:
-Bilo, mos kujto se une nuk i kuptoj gjerat, por njeriu me mend ne koke duhet ti bjere kalemit. Jeta nuk jetohet dy here. Pas gjykimit te ceshtjes se fshatit Gufar, ti kishe ndenjur me nje gazetar. Ne bisede e siper i kishe thene se pushtetit te mbretit i ka ardhur koha te struket ne Muze. apo jo?
-Po
-Ky eshte gabim.Nje avokat si ti qe me logjiken e forte ngre njerezit peshe neper gjyqe, nuk dhet te leshosh mendime te tilla, per te cilat mund te te hedhin edhe prangat.-Ashtu i rene ne  mendime, avokati i tha:
-E kemi biseduar edhe here te tjra kete ceshtje doktor. Ne qofte se ne natyren e njeriut nuk do te egzistonte ndjenja e guximit per te shprehur hapur ate qe e shqeteson, bota nuk do bente perpara as nje hap ne njeqind vjet.
-E shikoj qe nuk heq dot dore  nga ekastremizmi, por une si shok e vella, qe na lidhi jeta, te keshilloj te kesh kujdes. Te lutem per kete pasi ma ka porositur edhe babai. Ti mund te ushtrosh profesionin tend dhe te jetosh per bukuri, pa harruar thenien e popullit, mishi te piqet dhe helli te mos digjet
Ju falenderit ty edhe babait. –I tha avokai me medyshje
-Dalim tani, ndryshe do futemi ne bisedat tona te gjata qe na marrin kohen e shtrenjte qe iken. Ketu ne kryeqytet ka variacion, i dashur, jeta kalon me lehte. Sonte ka nje darke ne “KAFEN KURSAL”. Me kane derguar nje ftese ,tashti te dalim se me duhet te gjejm edhe nje ftese per ty. Doktori ka edhe paciente me pozita. Ngreu i dashur avokat te dalim.. Bilbili u ngrit pa deshire. Nuk ja kishte qejfi te shkonte ne lokalin ku mblidheshin inteligjenca e kryeqytetit. Pasi shoku i tij e siguroi ftesen, Bilbili i tha:
            -Pse na fut ne mejhane aristokrate, une erdha te rri me nje shok qe me njeh e me kupton, te bisedojme lirisht e pa doreza, te bejme nje shetitje bashke, apo te rrim aty ne dhomen tende. Per kete kam nevoje une…Mesa duket me ka marre uria per biseda te lira e te gjera, dhe kjo eshte rjedhoje e nje krize personale per te mos thene shoqerore.
            -Te lutem moa na mbyll ne dhomen e bisedimeve, mos ma prish te lutem, per hir te miqesise tone. Do te njoh me njerez interesante.Atje mund te gjejm edhe ate gazetarin, eshte njeri i mire. Te siguroj se emri yt nuk eshte i pa njohur per shumicen e njerezve qe mblidhen aty. –Nguli kembe doktori
            -Ti pak me pare me terhoqe vemendjen si njeri qe kam fituar urrejtjen e sferave qeveritare, nuk i ruhesh kompromentimit per vehten? –E ngcmoi avokati.
            -Oh jo miku im  nuk besoj se punet kne shkuar kaqe larg.Une kam deshire qe ketu te mund te te njoh edhe me njerez  qe nuk i duam por na duhen, nuk dihet si vjen jeta, pse te mos kemi ndo nje leter ne dore. I tha doktori dhe me keto fjale ngjiten shkallet e pakta te lokalit “KAFE KURSAL” Salla ishte zbukuruar si rralle here. Lart, ne krye ishte vendosur nje porttret ushtarak i  mbretit Zog. Ne tryezat e kreut kishin zene vend ministri i brendshem,, ai i arsimit, i puneve botore,prefekti i qytetit dhe komandanti i xhandarmerise. Ne tryezat e tjera ishin ulur debutete, sekretare te larte ministrish,bejlere dhe tregetare te pasur, Dy shoket zune vend ne nje tavoline ne te djathte te hyrjes. Prane tyre u ndal nje meso burre me  nje trup mesatar e te mbushur.Doktori u ngrit me respekt dhe beri prezantimin:Zoti Telat Veziri kryeinspektor ne ministrine e arsimit, zoteria eshte avokat Bilbil Labi
-Si? Avokat Labi yoteria, gezohem,-Th ai dhe i zgjati doren –Doktori iu pergjigj interesimit dhe i uroi shendet.
            -Shendet e mbarevajtje te kini ne jete avokat…kam degjuar per ju
-Shpresoj te kini degjuar per mire. –E  ngau jo pa qellim doktori.
-Epo… per avokatet ka gjithnje vleresime te ndrushme
-Natyre  profesioni,- _Nderhyri doktori
          
      Kryeinspektori zuri vend me tej dhe pasi u rehatua i hodhi perseri shikimin avokatit, Me pas, doktori, e njohu mikun me nje debutet nga veriu. Kur prane tryezes se tyre kaloi nje burre i moshuar me trup te gjate, me bark te kercyer mbi rryp dhe me nje xhamadan te qendisur me fije ari, mbi te cilin shtrihej terthor qosteku i ores se arte. Doktori u ngrit dhe e pershendeti gati me perkulje.
            -Po ky, kush eshte doktor?E pyeti avokati,pasi ai u largua
            -Eshte Qeramudin beu, eshte injorant i madh, por ka  njezet fshatera ciflig.
            -Prandaj iu perkule aqe shume? E pyeti Bilbili me fytyre te rrudhur.
            -E kam klient timin dhe kur me vjen per vizite e qeth me gershere te trasha, Ja ktheu doktori i qeshur.
            -Brenda kater vjetesh qenke bere kaqe materialist doktor?
Jo aqesa mendon ti i dashur, por  degjo se cfare do na thote ministri i brendshem. Ne sallen ku ndjehej dukshem era e porfumeve te yonjave, ra heshtja. Ministri i brendshem hapi mbremjen e organizuar me rastin e pervjetorit te hipjes ne fronin e Shqiperise te mbretit Zog. Ai, foli per jeten, mencurin e trimerit e mbretit ne betejat deri prane fronit, per shpetimin e Shqiperise dhe shqiptareve, per paqen dhe qetesine qe gezonte polli.  Nje tregetar shkurtabiq, bertiti, rrofte mbreti, pas tij shperthyen duartrokitjet. Bilbil labi levizi perplasi nja  dy here duart.
-Duartrokite per veprat e mbretit? E ngacmoi prane veshit doktori.
-Jo duartrokita per drejtesine qe mbreteron. –Ia ktheu shku me ironi. Ministri ngriti dolline per lartesimin e mbretit dhe gotat e kristalta cukiten njera tjetren. Nga tryeza e kreut u ngrit nje debutet icili me goten plot uroi me ze te larte:
-Te rrnoje ne jete te jeteve naltmadhenia e tij, se pasha diellin, pa ate, nuk do te ishna sonte ne kete salle
            -Te lumte goja or Preng. –Ia priti qe tej i mallengjyer nje bajraktar me gjoksin e mbuluar nga nje xhamadan arqendisur.

Avukat Bilbil Labit, iu shfaq pa pritur aty ne sallen luksoze fytyra e bariut plak, qe i kishte treguar historine e kadiut. Per nje cast ju duk sikur aty e rrethuan fshataret e thjeshte e te munduar qe me aqe sinqeritet i shfaqnin mendimet mbi hallet e jetes.  Veshtroi nje cast ministrin e brendshem tek rrinte i fryr si gjel deti, e ktheu shikimin te fytyra dinake e komandantit te xhandermarise, te prefekti gaztor, pastaj mbi bajraktaret kokoroshe dhe mbi nja pese tregetare qe po ndanin letrat e pokerit mbi nje  tavoline ne qoshen e majte te salles. “Keta perfaqesojne pushtetin e mbretit? I mjeri ky vend” mendoi me vehte.
    Debuteti icily kishte ngritur dolline per ymerin e mbretit, u ngrit perseri me kembe. Ne faqe i rridhnin lote. E kishte zene rakia dhe ashtu i mallengjyer nga dashuria per lartmadherin, me kot kerkonte fjalen ne sallen qe zhurmonte
            -Ku na solle more Polikron, pash zotin. –I tha Bilbili
            -Sheet, se na degjojne keta prane
            -Ngreu te dalim
            -Ku te shkojme?
            -Jashte, ne ajer te paster, po me zihet fryma
            -Eja ore ne vehte e mos na fut ne goje te liga, Duro te shkreten dhe pake. –I tha doktori

Nder kohe neper tryeza kaloi nje pershperitje dhe ne salle u vendos qetesia. Ministri i brendshem  ishte ngritur me kembe me nje gote me vere ne dore.
     Zonja dhe zoterinj- Tha ministri dhe pasi ngriti lart goten e kristalte, vazhdoi:
            -Punet e shumta qe dalin nuk me lene te qendroj me gjate ne kete mbremje te gezuar, prandaj me lejoni te ngre kete dolli: Rrofte ne jete te jeteve dielli i shqiptareve ,lartmadheria e tij mbreti qe i solli kombit dritdhe, dituri  e perparim
            -Rrofte
            -Urraa
-Ju lumte goja zoti minister.- Therisnin njerezit te ngrohur nga pijet. Mbi ate zhurme u ngrit nje ze:
-Me lejoni zoti minister
             -Mbani qetesi zoterinj. – Tha ministri me shikimin mbi avokat Labin
             -Cfare kerkon te besh?! –I tha Polikroni prane supit i  tronditur dhe e kapi per bryli
            -Me ler rehat tashti qe me solle ketu, avokati ka objeksion. –I tha shokut ngadale Bilbili. Heshtja kishte rene ne salle. Keshilltari i ministrise se drejtesise, dicka i peshperiti ne vesh ministrit te brendshem
            -Urdhroni zoti avokat, perse e deshet fjalen . –E pyeti  ministri
            -ME QE ESHTE  PROVUAR  PER FAT TE KEQ  TANIME SE TE GJITHE NJEREZIT JANE TE VDEKSHEM,  SI DO TI VEJE HALLI KOMBIT PER PERPARIM E DITURI KUR MADHERI E TIJ TE NDROJE JETE?.-E pyeti avokati…Fytyrat e shendetshme te pjesmaresve ne gosti mbeten te ngrira. Nga kreu i tavolinave, dikush bertiti: tradhetar. Ministri i brendshem, icily nga e pa pritura kishte mbetur ngushte, e mblodhi vehten dhe me shikimin e terbuar mbi avokat Labin i tha:
            -Do interesohemi qe ju te mos e vuani ate dite te zeze zoti avokat
            -Nuk me kuptuat zoteri, nuk e kisha hallin per vehte, po per kombin qe pret diell e dituri. – Ministri i mugetuar urdheroi:
            -Perjashta tradhetar
            -Te arrestohet.-U ngriten zera isterike. Disa u bene esell fare. Debuteti i dehur kishte marre pamjen e nje te marri

  Bilbili doli nga salla i ndjekur nga zhurma, por pa zbritur ende shkallet, degjoi pas kraheve nje ze te ashper:
            -Ne emer te drejtesise jini i arrestuar, avokat Labi. Ai pasi u hodhi nje shikim te ftohet dy oficereve te xhandarmerise qe e vune ne mes, u tha:
            -Mos e ngaterroni drejtesine me derrat e kafes Kursal, beni punen tuaj.

Skandali i Kafes Kursal u hap ne te kater anet. Emri i avokat Bilbil Labit kaloi goje me goje,nga njeriu me i thjeshte e deri te vete mbreti…Dhe njerezit neper rruge peshperisnin me frike: “Si  do bejme per drite e dituri kur te na lere mbreti?”

          Avokat Labi, ne castin qe ecte ne mes te dy oficereve te xhandermaris as qe i shkonte ne mendje se do ta denonin me burgim te perjetshem. Por ngjarjet rrodhen ndryshe, revoltat popullore u ndezen ne kater anet dhe avokati do mund te dilte nga burgu me mendimin se individi ndihmon ne progresin shoqeror, vetem atehere kur futet ne gjirin e masave qe mbartin mbi supe ngjarjet e medha historike. Ne burg ai u njoh me komuniste, dhe pas ikjes se mbretit me turp, kur Italia pushtoi vendin tone, avokati punoi dhe pake kohe ne profesionin e tij dhe me pas u pa maleve me pushke ne dore, ne lufte per barazine e vertete…
                                                                                               SIRI SULEJMANI
            
 Shenim i autorit: Ky tregim u botua ne muajt e pare te vitit 1981 ne vellimin me tregime me te njejtin titull. Titulli origjinal ishte:”SKANDALI NE KAFEN KURSAL” icili u hoq nga redaksia.Nga vellimi u hoqen rreth 40 faqe ne kundershtim me deshiren e autorit. Ukerkua te hiqej edhe ky tregim “si i pa vlere”por autori kembenguli deri ne terheqjen e librit,icili ishte futur ne plan.Ndonse ky ishte vellimi i gjashte, pas tij autori me kot u orevat te botonte me tej. Pergjigjet e redaksise ishin sa qesharake por edhe te rrezikshme, pasi theksohej se “NE PSIKOLOGJINE E PERSONAYHEVE TE TREGIMEVE KA NJE FARE MLLEFI GJE QE NENKUPTON MANGESI TE FORMIMIT IDEOLODJIK TE AUTORIT ” Keshtu une nuk u takova me me shtepine botuese “Naim Frasheri” Hallall  e patshin te vdekurit dhe te gjallet.,,, Jeta vazhdoi ne rrjedhen e saj. ndonse rreziku me ndoqi pas, une kisha nje gezim ne zemer pasi me pyetjen kategorike te avokatit per vdekjen e” mbretit” kisha hequr nga shpirti alergjine qe kisha  ndaj  hosanave absurde per njeriun tabu… Gjithsesi do kalonin plot nemte vjet kur do me duhej te paguaja nje kosto tronditese perballe akuyes “ armik i parties dhe i sistemit” ne katin e peste te hotel turiymit te qztetit te Beratit ku nuk di pse me shpune aqe larg!!! Renia e afert e regjimit totalitar beri qe mos te takoja fundin e se keqes. Kam qene edhe jam me mendimin se nepermjet artit dhe letersise ne cdo kohe, cdo sistem eshte sfiduar. Madje per cudi veprat me te fuqishme kudo ne bote jane krijuar ne kohe diktaturash. Mesa duket ndrydhja e ben njeriun te shpertheje pa u kujtuar se mund te humbase edhe ate qe nje here humbet…                                                 

No comments: