Thursday, 11 April 2013

Poemë kushtuar Koshares





Sejdi BERISHA:

KUFIRI I DRITËS

-Poemë (si popullore) kushtuar Koshares-



Heu Prekaz o histori,

Eu Gjllogjan o trimëri,

Oj Koshare oj vendosmëri,

Na nderuat e na bashkuat,

Për t’luftuar për t’u çliruar,

Për ta hequr ndryshkun dhe hirin,

Për ta thyer e për ta shlyer edhe kufirin,

Të kësaj toke – Iliri,

Këtë e bënë djemtë trima për liri.



1.

Një djalë nga Zhegra e Gjilanit,

Me shpirt poeti, piktori por edhe luftëtari,

Ky është Agim Ramadani,

Bën dritë në Dukagjin ndër të parët dhe i pari.

Ky artist e poet,

Artin dhe poezinë e kishte zgjedhur rrugë të vet.

Këtë e kishte me gjithë mend;

Në pikturë e në pëlhurë,

Shprehte vizionin e ardhmërisë,

Kështu, në vitin 1998 u bë anëtar

I Akademisë Evropiane të Arteve.

Ishte kjo një dëshmi,

Sa kulturë dhe në shpirt kishte madhështi,

Kishte marrë edhe Medaljen e Art Grand-Prix.



Por, dielli, drita e liria,

Përcjellë e kanë me zërin e porosisë,

Që t’ia kthejmë dritën Dardanisë.

Dhe Agimit, të madhit trimit,

I trokasin vargjet që i shkroi;

“Një jetë tjetër” e kishte pagëzuar librin,

Në mars 1998 në Gjocaj-Jasiq,

Kishte thënë pa luftuar nuk bën hiq.

Pikturoi, shkroi poezi dhe luftoi,

Të gjitha këto sa mirë u koordinuan,

Në Brigadën 138 sa shumë u tubuan;

Në Koshare ia kanë mësyrë,

Aty është një kufi që duhet thyer,

Se çka s’ke ndi’ e çka s’ke pa’

Nuk ka mundur për t’u takuar

Vëllai me motër, motra me vëlla

As s’kanë mundur kurrë më u pa.

Andaj, këtu në Koshare

U këndua, u luftua…

Sa n’Rrasë të Zogut e sa n’të Koshares,

Sa në Vrojtore, te Lisat e Zi,

Vende këto që me shekuj janë n’histori.



Vjen Agimi me shokë t’vet,

Si strateg kurrë pa u mbërthyer,

Kishte ardhur koha kufirin për ta thyer.

Me nëntë prill ’99,

U gëzua toka edhe qielli,

U hoq guri, rrezoi dielli:

Në Koshare histori,

Edhe luftë edhe madhështi.

Por, dy ditë më vonë,

Edhe më shumë trimat po luftojnë;

Më njëmbëdhjetë prill,

Ushton Kosova, dëgjon Malësia,

Tek fillon jeta dhe pavdekësia

E një djalit, e një viganit,

Përjetësia e Agim Ramadanit.

Pushon pak poezia, edhe brusha për pikturë,

O, Agim sa i madh je,

Në Koshare u bëre dritë e pashuar!

U varrose në Bajram Curr

Për t’mos vdekur kurrë.

Do të këndohen këngë

E do t’shkruhen poezi pa pushuar fare

Agim Ramadani është fanar në Koshare.

Duke shkruar këngë e poezi,

Gjeneratat do ta kanë lakmi!



2.

Në Koshare e në Dukagjin,

Këtë gjithkush mire e di,

Kanë luftuar djemtë e Kosovës,

Edhe ata që ia diten vuajtjet e saj.

Ndër më t’parët ishte djalë azgani,

Adem Bajram Selmani – tropojani.

Gjithmonë trimat në Tropojë,

S’kanë duruar pranga as robëri,

Këtë Ademi e dëshmoi:

Kurrë nuk iku as nuk shkoi.

Në qershor ‘98

Ra dëshmor për Kosovë dhe liri,

Shumë të tjerë vijnë pas tij.

Janë do fshatra edhe n’mal edhe në vrri,

Kanë djem trima

Që nuk e bëjnë dert jetën për liri.

Te Juniku, aty është Jasiqi,

Ku gjithmonë i bëri ballë armikut,

Ka djem që bëjnë mrekulli

Siç është Avdyl Ali Jasiqi.

Ky djalosh kurrë s’kishte harruar

Se si familja gjithnjë i ishte keqtrajtuar.

Kjo e kishte godit gjithnjë Avdylin,

Dhe, në mars 1998 bëhet ai i mirë ushtar,

Katër muaj rresht asnjëherë pandarë

Bënte luftë në Junik e në Jasiq

Me armik, me paramilitarë.

Me njëzetë e tetë korrik ’98,

Fusha e minuar në vendin Zhare

E bëri Avdylin yll të lirisë,

Kështu lufta ia nisi,

Seç krenohen prindërit Ali e Zize Jasiqi.



3.

Është një ditë historike,

Që nuk shlyhet kurrë,

As sot e kësaj dite:

Më nëntë prill ’99,

Kështu kjo datë kishte qëlluar

Të hiqet një gur ogurzi

Në tokën shqiptare-Iliri.

Janë do trima në Koshare,

Që për jetë nuk lodhen fare.

Në këtë betejë patën privilegj

Që të bëhen dritë e pashuar:

Agush Loku, Rifat Çelaj e Ramiz Krasniqi,

Rrahman Tafa e Bashkim Jasiqi.

Mos u mërzitni për ne, o djelmni,

Por vazhdoni luftën për liri

Sikur kështu thanë këta trima

Zemër lua e të shpejtë si vetëtima.



Abush Loku i Kotlinës së Kaçanikut,

Me familje dhe historikisht

Kishin shpirt lirie dhe të tilla aspirata

Të gjithë përherë

Merrnin pjesë në protesta dhe n’demonstrata.

S’bënte punë të punosh as mekanik,

Thoshte Alushi

Se çdo kund ishte nga një armik.





Në fund t’janarit ’99 ai shkon në Papaj;

Edhe aty si mekanik por edhe si ushtar,

Ishte përcaktuar të jetë atdhetar plotësisht,

E kishte kryer edhe kursin tankist.

E kishte Agushi një dëshirë si shumë të tjerë,

Ta thyejë kufirin shqiptaro-shqiptar,

Më nëntë prill ’99 hyn n’histori,

Bien dëshmor duke e asgjësuar një kufi.

U varros në Bajram Curr

Për të mos vdekur kurrë,

Por e kishte një porosi pa të keq as panik

Që të prehet në Kaçanik.

Tash Abushi atje bën dritë,

Natë për natë e ditë për ditë.

Po këtë ditë

Nuk po ndahet as Rifat Çelaj.

Djalosh ky i Leçinës së Skënderajt,

Pa i bërë as njëzetë vjet

Shpirtin e kishte të madh dhe aspak të qetë,

Në fillim me përtesë dhe mallëngjim,

Merr një rrugë plot mundim.

Është nisur djali për Gjermani,

Por kur arriti Rifati n’Hungari,

I thotë shpirti shpejtë kthehu për në Shqipëri.

Atje të presin shokët e lirisë,

Që donë t’ia kthejnë dritën Dardanisë.

Më katër mars në Papaj arrin Rifati,

Aty vendoset sepse vedit s’i gjet qare,

Për t’u kyçur në Brigadën 138 në Koshare.

Mirë ia dinte hujin mitralozit të këmbësorisë,

Me vullnetin e zemrës t’atdhetarisë.

Nëntë prilli ishte edhe i tij,

Pa caktim as ditë kohore,

U bë dritë në Vrojtore.

Nuk mendonte për vetveten,

As për t’ia dërguar familjes

Në vend të lajmit zi një urim,

Por qante për dy shokët

Dhe për komandantin Bashkim.

Thotë Rifati: do t’na shihni

Si dritën deri në qiell këtu n’Koshare,

Pra, këndoni prore

Edhe për t’Koshares Vrojtore.



Lëshon zërin Rrahman Tafa:

A po mbahi more djem;

Sot e thyem një kufi.

Mos u mërzitni se jemi bashkë,

Tash nuk jemi të ndarë;

Do të pushojmë e do t’këndojmë për lirinë,

Kështu ecën për atdhetarinë,

Thotë ky djalë i Carralevës,

Nga familja me traditë,

Edhe për luftë edhe në demonstrata,

S’u hamend as nuk u korit.



Në trazirat e vitit nëntëdhjetë

I vëllai, Aliu bëhet dëshmor,

Ka të tillë shumë në Kosovë.

Por, të flasim edhe pak për Rrahmanin,

Lë katër fëmijë dhe emigron,

Por malli për liri asnjëherë s’e lëshon.

S’është mahi kur ke vullnet për liri;

N’Grykë të Carralevës, në Llapushnik,

N’Grykë të Rancës dhe n’Qafë të Duhles,

Fortë ia shtrëngojnë këmbëzën pushkës.

Shumë aksione për liri;

Për të bërë edhe më shumë,

Rrahmani me njëqind e njëzetë të rinj

Vendos si kurkushi

I bashkohet komandant Mujë Krasniqi-Kapuçi.



Duke sjellë armatim,

Dikush merr plagë e dikush s’ka shpëtim;

Njëmbëdhjetë prilli ishte ditë e veçantë fare

Çdo gjë është lëkundur në Koshare:

Bie Rrahmani – bëhet dritë.

Bie edhe një meteor në këtë ditë

Ishte i përgjakshëm ky mejdani

Aty prehet edhe Agim Ramadani.

Ishte betejë te Rrasë e Koshares,

Gjaku i tyre ia shton vlerën

Edhe tokës, edhe farës.

Ra Rrahmani, bën dritë Agimi

Bën roje edhe Ahmet Isufi.

Është shumë nderë,

Për t’u prehur në këtë tokë

Tash Rrahmani në Carralevë

Përgjithmonë pushon me shumë shokë.







4.

Në këtë datë madhështore

Shokëve t’vet nuk u ndahet Ramiz Krasniqi,

Por as Bashkim Ramadan Jasiqi.

Ramadani si luani:

Jam nga Deja e Rahovecit,

Jemi shtatë vëllezër

Që kemi zemër e vullnet,

Për Kosovë të gjithë me vdek’ krejt!

Në protesta e revolta kemi treguar,

Se Kosova duhet çliruar.



Me dymbëdhjetë maj ’98,

Ia ka filluar djali në Ratkoc,

Nuk harrohet as në betejat

Në Rahovec e Bellacerkë.

Ndërsa, më tre shtator

Ia ka nisur për t’marrë orë.

Më vonë, së bashku me shumë luftëtarë

Është nisë drejt rrugës së lirisë;

Njëherë në Kalimash,

E pastaj, pa pushuar fare

Ia mësyjnë Frontit në Koshare.

Me nëntë prill ’99,

Të forcuar e dorë për dore,

Ramiz Krasniqi bëhet dritë në Vrojtore,

Nëpër male me drunj t’pishës,

Heu, shumë luftoi Ramizi

Nën komandën e Hysen Berishës!



Edhe Bashkim Jasiqi,

Që studioi histori e gjeografi,

I dëshmoi botës për vendosshmëri,

Jetën për ta dhënë,

Për atdhe e për liri

Asnjëherë nuk duroi robëri.

E dëshmoi këtë më të vërtetë

Me dhjetë prill nëntëdhjetë e tetë,

Në Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare u kyç

Në vendlindje – në Jasiq.

Ishte por si luani,

Në Brigadën 138 “Agim Ramadani”,

U bë dritë e u bë hi

Për ta thyer një kufi.

Vritet në Vrojtore – në Koshare,

Këtu me dëshmorë tjerë tash pushon

Përgjithmonë është këngë

Të cilën gjithkush e këndon.



5.

Harun Beka, haj medet,

Don për të vdekur krejt:

Në prill më datën dhjetë,

Ky djalë trim i Gushafcit të Mitrovicës,

Vazhdon rezistencën dhe heroizmin e familjes:

Më 1994, nëntë meshkuj të kësaj sofre,

Maltretohen e kërcënohen

Për ta lëshuar përgjithmonë Kosovën.

Por qëndrojnë heroikisht,

Për t’luftuar shumë vendosmërisht

Edhe kur u vranë pa u bërë dreka

Nebih, Mehmet e Jahja Beka.

Harun Beka emigron në Gjermani,

Përgatitet për t’u flijuar për shqiptari;

Nuk shëtiti por vuri kontakte për Kosovën,

Në Turqi, Poloni, Shqipëri e çak n’Rusi!

Pesë prilli ’99 mos të harrohet,

Le të mbahet mend:

Sigurisht, keni dëgjuar e keni parë,

Vjen n’Koshare

Harun Beka me tridhjetë ushtarë

Dhe, më nëntë prill merr pjesë

Në rrënimin e kufirit që këtë tokë

Padrejtësisht e kanë ndarë.

Tri ditë më vonë, kiamet i madh,

Vdes Haruni ky vigani,

Edhe komandanti, Agim Ramadani.

Atë ditë, qante tokë e qante bar,

Në Koshare ejani sot t’u tregojmë

Sa djem t’fortë në te pushojnë!



6.

Më dhjetë prill,

U shndërruan në dritë të pashuar,

Arben Jusufi, Driton Veliu,

Sylejman Shala e Emri Curri.

Janë këta trima të një toke,

Për t’u bërë diell i këtij dheu

Lanë vëllezër, familje e nënat loke,



Është Arbeni i Cërnicës nga Gjilani,

Që nga koha e Turqisë,

I lufton familja për të treguar ç’është vatani.

Në Papaj e në Babinë

Ka ushtruar fa fije droje,

Për t’u përjetësuar në Vrojtore.



Bashkë me trimat bie edhe Driton Veliu

I Polacit t’Skënderajt;

Për t’luftuar ka traditë familjare,

Këtë gjithkush fort mirë e din,

Si në Novi Pazar e n’Kollashin,

Edhe në Luftën e Dytë.

Kudo në front, arave dhe fushës

Ishte përkrahës i Shaban Polluzhës.

Kur dëgjoi për luftën n’Prekaz,

Pa hamendje u nis për n’Kosovë;

Qysh atëherë, si të ishte vet kapedani,

Kishte lidhje me eprorët,

Rrustem Berisha e Agim Ramadani.

Në aksionin e “Feniksi-t”,

Asgjëson armiqtë-ushtarë,

Nuk e koritë as vetën as t’parët e fisit,

Më nëntë prill, në pikën e zjarrit,

Përjetësohet në Shkozë t’Mulliqit

Driton Veliu-shpirti i nënës pika e djalit.



Nuk harrohet viti 1913,

Kur gjyshi i Emri Currit

Vritet me gjashtëmbëdhjetë vetë.

Kjo i lë vragë trimit për liri,

Më njëzetë janar ’99

Kyçet në Njësinë Speciale,

Më pesë prill arrin n’Koshare.

N’Rrasë të Koshares Emriu lufton:

Unë po vdes o shokët e mi,

Shkoni deri në fund

Për ta fituar të shtrenjtën liri,

Se për jetë palla s’m’han,

Por më vizitoni ndonjëherë në Elez Han.



Nga Vidishiqi i Mitrovicës,

Është familja e Sylejman Shalës,

Që ka dhënë oficerë pa dermane,

Edhe luftëtarë të Kadri Bistricës

Dhe Perandorisë Osmane.





Babai i trimit minator tridhjetë vjet

Ka luftuar për bukë e për liri,

Në lëvizjet të viteve ’89-’90,

S’rrinë rehat fusha, male as kodra,

Te Ura e Gjakut se ç’po vritet Selman Vojvoda.

Sylejmani për nëntë vjet punon në Gjermani,

Shtëpia e tij ishte çerdhe për ushtri,

Me nëntë prill me shumë shokë ishte n’kufi

Tri ditë më vonë shuhet jeta e djalit ri,

Në Shkozë t’Mulliqit nën një bli.

Aty u vra edhe Driton Veliu:

Ngritu, o Driton,

Ta shikojmë edhe njëherë Dukagjinin,

Ta shohim bjeshkën edhe vrrinin.

Tani këta trima i kanë varret në Koshare

Me gjakun e tyre është ushqyer toka shqiptare.



7.

Se ç’kanë nisur lulet me qelë,

Për t’u mbajtur mend kjo pranverë.

Genc Bytyçi nga Gjakova,

Nuk shkruan drama si Kolë Jakova.

Në fillim kishte shkuar djali në Gjermani,

Por një zë e shqetësonte atje në shtëpi,

Është ai zëri për t’luftuar për liri.

Pa hamendje, i vendosur

Bashkohet në Brigadën 138.

Ishte trim e jo mahi,

Në çdo anë po jehonte pushka e tij,

Kështu ishte pa ndërprerë e pa pushuar.

Më trembëdhjetë prill

Ra heroikisht – u bë dritë

Në Koshare mund ta vizitoni për çdo ditë.



8.

Një ditë më vonë,

Bashkim Idrizi, Fisnik Salihu,

Korab Binxhiu e Mujdin Aliu

Shumë luftojnë për këtë tokë

Bashkë me ta edhe shumë shokë.



Bashkim Idrizi, ishte lindur

Në Ditë t’Flamurit,

Ishte trim dhe azgan:

I mbronte nxënësit e qytetarët

Nga t’pandershmit e nga huliganë.

Në qershor ’98 u bë ushtar në Junik,

Mori krahë në betejat e Kallavajës,

Të Dobroshit e në Nivokaz,

Kishte forcë edhe maraz,

Duke luftuar me mercenarë,

Mu te Rrasa në Koshare

Shpejtë u ngrit një lapidar,

Tash pushon në varrezat gjakovare.



Ky Fisniku i Morinës së Gjakovës,

Nga studimet ik në Malishevë,

Për t’u bërë ushtar i mirë e mendalosh

Flakë qiste në Junik e në Dobrosh.

Ishte në njësitin elitë,

Për t’luftuar e për t’zënë pritë,

Për ta thyer kufirin,

Me plotë zemër e pa frikë;

Por çfarë ndodhi me Fisnikun,

Mori plagë në vendin Shkozë,

E përqafoi tokën si mikun.

As plagëve s’u është frikësuar,

Kjo me trima kështu ndodhë,

Kishte vendosur të vdes për Kosovë.



Edhe një djalë gjakovar,

Nga familje intelektuale,

Ishte ky Korab Binxhiu,

Dëshira për liri don ta qiste fare,

I ndërprenë studimet në Juridik,

Për t’luftuar me armik.

Për fillim kishte emigruar n’Belgjikë,

Kur i shkon mendja se ka ik’,

Ishte kthyer në atdhe-shiste lodra e sheqerka,

Por as kjo s’bëri punë,

Me shokë tjerë,

Në Baballoq e në Gllogjan u bashku’n.

Nuk pushonte prej dashurisë e prej dertit,

I madhështonte betejat e Gllogjanit, Vokshit,

Të Rastavicës, Strellcit e t’Prejlepit.

E pastaj, të përgatitur e pa panik,

Me shumë shokë e komandant Ramushin,

Ia mësyjnë drejtë për në Junik.

U luftua pandërprerë dymbëdhjetë ditë,

Bie Korabi në Rrasë t’Koshares,

Tani Korabi nuk është mal

Por është dritë çdo natë e çdo ditë

Luftojnë trimat,

Që kanë ardhur nga t’gjitha anët,

Nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia.

Një prej tyre është edhe Mujdin Aliu,

Nga Opoja e Tetovës;

Erdhi në Dukagjin,

Për t’i ndihmuar Kosovës.

Ishte në Njësinë “Skënderbeu”-speciale,

Ra dëshmor te Rrasa në Koshare,

Kështu bëri se nuk mund duroi,

Tani prehet në vendlindje, në Poroj.



9.

Në muajin prill, datë pesëmbëdhjetë,

Afrim Selmanaj nga Savrova e Shtimjes;

Nëpër Rijekë e Itali se ç’kalitej djali i ri.

Luftoi gjithnjë pandërprerë,

Më pesëmbëdhjetë prill në Koshare,

Ra Afrimi, por s’u vra fare.



10.

Hiç betejat s’po pushojnë,

Duke kënduar të gjithë luftojnë;

Kësaj radhe Fadil Maloku, Gëzim Morina,

Kasim Uka e Selver Kryeziu, Xhevat Nitaj,

Zekri Dardhishta e Zeki Shulemaja,

Shtatë djem të ri si luajë,

Biejnë dëshmorë,

Kishin thënë se janë dasmorë.

Fadil Maloku, nga Gjocajt e Junikut,

Kërdi bëri në shumë beteja,

Në çdo vend i zuri priten armikut:

Në Gllogjan, Junik, në Voksh

E në shumë vende të tjera,

Më gjashtëmbëdhjetë prill,

Ra dëshmor në Rrasë në Koshare,

Oh sa ëmbël po pushon

Në këto fusha n’këto livadhe,

Bashkë me shokë e luftëtarë,

Nga Kosova, Italia, Franca dhe Algjeria.



Gëzim Morina nga Gjergjajt e Gllogocit,

I familjes atdhetare

Nga Drenica e vendi mbarë,

Vatër e lirisë dhe e Ballit Kombëtar.

S’ishte vetëm por me shokë,

Prej fillimit deri n’mbarim;

Luftoi Gëzimi n’Kleçkë, Malishevë e Gllogjan,

Pa panik edhe n’Junik.

I mbyll sytë trimi n’Shkozë t’Junikut,

Për t’ia zbardhur fytyrën Kosovës,

Për të ngelur histori në rreth t’Gjakovës.



Në Ponashec, Smolicë e në Bërjahë,

Lufton Kasim Uka kurrë pa ia nda’.

Babë Ibishi e Nëna Fanë,

I kanë rritur tetë fëmijë,

Edhe Kasimin me trimëri.

Amanet oj nëna ime,

I ke edhe shtatë drita e bëhu trime,

Se pa luftuar nuk kam qare,

Jemi disa shokë në Koshare;

Nëse e vëreni datën katërmbëdhjetë prill,

Mirë ta dini e mbani mend prore,

Është vrarë Kasimi në Vrojtore,

Është vrarë Kasimi është vrarë trimi.

Nëse më te keni dëshirë për t’u takuar fare,

Janë do rreze që bëjnë dritë

Ku tjetër pos n’Koshare.



Në Rogaçicë, në Kamenicë,

Janë disa t’ri që s’i matë toka as njeriu,

Në mes tyre është edhe Selver Kryeziu.

Kur kishte qenë në Kroaci,

Shumë kishte menduar për Kosovë e për liri.

Kur është kthyer në atdhe,

Fortë e fortë ishte betuar,

Për Kosovë kam për t’u flijuar:

Më njëzetë e nëntë prill ’99,

Nuk dorëzohet pa u shkri,

Në Rrasë t’Koshares është bërë fli.



Paska lindur n’Voksh të Deçanit,

Mu në vitin 1978,

S’është kokëfortë por trim me fletë

Xhevat Nitaj i pathyer,

Paskan thënë dhe ashtu ka qenë

Djemtë e Vokshit kudo paskan luftuar,

Bjeshkëve, vrrinit, anë e kënd Dukagjinit,

E, Xhevat Nitaj ndër të parët,

Edhe n’thyerjen e kufirit.

Në Korbaliq të Kaçanikut,

S’është lindur Azem Bejta as Gjergj Fishta,

Por është ky Zekri Dardhishta,

Që e njofti tërë Kosova në luftë n’Koshare;

Babë Musliu e nënë Habibja,

U thonë djemve tjerë krenohi o trima.



N’krah me lirinë asgjë nuk është sevdaja,

Kështu paska thënë Zeki Shulemaja,

Që është lindur në Prishtinë,

Për t’luftuar për shqiptarinë.

Në Brigadën njëqind e tridhjetë e tetë,

Ky djalosh përgjithmonë paska mbet’;

Te Rrasa e Koshares janë do Pishnaja,

Tani aty prehet Zeki Shulemaja.



11.

Në tetor gjashtëdhjetë e nëntë,

Paska dalë një zë i pari,

Se është lindur Halil Bajraktari.

Si të gjithë djemtë e Kosovës,

Prej Podujevës në Rrafsh të Krushës,

Paska qenë në krah të Shaban Polluzhës.

Ishte trim, s’ia kishte dronë frikës,

Ra në Shkozë të Molliqit,

Ndërsa prehet në Polac t’Drenicës.

S’kalon ditë pa u ndezur nga një dritë,

Këtë Kosharja mirë e vërente e mirë e ka dit’,



12.

Në këtë vend po pushon

Edhe luftëtari Gëzim Sahiti.

Nëna Monë i kishte shtatë fëmijë,

Por Gëzimi s’kishte fare rehati,

Nuk pushoi as në Itali,

Se një zë e thërriste për liri.

Gëzim Sahiti nga fshati Pojatishtë,

Ishte i vendosur djalë babëloku,

Në njësitin e komandant Shiqer Maloku.



13.

Në prill ’99 me datë nëntëmbëdhjetë,

N’altar të lirisë hiq më pak se dhjetë vetë:

Aziz Gashi e Hysen Temaj,

Ilir Hoxha, Izet Morina e Luan Gashi,

Mejdi Korrani, Shefqet Mustafa,

Xhafer Lipoveci, Bejtë Kajdomçaj e Sali Çekaj.

Janë këta djem të Kosovës,

Janë trima të lirisë e dëshmorë t’atdhetarisë.



Aziz Gashi nga Balinca e Malishevës,

I tregoi vendlindjes dhe tërë trevës,

S’bëhet rehat trupi i tij,

Në Slloveni as n’Gjermani.

Gjashtëmbëdhjetë orë luftë pandërprerë,

Te Rrasa e Koshares i jep fund:

Kështu e ka lufta, o shokët e mi,

Krenohuni se gjaku ynë është liri.



Hysni Temaj nga Kushnini i Prizrenit,

Ka dëshmuar për rrjedha t’historisë,

Se si gjyshërit e tij

Ishin luftëtarë të Ali Pashë Gucisë.

Në fillim në Zonë t’Drenicës,

E më vonë në Dukagjin e në Smolicë,

Tani, Hysni Temaj prehet në Landovicë.



Luan Gashi i Hoçës Vogel,

Gjashtëmbëdhjetë vjeç emigroi në Gjermani,

Gjithnjë ishte në demonstrata pa pushuar,

Kalitej Luani për Koshare.

Më nëntë prill ’99,

Vet i tetëdhjetë e pesti luftëtarë,

Thyen kufirin shqiptaro-shqiptar.

Rrasa e kësaj toke është krenare,

Që luftuat dhe u flijuat,

Për t’bërë dritë në Koshare.



Mejdi Korrani i Pozhoranit të Gjilanit,

Menjëherë inkuadrohet në ofesnivën e parë,

Ishte si Feniksi, sa te ara sa te lisi.

Punët me program i kishte pykë,

Sa në njëren sa në tjetrën grykë:

Në betejat n’Grykë të Cërnalevës,

Në Llapushnik, Kleçkë, Ramc e Petrovë,

Në Reçak e në Luzhak.

Se ç’po thoshte Mejdiu i Pozhoranit:

Të mos luftosh në Koshare,

Është njësoj si të mos kishe luftuar fare.



Shefqet Mustafaj i Gllogjanit,

Gjithnjë ishte në sy t’armikut;

S’është habi as çudi,

Kur t’vëllanë me pesë vjet burg ia dënojnë,

Jo pse i adhuronte vajzat as zonjat

Por pse ishte pjesëtar i grupit “Shqiponjat”.

Ishte në Zvicër e Gjermani,

Merrte zemër e trimëri.

Pas qëndresës së Haradinajve në Gllogjan,

Shefqeti shumë zemërohet, bëhet azgan,

Këtë shumë mirë gjithkush e din

Luftoi në Baballoq, Gramaçel e n’Carrabreg,

Në Rastavicë, Loxhë, Raushiq

E në tërë Dukagjin.

Më nëntëmbëdhjetë prill ’99,

Bie Shefqeti te Rrasa e Koshares;

Të gjithë trimërinë dëshmi e kanë,

Tani djali prehet n’Gllogjan.

Ilir Hoxha, nga fshati Dushanovë e Prizrenit,

Nga familje e përndjekur,

Kështu Iliri ishte pjekur,

Më tridhjetë mars ’99,

Me shumë djem të Dushanovës

Trup e tërthor i bijnë Kosovës,

Në Kalimash kishin shkuar,

Në Koshare për t’luftuar.

Më nëntëmbëdhjetë prill,

Lufton Iliri, vesh nuk merr,

Edhe kur qëllohet me snajper,

Ra për liri dhe Iliri,

Për ta bashkuar tokën dhe rrënuar një kufi.



Izet Morina, nga Astrazubi i Malishevës

Është kalitur dhe është zemëruar;

Më njëzetë e nëntë korrik ’98,

Po ia vrasin mixhën e vet,

Shkoi Izeti në kurbet,

Në Kroaci dhe Gjermani,

Por nuk lihet atdheu në robëri.

Kthehet djali në Koshare:

Dëgjo Astrazub e oj Malishevë,

Sa ëmbël qenka të prehesh

edhe në këtë trevë!



Xhafer Lipoveci i lindur në Gjakovë,

Po lufton në Smolicë ky trim i ri,

Në Nec, Rracaj dhe tek Lisat e Zi,

Më nëntëmbëdhjetë ’99 – lajm i ri:

Pak pa ra terri vritet Xhaferi.

Edhe Bejt Kajdomçaj,

Nga Dedaj të Hasit të Prizrenit,

Si shumë luftëtarë të tjerë,

Merr aminin e lirisë,

Edhe privilegjin e përjetësisë.



14.

Ali Thaçi kishte nëntë fëmijë,

Hamëz Thaçi ishte njëri prej djemve të tij,

Më nëntë prill hyri n’histori,

Së bashku me shumë trima

E kishin thyer një kufi.

Dymbëdhjetë ditë më vonë,

Në një luftë të përgjakshme,

Të gjithë kanë thënë,

Ra Hamza trimërisht,

Duke luftuar e duke kënduar.



Afër Prizrenit në Dushanovë,

Nazim Lushaj organizonte demonstrata,

Në qytet edhe në shkollë.

As bukëpjekës në Deçan nuk ishte i qetë,

Ushton Kosharja, liria e thërret,

Ra Nazimi për atdhe si më i pari,

O, sa bukur,

Mbi trup të tij gufon bari.



15.

Në Gjakovën trime e t’kuqe,

Dukagjin Vula fëmija më i madh n’familje,

Punonte për kafshatë goje,

Por liria i bënte roje.

Plagë të rënda kishte marrë,

U vra djali për Kosovë e Dukagjin,

Dhe tani prehet në Gjakovë

Shumë i nderuar ky trim.



16.

N’Rahovec e në Reti,

Paska lindur një djalë i ri,

Është Bekim Thaçi që luftonte për liri.

Në Kukës qenka bashkuar me vullnetarë,

Të plagosurve në ndihmë u ka dalë;

Më njëzetë e shtatë prill ’99,

Po luftonte në Rrasë t’Koshares,

Me shumë djem e luftëtarë,

Po atë ditë tokës së Kosovës,

Gjakun ia kishte falë.



Po këtë ditë – datë njëzetë e shtatë,

Në rras t’Koshares po këndon,

Se, për liri jetën e dhuron;

N’Shajne të Dragashit nuk mbajnë zi,

Por krenohen edhe pse kanë pak mërzi:

Fetah Sylejmani është ngritur lapidar në kufi.

Kështu këndojnë sot dy fëmijët e tij:

Në Rrasë, me vullnet e pa frikë,

Me tromblon dhe automatik,

Bie Fetahu bëhet dritë.

Tash prehet në Sharrin legjendar,

Kush të dojë këtu mund të kthehet,

Këtë dritë për ta parë.



17.

Një ditë më vonë,

E tërë Kosharja po ushton,

Luftojnë do trima me krahë si fleta,

Të gjithë ishin në njësitin “Delta”;

Aty është edhe Shpëtim Bojku,

Djalë i ri nga Peja e Haxhi Zekës,

I lë namin me trimëri vetës.

Tash, te Rrasa e Zogut,

Është një monument historik,

Në te stoliset emri i Shpëtimit,

Bashkë me te të gjithë bëjnë dritë.



Këtu, n’këto vise,

Nuk matet dita as ora,

Se prej këndej shihet e tërë Kosova.

Trimat, në këtë vend prehen e nuk presin,

Nga këtu me sy të etur të gjithë përshëndesin;

Më njëzetë e tetë prill merr vesh vrrini

Sot u vra trim Shpëtimi!



Milazim Mavraj nga Saradrani,

Ky student i makinerisë,

Sot ia fali trupin tokës e jetën lirisë.

Ky bir i kësaj toke,

Që pasardhës la tre fëmijë,

Pat dhuruar edhe shumë para për ushtri.

Rrasë e Koshares është ai vendi,

Ku me njëzetë e tetë prill

U përjetësua Milazim Mavraj – “Çeçeni”!



Janë tre vëllezër e një motër,

Gjithnjë në protesta e të pakënaqur,

Një prej tyre-Jusuf Hoxha,

Atij zemra i ishte shkrumbuar në mërgim

Andaj e thërret atdheu shqim;

Vjen në Durrës e deri në Kukës,

Shtegton maleve e lugut arës,

Deri sa arrin në çuk t’Koshares.

Më njëzetë e tetë prill

Ra dëshmor – nuk harrohet,

Prehet në Kleçkë në Varrezat e Dëshmorëve.



Po këtë ditë si përhera,

Luftojnë djemtë që nga Shkupi e Gjakova,

Edhe Hasan Latifi nga Kumanova.



18.

Po afrohet prilli për t’përfunduar,

Sinan Thaçi nga Zajza e Prizrenit,

I jep zemër e detyrë vedit,

Amanetin e t’parëve në vend për ta çuar.

S’është qetësuar në mërgatë,

Kishte thënë e kishte menduar:

Më mirë është në Kosovë

Për të ngrënë bukë thatë.

Në Brigadën 138 “Agim Ramadani”,

Te komandant Skënderi është rreshtuar

Armikun për ta luftuar.

Paska mbrojtur shumë ushtarë të lirisë,

Dhe në fund bëhet rreze e ardhmërisë.



Kështu bëri edhe Shaban Hajzeraj

Nga Veriqi i Istogut,

I familjes me traditë të luftës

Për luftë dhe shumë të besës,

Gjyshërit e tij bashkëluftëtarë të Azem Bejtës.

Prej Kalimashi drejtë në Koshare,

Luftoi Shabani pa u trembur fare.



19.

Më 1912 lufton familja Musiqi në vend t’vet,

Asnjëherë nuk është dorëzuar kurrën e kurrës,

Ishte bashkëluftëtare e Shaban Polluzhës.

Kështu ishte në vazhdimësi,

Edhe Lutfi Musiqi nga e lashta Vushtrri,

Ishte ky një intelektual,

Që studioi në Angli.

Por, atdheu e ftoi gjithnjë,

Tek radhitet në Brigadën “Agim Ramadani”,

U japë zemër të gjithë shokëve e luftëtarëve;

Më tridhjetë prill bijnë granata,

I thotë vetës: mos u dorëzo, o Lutfi,

Se shkon loti në familje e në shtëpi.

Oh sa është madhështi,

Prehet Luta në Vushtrri.



Se ç’po bën dasmë fshati Polluzhë,

Për Rifat Kastratin i cili kështu e deshi fatin,

Familja Kastrati janë të malit edhe të fushës,

Por edhe të gjakut të Shaban Polluzhës

Prej fillimit e prej të parit,

Ishte në miqësi me familjen e Rifat Jasharit.

Nënë Sofija e babë Xhelili kishin tetë fëmijë,

Por Rifati sikur ishte më dai;

Shkoi n’mërgim për t’u njoftuar me atdhetarë,

Më pastaj në Kosovë për të ardhë,

Në Koshare për t’luftuar,

Në këtë vend për t’u përjetësuar.

Tash prehet në Polac dhe bën dritë,

Është diell që kurrë s’ka për t’u fikë.



20.

Një sportist gjakovar gjithmonë i parë,

Për t’luftuar vendim ka marrë,

Xhafer Thaçi djalë i malësisë

Kampion evropian ka marrë rrugën e lirisë;

Lamtumirë nënës i kishte thënë

Në rrugën e shenjtë kur është nisë:

Ndoshta s’kthehna asnjëherë,

Por ta dish se më ke gjithmonë me nderë.

Mori rrugën për Gllogjan,

Shumë beteja i zhvilloi në Ratishë e Gllogjan,

Por as kjo nuk i del,

Vazhdon në Jabllanicë e n’Gramaçel.

Bie dëshmor në Vrojtore,

Pra dëgjo, oj Kosovë,

Prehet Xhaferi në Varrezat e Dëshmorëve

Bën dritë në Dukagjin edhe n’Gjakovë.



21.

Hajt moj nënë e mos baj dert,

Mirë e di ç’bën Besim Rexhepi,

Jemi familje me traditë,

Kjo s’është lehtë, por s’kam faj

Të gjithë e dinë në Ferizaj.

Nëse shkoni në Koshare,

Pa u takuar me te, te Rrasa

Nuk bën fare;

Vritet djali Besim Rexhepi,

S’është i vetmi, as i pari por as i treti.



22.

Thërret Besimi, Sinani e Jusufi,

Po ku je, o Rifat Guxhufi

I Kaliqit të Prishtinës:

Mësyja Rrasës e Vrojtores.

Kam marrë plagë për liri,

Janë të ëmbla si bakllavë,

Po pushoj përgjithmonë në “Majagllavë”,

Se, është maji, e lulet kanë dale!



23.

Vazhdojnë lulet për të çelë,

O, sa fortë na ka marrë malli

Për këtë pranverë,

Për ta parë Kosovën e lirë,

E, ujë Peje për të pirë.

Kur i dëgjuan trimat këto fjalë,

U trimëruan Januz Zjenullahu, Shabi Kajolli,

Murat Aliu, Florin Maliqi e Ramush Shatrolli,

Edhe Behxhet Shabani e Haxhi Kajolli.

Thanë ta bëjmë tonin karakollin;

Janë ra trimat për një ditë,

Më pesë maj pikë më pikë!



Kishte Shkupi shumë Kajolla,

Kështu flisnin tre sokola,

Shabi Kajolli paska thënë pa fije tute:

I kemi dalë përballë ushtrisë turke,

Kemi luftuar më armikun fyt për fyt

Edhe në atë Luftën e Dytë.

Në Shkup t’Vjetër kemi dyqan,

Jemi mësuar për t’luftuar me kapedanë,

Tash, n’Rrasë të Koshares ja ku jam!

Bini djema se po vjen pranvera,

Do të çelin lule e kurrë më therra,

Thotë Shabi duke kënduar,

Pas vetes i kam lënë edhe katër djem,

Katër djem e mijëra trima,

N’katër anë po shkon oshtima!



Kishte punuar në Gjermani për nëntë vjet,

Në Kosovë vjen apet,

Por kësaj radhe më shumë shokë

Vjen drejt n’Koshare;

Këtu është vendi për t’luftuar,

E më vonë, edhe për të pushuar.

Kështu bëri Ramush Shatrolli

Nga fshati Pleshinë,

E ndjeu Shkupi, edhe Tirana me Prishtinë.



Murat Muhamed Ali,

Një mik i lirisë nga Algjeria,

Tash e njeh tërë Kosova dhe Shqipëria.

La prind, familje atdhe,

Për Kosovë u bë pre;

N’Rrasë të Koshares ra dëshmor,

Përgjithmonë për këtë tokë është madhor.



Januz Zejnullahu i Gjylekarës së Vitisë,

Studijoi gjuhë në Siri,

Jo për Azi as për Arabi,

Por për t’u ngjeshur me dituri.

Kudo që predikoi si imam,

Në Dobrosh, Kravariç, në Vuthaj e n’Gjylekar,

E kishte kombin në radhë t’parë.

Seç lufton Jonuzi në Koshare,

Plotë duart bomba – hyn n’bunker,

E hodh n’ajr një asqer.

Me pesë maj, Jonuzi ndërron jetë:

Komandant Rrustem Berisha,

Kishte thënë për te në Koshare,

Kudo, nëse doni edhe te Roshkodoli,

Në këtë shekull kishe lindur,

Edhe një Mic Sokoli!



Florim Maliqi i Sadovinës së Ferizajt,

Rrugë kishte marrë për n’Koshare,

Pa u mëdyshur as hamendur fare,

Për t’luftuar dhe për t’u martirizuar.

Behxhet Shabani nga fshati Baks,

S’ishte i ri por shumë naks;

Nuk pushonte në protesta e demonstrata,

Kishte shkuar në Tuz e Kroaci,

Në Slloveni dhenë Itali,

Kishte mësuar edhe shumë gjuhë,

S’është frikuar as për forcë e as për fjalë;

Një ditë shumë ishte mërzit,

Kishte vendosur rrugë për t’marrë.

Ka ardhur koha,

Vuajtjet të marrin fund

Në Dukagjin edhe gjithkund,

Kështu i kishte thënë nënës dhe familjes.

Behxhetit kurrë s’i huqte kamza,

Kështu luftone ai me nofkën “Hamza”.

Bie dëshmor si të tjerët,

U varros në Koshare – n’kopshtin e ri,

Të gjithë e kanë emrin liri.

Por ishte dhimb e shumë mall,

Shtatëmbëdhjetë vjet djalin

Familja se kishte parë,

Rivarroset në vendlindje, haj medet,

Prehen eshtrat e Behxhetit

Pranë të afërmve t’vet.

Ra dëshmor dhe nuk humbi,

Haxhi Kajolli, që n’Koshare erdhi nga Shkupi.

24.

Bijnë dëshmorë trimat e ri,

T’i numërojmë një nga një:

Afrim Krasniqi nga Malisheva,

Ai rritët në Prishtinë dhe kalitet për lirinë,

S’kishte më shumë se trembëdhjetë vjet,

Kur Afrimi në demonstrata të studentëve,

Për shumë gjëra sa mirë shërbente.

Shumë të rinjve u sillte ushqim,

Ua shuante etjen,

Për çdo ditë u siguronte lajme edhe gazetën.

I bashkohen edhe dy shokë:

Pelle Christop dhe Cim Sundin;

Kur arrin djali n’Koshare,

E kishte edhe një veti,

S’mund të flinte pa e shkruar edhe ndonjë poezi.

Për t’ia lexuar të gjithë ia marrin,

Sidomos ato që i kishte shkruar

Për luftëtarët dhe komandantin, Adem Jasharin.

Me gjashtë maj ’99,

Lufta dhe pena e tij pushojnë,

Veprat e tij s’mund t’i harrojmë.



Liman Rekaj nga Muhaxheri i Ferizajt,

Nga një familje me prejardhje

Nga Popoci i Leskovcit,

Ka qëndruar me fuqi t’Zotit;

Shkon Limani në Angli,

Por shpejt u kthye n’atdhe,

Në tokë t’vet edhe njëherë me le.

Është nisur për n’Koshare:

Pak aftësohet te Elshani,

Pastaj bëhet luftëtar

Në Brigadën “Agim Ramadani”.

Njazi Rexhepi, nga Sllatina e Vitisë,

Fort dëshmon se babë e gjysh

I kishte pas trima të lirisë.

Të gjithë dimë për masakrën e Tivarit,

Axha i tij ishte dëshmi e tërë këtij kalvarit,

Babai Ramizi më 1968,

Ngrit flamurin në fshat t’vet.

Me gjashtë maj Njazi Rexhepi ra n’Koshare,

Tash e përgjithmonë bën dritë natë e ditë.



Safet Qemajl Rexhepi nga fshati Zhiti në Viti,

Gjithmonë e familjarisht,

Armikun e kishte mërzi.

Edhe pse i ri,

Pak djali shkon në Gjermani,

Nuk rri shumë dhe kthehet në Dukagjin;

Sa i ri por shumë trim,

Ra Safeti për liri – kështu thonë,

Në Koshare prehet përgjithmonë.



Tafil Osmani nga Kçiçi i Vogël i Mitrovicës,

Që t’parët e tij ishin luftëtarë t’Azem Galicës,

Me sistemin s’është pajtuar,

Për këtë nga shkolla është përjashtuar.

Emigron në Gjermani e Itali,

Por askund Tafili s’gjen rehati.

Më nëntë prill, sikurse shumë luftëtarë,

Ka marrë pjesë në thyerjen

E kufirit shqiptaro-shqiptar.

Shokët e luftës se ç’kanë thënë,

Çdoherë në luftë e paska kënduar një këngë,

Ishte kënga “Besa-Besë”,

Të cilën e këndonte

Në mbrëmje edhe n’mëngjes.

Më këtë këngë paska fjetur,

Përgjithmonë i gjallë për t’mbetur.



25.

Të nesërmen paskan vdekur edhe dy trima,

Të cilët në beteja ishin si vetëtima,

S’janë shqiptar, por e kanë dashur shumë lirinë,

Është Francesco Guizepe Bider nga Italia,

Shumë luftëtarë kishin ardhur në Kosovë:

Nga Holanda, Danimarka, Gjermania e Italia,

Nga Spanja, Irani e Japonia,

Nga Amerika, Suedia, Anglia e Algjeria,

Në front të luftës ishin përherë,

Siç ishte nga Franca Patllard Arnaud Pierre.



26.

Muaji maj, data njëmbëdhjetë,

Edhe sa trima sot paskan rënë e nuk kanë vdekë:

Rrustem Loshaj, Urim Mehmeti, Nikollë Dodaj,

Naim Orllati, Izet Beqiraj e Kreshnik Ademaj,

Emin Kryeziu, Ali Ivaja e Fatos Ademaj,

Besim Nuha e Ali Hasi,

Të gjithë trima e të shpejtë si shkreptima.



Xhevdet Loshaj nga Carrabregu,

Shumë kishte bartur armatim,

Por thoshte: më shumë për fshatin tim,

Erdhi kjo ditë që të bëjë Xhevdeti dritë.



Urim Mehmeti nga fshati Cernicë

Me Arif Zeqirin shkon në fshatin Pjetërshticë;

Pak më vonë, pa u hamendur e pa folë,

Shkon n’Tropojës Vuqipol,

Gjatë tërë kohës,

Siguron e përcjell armatim,

Për t’luftuar për çlirim.

Depërton në rrugën Pejë-Gjakovë

Nën granatim e mitralim,

Pastaj shkon në Hereq, Dubravë e në Gllogjan,

Për t’u vendosur në Prapaqan.

Kishte detyra shumë t’vështira të vëzhguesit:

Në pikat-Rrasë e Zogut, Padeshë e Kamenicë,

Gjithkah shkonte, fshat më fshat edhe n’Smolicë.

Më nëntë prill se ç’kishte ndërmarr Urimi,

Që nuk dinte se ç‘është pushimi:

Më njëmbëdhjetë pjesëtarë të Policisë Ushtarake,

Dhëmbë për dhëmbë e flakë për flake,

Don ta merr karakollin në Koshare.

Dhe të nesërmen, me përkrahjen e artilerisë,

Luftuan shumë e hollë e hollë,

Tash karakolli ishte nën kontroll.

Çfarë po ndodhë një ditë më vonë,

Komandantin me shumë ushtarë

Urimi tek po i mbron,

Fill pas kësaj trimi pushon!



Shumë ishte zemëruar,

Nikollë Dedaj nga Dujaka e Gjakovës,

Për kësi trimi rrallë keni dëgjuar.

Rrallë keni dëgjuar e rrallë keni parë,

Në të hyrë t’Gjakovës

Edhe babën ia kishin vrarë.

Nga Zvicra e deri në Dukagjin,

Iu kanë dukur Nikollës vjet dyqind.

N’Rrasë të Koshares qenka ra,

Se si prehet këtu përherë,

Mund të ktheni ndonjëherë.



Naim Arllati nga Brestovci i Rahovecit,

S’keni parë as s’keni dëgjuar,

Aq i ri djali lirinë e ka përqafuar.

Kishte hyr në Brigadën 124,

Të udhëhequr nga Skënder Hoxha,

Për gjithçka Naimi vraponte fluturim,

Në detyrën e korrierit për furnizim me armatim.

Më njëmbëdhjetë maj ’99,

Luftë e madhe është zhvilluar,

Të gjithë luftojnë sa nuk pëlcasin,

Vrahet Naimi bashkë me komandant Ali Hasin.



Kreshnik Ademaj nga Peja – Katundi i Ri,

Edhe ky djalë trim por shumë i ri,

Qumësht kosove nëna i kishte dhënë n’gji,

E kishte lënë tërë familjen për liri.

Kishte thënë: nuk kam ardhur në kazerma t’rri,

Por të luftoj për atdhetari.

Ra Kreshniku në Koshare,

Aty ku gjaku i tij lagu tokën,

Në atë vend është mbirë lulja,

Ka aromë për tërë botën.

Tash moj nënë ke mbetur pa mua,

Por jam këtu me shokë duke pushua’.



Izet Beqiraj nga Baballoqi i Deçanit,

Ishte shpresa e familjes:

Shumë punoi djali n’mërgim.

Por, për çdo ditë kishte parë kishte dëgjuar,

Se si janë vëllezërit duke luftuar;

I tregoi vëllait Brahes, por edhe Gazmendit,

Ja, ia mbërrina në Kosovë,

Në Koshare për të shkuar,

Atje janë djemtë e Kosovës e t’Dukagjinit,

Po e ndërtojnë një kala,

Deri më tash askund në botë,

Të tillë nuk ka.

Pritni pak, thotë Izeti,

Pa u vrarë për atdhe,

Nuk e dini ç‘është gëzimi as lezeti;

Kam një vajzë edhe një djalë,

Edhe këta atdheut i qofshin falë!

Edhe një djalë i Katundit t’Ri,

Për Kosovë është bërë fli,

Është Fatos Ademaj që nuk duronte robëri.

Nëna Hale kishte tre fëmijë,

Por Fatosi e vëllai Feimi si vetëtima,

Me shumë shokë në Koshare hynë këta trima;

Në luftë s’vdiset edhe kur vdiset,

Nuk vrahet edhe kur vritet,

Hej, mbi varrin e Fatosit,

Bari idhnak shumë po rritet.



Emin Kryeziu nga Rogaçica prej Kamenice,

E familjës bujare e partiotike,

Sa është kthyer nga kurbeti në Koshare,

Pushon Emini me shumë shokë në këtë tokë.



Ali Ivaja nga Cërnilla e Ferizajt,

Kur i kishte vetëm pesëmbëdhjetë vjet,

Nga armiku maltretohet e keqtrajtohet,

Por vetëm kalitet, asnjëherë nuk dorëzohet.

Edhe pse punoi në Greqi e Gjermani,

Pas betejës në Prekaz, niset Aliu për në atdhe,

Për të vdekur si me le.

Në shumë beteja ka marrë pjesë:

Në Bardh të Madh, Suharekë e Malishevë,

Është koha më e mirë për liri në pranverë.

Bëhet dritë në Koshare,

Për t’u përmendur gjeneratë pas gjenerate:

Thotë nëna: o, Ali

Jetën kurrë për liri s’e mate!



Ali Hasani nga Cërmjani i Gjakovës,

Ishte mësues që shpërndante dituri,

Mirë e dinte se nuk ka shkollë as mësim,

Pa pasur edhe liri.

Kështu, Aliu i edukoi t’rinjt e Dushkajës,

Të luftojnë e të mësojnë,

Që atdheun ta çlirojnë;

S’kishte kursyer djem as vedin,

Ishte bashkë me Visarin dhe Armendin.

Edhe motrën Atifete,

Shumë e kishte porositur,

Për t’iu ofruar ndihmë t’plagosurve,

Gjithnjë të jetë e përgatitur.



Me njëmbëdhjetë maj

Se ç’po ndodhë në Padesh,

Vriten këta trima atdhetarë.

Së bashku me ta edhe tjerë ushtarë.



Besim Nuha nga Mitrovica,

I ka rrënjët nga familja bujare,

Që ndihmoi popullin pa dilemë fare,

Me ushqim, mbulojë e veshmbathje.

Ishte përkrahës edhe me minatorë,

Prej viti në vit, prej nëntori në nëntor;

Pas shumë lëvizjesh e punë të tjera,

Mbërrin për t’pushuar pak,

Në t’Tiranës Laprak,

Pastaj merr rrugën për n’Koshare:

Mori nënë, more vëllazni,

Mos u mërzitni për Besimin,

Se n’këtë vend e keni trimin.



27.

Muharrem Mehmeti e Ilmi Bajraktari,

Sikur shtyhen kush t’vdes i pari;

Muharremi i Pakashticës,

Ka nis vetën për ta ngushtuar,

Në mërgim paska shkuar,

Por masakrat në Dukagjin e n’Drenicë,

S’e kthejnë djalin në Podujevë as n’Pakashticë,

Por drejtë te Pishat në Koshare,

Për t’luftuar e për t’u ngjitur në lapidare.



Ilmi Bjaraktari ishte trim pa presedan,

Po luftonte me nofkën “Oçalan”.

Ishte lindur në Bllaç t’Dragashit,

Është treguar jo vetëm prej tashit;

Si nxënës e si student,

Me zemër çelik, me shpirt i madh,

E ka lindur nëna për Sharr.

Emigroi në Rumani, Zvicër, Itali e Austri,

Me kurbet ishte djegur e përvëluar,

Më tetë maj ’99 n’Kosovë djali tek po shkon,

Tash dihet se ku bën dritë dhe ku pushon.

Përkujtohet gjithmonë dhe tash,

I pushon trupi në Dragash.



28.

Hasan Çerkini nga Zaskoku i Ferizajt,

Po bisedon në Gjermani

Me disa shokë djem dai,

Do të shkojmë në Kosovë,

Në Kosovë e drejtë n’Koshare,

Për liri nuk na dhimbset shpirti,

Nuk i japim as pesë pare.

Shkrep diçka dhe bëhet dritë;

Paska rënë Hasani te Maja e Kokës,

Për t’ia shtuar namin atdheut dhe tokës.



Abaz Thaçi nga Osdrini i Ferizajt,

S’e ka harruar asnjëherë traditën:

Më mirë është të vdesësh se të kesh frikën,

T’parët e Abazit paskan qenë

Në shumë çeta në shumë prita,

U kanë prirë Shaqir Smaka, Kamer Loshi,

Nak Berisha e Azem Galica.

Abazi edhe më shumë kishte mbërri;

Për trimëri e dituri kishte kryer edhe akademi,

Ishte ngjeshur me njohuri në Zagreb,

Për t’u bërë edhe n’Koshare strateg.

N’Rrasë të Koshares ka luftuar,

Trim i madh është dëshmuar:

Të gjitha sulmet i qet matanë,

I vjen radha të prehet në Tiranë,

Në Tiranë prehet dhe shumë tregon,

Prej atje me liri tërë Kosovën e rrezaton.

29.

Në muajin maj, datë tetëmbëdhjetë,

Është zhvilluar edhe një betejë e vërtetë:

Bijnë do trima për liri,

Në Koshare s’ndalet lufta e vihen prita,

Të gjithë armiqve u ka hyr frika.

Bën Lulzimi haj medet,

S’po kam dert unë për veti,

Por u vranë Fitushi, Burimi e Safeti!

Katër drita ndizen përnjëherë,

Përnjëherë e përgjithmonë.

Le të mburren babë e nanë

Dhe të gjithë kënd kanë

Këta luftuan për vatan.

Thotë Fitushi, mor Burim:

S’e kam ditur se je burrë edhe kaq trim,

Nëse kam fat për të shpëtuar,

Shumë këngët kam për t’i kënduar.

Ky Burimi me plagë shumë,

I thotë Safetit, po ku je more lum,

T’përqafohemi fortë e fortë,

Të tregojmë për zotësi e unitet,

Kjo na duhet sot e gjithmonë

Të gjithëve këtë t’ua lamë amanet!



Janë këta pra, Lulzim Zenelaj

nga Reçani i Suharekës,

Fitush Kukaj e Burim Graçenci,

Që të dy nga Prishtina,

Dhe, Safet Gjinovci nga Makërmali,

Në Skënderaj thonë s’ka pasur kësi djali.



30.

Vetëm një ditë më vonë,

Afrim Gashi nga fshati Hajvali,

Në vendin e luftës paska mbërri;

Tek Pishat – në vendin Shkozë,

Bien Afrimi për t’pushuar një pikë fare,

Ku pos tjetër veç n’Koshare.



Faik Çabrati nga Planeja e Prizrenit,

Qysh i ri gjashtëmbëdhjetë vjeçar,

Kishte marrë një rrugë të mbarë;

Nëpër fusha nëpër male,

Ka ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare.

Edhe në betejat vendimtare,

Lufton djali pa asnjë frikë,

Pushon tash në Varrezat e Dëshmorëve

Në Landovicë.



31.

Januz Krasniqi është i lindur në Dushanovë,

Prej atëherë sikur është përcaktuar,

Për të vdekur për Kosovë.

Viti njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë,

Për familjen Krasniqi mbahet mend,

Kur armiku kinse për armë s’i la vend;

Më dhjetë korrik ’98,

Në Shtabin e Vrrinit kur ka shkuar,

Për liri Januzi është betuar,

Më vonë djali qenka hidhëruar bash,

Me shumë shokë tek po shkonte në Kalimash,

Në Koshare Jonuzi luftoi,

Aty ra dhe kombin nderoi!



Mentor Humolli i Lupçit Poshtëm të Podujevës,

Lë studimet edhe mësimet,

Shkon në luftë vendin për ta çliruar,

S’bën të jesh i robëruar.

Edhe në vitin 1990,

Për liri e jo për vete,

Heroikisht vritet motra Ylfete.

Nuk i frikësohej as dajakut as stupcit,

Merrte flakë në demonstratat e Lupçit.

Thotë Mentori, edhe unë qare s’pata

Pa marr pjesë në demonstrata;

Në vazhdim e më vonë në Brigadën 138,

Kalitet e përgatitet Mentori,

Për liri për t’luftuar dhe për të vdekë.

Ra dëshmor në muajin maj, datë njëzetë e një,

Prehu djalë e dert mos ke,

Si shumë trima edhe ti sot je!



Nazim Buduri nga Hoça e Prizrenit,

Don t’i tregojë botës tërë miletit

Se do t’ia lë namin vetit;

Babai i tij edhe si bari e duke ruajtur fushën,

Mbante lidhje me Muharrem Bajraktarin

Edhe me Shaban Polluzhën.

Këtij djali, policia po i bënte tortura t’mëdha,

Por luftës për liri asnjëherë s’iu nda.

Thotë Nazmiu:

Bieni djema për liri,

Unë asnjë plagë nuk po e ndi’.



Xhemshir Islami nga Mikushnica-keni dëgjuar,

Me shumë shokë luftën e kishte filluar:

Mikushnica ka hitori, po për besë,

Që nga viti 1924 e deri në ate dyzetë e pesë,

Kështu ishte edhe në vitin 1912,

Vazhdon lufta për atdhe e pavarësi,

Si kudo në shqiptari.

Vjen Xhemshiri nga Gjermania në Koshare,

Për ta bërë armikun batare.

Në maj, datë njëzetë e një,

Xhemshiri i mbyllë sytë,

Duke luftuar me armikun,

Gjoks me gjoks e fyt për fyt.



32.

Sa i vështirë e sa i rëndë është kurbeti,

Atje paska lindur Hamdi Sheremeti,

Në Helibran të Gjermanisë,

Rritët e piçet për idealin e lirisë.

Shumë dasma dhe shumë festa,

Hamdiu këto i shndërronte

Në demonstrata e në protesta.

Janë tubuar shumë luftëtarë,

Në Kosovë duan me ardhë.

Më njëzetë e katër maj ’99,

Në Koshare ra djaloshi,

Por s’u bë kiameti,

Këtu u përjetësua Hamdi Sheremeti.



33.

Ismet Mustafa nga Çerkezi – Kumanova,

Mirë e dinte se ç’po heqke e tërë Kosova;

Ditë për ditë e pak nga pak,

E pezmatoi masakra n’Reçak,

Elektricist me profesion,

Nuk kursehet por rrastë lufton.

Në Koshare shumë dëshmohet,

Tash prehet në Çerkez të Kumanovës.



34.

Imer Kryeziu nga fshati Pagarushë,

Shumë herët mendja iu kishte mbush’,

Në Koshare ishte shembull e krenari,

La pas vetës dymbëdhjetë fëmijë,

La më të madhen pasuri.

Në muajin e luleve, datë njëzetë e tetë,

Ra Imeri dhe ndërroi jetë,

Shumë krenohen mal e fushë,

Edhe fshati Pagarushë!



35.

Gëzim Berisha nga Gllogoci,

Ra dëshmor ky djalë fisi,

Me vullnet të madh luftën e nisi.



36.

Ramadan Salihu nga Zaskoku i Ferizajt,

Në demonstrata e revolta,

Nuk është vetëm,

Por më të gjithë vëllezër edhe motra;

Për padrejtësitë donte t’i tregonte botës,

Merrte pjesë në të gjitha vendet e Evropës.

Mbaron shkollë të mesme e fakultet nis,

Ne Këln e Vuppertal të Gjermanisë,

Por s’ka mundur për t’duruar,

Me shumë shokë është bashkuar,

Për n’Kosovë të gjithë janë t’filluar.

Luftojnë trimat në Koshare,

Me tridhjetë maj se ç’po këndonte Ramadani,

Pastaj pushon trimi si t’jetë fjetur,

Përgjithmonë rri i qetë zemër luani.



Gazmend Berisha me prejardhje nga Çeskova,

Kësi trimi nuk lind Peja as Gjakova,

Nënë Ryva e babë Zeneli,

Kishin rritur dymbëdhjetë fëmijë,

Të gjithë të besës e për liri.

Në Koshare me pesë qershor,

Tek po shtohet edhe një dëshmor.



37.

Milazim Shala i Baballoqit në Dukagjin po lufton;

Pas masakrës në Gllogjan e në Drenicë,

Është radhitur ndër luftëtarë,

Në rreth t’Gjakovës ishte ndër t’parë.

Lufton djali në Carrabreg, në Prejlep,

Në Jabllanicë e në Rastavicë.

Djersët në luftë janë të ëmbla e jo të njelmëta,

Kur lufton Milazimi së bashku me njësitin “Delta”.

Në muajin maj me datë tridhjetë e një,

Luftë e ashpër se ç’po bëhej tek Piramida C-1.

Nëpër male, fusha, kodra e nëpër bokë,

Mbahet mend:ra Milazimi me katër shokë.



Xhemajl Fetahaj nga fshati Raushiq,

Ishte student i historisë,

Edhe ai, me shumë shokë luftës ia nisë.

Nuk e pengonte vapa, shiu as shtrëngata,

S’bën punë burgu as gjashtë vjet,

Në demonstrata del Xhemajli me shumë vet,

Në Pejë, Istog e në Gjilan,

Në Prishtinë e në Deçan.

Ky Xhemajli është i kullave dhe i oxhaqeve,

Kishte arritur shumë edhe në pajtimin e gjaqeve.

Kishte ardhur koha t’emigrojë,

Por këtë dhimb Xhemajli smundi ta përballojë,

Andaj, shumë të rinj ai i bashkoi,

Shumë djelmosha i kishte bashkuar,

Drejtë në Koshare për të shkuar.

Po luftonte si drangua,

Me shumë shokë ishte bashkuar;

Rrasa e Zogut tash ndriçon,

Në këtë vend edhe djali i Fetahajve

Përgjithmonë pushon.



38.

Ernest Zariqi nga Prishtina,

Në Brigadën 138,

Po lufton si trim me fletë.

Për ta mos zgjatur fare,

Ra dëshmor Ernesti,

Ku tjetër veç se në Koshare.



39.

Remzi Xhaferi nga e Shkupit Haraçinë,

Shumë e deshi dhe e ëndërroi këtë lirinë;

Për shumë vite e maltretojnë,

Shtëpinë sa herë ia kontrollojnë,

Ky djalosh kishte luftuar në Kroaci,

Pastaj kthehet në Kosovë,

Për t’luftuar për çlirim e për liri,

Për t’u bërë i pavdekshëm te Bunkerët,

Për t’u flijuar si të tjerët.

Babë Demushi se ç’po thotë:

Djalë Remziun nuk e kam rritë kot,

Për ate nuk më rrjedh asnjë pikë lot,

Në Koshare do ta vizitoj,

Ditë për ditë e mot për mot!



40.

Fatmir Kerqeli nga Liskoca e Kamenicës,

Nga familja atdhetare e shumë bujare,

Nuk ka ndenjur në Gjermani,

Paska shkuar në Koshare,

Ftuar e ka e shtrenjta liri.

Më datën dhjetë qershor,

Fati i Mirë ra dëshmor,

Tash n’Koshare gjithnjë pushon,

Gjithkush trimat i nderon,

Por edhe shumëkush

Fort e shumë u lakmon.



Haziz Tola nga Potoçani i Rahovecit,

Shumë mirë armiku e ka njohur,

Në demonstrata e në protesta,

Se betejat i konsideron si festa.

Edhe ky, po ashtu me dhjetë qershor,

U bë dritë e meteor.



41.

Arsim Rexhepi, nga një vend i quajtur Sazli,

Kishte vendosur për Kosovë për t’u bërë fli.

Nënë Halidja e babë Rexhepi,

I kanë rritur gjashtë fëmijë,

Për atdhe e për liri.

Nga Solingeni i Gjermanisë,

Ia kishte mësyer Arsimi tokës së Shqipërisë;

Pa humbur kohë e plotë vullnet,

Niset për n’Koshare trimi drejtë.

Aty u bë dritë për t’u kënduar prore,

Paska rënë trimi në Vrojtore.



42.

Bylbyl Breqani nga Markaj në Shqipëri,

Iu bashkohet kosovarëve për liri.

Edhe gjyshëritë e këtij trimi,

Ishin pjesëtarë të revolucionit për demokraci,

Në Luftën e Dytë,

Axhallarët e Bylbylit:

Cen Selimi e Shaban Sadiku,

Luftuan kundër çdo armiku;

Kanë luftuar pa u trembur aspak,

Prej Korçe deri n’Sanxhak.

Djalë Breqani, djalë azgani,

Më eprorët Rrustem e Hysen Berisha,

Por edhe më shumë tjerë luftëtarë,

E thyen kufirin shqiptaro-shqiptar.

Bylbyl Breqani duke i tërhequr

Trupat e disa shokëve të vrarë,

Trimërisht ra në të lirisë altar.

Por, edhe më shumë për t’u nderuar,

Bashkia Bajram Curri e Komuna Bujani në veri

E shpallen Bylbylin qytetar nderi.



43.

Ali Fejzullahu nga fshati Bajgorë,

Kurrsesi nuk duroi robëri,

Në ushtrinë sllave dezerton,

Prej aty shkon në Itali.

Kishte vendosur për të luftuar për liri.

Në Koshare lufton Aliu çdo ditë,

Më njëzetë e pesë qershor kumtoi lajmi:

Në Koshare edhe një lule u fik.

Tash vepra e tij folë

Aliu prehet n’Varrezat e Dëshmorëve në Shipol.





44.

Bujar Jasiqi bashk me t’vëllanë 18 vjeç,

Biejnë dëshmorë si dy bineçë.

Gjyshi i tyre, Ramë Jasiqi kishte thënë:

Ja armët e mia,

Amanet dua me ua lënë,

Të luftoni dhe Kosovën ta çlironi,

Edhe pse i kam nëntëdhjetë vjet,

Kam dëshirë së bashku me juve

Në luftë të shkoj apet!

Djalë Bujari, djalë sugari,

Luftoi n’Junik, në Gjocaj e n’Jasiq,

Më njëzetë e pesë qershor,

Së bashku bijnë dy meteorë,

Dy vëllezër: Bujari e Besniku,

Në një minutë, në t’njëjtën orë.



Të flasim pak edhe për Besnikun,

Shumë i ri por me vullnet e zemër zjarr,

Bashkë me t’vëllanë në beteja paska dalë;

Përveç n’Gjocaj, Junik e në Jasiq,

Shumë dallohet në betejat në Dobrosh,

Në Hereç, Gramaçel e në Isniq.



45.

Këtë këngë të gjatë e t’lavdishme,

Që të gjithë do ta kujtojnë e do ta këndojnë,

Me një trim të veçantë do ta përfundojmë.

Është Sali Çekaj i lindur në Broliq të Deçanit;

Do të flasim pak histori prej nga vjen familja e tij.

Nëse për fshatin Belle keni dëgjuar,

I cili nga armiku disa herë është djegur e përcëlluar,

Por asnjëherë nuk është zhdukur as dorëzuar.

Është me rëndësi për t’u treguar,

Njëzetë e dy burra të këtij fshati,

Nga hordhitë e Malit Zi kanë qenë pushkatuar,

Edhe dymbëdhjetë trima tjerë të këtij vendi

I pushkatojnë armiqtë pa skrupull e drojë

Të cilët çerdhen e kishin në Pejë e Bellopojë.

Po ashtu, si për inat e s’është në pyetje habia,

Këtë fshat e kishte djegur edhe Italia.



Sali Çekaj e filloi shkollën në Prapaqan,

Kurse të mesmen e mbaron në Deçan,

Vjen gjithnjë djali duke u pjek’

Ka kryer edhe fakultet,

Fakultet për drejtësi,

Por për ta mbrojtur edhe të shenjtën liri.

E ka filluar dhe e ka kryer me vullnet,

Çdo punë dhe aktivitet.

Kur ka hyrë në UÇK-ë,

I zbaton të gjitha detyrat hë për hë;

Në aksione t’shumta në Deçan,

Në Baballoq e në Çakorr,

Nëpër shi e nëpër borë,

Me shumë trima e me shumë shokë,

Pas një shekulli në Kosharë,

E ka thyer murin e Berlinit shqiptar.

Ra dëshmor n’Rrasë të Koshares,

Ia la namin tërë Kosovës edhe babës!

Shihni e dini, or vëllazni,

Në Koshare është ngritur një lapidar,

Për të mësuar të gjithë histori,

Por, edhe mend për të marrë!...

Këtë madhështi nuk mund ta ndërtojë,

Asnjë dorë as muratorë,

As arkitekti dhe as fjala e plakut,

Por vetëm e vetëm

Forca dhe vlera e gjakut!



(Nga libri “Fjala e gjakut” – 2007)

No comments: