Intervistë me poetin e mirënjohur shqiptaro-amerikan Nexhip EJUPI
Nga Raimonda MOISIU
Që në moshë të re, Poeti Nexhip
Ejupi ka qënë në kërkim të identitetit të
tij unik dhe të etur për të ndarë vizionin e tij krijues në letrat shqipe. Pena poetike e Nexhip
Ejupit karakterizohet nga pavarësia e përgjithëshme e mendimit filozofik dhe e
shpirtit artistik, dhe një jetë e jetuar në harmoni me natyrën dhe njerëzit që
e rrethojnë, me të mirat e të metat e shoqërisë, brengat, hallet, dhimbjen,
trishtimin, mallin dhe dashuritë e
saj.Ai beson në të vërtetën e jetës dhe dashurisë brenda cdo individi, sepse
secili prej nesh, përfshirë edhe poetin, janë pjesë e së tërës, një univers mbi
shpirtin, përmes të cilës ne kapërcejmë
cdo sfidë e mbijetojmë.
“Në emër të poezisë jam gati të lë shumë punë të tjera monotone, sepse vetëm
poezia na mban gjallë, na ngushëllon, na lumturon , na vdes e ngjall prapë”-shprehet
poeti Nexhip Ejupi. Modest, bujar, i talentuar dhe me shpirtin babaxhan,- poeti
Nexhip Ejupi është jo vetëm jashtëzakonisht
profilik , por edhe një emër I shquar tahsmë në letrat shqipe, i cili gjatë gjithë jetës së tij me peshën e mendjes
së shëndoshë e të kthjellët, dhe peshën e
duarve të palodhura, ai na ka
dhuruar ; “Shqetësimet e Pranverës”, “Drithërima ere”, “Lirikat e Elbasanit”,
“Hëna e Vllehëve”, “Ma mori kapelën era”, “Psherëtima të mërguara”, Vetëtin një
vetull reje”, “Brenda meje rrjedh një lumë”, “Fjala ka shpirt”, “Bora qan me njëmijë
sy”, në process botimi një vëllim poetik
tre serial, e dhjetra e dhjetra vëllime me poezi, që do të thotë mijra vargje…Në këtë bisedë të
nhrohtë e mbresëlënëse si dy kolegë, poeti Nexhip Ejupi ndau kujtime, aspiratat
dhe eksperiencat dhe përvojat jetësore, puna dhe përkushtimi që e kanë bërë atë
tashmë një emër të admirueshëm e të njohur në letrat shqipe.
Bisedoi:Raimonda MOISIU
-Përshëndetje, Nexhip,-Faleminderit
për kohën e vyer në përkushtim të kësaj interviste. Vepra juaj krijuese
poetike dëshmon gjithënjë e më shumë se jeni ndër poetët e shquar, nisur aty
nga vitet ’78, të shekullit të kaluar
dhe ju kini botuar për herë të parë
librin, “Pesha e duarve”, në moshën 29
vjecare. A ka diçka mbresëlënëse në fëmininë
tuaj që ju ka frymëzuar për t’u bërë poet?
Natyrisht,pa mbresa të fuqishme e mbresëlënëse nuk ka shtysa apo nxitje për
t'u marrë me dicka të re,e cila është një fushë e panjohur për ty si
fillestar.Nëse më lejoni të bëj një krahasim; fillestari i ngjan një fëmije
kureshtar,që sapo është ngritur në këmbë dhe po hedh hapat e para.Në fillim ka
frikë, megjithatë guxon dhe e hedh hapin e parë...Ai kështu ka nisur të ecë,ëpor
ecja nuk është vetëm hapi i parë. Bëhet hapi i dytë, i tretë, lëkundet…Që të
mos bjerë, zgjat duart të mbahet te sendet që ka më afër. Por më të afërt janë
duart. Ne i takojmë atij brezi, që jemi rritur me djep)enes, është djepi- a ka
gjë më të bukur, se sa sytë e nënës? Nuk ka ..! Atje mbahet fëmija dhe ecën e
ecën, nuk ka frikë nga ecja. Mbase,e
zgjata këtë përgjigje,por kjo është mbresa ime me e parë, që nuk e harroj kurrë,duart
e zgjatura të nënës për të më mbajtur e për të mos u rrezuar. Ka edhe duar të
tjera që zgjaten drejt këtij kërthije të njomë, që ngulmojnë ta ndihmojnë përtej
këtij pragu të fillimit, të gjyshes,të motrës,të babait. Vëlla nuk kam
pasur, do të doja të kisha, të më
ndihmonte dhe ai. Mbase kjo mungesë më
ka nxitur t'i përshpejtoj hapat e ecjes. Mbase do ta gjeja diku përpara
e t’i thoja:Ja ku jam, më ndihmo jo me duar, por me këshilla,me punëra të mira.
Këtë vëlla do ta gjeja te shokët, që më qartësonin përherë e më shumë,do ta
gjeja te mësuesit e gjuhës shqipe,te i ndjeri Ibrahin Gani,te Besim Qorri i
gjimnazit Dhaskal Todri,te Profesor Kongoli e te të gjithë profesorët e mëvonshëm
të Universitetit të Tiranës.
-Çfarë ju ka pëlqyer në adoloshencë për të lexuar? Cilët nga autorët tanë, pëlqeje më shumë?
Në adoleshencë kishim një detyrim leximesh,të cilat edhe nuk të tërhiqnin,por
që ne ishim të detyruar t'i lexonim. Madje,leximet e detyruara, duhej t'i
jepnim edhe provim,-thënie klasikësh. Pjesë përmendësh në gjuhën ruse,që e
kishim të detyruar për ta mësuar e që nuk e mësova kurrë. Po kishte edhe
lexime, që të zgjonin fantazinë si; “Tregime të
Arkadi Gaidarit,të Leon Tolstoit.Tre libra nuk i harroj
kurre,"Pinokun" dhe dy libra të tjerë me tregime të shkurtra
Kopshtari dhe Kallzime. Kisha një shoqe gjimnazi që ishte e dhënë edhe ajo pas
letërsisë,-Iliriana Sulkuqi. Bënim hartime dhe i ndjeri, mësues,Besim Qorri, na
i lexonte përpara klasës.Ky ishte promovimi ynë i parë i krijimeve tona, kurse
botimi i parë ishte një faqe letrare, që ne mëngjes për mëngjes e shihnim me
bishtin e syrit se a kishte vënë atje ndonjë gjë të re Profesor Ndricim Xhyra
apo Besim Qorri. Por të shihnim ndonjë gjë,do t'ia thonim njëri-tjetrit, menjëherë
dhe dicka do te lexonim njëkohësisht nga KRIJIME TONA TË ATËHERSHME.
Adoleshenca ime dhe e gjithë moshatarëve të asaj kohe ka qenë e ndrydhur. Kam
qenë shumë i ndrojtur, nuk para dilja për t'u dëfryer, isha i turpshqm,skuqesha
shpejt para ndonjë vërejtje,sado të
vogel. Liria e vërteë e adoleshencës sime ka qenë Shkumbini, lugina e
tij midis kodrinave me bimësi të larmishme,të mbjellë nga dora e njeriut apo të
natyrshme, shkurre të egra. Atje meditoja për të shkruar ndonjë gjë,sidomos kur
ishte për të fantazuar, rreth detyrave me karakter krijues, të detyrave të shtëpisë.Nuk
kam qenë nxënës i shkëlqyer,po edhe i prambambetur s'kam qenë.Kam qenë nxenes
mesatar. Matematika dhe trigonometria më
dukeshin lëndë të papërtypshme. Mbase më kanë kaluar për hatër të aftësive në lëndet
shoqërore, ku vërtet bia në sy;letërsi,histosi,botanikë ,Zoologji,etj. Nga
autorët tanë më pëlqente që atëhere Dritero Agolli,megjithëse edhe ai ishte në
fillesat e veta .Sa kishte botuar “Në rrugë dolla”, “Hapat e mia në
asfalt” e ndonjë tjetër vëllim.Po ashtu
dhe Ismail Kadareja,sidomos me vëllimin “Enderrimet” dhe “Përse mendohen këto
male”,që ishin për ne të rinjtë manifeste shëmbullore e duhej të mos i harronim
kurrë. Dhe ne s'i harruam kurrë! Poetë të tjerë më pëlqenin si Fatos Arapi,Musa
Vyshka,Viktor Qurku…Njohuritë tona do të na i zgjeronin bangat e filologjikut
me leksionet e Muzafer Xhaxhiut për Antikitetin grek e romak. Leksionet e gjuhësisë
për fonetikën,morfologjinë dhe sintaksën. Këtu nuk kishte matematikë.Kishte vetëm
letërsi dhe gramatikë, nuk kisha të beja
me ekuacione trigonometrike apo algjerbrike,por kisha të bëja me fjalën, studiohej fjala tingull më tingull e shkronje
më shkronjë.Jo vetëm kaq.Studiohej fjala rrokje më rrokje, rasë më rasë e lakim
më lakim.Studiohej në të gjitha njësitë
dhe njehsime të veta me vecantitë e karakteristikat që kishte secila njësi.Kështu
pak nga pak tek une e te shoket e
mij,krijohej një vetëdije gjuhësore.Këtë na e rrënjosnin leksionet e Mico Samarës,tëJani
Thomait,të Androkli Kostallarit. Në letërsi u vinim veshin leksioneve të Nexhp
Gamit, të Ismail Kadaresë apo të Zihni Sakos për Folklorin, të Nasho Jorgaqit.
Ishim studentë në kryeqytet sdhe Tirana për mua ishte horizont i ri,fushëpamje
e re,pikëvështrim i ri për veten e për gjërat rreth meje. Ndjenim peshën e
diktaturës,por ishim të rinj dhe idealist, e
përballonim me ëndërrimet tona, se një ditë do të ishte ndryshe,shpresa
në favor të dëshirave tona.Ishim në
kryeqytet dhe fare pranë redaksive të gazetave të kohes,po ne lakmonim Gazetën
Drita dhe sidomos Zërin e Rinisë që atë
kohë e drejtonte Mico Verli, një përkrahës shpirtmadh i talenteve të reja.
Aty do të shkëlqente talenti i Ndoc Gjetjes, i Rudolf Markut,i Zoi Dashit,i
Alfred Capalikut, i Agim Spahiut,i Visar Zhitit,i Moikom Zeqos, Xhevahir
Spahiut,Roland Gjozës e Sherif Balit, etj., mes të cilëve do të botoja edhe unë,po jo aq shpesh,
se sa ata të tjeret.Sepse duhej të ishe i shkathët,të kishe miq e të njohur,të
ishe edhe i bërrylave, sjellje kjo që nuk më shkonte përshtat. Edhe sikur të
doja nuk mund ta bëja,se ashtu isha i gatuar. Prit,mos u ngut,gazeta aty është,lexo
më shumë, përfito më tepër.
Nga ata që botojëe,zere se ishte krijesa jote,kënaqu me pak, vecse të jetë
e bukur...
-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të vecantë vëllimet tuaja me poezi, krijimtari kjo para se të
emigronit: “Shqetësimet e pranverës”(1990), “Drithërima ere”,(1991)”Lirikat e
Elbasani”,(1998) “Hëna e Vllehëve”,(2000). Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria
e kulturës profesionale dhe thelbi artistik e filozofik i penës tuaj poetike.
Cila ka qënë eksperienca tuaj e parë në gjininë e poezisë?
Eksperienca ime e parë në gjininë e
poezisë ka qënë gazeta e murit "Letrari i ri" i shkollës
"DhaskalTodri", ishte poezi e
një vëllimi hartimesh nga të gjitha Shkollat e Mesme, në tërë vendin, kushtoj Elektrifikimit të
Shqipërisë, dhe një poezi e botuar në revistn"Nëntori”. Vetëm me këto
tri-katër poezi të botuara në shtypin e kohës, me ndihmën e poetit Musa Vyshka,
po ngjizej brishtësisht përvoja ime në të shkruar,po ngjizej mendimi
poetik,gjithnjë luhatës e i pashtratëzuar në njohuritë krijuese. Më asp në
Universitet do të njihesha me krijueë të tjerë, do të ballafaqonim krijimet dhe
së bashku vazhdonim të ngjitnim shkallët e redaksive, ku më të shumtën e herës i zbrisnim të dëshpëruar,
sesa të gëzuar.Packa gjendjes sonë shpirtërore, ne po ngjisnim e po zbrisnim
shkallët e artit, ato shkallë të artit të atëhershëm, që ishte më shumë i
kontrolluar, i vëzhguar dhe i politizuar. Na orientonin keq. drejt
tarracave,shinave të hekurudhave,
heronjve të tipit e Lei Fenit kinez.Nuk na pëlqente kjo gjë,por nuk mund dhe ta
shprehnim.Keq ta shprehnim e keq ta shkruanim. Kështu kalonin vitet,conim përmbledhje
pas përmbledhje për botim dhe heshtje,vërejtje e vetëm vërejtje, për mirënjohje
të realitetit.Më të guximshmit edhe shkruanin,edhe u shprehën ,por ata
diktatura i dënoi ose me heqje të drejte botimi ose me burgim.Unë jam i asaj
pjese krijuesish të dënuar me heshtje.Më duheshin dhjetë vjet për t'u botuar një libërth
64 faqe me rastin e 100 Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit...Lidhja e Prizrenit më
ndihmoi se nuk shkrova për lejfenët,por për patriotë si Abdyl Frashëri...apo
Gjin Bue Shpata. Ia di për nder Redaktorit të atëhershëm, të ndjerit Perikli
Jorgoni,që më tha të shkruaja për këte
pjesë të historisë së Rilindjes Kombëtare...
- Kur ju shkruani një poezi cila është
pjesa më e vështirë; shtjellimin e elementeve
me modelet e fjalës që e përbëjnë, muzikaliteti i vargjeve, strofës, kadenca, ruajtja e rimës, metafora, figurat artistike etj. Ku qëndron
forca e inteligjencës tuaj;është ambicje sfidë apo të dyja bashkë?A duhet
ruajtur rima, apo vargu i lirë?
Pyetja është është tejet interesante
dhe sigurisht që do një përgjigje interesante, po hajde ta gjesh këtë përgjigje(Qesh)...Në radhë të
parë duhet gjendja shpirtërore për c’ka duhet të shkruash.Për cdo motiv ka një
gjendje shpirtërore, të ndihmon për ta realizuar motivin.Motiv që të nxit qoftë
edhe vetëm me një fjalë,ashtu si fara në tokë do vlagën e duhur,do dhe klimën e
duhur.Suksesi nuk është me sustë.Suksesi është mundim, përpjekje e vetëm përpjekje,t'i
kthehesh e t'i rikthehesh disa herë një motivi,një vargu,një strofe,një poezie
apo një cikli të tërë,që mund të përbëjë bërthamën e librit të mundshëm e të
suksesshëm.Kjo quhet lodhje mendore,po është edhe lodhje fizike, të dhemb mesi,të dhembin
shpatullat.Pa dhimbje nuk lind asnjë gjë e gjallë.
-Cili është elementi më i rëndësishëm dhe interesant për të shkruar një libër
të suksesshëm me poezi?
Ende nuk jam i njohur si poet, pra poeti vjen një cast dhe i lind dëshira të
kujtojë bëmat).Ato janë bëma dashurie, njohjet, përkëdheljet, bashkëngacmimet,
bashkëbisedimet, puthjet, jo-të,po-të, pritjet, mërzitjet, thyerjet e zemrës
,trishtime të jo-ve dhe gëzimet e po-ve.Ja
kjo është gjendje shpirtërore
shumë e përshtatshme, për të thënë dicka për njeriun më të dashur, kësisoj të
shkruash për dashurinë. Të shkruash për dashurinë,duhet të kesh zemrën aq të madhe,sa të nxejë përbrenda
gjithë rruzullin tokësor,madje gjithë hapësirën yjore.Të shkruash për dashurinë,duhet
të japësh dashuri,duhet ta duash, ta
mbrosh,qoftë edhe me jetën tënde. d.Ta respektosh,ta miklosh,ta lartësosh
dashurinë.Nuk mund të ketë dashuri jashtë mundësive të sakrificës sublime dhe
supreme për të.Kështu nuk mendoj vetëm unë, kështu mendojnë të gjithë ata që
bien në dashuri të përzëmërtë,të sinqertë,të ndershme, më jetëgjata se jeta e
dy njerëzve të bashkëshortuar.
-Përvec vëllimeve sa përmenda më lart, - në mërgim ju kini shkruar disa vëllime
me poezi sikundër : Vetëtin një vetull reje, 2008, Brenda meje rrjedh një lumë-2009,
Fjala ka shpirt,2009. Pra ju keni shkruar shumë lirika dashurie e mesa di unë
iu kanë quajtur “një rebel i pandreqëshëm”. A ka dicka të vërtetë në këtë thënje?
Kur shkruan poeti krijime të tilla?
Nuk besoj se jam rebel aq i pandreqshëm,kur në të vertete jam i pranueshëm
në miqësi e shoqëri dhe ma dëgjojnë fjalën dhe ua dëgjoj.Nuk dal kundër
vullnetit të një shoqërie të
civilizuar,vecse nuk pajtohem me disa shfaqje jo të këndshme periferike, me dëshirën
e mirë që edhe kjo perferi sjelljesh jo
të mira,t'i nënshtrohet atmosferës së shëndoshë të shoqërisë së sotme shiptare.
Mediokriteti gjithminë më tmerron.Ndaj
tij kam frikë sic kam frikë ndaj një sëmundjeje ngjitëse,si ndaj një lëngate që
zgjat shumë.Mediokritetit nuk i shpëtojmë tërësisht.Mediokriteti është si ai virusi që hyn në kompjuter dhe të prish
projektet,ose t'i ben ato të paarritshme artistikisht.Të fut në qerthullin e
bejtexhinjve, qe u duhet vetëm një letër e një stilolaps dhe vetëm shkruaj..
- Te vëllimi poetik “Lirikat e Elbasanit”, për kë e pate shkruar këtë vëllim?
Dhe pse ky titull?
“Të kam puthur me afsh e me et’,
Si askush, s'të ka puthur si unë,
Buzë Shkumbinit,nën shelgjet e qetë,
të kam puthur me afsh e me et’...
Sërish erdha ku lumi bucet,
Me stërkala vetmie e shkume.
Ku të puthja me afsh e me et’,
Si askush s'të ka puthur si unë...”
Kjo poezi është shkruar tani që jam në Amerikë...Ku është Shkumbini?..Po
ajo?...Pra,për të shkruar për dashurinë,mjafton ta kujtosh atë,të mos e harrosh
atë dhe fantazo rreth kësaj ndjenje sa më shumë,sepse gjithnjë ke për të lënë
prapë dicka të pathënë.
-Qindra e qindra vargje lirike “të
pastra dhe të drejtpërdrejta në të shprehur” –dhe vërtet jeni nga poetët e
rrallë që me vargjet tuaja shpërthyese ilustroni dashurinë njerëzore. Cfarë ju
ka shtyrë për të shkruar lirika të tilla?
Kur shkruhet një poezi,(më pëlqen më shumë emërtimi lirike),nga ana teknike
do merresh me brumëzimin e ndjenjës.Ky brumëzim nuk bëhet vecas,por njëkohshëm,bashkë
me brumëzimin e mendimit. Kur ky brumëzim realizohet,vëren se nga anon
kandari,nga ndjenja apo nga mendimi.Po anoi nga ndjenja,është lirike,po anoi
nga mendimi është përsëri lirike,vecse quhet lirike meditative.Në morinë e llojeve të lirikave zotëron lirika e dashurisë,lirika
e jetës,e vazhdimësisë njerëzore,për cdo moshë .
-C’është dashuria për ju” Kur e ndjen një burrë se është i dashuruar? Por
edhe në rast se një lidhje dashurie prishet,-
si ia arrini ju ta reflektoni në poezitë tuaja, dashurinë dhe dështimin?
Pamvarësisht moshës, dashuria më drithëron gjer në rrënjë të flokeve.Ja shëmbulli
i një lirike të shkurtër;
“Kur s'të shoh,moj syshkruar,
Kam vec hi në kraharuar,
Me thëngjinj të porsa shuar...
Kur të shoh,moj vetullzezë,
Mespërmes një zjarr më ndez,
Prushëroj gjer në mëngjes...
Kjo poezi nuk është shkruar kur kam përjetuar castin e dashurisë,por shumë
e shumë vite më pas...Përtërij në vetvete gjendjen e dikurshme,mbase edhe më e
bukur prej pjekurisë se moshës.
-Cilat janë temat më të pëlqyeshme në
krijimtarinë tuaj poetike ? Sa janë motivet vetiake? Cilën poezi tuajën keni të shtrenjtë?
Poezite dashurore,shoqerore dhe meditave jane te miat,motive personale,kuse
ato filozofike I jane nenshtruar nje njohjeje filozofike te Castit,je ne rolin
e mesuesit apo te folozofit qe u jep mend te tjereve,packa se ato te nevojiten
ty vete, Ketu nuk ka receta te gatshme.Poe zite me te shtrenjta per mua jane
atro per dssdhurine.Atje ndihem me I frymezuar me I kenaqur,me I aaritshem.
-Cila është vepra më e mirë e një poeti ? A mund të na thoni një nga poezitë
e dashura?
Ja,një poezi e dashur për mua;
Befas ndala hapin.
M'u bë sikur dëgjova,
Zërin tënd ëmbelak..,
Jo,jo,
Celnin lilake...
-Në tërësi ju jeni poet i shëndetshëm dhe i pjekur artistikisht, me tërë
besimin për jetën ; megjithatë herë herë keni një melankoli të ndjeshme, kjo
vihet re te vellimet poetike “Psherëtima të mërguara” dhe “Bora qan me njëmijë
sy”. Si bashkëjetojnë tok te ju dashuria, trishtimi, dhimbja, malli, brenga,…?
Dy vëllimet “Psherëtima të mërguara” dhe “Bora qan me njëmijë sy”, -kanë një
tis të ndjeshëm melankolie, të shprehura
në tri fjalë:Psherëtimë,Mërgim dhe Qan.Të jesh larg Atdheut,kur nuk je larguar
kurrë nga qyteti yt vec ndonjë ditënatë,dhe tani të jetosh kaq larg larg të afërmve
të zemres,doemos do të ndjehesh i përmallur dhe përmallimi është
melankoli,pra ndjenjë njerëzore dhe
e drejta ime të shkruaj edhe nën
ndikimin e kësaj ndjenje,aq me tepër,kur trishtimi dhe melankolia, na
mohoheshin njëherë moti.
-Ju shkruani tregime për fëmijë, këtij simboli të së ardhmes së njerëzimit,
me një stil të vecantë e të admirueshëm
frymëzimi, që rrjedh bukur e
vrullshëm, dhe keni shfaqur këndvështrimin tuaj kritik –letrar, për antologjinë
e Klasës së Pestë , të ciklit tetëvjecar, e titulluar “Sa e bukur fjala shqipe”
. Cili është “celësi sekret në letërsinë për fëmijë?
Pak tregime kam shkruar për fëmijë.Qëllimi im ka qenë të jap botën e tyre në
rritje e në edukim përmes naivitetit e
ngazellimit naïv, përmes triumfesh të hiperbolizuar prej fëmijëve që
ndonjëherë, të madhen e bëjnë të vogël
dhe e kundërta.Më shumë jam marrë me poezi për fëmijë.Bota e fëmijëve është pjesë e
pandashme prej botës së Lizës në botën e Cudirave. Në të shumtën e herës fëmijët
thonë vetëm- Po.Që të thonë- jo,-atyre u duhet një provim e një pësim që t'u bëhet mësim...
- -Pse shkruani? A keni disiplinë në të shkruar? E përfytyroni veten pa
shkruar ndonjëherë?
Nuk e përfytyroj një ditë të mos merrem me shkrime,të paktën me
poezi.Driteroi thotë se krijimtaria është si tështima,po të zuri,nuk përmbahet.Dhe
mire e ka!Shkruaj që të qetësoj veten nga ndonjë shqetësim i rastit.Shkruaj se
gjithë jetën jam marrë me shkrime dhe më është bërë një refleks i kushtëzuar, më
duket sikur ennde sikur dashuroj,sikur ende dashurohem. Jemi populli që
shpresojmë më shumë në Europë se do të bëjmë dicka.Ndjehem pjesë e këtij
mentaliteti të popullit. Njëlloj gravitacioni nga i cili nuk mund të shkëputesh.Disiplina
ime e të shkruarit është indisiplinimi.Kudo që të jem,do të meditoj për
dicka,do të nxjerr një nga ato letrat e vogla dhe mbaj shënim ndonjë mbresë ngacmuese,ndonjë
shkëndijë figurative:Krahasimi,epiteti,apo metafora,indisiplinimi më con te
disiplinimi,sepse gjithë c'është e padisiplinuar,duhet disiplinuar brenda
kornizave të llojit të artit që ti ke zgjedhur për ta shprehur.
-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme
të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit?Cfarë kuptoni
me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale’?
Padrejtësia më bën ta ngrej zërin sipas mundësive të mia, për t'i dalë në
mbrojtje së drejtë,të mohuar,kur duhet të bëhet e kundërta,Bashkohem me zërin e
komunitetit që e ndjen të domosdoshme t'i kundërvihet kësaj padrejtësie...
-Si shkrimtar dhe poet, cili është
koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për
demokracinë` në vëndin tonë?
Kombi që të jetë një komb vërtet dinjtos përpara botës, duhet të sic bëjnë
kombet e tjera-më të mirën e kësaj bote.Vlerëson zgjedhjet e drejta,mban nën
“mbikëyrje” qeverinë dhe kur ajo gabon, dhe i thotë; Këtu s'e ke mirë.Komb me
dinjitet është ai, ku gjithë qytetarët e tij i ka të punësuar.Te biesh nën zotërimin
e dëshpërimit,t'i humbësh të gjitha shpresat për mundësira të tjera më të mira,
për mua është vetëgjymtim, autokrizë shpirtërore dhe mendore,mosdalje
nga gjendja e mjerë ku ke rënë.Demokracia në vendin tonë duhet të bëjë më shumë
për mirëqënien e popullit, për mirëruajtjen e kulturës sonë popullore të trashëguar
në shekuj dhe mundësisht të kontribuojë në zhvillimin e saj, në përputhje me
kushtet e sotme.Partitë tek ne janë të shumta.Duhet të jenë më të pakta, sepse
shumë parti i shumëklanizojnë popullin.Shumë parti janë varfëri shpirtërore,shoqërore,politike
për një komb.Duhet të jenë më elastike ndaj
njëra-tjetrës partitë,të lëshojnë pe, kur duhet, në emër të shoqërisë që
përfaqësojnë.Projektet e mia në të ardhmen janë vetëm tri;të botoj vëllimin
“Fati s'ka sy” .Në tri libra me të njëjtin titull dhe me këtë botim mund të
ndjehem i përmbushur pa i lënë asnjë peng vetvetes në poezi. Ky pra është pengu
që mund të më mbetet, nëse nuk e realizoj botimin e këtij libri të vëllimshëm në
tri pjesë.
Ndryshimin tek vetja do ta shikoja lidhur me aktivitetin tim letrar.Le të
merresha edhe me prozën,qoftë atë të shkurtër, sa për thyerje monotonie.Në Shoqërinë
tonë njerëzore ndryshimin do ta shikoja te kombi im,tek shoqëria që përbën
kombin tim,sa ecën ajo përpara, sa përputhen idealet e saj përparimtare me
idealet e shoqërisë njerëzore. Në fëmijëri nuk i vija re hallet e problemet
familjare,mbasi ato i zgjidhnin më të mëdhenjtë dhe mua nuk më mungonte asgjë për
ta jetuar sic duhet e për ta gëzuar fëmijërinë time të hershme,brenda
privacioneve të asaj kohe, duke u mjaftuar vetëm me kënaqësitë fëmijërore.
-Projektet tuaja në të ardhmen?Cfarë
iu ka mbetur peng?
Kam për botim një libër me romanca lirike, ndarë në tre nënvëllime të
vecantë,ku në secilin nënvëllim ka cikle me nga 100 motive me një titull libri
të mëparshëm...Pse kjo?Sepse poezitë që
meritonin të botoheshin që prej
demokracisë,nuk m'u përfshinë në libër dhe unë i futa në këto vëllime seriale(tre),
se edhe ato ëe shkretat duhej të shihnin dritën e botimit...
-Mesazhi për shkrimtarët e poetët e rinj...
Për poezinë kam pasur besim,kurse për prozën jo.Unë edhe sot mendoj për
prozen sikundër mendoja në femijeri apo rini, më mirë të themi.Proza të
shkakton dhimbë në brinjë, në mes,në shpatulla,pa leri ato të kokës.Kurse
poezia t'i mjekon,ta përtërin shëndetin,të bën të fluturosh, qoftë edhe me
flatrat e një zogu.
Për poetët dhe shkrimtarët e rinj kam mendimin se duhet të lexojnë jo vetëm
në shqip,por edhe në gjuhët e tërë botës,vecanërisht në anglisht.Duhet të mos i
nënvleftësonjë parakohësit e tyre, as bashkëkohësit,që të jenë vazhdues të tyre
si paskohës,si përcjellës tradite,kulture,të cdo trashëgimie të mirë për brezat
që vijnë më pas...
Faleminderit!
Intervistoi: Raimonda MOISIU
No comments:
Post a Comment