Wednesday 30 January 2008

BALLKANI, NJË GABIM I VJETËR




Nga Fatmir Terziu

Ballkani prej kohësh ka patur një vëmendje dhe një interes të jashtëzakonshëm. Madje edhe emri i tij ka qenë një nga përqëndrimet e interesit. Sot ballkani modern ka një përbërje shtetesh që përfshihen nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Republika e Maqedonisë, Serbia dhe pjesa Europiane e Turqisë. Rumania dhe Sllovenia janë përfshirës, por mendohet se janë jo zyrtarisht pjesë e këtij Gadishulli.
Fjala “Ballkan” është përdorur për herë të parë në vitin 1490 nga humanisti, shkrimtari dhe diplomati Italian, Buonakorsi Kalimarko që përshkroi me këtë emër mallet në veri të Bullgarisë. Fjala në fakt është me një origjinë turke dhe nëse do të përkthehej do të tingëllonte me një kuptim si ‘malet e drunjta’.

Shkrimtari udhëtues John Morrit, e ka shpjeguar këtë term në anglishten e literaturës aty nga fund ii shekullit të 18-të dhe ai ka ndërmarë kërkime dhe krahasime nga autorë të ndryshëm në një sipërfaqe hapësinore më të gjërë se sa këto male dhe pikërisht duke filluar nga Deti Adriatik dhe mbaruar në Detin e Zi.
Pastaj më 1808, gjeografi gjerman August Zeune e përdori emrin “Gadishulli i Ballkanit” për këtë hapësirë. Kështu që përshkrimi i tij i gabuar në përfshirje çoi në një vazhdim të gabimit midis udhëtuesve dhe shkruesve të tjerë që përdorën më pas si për inerci atë emër.
Në mbydhje të shekullit të 19-të dhe në fillim të atij 20-të ky term mori një kuptim politik, duke e paraqitur atë si një zonë me ndasi dhe probleme që nga koha e kolapsit të Perandorisë Osmane dhe Monarkisë së Habsburgut.
Gjatë shekullit të 20-të termi në fjalë mori ndërlidhje dhe lidhje të ndryshme kulturore dhe sociologjike.
Sot shumë gjeografë janë muanduar të korrigjojnë gabimin e Zeunesë, me terma të rrinj si Juglindje e Europës ose Afër Lindjes, propozuar si një term neutral, me koncept jo-politik dhe jo-ideologjik, por ka dështuar që në lindje të shfaqjes.

Luftëra të shumta dhe konflikte të mëdha kanë sjellë në lidhje me mosmarrëveshjet etnike në këtë sipërfaqe gjeografike që ka krijuar një përshtypje të shteteve të paqëndrueshëm.
Ashtu si Maria Todorova ka shkruar në librin e saj “Imagjinoni Ballkanin”: “Shumë autorë në të shkuarën kanë përdorur kritere të ndryshme për të paraqitur Ballkanin. Disa përdorën paraqitjen fizike të tij, por shumë janë mbështetur në baza politike dhe kulturore. Kështu në gjeografi të shprehesh me këtë emër do të ishte gabim për të përshkruar këtë sipërfaqe…”. Atëherë kush gabon edhe korrigjon. Përse ende ky hezitim për Ballkanin e disa shekujve ‘në gabim’?!

No comments: