Thursday 17 January 2008

BUTRINT


Nga Fatmir Terziu







Aty ka kohë që krihet Perëndesha Dea
Aty ka mote që rri shëmbëlltyra e saj
Aty buron vetëm kënga dhe hareja
Aty s’ka tjetër bukuri që t’i ngjaj
Aty është ajo dhe ai; shkrirë në një trup njeriu
Ajo kokë burri në shtat femre
Ajo bukuri hyjnore që nuri i ngriu
Ajo statujë që sjell mesazhe historie, legjende.
Aty është ai dhe ajo të dëshmojnë
Të vërtetën e lashtë të një brenge
Të vërtetën që ka kohë që e shtrembërojnë
Ca sythe të padala të një peme.

No comments: