Thursday 17 January 2008

PA TY E DASHUR

Nga Fatmir Terziu



Kafen që piva pa ty
Kafen me emrin “Moka”
Mezi e kam gëlltitë
Pa Ty kafja s’shkoka.

Në kafenë që ndejta deri vonë
Djersë të ftohta më zbritën në trup
Një foto mbeti e syve të mi pronë
U përlota mbi të për turp.

Në xhamin e ftohtë të dritares përballë
Thinjat ndriçonin si neonë
Pse kafenë më le t’a pi në vetmi mbrëmë?
Tregomë të lutem, tregomë!

Kafenë që pij pa ty
Të ftohtë, të ngrohtë, apo “Moka”
E kuptoj përditë e më mirë

No comments: