Wednesday 13 April 2016

“Shkrimtari nuk duhet te jete I etur per njohje e fame qofte edhe per nje filxhan lavdie…”

“Shkrimtari nuk duhet te jete I etur per njohje e fame qofte edhe per nje filxhan lavdie…”

zef_pergega5Intervistë me shkrimtarin Flori Bruqi nё Kosovё
ZEF PERGEGA
Flori Bruqi shkrimtar, poet i afirmuar, studiues i letërsisë, shkencëtar i Kineziologjisë Sportive, autor i 38 librave, zhanresh letrare dhe shkencore.
Vepra letrare-poetike dhe studimore e tij,në një mënyrë ose tjetër,me kohë ka zgjuar interesim te lexuesit dhe studiuesit,veçanërisht te kritika e mirëfilltë letrare dhe shkencore.   Kështu ajo, si ndërthurje estetike vitale, shqiptare dhe evropiane ,ka qenë mjaft shpesh pike e forte referim, objekt observimi dhe analize nga studiues të shumtë të profileve akademike.
Libri më i ri publicistik i shkrimtarit tashmë të mirënjohur,Flori Bruqi, na vjen si një sihariq i mire letrar. 38 librat e tij përmbajnë një lëndë të pasur në shumë aspekte letrare dhe shkencore.  Studiuesi Bruqi i ka sistemuar këto shkrime,që përbëjnë në sere vlerësimesh të çmueshme letrare dhe shkencore për krijimtarinë e tij të ndryshme, poetike, publicistike dhe shkencore, për ato botime të fushës profesionale . Flori Bruqi (1952) pervec kolanes letrare dhe shkencore mbajne firmen e tij 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën“Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe qindra -mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016) .Është editor i Agjencionit “Floripress” si dhe bashkëpunëtor i  dhjeta web faqeve në internet. Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000). Menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion e preparateve farmaceutiko-kimike të fabrikave “Schülke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Personalisht kam njё bashkёpunim 14 vjecar me Florin, duke botuar dhjetra artikuj kryesisht me teme ngjarjet nё Kosovё.
Flori Bruqi, ju njohim si shkrimtar, kritik letrar dhe publicist. Si vrojtues i zhvillimeve shoqërore, a mund të na thoni, ku është kombi shqiptar sot?
…Para 60 vjetëve në Vienë një grup intelektualësh në mërgimin i detyruar nga Komunizmi, shqiptar ,shkruan librin  “ Nga do ja mbajnë shqiptarët”? Në libër thuhet , se kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq mes ngërçit të trashëgimisë turke dhe orientale dhe ecjes drejt Perëndimit, drejt familjes europiane, së cilës duam që të besojmë se i përkasim.
Unë do të thosha: inercinë, atë aftësi tragjike qe kemi ne për të qëndruar vend numëro, atë aftësi të çuditshme që kemi për t’i injoruar shenjat dhe për të mbyllur veshët kur kambanat bien. Pas gjithë këtyre viteve  do të shtroja edhe një herëpo  atë pyetje: nga do t’ia mbash?Nga Perëndimi apo nga Lindja ? Ka një kohë të gjatë, që debatet për identitetin shqiptar nuk pushojnë. Sipas jush,  kanë shqiptarët identitet unik? Për më tepër, a mund të flitet për një kulturë homogjene brenda kombit shqiptar? Mendoj se problemi kryesor i ne shqiptarëve është kriza e identitetit. Tek ne flitet për identitet, për histori, për lashtësi kombëtare, pa arritur të kuptohet se çfarë është në të vërtetë identiteti kombëtar. Historianët dhe akademikët që duhej të ishin të parët në debatin për identitetin kombëtar janë të parët që e shtojnë konfuzionin dhe keqkuptimin. Na pëlqen të flasim për historinë në një kohë që jemi nxënësit më të këqij të historisë; na pëlqen të flasim për lashtësinë, dhe nuk mbajmë mend ato ngjarje që kanë ndodhur para 30-40 viteve, na pëlqen të flasim për identitet në një kohë që jemi të gatshëm t’i nënvleftësojmë vlerat tona të kulturës dhe simbolet tona të kombit. Ju më pyesni nëse ka një kulturë homogjene brenda kombit shqiptar. Nuk besoj aq shumë te homogjiniteti, i cili mbart brenda vetes rrezikun e armikut më të madh të kulturës, uniformitetin. Besoj te paradoksi se sa më e larmishme të jetë kultura e një vendi, aq më e bashkuar dhe e njëjtë është ajo. Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Lasgush Poradeci, janë shkrimtarët më të pangjashëm mes tyre. Dhe janë  shkrimtarë të bashkuar si shkrimtarët më përfaqësues të kombit.
 Meqë jemi tek identiteti. Vitin e kaluar, para dy vitesh u festua 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkaq, në anën tjetër, kemi një përpjekje të vazhdueshme për afrim me Turqinë. Në këtë aspekt, ndodh që qeveritë shqiptare të shfaqin një “vëllazëri” me politikanë turq. Si i vlerësoni ju këto marrëdhënie dhe si shpjegoni marrëdhëniet e turko-shqiptare të viteve të fundit?
100 vjetori i Pavarësisë, ishte ndër ngjarjet më të mëdha të historisë kombëtare. Por e festuar në mënyrën tonë. Me një eufori skenike dhe pompoze.
Mendoj se 100 vjetori i Pavarësisë, duhej të qe një çast reflektimi kombëtar. Reflektimi se si ca burra të shquar të kombit shpallen Pavarësinë kombëtare, duke na lënë pasurinë më  të rrallë e më të çmuar në bankën e ndërgjegjes tonë.
      Çfarë kemi bërë ne me këtë pasuri të trashëguar, me këtë llogari bankare të lënë 100 vite më parë?
Si e kemi shpenzuar, manexhuar këtë pasuri të lënë me aq amanete? Mendoj se e kemi manexhuar dhe vazhdojmë ta manexhojmë shumë keq. Eshtrat e Gjergj Kastriot  Skënderbeut, Bogdanit, Budit, Marin Barletit, Naim Frashërit,Atë Gjergj  Fishtës,Faik  Konicës, Fan S.Nolit do të ktheheshin përmbys në varret e tyre po të dëgjonin deklaratat e kryeministrit turk dhe të  kryeministrave shqiptarë për vëllazërinë e gjakut, për fshehjen e bustit të Gjergj Kastriot  Skënderbeut  në zyrat e Presidencës shqiptare dhe në zyrat e Kryeministrisë e të Ministrisë së Jashtme  sa herë që një delegacion i lartë turk vjen e viziton vendin tonë. Kohët e fundit ndoqa në kanalet televizive angleze një intervistë të gjatë me Presidentin turk, zotin Rexhep Ardogan.
Ai tha se ‘’ndjen një kënaqësi të rrallë sa herë që viziton vende myslimane, si Egjipti, Kosova, Bosnja dhe Shqipëria”
     Se si ndjehem, si në shtëpinë time, tha ai. Se ne myslimanët kemi diçka që vendet  e krishtera nuk e kanë, vëllazërimin mysliman, solidaritetin, miqësinë dhe mikpritjen!,,
Po qe se ndonjë kryeministër anglez a gjerman a francez do guxonte të thoshte se ndjejnë kënaqësi kur vizitojnë vende të krishtera, deklaratë e tyre do të konsiderohej një skandal i political correctness dhe një shovinizëm i krishterë.
Që kur Kryeministri turk  Ahmet Davoutoglu shpalli në Sarajevë ambicien e Turqisë modern për të krijuar një shtet protektorat për  popujt myslimanë  të Ballkanit e të Kaukazit, do të qe një naivitet për të mos parë përpjekjet ambicioze të Turqisë për t’u bërë një Super-Power.  Turqia nuk është e sigurt për anëtarësimin në Bashkësinë Evropiane . Asaj i duhet një kartë rezervë, dhe kjo kartë rezervë e saj është rikrijimi në format moderne i shtetit perandorak osmosman. Marrëdhëniet e Shqipërisë me  Turqinë janë marrëdhëniet e dy vendeve anëtare të Nato-s. Shqipëria ka dhe duhet të ketë marrëdhënie normale me shtetin turk. Por në të njëjtën kohë duke reaguar me forcë dhe dinjitet ndaj çdo reference mohuese të kombit shqiptar. P.sh., kur Dovuglu,duke folur për multi-kulturalismin në Ballkanin turk, dhe kur ai thotë se shqiptarët dhe turqit ‘’janë një komb,, nuk ke se si të mos shohësh këtu shtrembërimin me dashje të historisë.  Kjo pikëpamje e shtetarëve të Turqisë moderne nuk është gjë tjetër veç një ferexhe që fsheh dëshirën për të krijuar komunitetin islamik të perandorisë osmane (milletin Otoman apo Umna-në Islamike) si një mjet për të zëvendësuar identitetin modern kombëtar.  Sipas konceptit të kombit, Turqit dhe Shqiptarët nuk mund të jenë një komb. Koncepti i presidenti turk Erdoganit është koncepti i Perandorisë turke sipas të cilit banorët e Perandorisë nuk ndahen e as nuk bashkohen nga etniciteti ,por nga feja. Muslimanë Shqiptarë, myslimanë Çeçenë, Arabë, Boshnjakë, Kirkizianë , Egjiptianë, Sirianë, janë një etnicitet, ngaqë i përkasin etnicitetit musliman. Ndërsa shqiptarët e krishterë u përkasin një etniciteti tjetër, atij Millet- Rom dhe Latin, së bashku me grekët, serbët, bullgarët, hungarezët…Unë nuk di një tezë më përçarëse dhe më rrënimtare se kjo për ne shqiptarët. Po tendencën për ndryshimin e historisë, që vjen nga presioni i shtetit turk, sidomos i pjesëve ku bëhet fjalë për pushtimin e perandorisë osmane në
tokat shqiptare?

Historiani Luan Malltezi. Drejtor i Muzeumit Kombëtar, Drejtor i atij institucioni kombëtar që kujdeset për ruajtjen e kujtesës kolektive të shqiptarëve, pat thënë se zyrtarët turq janë të pakënaqur me librat e historiografisë shqiptare, kësisoj duhet ta rishkruajmë historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Turqinë. Problemi nuk është nëse duhet a nuk duhet rishkruar Historia, por çfarë kuptojmë  me rishkrim të Historisë.  Argumentimi teorik i rishkrimit të historisë reduktohet që në fillim në “rishikimin e historisë së Shqipërisë nën Perandorinë Osmane”, – siç shkruan Malltezi. Pozita e historianit nuk është në vartësi të qëndrimit të hënës apo të gjysmë hënës subjektive të historianit si individ. Aq më tepër nuk është një përpjekje për të kënaqur politikanët e ditës. Është një detyrim në radhë të parë ndaj së vërtetës historike. Historiografia si pjesë dhe koncept i kulturës perëndimore në tërësi, mbetet një mishërim i vetë identifikimit të popujve, i kujtesës së kolektivitetit etik, kombëtar, fetar, politik, dhe shoqëror të tyre. Kësisoj historia duhet të rishkruhet me kriteret më rigoroze të shkencës historike, pa u impresionuar apo, aq më pak, pa u ndikuar nga politikanët e ditës, qofshin
këta ministra turq a kryeministra shqiptar.
Sipas historianëve tanë: “shqiptarë të shumtë kaluan me kohë në besimin osman me qëllim që të ishin të lirë të bënin karrierë ushtarake. Gjenerali Ballaban Pasha që luftoi më Skënderbeun ishte një shqiptar i talentuar ushtarak i kohës. Gjer më sot shqiptarët i kanë dhënë 23 kryeministra (sadrazemë) Perandorisë Osmanë pa numëruar këtu njerëz të tjerë të mëdhenj të administratës së lartë që ishin të shumtë Perandorisë.  Në kohën kur Perandoria ra dhe i ishte afruar greminës një dorë shqiptare si Mehmet Pashë Qypriliu nga fshatrat e Beratit e ngriti dhe i dha jep një fuqi të re. I biri i Mehmet Pashës, Fazil Pasha i shpuri ushtritë e perandorisë deri në Austri dhe Rusi, një shqiptar tjetër Sinan Pashai shpuri armët e perandorisë osmane në Jemen dhe në shkretëtirën e Arabisë Në kohën kur Perandoria ra dhe i ishte afruar greminës një dorë shqiptare si Mehmet Pashë Qypriliu nga fshatrat e Beratit e ngriti dhe i dha jep një fuqi të re. I biri i Mehmet Pashës, Fazil Pasha i shpuri ushtritë e perandorisë deri në Austri dhe Rusi, një shqiptar tjetër Sinan Pashai shpuri armët e perandorisë osmane në Jemen dhe në shkretëtirën e Arabisë”.Këtu çdo njeri me mendje të kthjelltë duhet të ndalet e të pyes: Ballaban Pasha me të vërtetë mund të ketë qenë një gjeni
ushtarak i kohës – i talentuar – thotë Malltezi (do të isha kurioz të dija burimin historik të këtij epiteti për Pashain që luftoi kundër vendit të vet, veç ndonjë defteri turk që nuk ka se si të merret si dokument i besueshëm kur lavdëron një gjeneral të ushtrisë së Sulltanit), por a e shpëton atë gjenia e tij ushtarake për të mos qenë një renegat që luftoi kundër vendit të vet?
Nuk jam i sigurt për ministrat turq, por jam i sigurt se asnjë mendje e kthjelltë  nuk do ta pranonte se Kuislingu qe një Kryeministër i talentuar norvegjez e se Qeveria e Vishisë kishte ministra të talentuar e të virtytshëm! Është e çuditshme kur lexon pohime të tilla të artikuluara jo në klubin e Mamurrasit, por në sallën e Muzeut Kombëtar, madje në zyrën e Drejtorit të saj. Nuk do të çuditeshim poqe se ndonjë ditë mund të shohim një portret të Ballaban Pashës në sallat e Muzeut Kombëtar. Sa për përmendjen e atyre pashallarëve që paskan shkuar “për të shpurë armët e Perandorisë Osmane deri në Austri dhe Rusi”, – do thonim “good for them”. Karriera ushtarake është një çështje personale e tyre dhe nuk kuptohet se çfarë lidhje ka karriera e tyre në dyert e Austrisë e të Rusisë me historinë e Shqipërisë.
Nuk besoj se historiani Malltezi ka të njëjtin mendim me Gjorgjeviqin që thotë se shqiptarët janë një popull renegat dhe mercenarë që kanë luftuar kundër lirisë së popujve të tjerë, dhe kjo shpjegon perse Historia e Shqipërisë ka prodhuar veç tradhtarë të kombit të vet. Të gjithë këta shqiptarë që paskan shkuar “deri në Jemen dhe në shkretëtirën e Arabisë” – së bashku me këta 37 kryeministra shqiptarë të Perandorisë osmane, çfarë i dhanë vendit te vet kur ai ishte në Orën e nevojës më të madhe – siç e kish zakon të thoshte Vilson  Çurçill?
Ndihma që ata i paskan dhënë Perandorisë turke duke e shpëtuar atë nga rrënimi, shkon kundër famës së tyre. A nuk do të kishte qene mijëra herë më mirë që të mos e kishin ndihmuar perandorinë turke me gjeninë e tyre, që, duke mos pasur gjeninë e tyre shëruese dhe shpëtuese, perandoria turke të q
qe shembur e kësisoj të ishte bërë e mundur që Shqipëria të qe bërë shtet i pavarur dy shekuj më parë se 1912?

Apo duhet rishkruar dhe riparë dhe vetë pavarësia e Shqipërisë, si një ide e gabuar që vinte nga Perëndimi? Madje, Naim Frashëri duhet t’i rishohë ato vargjet e veta tek shkruan se “Dielli lind nga Perëndimi”.
Një publicist i njohur dhe i respektuar britanik, Jeremy Paxman, para ca vitesh botoi një libër me 300 faqe me titull “The English”, duke u përpjekur të kuptojë se çfarë do të thotë të jesh anglez. Pas treqind faqesh të shkruara me elokuencë, duke sjellë me qindra referenca  historike, Paxman thotë se përpjekja për të përcaktuar se çdo të thotë të jesh Anglez është një përpjekje absurde. Të njëjtën gjë do thoja dhe për përpjekjen për të përcaktuar se çfarë do të thotë të jesh- Shqiptar. Po qe se do t’ia bënit këtë  pyetje 5 milionë shqiptarëve, jam i bindur se kishit për të marrë 5 milion përgjigje krejt  të ndryshme nga njëra-tjetra.
   Çfarë do të thotë sot të jesh shqiptar dhe a është përgjigjja në këtë pyetje homogjene për gjithë shqiptarët?
Meqë kjo intervistë iu dedikohet më shumë lexuesve nga Kosova, si e shihni ju rrugëtimin e Kosovës në këto vite, nga liria, pavarësia deri tek përpjekjet për integrim në BE dhe NATO? Si çdo shqiptar normalë që interesohet për zhvillimet e kombit të vet, nuk kam se si të mos ndjehem  i lumtur për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe Nato-s. Mos të harrojmë se 18 vite më parë Kosova ishte një vend i pushtuar, dhe më pas, i masakruar. Mos të harrojmë se në Kosovë u bënë krime ndër më monstruozet.  Mos të harrojmë ndihmën e jashtëzakonshme të SHBA-së dhe të vendeve Europiane për të arritur atë pavarësi që dukej një  utopi e paarritshme.  Më duket se ndonjëherë amnistia shqiptare, aftësia jonë për të harruar, prodhon një lloj mosmirënjohje të paqytetërueshme. Nuk duhet harruar për asnjë çast  se ishte Nënë Tereza, që ndërhyri energjikisht te Presidenti Klinton
kundër barbarive të presidentit serb Sllobodan Millosheviçit (shih librin autobiografike të B. Klinton).
Ju jetoni në  Prishtinë  dhe nga Kosova , si e shihni letërsinë shqipe sot dhe  trendët e zhvillimit të saj?
Nuk mund të them se e njoh deri në fund  zhvillimin e sotëm të letërsisë shqipe.  Me aq sa e njoh,  mendoj se është e emancipuar, se ka vepra dhe autorë me dinjitet artistik, se ka individualitet të spikatur krijues. Mendoj se ne ende vuajmë nga komplekse inferioriteti kur vjen puna për të artikuluar vlerat e letërsisë tonë.
 Në këtë kontekst, sipas jush, në çfarë gjendje është kritika letrare?
Sot ata që merren kinse me kritikë në fakt nuk zhvillojnë studime kritike, por thurin ritet, bëjnë cilësime në superlativ të vlerave të larta të akëcilit krijues sa po të mos e njohësh nivelin e tanishëm të letërsisë do të mund të mendoje se Jorge  Luis  Borges (24 gusht  1899-14  qershor 1986), Federico Garcia Lorca(5 qershor  1898- 19 gusht 1936) , Pablo  Neruda (12 qershor 1905-23 shtator 1973) etj., janë shqiptarë dhe të Kosovës madje, thotë shkrimtari shqiptar nga Prishtina,z.Flori Bruqi.
Kritika letrare shqipe në Kosovë vazhdon të përballet me  vështirësi të ndryshme. Që nga koha kur kjo gjini letrare arriti të konsolidohet, dy dekadat e fundit kanë qenë mjaft të vështira, duke e lënë këtë gjini në duart e pak kritikëve. Kushtet aspak të mira që përballen sot, studiuesit tanë dhe që kërkohen për zhvillimin kritikës ka bërë që pak emra të rinj t’i përkushtohen kësaj gjinie letrare, mjaft të rëndësishme, e cila lehtëson komunikimin mes lexuesit dhe një vepre letrare. interesimi i paktë dhe në disa raste edhe jo sinqeriteti i publikimeve kritike kanë
sjellë kritikë letrare drejt shuarjes. Megjithatë, edhe përkundër vështirësive, sipas disa studiuesve, vitet e fundit po lindin kritikë të rinj, të cilët me shkrimet e tyre shënjojnë dialogun e çliruar me letërsinë, duke rikthyer përherë argumentimin dhe vetëdijen kah teksti letrar. Pavarësisht vlerësimeve të dhënë nga studiuesit tanë, nevoja për pasjen e një kritike të fuqishme dhe numër sa më të madh të kritikëve dhe shkrimeve në shtyp dhe me mediet audoivizive shihet si një mundësi mjaft e mirë për të rikthyer kritikën letrave në nivelin e viteve të arta të saj, asaj të para të 90-tave të shekullit të kaluar, pse jo edhe për zhvillim të më tejshëm. Me një kritikë të fortë, sipas studiuesve, do të kishte edhe një krijimtari letrare më cilësore dhe më reprezentative, përkthim më të madh të letërsisë shqipe dhe para së gjithash një lexueshmëri më të madhe.
   “Ndikimet e kritikës janë shumë të mëdha në zhvillimin letërsisë së mirëfilltë të një kombi. Përveçse ndihmon në eliminimin e kiçit dhe shendit, një kritikë e fuqishme ndikon në lexueshmëri më të madhe dhe zgjon interesimin për letërsinë – thotë Flori Bruqi.
   Do dëshiroja të isha i gabuar nëse them se më duket pothuajse inekzistente. Po të isha cinik, do ju pyesja: Kritika letrare? Çfarë do të thotë kjo?
Origjina e kritikës letrare shqiptare
Ashtu si në botën romane (italo-hispanike), në historinë e letrave shqiptare vija në mes «kritikës letrare» dhe «shkencës së letërsisë» është pothuaj e padukshme. Teoriku është kritik dhe anasjelltas. Ose më sinqerisht thënë, deri sot ende nuk është zhvilluar një diskutim konkret qoftë shkencor a medial rreth kësaj çështjeje, prandaj edhe nuk ekziston – përveç ca skicave e fragmenteve studimore aludojnë një njëren apo tjetrën shkollë – një pozicionim i qartë i studiuesve shqiptarë rreth asaj se cili, bazuar në traditën dhe të tashmen autoktone, është dallimi ndërmjet
këtyre nocioneve e as që janë hedhur deritani parimet «institucionale» se si duhet definuar njërën, tjetrën apo të dyja bashkë.
«Kritika letrare» ose «teoria e letërsisë» (le ta quajmë si të duam) ka ecur dhe ende ecën sipas binarëve pozicionues të instituteve të huaja, studimet e të cilave kemi mundur t’i përkthejmë në gjuhën shqipe. Në Shqipëri modeli i kritikës letrare është huazuar nga rusët, ndërsa në Kosovë nga gjuha serbokroate (e cila ka qenë një mish-mash i instituteve të Moskës-Pragës-Parisit) e pjesërisht të shkollave frankofone. Kjo është «historia», ndërsa fakti se dhjetë vjetëve të fundit janë përkthyer edhe teori tjera nga gjuhë angleze, gjermane etj. nuk është relavant, për arsye se nga njëra anë ndikimi i tyre nuk duket ende në horizont dhe nga ana tjetër praktika na tregon se në përgjithësi ende (dhe atë me bensikëri) punohet sipas modeleve tashmë të adaptuara.
Po ky «huazim» shumëburimor e bën situatën edhe më konfuze sa i përket identifikimit, orientimit e parasëgjithash konceptimit të kritikës letrare si të tillë dhe pengon në formulimin e saktë dhe të drejtë të kësaj fushe, në përcaktimin se do t’i dallojmë ato ose do të vazhdojmë kështu si deri më tani?

  1. Faik Konica
Se kush mund të jetë shqiptari i parë që ka praktikuar formën konkrete të tekstit
kritik gjatë kohës kur është shkruar latinisht e greqisht nuk dihet. Ose vetëm mund të supozohet. Studimi i parë që ka të bëjë tërrësisht me letërsinë shqipe është ai i Alberto Stratico-s «Manuale di literatura albanese» (Milano 1896, shqip: Doracak i letërsisë shqipe) i cili megjithatë ka më shumë nivelin prezentues se sa atë vlerësues, ndërsa tekstet e para vërtet kritike (recensionet) shiptare e bartin firmën e Faik Konicës. Tekstet si «Baba Tomori» (1902) për poezinë e Çajupit, «Rreze dielli» (1904) për Asdrenin etj. janë recensionet e para konkrete në gjuhën shqipe. Arsyen e kësaj «vonese» e shpjegon Konica në diskursin e tij «Letërsia shqiptare» (1897) ku thotë: «E gjithë letërsia shqiptare mund të përmblidhet në pesë apo gjashtë vëllime mjaftë të holla». Përveç praktikimit të drejtëpërdrejtë të recensionit si formë intepretimi të veprës letrare, Konica në shkrimin e tij «Kohëtore e letrave shqipe» (1906) e bën një minimanifest për kritikën letrare shqiptare. Në këtë manifest të Konicës vërejmë nga njëra anë «amshueshmërinë» e dilemës rreth përcaktimit ose ndarjes së shkencës së letërsisë nga kritika letrare dhe në anën tjetër përballemi me realitetin e hidhur se në këtë drejtim, edhe sot i kemi po të njejtat probleme si në vitin 1906, ngase edhe 98 vjet më vonë vërejtja e Konicës «Kur del një njeri e më thotë se akësh libër është «fort i bukur», mund të ketë të drejtë, por nuk jam i shtrnguar t’i zë besë fjalës së tija. Edhe një çaush a një dragat mund të presë me hanxharë gjykime të atilla. Kritika është një punë tjetër, dhe ca më e vështirë. Kur më pëlqen e kur më çpëlqen një vepër, nuk arrin të këcej a të fryj: duhet të shfaqë përsetë e pëlqimit a të çpëlqimit tim…» nuk ka humbur hiçgjë nga aktualiteti i saj.
Padyshim se Konica nuk është zbuluesi i tezave që tenton të «imponojë» nëpërmjet diskursit a manifestit të tij, por vetëm përçues nga gjuhët tjera. Kryesisht nga gjuha frënge, mirëpo me argumentimet që bën duke ftuar shembuj nga letërsia angleze shihet edhe ndikimi nga ana tjetër. Andaj edhe pozicionimi konfuz «kritika letrare është subjektive» e jo «shkencë ku çdo e thënë mund të provohet me «dy e dy bëjnë katër», e cila bie ndesh me atë që Konica kërkon në
në citatin lartë «…duhet të shfaqë përsetë e pëlqimit apo çpëlqimit…».
Pse na qenkan të nevojshme përsetë kur çdonjëri mundëka ta ndjejë si të dojë e të shprehë poashtu si të dojë ndjenjat e përfituara gjatë leximit? E mbitëgjitha cila është ajo metodë që do ta detyronte Konicën të jetë objektiv e mos ta merrte në qafë ndonjë autor a vepër edhe në ditën kur ai do të ishte ters, me ndjenja të trazuara a me disponim të keq? Pikërisht ato rregullat shkencore, të ftohta e të definuara që nuk dallojnë shumë nga ai kalkulimi «dy dhe dy bëjnë katër» apo?
Këto pyetje bërë Konicës pa hamendje mund t’i parashtrojmë edhe sot, thjeshtë për shkak se përgjigja ende nuk ka filluar të kërkohet si duhet.
Konica është i pari që bën kërkesën pragmatike për një kritikë letrare shqiptare. Se a mund të merret ai (ose rregullat e përkthyera nga frëngjishtja e anglishtja) si themelues (në plotë kuptimin e fjalës) i saj, siç aludon studiuesi Sabri Hamiti, mbetet çështje diskutabile. Ndërsa fakti se Konica është nismëtari i kësaj fushe është i pakontestueshëm.
  1. Retrospektiva
Nonda Bulka, Justin Rota, Eqrem Çabej, Namik Resuli dhe Karl Gurakuqi janë emrat që bëjnë vlerësimet e para mbi letërsinë si të tërrë dhe veprat e veçanta letrare. Edhe pse tek shumica e këtyre emrave, kritika, vlerësimi, gjykimi dhe intepretimi konkret luan rol sekundar e qëllimi kryesor i tyre është prezentimi pozitiv i vlerave të letërsisë shqiptare, studimet dhe vështrimet (ose pjesë të tyre) munden pa dilemë të kualifikohen si kritikë letrare. Disa prej tyre, të shkolluar e formuar nëpër qendra të rëndësishme universitare disponojnë me njohuritë më aktuale rreth vlerësimit dhe gjykimit të artit të të shkruarit. Në këtë kontekst veçohet intelektuali universal e i doktoruar në Vjenë, Eqrem Çabej. Vështrimi i Çabejit «Mbi poezinë e Lasgush Poradecit» (Gazeta e re, 22 shkurt 1929, f.3)
dëshmon jo sall për qenien e kritikës (së mirëfilltë) letrare në botën e letrave shqipe, por edhe për integritetin e pavarrur të bartësve të saj. Ata nuk imitojnë parimet e shkollave të njohura mondane vetëm sa për t’i sjellë kulturës shqiptare «diç të re nga perëndimi», përkundrazi, nëse analizojmë dhe krahasojmë shkrimet, studimet dhe tezat e tyre vërejmë se jorrallë përvoja e përvetësuar në katedrat universitare tejkalohet dukshëm.
Synimi është formimi i një kritike letrare që do të përputhej me tipicitetin dhe specifikat e letërsisë së deriatëhershme shqiptare. Parakushtet për të krijuar institucionin e kritikës letrare shqiptare ishin po aq të volitshme si ato që kishin gjermanët, austriakët, italianët etj .
Mirëpo ashtu siç e do «fati i gjorë i të vegjëlve»; sa herë që bëhen gati të festojnë iu ndodhë ndonjë tragjedi. Në krahasim me letërsinë artistike, e cila vazhdonte hovin e saj, kritika letrare do ngec. Ose ajo bën jetë sporadike. Çabej – shpresa më e madhe – i përkushtohet ekskluzivisht gjuhësisë dhe kulturologjisë, intelektualët tjerë që njihnin thellë shkencën e letërsisë dhe letërsinë vetë si Lasgush Poradeci e të ngjajshëm u tërhoqën krejtësisht nga skena. Pseja: ardhja e komunizmit edhe në hapësirat shqiptare. Ashtu si për sferat tjera të jetës shqiptare edhe për letërsinë e kritikën letrare nis një jetë tjetër, ndryshe nga ajo siç e kishin projektuar bartësit e saj.

  1. Kritika pseudomarksiste
Gjersa letërsia, duke u lakuar dhe përshtatur sipas situatës e motit nuk ul
intensitetin e saj, kritika letrare vazhdon të jetojë hajdutërisht deri në fillim të viteve të 60-ta. Paskëtaj, në Shqipëri fillon kritika ideologjike. Nis proletarizimi i artit.
Kritikë që formulohej në këtë mënyrë:
«…Letërsia e realizmit socialist ka edhe një mbështetje ideologjike të caktuar. Ajo mbështetet në botëkuptimin revolucionar të klasës puntore: në marksizëm leninizëm! Duke pasur në themel të saj këtë botëkuptim, del e qartë vetvetiu se edhe letërsia e re ndeshet me tërë ato rryma, metoda ose shkolla letrare që kanë në thelb të tyre botëkuptimet idealiste dhe reaksionare të klasave të përmbysura. Këtë ndeshje të vazhdueshme me këto klasa e këto ideogji e vëmë re edhe në rrugën e lindjes dhe të zhvilllimit të letërsisë sonë të re». (Historia e letërsisë shqiptare, 1977)
E qartë: Çdo rrymë tjetër letrare – e me këtë dhe çdo kritikë letrare që koketonte me ndonjë model analizimi jashtë oborrit – përpos asaj që bazohet në doktrinën marksiste-leniniste duhej të asgjësohej. Që këtej çdo prodhim letrar do të intepretohet nga këndi ideologjik marksist – leninist. E kjo nuk ishte çorbë e gatuar vetëm nga shqiptarët, por i njejti qëndrim ku më pak e ku më shumë u mor në të gjitha vendet ku orgjitë e cenzorëve fillonin me himin e internacionales.
Madje edhe në Rusi e të mos flasim më për vendet tjera si Çekosllovakia, Hungaria, më vonë pjesë të caktuara të Jugosllavisë (Sllovenia, Kroacia) etj. qarqet letrare e sidomos kritika gjenin mundësitë, që aq sa mundnin të shpëtonin artin nga vënia e tij totale në shërbim të politikës, sistemit, respektivisht diktatorit. Nga ajo luftë e sipër prej modelit primitiv të vlerësimit në baza të doktrinës politike (duke përjashtuar çdo instrument tjetër si jorelevant) të artit u kalua në metodën shkencore materialiste – marksiste, në të ashtuquajturën «Teoria e reflektimit» të realitetit e themeluar nga György Lukàcs. Mund të debatojmë se sa objektive e dëmshme, degjeneruese a fitimprurëse mund të jetë kjo teori, mirëpo nuk mund t’ia injorojmë kualitetet që përmban ajo në segmente të caktuara të vlerësimit. Ajo si metodë është poashtu një formë vlerësimi si të tjerat: previligjon këndvështrimin socrealist gjatë vlerësimit, por megjithatë pa përjashtuar procesin empirik!
Në Shqipëri nuk ecej me kohën. As me kohën e bllokut që i përkiste e lere më me atë jashtë saj. Kritika letrare shërbente klasën politike më me besnikëri se sa «qeni t’zotin». Saherë që ndonjë interpret të humbëte rrugën jashtë oborrit dhe hapaqorras të bënte ndonjë kritikë pa përmendur mëmë partinë dhe
burrin e saj deplacohej në logore.
Kur analizojmë «teoritë», «historitë», «recensionet», «studimet» e periudhës 48 – 90 të nënshkruara nga Dalan Shapllo, Koçe Bihiku, Dhimitër Shuteriqi, Klara Kodra, Jorgo Bulo, Razi Brahimi, Jakup Mato e shumë të tjerë nuk përballemi vetëm me një soldateskë ideologjike e të përbetuar (ndryshe ndoshta as që kanë e mundur, përveç se të përfundonin në logore), por edhe me një «elitë» sharllatane, shamateske, pa fije energjie së paku (nëse jo tjetër) për të arrirë të bëjë një kritikë kualitative sipas metodës ortodokse marksiste. Domethënë një kritikë letrare ndryshe nga ajo që kanë bërë; pa fije strukture, rregulla që u përngjajnë interpretimeve të atyre falltoreve (duke përjashtuar zotësinë e parashikimit që e kanë pasur) të kohës së Faraonit.
Se kritika letrare e asaj kohë s’ ka poseduar fije kualiteti shihet kur po të njejtët kritikë – edhe pse kanë pastruar fjalorin e tyre nga partishmëria, heronjtë pozitivë dhe nuk e kanë kokën më nën kamxhikun e diktaturës – shkruajnë tekste: ato nuk janë asgjë tjetër përveç se mozaiqe përsëritjesh, riprodhime fjalësh të autorit pa guximin për të konkluduar apo vlerësuar argumentativisht. Atyre u mungon metoda, ngase atë që ata kanë ushtruar pesdhjetë vjet s’ka qenë e bazuar në ndonjë shkollë me liçensë shkencore, por ka lindur si model për keqpërdorimin e artit në favor të sistemit dhe diktatorit të saj.
Fillimisht edhe në Prishtinë, përkundër se kërkesat e sistemit ndaj kritikës letrare nuk kanë qenë aq të egra si në RPSSH, bëhet vetëm ajo lloj kritike si në Tiranë. Model që, edhe pse më vonë kritikët letrarë të Prishtinës do të marrin udhë të tjera, ka pasur dhe ka ithtarët e vetë. Ndoshta me një masë më të modifikuar dhe përparuar por me thelb të ngjajshëm. Emrat e rëndësishëm të kësaj fryme në Kosovë janë:
Ali Jasiqi, Gani Luboteni, dhe më intensivi Ali Aliu etj.
Ky i fundit edhe pse vepër pas vepre zhvillohet (sidomos me përkthimin e studimeve nga serbokroatishtja) në kuintesencë nuk largohet nga formula që ia bën vetes në shkrimin e tij themelor «Angazhimi» (1969). Citat: «…letrari e ka fare të qartë se e vetmja rrugë shpëtimi nga kjo gjendje …drejt një ardhmërie të lumtur; mandej se shansa ma reale dhe e vetmja për të realizuar këtë besim dhe ideal është doktrina marksiste» dhe ai letrar që bën ndryshe nga ajo që sugjeron Aliu është «…i papjekur dhe nganjëherë edhe menatlitet i sëmurë dhe mikroborgjez». Edhe sot kur mund të spekulohet se kritiku Ali Aliu ka pësuar transformim dhe ka braktisur këtë metodë vlerësimi, nga tekstet e tij nuk mund ta vërejmë këtë gjë, ose po, atë që e vërejmë tek kritikët e tjerë të kësaj «shkolle»: tekstet e tij nuk janë vlerësime, interpretime që zbërthejnë veprat e përgojuara, të pajisura me vlerësime, konkluzione dhe informacion, por më shumë ato kanë karakter autist – biseda me vetveten mbi patosin e autorit.

  1. Rexhep Qosja
Historiani, studiuesi dhe romancieri Rexhep Qosja është ai që e krijon kritikën letrare shqiptare dhe ia jep asaj përmasat e «institutit» serioz, të bazuar në parimet universale të vlerësimit. Librat «Kritika letrare», «Episode letrare», «Dialogje me shkrimtarët» etj. janë veprat kryesore ku hidhen themelet e kritikës së angazhuar, pra shembujt e parë se si duhej të dukej kritika letrare.
Qosja dallon nga kritikët dhe teoricientët e tjerë të bllokut socrealist, sidomos sa i përket konceptit teorik të estetikës reflektive që kishte marksizmi ortodoks. Ky nuk e sheh artin thjeshtë vetëm si refleksion të rrethanave shoqërore, përkundrazi, studimet e tija historike, kritika praktike letrare e zhanre tjera të letërsisë ku ai angazhohet, janë një Antithesis e asaj që mbizotëronte ose kërkohej. Më saktë formuluar; kritika e tij aludon në racionalitetin autonom e vetjak të artit e jo në kushtëzimin e paskajshëm të tij me racionalitetin e përvojës shoqërore. Kjo troç dhe shqip do të thotë: Qosja funksionon kundër synimit të idologjisë për të vënë artin në shërbim total të saj dhe atë pa deformuar metodën e analizës dialektiko-marksiste, por duke e hapur këtë metodë (së paku në botën shqiptare) edhe ndaj modernës deriatëherë të refuzuar. Metoda se si vepron Qosja në vitet e gjashtëdhjeta – dhe kjo është interesante – do të «legalizohet» veç më vonë edhe në hapësirat tjera përreth e më gjërë.
Para spekulimit, se Qosja mund të ketë qenë i ndikuar nga neomarksistët apo teoria dialektike kritike e «Shkollës së Frankfurtit» dhe kryevepra së saj «Dialektik der Aufklärung» (1944-47) që ka për autorë Max Horkheimer dhe Theodor Adornon, më bindëse është teza se qëndrimi i tij mund të ketë rezultuar nga përgjegjësia intelektuale që ka ndier ndaj artit e sidomos ndaj etnisë që i takon (të mendojmë në romanin «Vdekja më vjen prej syve të tillë»). Edhe diçka tjetër shkon në favor të këtij konstatimi: estetët e analizës së tekstit sipas metodës ortodokse marksiste refuzojnë kategorikisht artin abstrakt dhe «absurd» modern dhe kapen fortë për realizmit të shekullit 19-të, filozofët dhe sociologët e shkollës së Frankfurtit përqëndrohen më shumë në modernë dhe nuk i përfillin gjithaq teoritë e realizmit. Qosja, ndryshe nga shkollat e përmendura, trajton e analizon në mënyrë të barabartë dhe pa nënvleftësuar ose mohuar (me përjashtime të diktuara nga ideologjia = shih «…Romantizmi») konceptet e realizimit dhe të modernës.
Rexhep Qosja është themeluesi i institucionit «kritikë letrare shqiptare» dhe njëkohësisht bartësi i teorisë neomarksiste e të ashtuqujatur «metoda dialektiko-kritike» në letrat shqipe.
Kritika letrare e Qoses megjithatë nuk do marr përmasat e shkollës. Dhe atë për dy arsye: 1. Ajo nuk përfillet atëbotë nga Tirana dhe 2. Asnjëri nga studentët dhe pasardhësit e tij në Prishtinë e gjetiu nuk arrin t’i afrohet profilit të «profesorit». Ca madje spekulojnë se Qosja ka ndërmarrë gjithçka për të penguar shfaqjen eventuale të ndonjë konkurence, me qëllim që të jetë i pazëvendësueshëm. Nëse shikojmë përtej murreve të këtij spekulimi vërtet habit fakti se ata që kanë ndjekur gjurmët e Qosjes dhe teorisë së tij ose kanë përfunduar në epigonë të zbehtë të tij (me Agim Vincën në krye) ose janë avulluar. Kryesorja; prej tyre nuk ka dalur ndonjë format kritiku me rëndësi relevante.

  1. Ibrahim Rugova dhe Sabri Hamiti
Dy kritikët Ibrahim Rugova dhe Sabri Hamiti (vitet e 70) nuk i bashkangjiten synimit për të përparuar metodën ortodokse marksiste në favor të lirisë dhe autonomisë të artit. Ata e injorojnë atë komplet. Dhe praktikojnë teori tjera moderne të letërsisë.
Ibrahim Rugova në fillim të veprimit të tij si kritik letrar e deri tek studimi i shkëlqyeshëm «Vepra e Bogdanit – Cuneus Prophetarum» (1982) përdor (jo vetëm, por theksueshëm) metodën hermeneutike. Model që parasëgjithash bazohet në «teorinë e të kuptuarit» të tekstit e që bazën e ka në interpretimet e teksteve të Bilblës që i bëri reformatori gjerman Martin Luter(…….): mënyrë interpretimi që më vonë do të definohet si «interpretimi i botës» nëpërmjet objektit në analizim e sipër (Gadamer: për të kuptuar një tekst, paraprakisht duhet pasur një parafytyrim se ç’është ai tekst, në cilën kohë është e situuar, kush është autori i saj e kështu me rradhë). Në filozofi kjo metodë për pionerë ka filiozofët Wilhelm Dilthey dhe Martin Heidegger.
Robert Elsie në librin e tij «Historia e letërsisë shqiptare» për Sabri Hamitin thotë «si kritik ai ka sjellë nocione dhe koncepte të reja në studimin e letërsisë shqiptare, duke këmbëngulur në një intepretim të pavarur nga proceset jashtëletrare» E njejta gjë, pra, para mund të thuhet për Rugovën ose për të dy bashkë dhe më shumë: Rugova dhe Hamiti janë themeluesit e Hermeneutikës dhe Strukturalizmit në letrat shqipe – për shkak të krijimit (zbulimit) të formulave interpretuese pa të cilat do të përjashtohej tipiciteti dhe natyra e karakteristike e letërsisë shqiptare, nëse këto teori do të merreshin një për një, dy studiuesit e përmendur nuk mund të konsiderohen thjeshtë vetëm si përçues të këtyre metodave nga gjuhët e huaja, siç aludojnë indirekt dhe me gjysëmzë ca kritikë.
Rugova dhe Hamiti – për dallim nga kritikët ideologjikë të Tiranës, të cilët analizën e mbështetshin në luftën e klasave dhe neomarksistët e Prishtinës, të cilët përpiqen të zbulojnë formulën e fekundimit apo ç’fekundimit të reales me imagjinaren dhe anasjelltas – «nuk çajnë kokën» me faktorët jashtëletrarë siç bënin neomarksistët ose nuk vërdallen pa cak e qëllim siç bënin teoricientë të ndryshëm në planin universal për t’i dhënë primatin njërës nga metodat e shumta intepretuese (hermeneutike, biografike, psikanalitike etj), por në këtë aspekt ata bëjnë ashtu siç bënë formalistët rusë dhe përqëndrohen ekskluzivisht në tekstin letrar, të ashtuquajturit «fakt letrar». Themeli i kësaj lloj analize qëndron në pyetjen: Çka e bën një vepër artistike të tillë?
Mëtej metoda e tyre interpretuse shihet se për bazë ka teorinë strukturaliste të Claude Lévi Strauss, Roland Barthes, Claude Bremond, Gérard Genette etj, e të iniciuar nga gjuhëtari gjenevas Ferdinand de Saussure (…….) sidomos me «Cours de lingusitique générale» (në shqip «Kursi i Gjuhësisë së Përgjithshme», përkthyer nga prof. Rexhep Ismajli, Prishtinë 1977).
Strukturalizmi niset nga parimi themelor se fenomenet nuk shfaqen të izoluara, por në lidhshmëri me fenomet tjera. Detyra kryesore e metodës është që të zbulohet kjo lidhshmëri: Fenomenet gjatë shfaqjes së tyre krijojnë një lidhshmëri të strukturuar. Në këtë e sipër struktura konstruohet nga vëzhguesi (intepretuesi) në model. Sipas kësaj teorie, struktura nuk ekziston në nivel të realitetit, por vetëm në nivel të modelit vetë.
Epiqendra e strukturalizmit shkencor është analiza e shemës formale të renditjes së figurave, analiza e kompozicionit rrëfyes dhe domethënieve retorike e figurative në tekst e parasëgjithash – siç u cek më lartë – hulumtimi i letraricitetit specifik në tekstet estetike dhe dallimi nga tekstet e natyrave të tjera.
Duo-ja prishtinase përveç se është shkaktarja e thyerjes së monopolit të kritikës marksiste e neomarksiste (dialektikës materialiste) dhe sjellësja e dy metodave të elaboruara më lartë, ajo siç shihet fut edhe pluralizmin si mundësi të re studimi në «pallatin e institutit të kritikës letrare».
  1. Ramadan Musliu
Si kritik i rëndësishëm me stil të vetin, pas këtyre dyve, dalllohet Ramadan Musliu me recensionet e botuara viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta (pjesërisht të përmbeldhura në librin: «Konfuguracione narrative», Prishtinë 1996) për romanin shqiptar. Analizat diskursive të Musliut janë shembulli tipik se si mund të harmonizohen metodat e ndryshme të interpretimit në një katalog unik vlerësimi.
Interpretimet e Musliut varrësisht nga tema, lënda dhe autori i referohen herë njërës e herë tjetrës metodë vlerësimi e gjykimi. Është kjo mënyrë vlerësimi rezultat i formimit universal të autorit apo aksion i qëllimshëm i tij për të krijuar një «metodë personale vlerësimi» duke përzier suksesshëm elementet e shumë shkollave në një, nuk ka fare rëndësi. I rëndësihëm në këtë plan është efekti i kësaj mënyre intepretimi. Që në kritikën shqiptare shfaqet për herë të parë si e tillë.
Këtë metodë, që tek shumëkush ka dështuar në fazën e eksperimentimit, Musliu (me tekstet e përmbledhura në librin «Konfiguracione narrative») e finalizon dhe «legalizon» si sistem të suksesshëm vlerësimi. Pikërisht për këtë – që nga zanafillat e saja, nëpër baltën e banalitetit ideologjik, në institucionalizimin dhe pluralitetin e saj – metoda e Musliut, që akumulon dhe përbashkon shkollat në favor të një sistemi specifik për vlerësimin e një letërsie poashtu specifike, është me rëndësi shumë të madhe për qenien, zhvillimin dhe studimin e kritikës letrare shqiptare.
  1. Të tjerët
Natyrisht se kritikët që përmendëm më lartë nuk janë të vetëm. Numri i autorëve që janë marur dhe po meren me vlerësimin dhe interpretimin e letërsisë është gati po aq i madh sa edhe numri i autorëve të gjinisë më të përhapur ndër shqiptarë – ai i vjershëtarëve! Përveç brigadës së sporadikëve ekziston edhe ajo e atyre që janë marë ekskluzivisht me këtë «zanat» të përvetësuar nga mjeshtër të ndryshëm, por pa lënë gjurmë të dukshme, pa sjellë ndonjë praktikë të veçantë studimi e analizimi të arteve.
Tashmë të përballur me këtë aksiomë, me këto informacione ne nuk mund të shesim poza duke mohuar ekzistencën e institucionit të kritikës letrare, por mund të debatojmë për zhvillimin e saj qëkëndej e tutje, pozitën, gjendjen dhe rëndësinë saj aktuale. Me rëndësi kapitale në këtë kontekst është që të dijmë se cilat janë funksionet qenësore të kritikës letrare në kushtet e së sotmes. Çka e arsyeton ekzistencën e saj?

A luan si duhet kritika letrare shqiptare rolin që ka? Assesi! Pse?
Pas viteve të nëntëdhjeta, që atëherë kur de facto u hoq cenzura ideologjike, filloi një prodhim i pakontrollueshëm dhe masiv i veprave «letrare». Erdhi koha e «të shtypurve»?! Si pasojë e kësaj çdo autor, magazinier e parelinj ngriti një ndërmarrje botuese, fillimisht më shumë për të botuar shkirmet e veta e pastaj edhe për të luajtur rolin e botuesit. Pas një heshtjeje jo edhe të shkurtë me reagimet e tyre u shfaqën të previligjuarit e hierarkisë së vjetër kundër vërshimit të kiçit, shundit që përlau bibliotekat gjysmëtërrënuara shqiptare. Alarmet e këtyre autorëve dhe të tjerëve në lidhje me rreziqet që sjellte akulturimi u morën si «britmë e fundit e kalit para se të ngordhë». Në realitet reagimi i tyre ishte me vend edhe pse shumica e tyre do t’i kishin bërë vetes më mirë të mbanin gojën mbyllur, sidomos ata që në të kaluarën kanë qenë tepër aktiv si «redaktorë e recensent» në vijë të proletariatit e partisë. Kjo gjendje orteku i përheshti edhe ato pak kritikë të specializuar që ishin. Nga njëra anë për arsye të prodhimit masiv e nga ana tjetër për shkak të kushteve të reja sociale e ekonomike me të cilat u ndeshën krijuesit pas deformimit të shoqërisë – si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Kritika letrare si shumë segmente tjera të jetës kulturore u vu në pozitën stand by. Edhe sot pas pesmbëdhjetë viteve gjendja ka mbetur pothuaj e njejtë.
  1. a) Edhe sot kritika letrare ende nuk ka arritur të luaj rolin e saj informues e orientues duke dhënë një pasqyrë mjaftueshme mbi botimet e reja. Edhe poqëse ky qëllim të ekzistonte ajo një gjë të tillë do ta kishte të pamundshme si për shkak mungesës së mediumeve të specializuara ashtu për shkak të mungesës së një sistemi koordinues ndërmjet botuesve e mediave.
  2. b) Si pasojë e së parës ajo nuk mund të luajë rolin e seleksionimit, duke veçuar e zgjedhur vepra që meritojnë të recensohen, vlerësohen e t’iu ofrohen lexuesve poetencial si literaturë e vyeshme që duhet blerë e pasur në bibliotekë. Ato pakë kritikë të specializuar pa pasur shteg tjetër i janë përshtatur ligjit të xhunglës dhe janë detyruar për shkaqe ekzistence të shlirojnë nervat dhe të vlerësojnë sipas «vendit e kuvendit», kështu duke përjashtuar çdo parim serioz profesional.
  3. c) Funksionin e saj didaktiko-ndërmjetësues kritika letrare e ushtron (?!) vetëm nëpër shkolla, institute e fakultete. Publikut më të gjërë një mundësi e tillë i është uzurpuar qëmoti nga rrethanat mbizotëruese. Opinioni, pra masa e lexuesve jashtë katedrave, nuk do e marë vesh kurrë (nëse vazhdohet kështu) se ç’risishë vijnë në letrat shqipe, cilët autorë e autore trajtojnë një problem të përgjithshëm që duhet njohur e ditur e që është me rëndësi për çdo qytetar apo për shtresa të caktuara të shoqërisë. Lexuesit nuk i bëhet e qartë se cili autor është vërtet «gjeni i lindur», e cili imitator i pararendësve dhe shkrimin bukur e trajton si zeje. Masa nuk merr shpjegime nga kritika se si duhet kuptuar veprat e reja dhe ato të retushuara të Kadaresë; ç’na sjell të re Dërvishi me dramat e tij ekcesive; si duhet kuptuar famën e madhe të Ardian Kristian Kyçykut në Rumani e gati mospërfilljen e tij në atdheun e tij; pse është interesant për t’u përkthyer romani «Shkëlqimi i huaj» i shkrimtarit Beqë Cufaj në gjermanishte e jo i shumë autorëve tjerë që shqiptarët i konsiderojnë elitorë, e shumë, shumë çështje të tjera.
  4. d) As në rolin e saj didaktiko-sanksionues që për prodhuesit e letërsisë (autorët dhe botuesit) është e një rëndësie të madhe kritika letrare nuk luan asnjë rol. Kritikët nuk merren parasyshë si referencë që do të ndihmonin në dallimin e prodhimit kualitativ letrar dhe atij të pavlerë dhe të pasuksesshëm në treg, gjë që do të ndihmonte dukshëm në përmirësimin e kualitetit të botimeve të reja. Janë të rralla ato shtëpi botuese që në redaksinë e tyre kanë lektorë profesional ose recensentë që do të bënin vlerësimin dhe gjykimin e veprës para se të vendosej botimi apo mosbotimi i saj. Shumica e shtëpive botuese përbehen vetëm nga pronari i saj e në të shumtën e rasteve nga një staf redaktorësh që vallëzojnë sipas xhepit të pronarit e jo sipas kriterieve të vlerësimit profesional.
Këto janë vetëm disa nga kushtet që duhej t’i plotësonte kritika letrare për tu pranuar si institucion koherent dhe serioz si dhe për të arritur që të stimulojë masat për më shumë lexim dhe të rikthejë imazhin e humbut të letërsisë artistike.
Sferat e angazhimit të kritikës
Për të përfituar nga kritika – në favor të përmirësimit të kualitetit të letërsisë si dhe popullarizimit të letërsisë në masë – duhet që asaj t’i mundësohet pjesmarrja në institucionet e prodhimit letrar si dhe mbikqyrja në procesine punës së këtyre institucioneve. Kritiku duhet të jetë pjesë vitale dhe e pashmangshme e institucioneve të prodhimit letrar: ai është i vetmi kompetent që mund të vlerësojë autorin konkurues dhe t’ia oforojë botuesit, i cili pastaj e drejton për në shtypshkronjë dhe kujdeset që produkti i tij të plasohet e trajtohet si e sa duhet në mediat masive.
Prezenca e kritikës në zgjedhjen, botimin dhe vlerësimin publik të një vepre letrare ndikon edhe në punën e institucioneve të distribuimit: libraritë informohen për prodhimet e reja dhe vihen në kërkim të mallit për konsumatorët e vetë. E njejta gjë vlen edhe për stendat trotuareve e nën shi si dhe për bibliotekat.
Një vepër që ka sukses në këto dy faza dhe që kritika e vlerëson si pozitive dhe të rëndësishme domosdo se zgjon interesin edhe të institucioneve të përpunimit si; teatri, filmi, televizioni e radioja, punën e të cilave e ndjek kritika në çdo faze dhe formë të prezentimit të veprës.
Është deytrë e kritikës që të luajë rolin primar në instuitucionet e zhvillimit siç janë konkurset, shpërblimet e bursat e jo e autorët vetë dhe kryesitë e shoqatave siç ndodhë aktualisht. Sidomos aty ku synohet legalizimi dhe popullarizimi i një çmimi ose ruajtja e seriozitet që ka një çmim tradicional. Edhe në institucionet e komunikimit si univerziteti, shkollat e larta dhe institutet tjera kritika letrare ligjërohet pa sistem, në mënyrë konfuze dhe e papërcaktuar, për të mos thënë edhe më troç se janë pikërisht këto institucione që nuk kanë arritur ose nuk arrijnë të kualifikojnë kuadro të përgatitura që do të ndikonin në zhvillimin e kritikës letrare shqiptare. Teoritë që ligjerohen aty nuk kanë ndonjë sistem që do të mund të formonin kritikun e shkolluar, shkencor dhe praktik. Prej aty dalin do melezë (në kuptimin profesional) që nuk e dijnë se për ç’janë formuar saktësisht për teorikë, gjuhëtarë apo për mësues të letërsisë nëpër shkollat e mesme, kështu që më në fund përfundojnë në vjershëtarë ose komentatorë politikë. Ato pak emra që dallohen si kritikë të specializuar nuk janë të tillë për shkak të fakultetit që kanë kryer, por më shumë falë angazhimit të tyre personal e autodidakt.
Një arsye tjetër që ka sjellë në këtë gjendje institucionet e komunikimit është edhe mungesa e metakritikës. Të krijohet përhstypja sikur asnjëri nga kritikët (me përjashtime) nuk merr guximin të vë nën dioptri punën e kolegëve të tij. (Kjo është e rëndësishme, sepse roli dhe funskioni i kritikës nuk është vetëm intepretimi dhe vlerësimi i prodhimit të letërsisë artistike, por edhe i vetë kritikës letrare si të tillë: si shkruhen recensionet? Nga cila pozitë gjykojnë kritikët e veçantë dhe ata të angazhuar në media etj. etj.)
Teoria dhe praktika sot
Studiuesit e sotëm të letërsisë shqiptare – ata që ligjërojnë ose punojnë në universitete – luajnë poaq roilin e kritikut praktik sa edhe gazetarët dhe fejtonistët nëpër media. Po tu bëjmë një analizë punimeve të të dyja grupeve do të konstatojmë se dallimet janë minimale. Si studiuesi ashtu dhe gazetari, fejtonisti pretendojnë ta ekspozojnë veten me të dyja funksionet; atë të shkenctarit që di të bëjë kritikë praktike dhe atë të gazetarit të pajisur me dijen shkencore. Në të dyja rastet rezultatet janë maksimalisht modeste e në të shumtën e rasteve servohet një sallatë mendimesh që më shumë eksponon snobizmin e autorit sesa vlerësime rreth objektit në trajtim e sipër.
Për të qenë kritik letrar natyrisht se nuk nevojitet vetëm një dije elementare nga shkencat e letërsisë, por edhe një specializim në metodat e vlerësimit si dhe njohje të llojeve të shumta të intepretimeve. Pikërisht mungesa e këtij vetëdijësimi, sistemi dhe mungesa e diskurseve që do të qartësonin kompetencat e roleve ndërmjet shkencës edhe kritikës letrare praktike e zmadhojnë konfuzitetin dhe nuk lënë zhvillimin e asnjërës prej këtyre dyjave në nivel të nevojshëm. Ndoshta këtu duhet kërkuar arsyen se pse kritika shkencore letrare ka mbetur vetëm në nivelin e eseistikës historike mbi epokat, mbi stilet e rrymat apo në nivel të reportazhit monografik për shkrimtarë të caktuar të historisë së letërsisë së arteve.
Natyra eseistike, monografike e reportazheske e trajtimit të letërsisë nuk lejon që të bësh fjalë për kritikë shkencore, por maksimalisht për diskurse hipotetike mbi sfera, çështje dhe personalitete të caktuara të letërsisë shqiptare. Kështu siç edhe e kemi.
Në emër të kritikës shkencore, teorike pra bën jetë stili fejtonistik i (para)gjykimit, (mbi ose nën)vlerësimit dhe (gjoja)interpretimit e në vend të kritikës praktike vepron anarakia e hobi-interpretëve, gazetarëve pa fije përvojë teorike, që ta shpifin cilindo libër që përgojojnë – edhe pse duken si «akte subjektive» të një lexuesi të sinqertë ato tekste s’përmbajnë asnjë argument të vetëm, përpos emrit dhe mbiemrit të autorit me pasionin për t’u bërë publik.
Ngushëllimi i ca prej teorikëve dhe altoparalantëve të tyre se «le të bëhet letërsi e mirë atëherë do të ketë edhe kritikë të mirëfilltë» është infantil dhe poashtu një përpjekje për të gjetur një «fajtor kujdestar» për paaftësinë personale, të cilin edhe e gjejnë qysh në stacionin e parë: shkrimtarët (vetja) se kush tjetër!  Kritikët me talent që mund të bënin e bëjnë analiza objektive dhe kualitative nuk mungojnë. Ajo që mungon është procesi i konceptimit të kritikës letrare brenda zhanrit, dallueshmërisë ndërmjet të të ashtuqujturës kritikë praktike (recensioni, fejtoni, eseu, polemika etj) dhe asaj shkencore (studimore, teorike). Këtu, si duket ekziston një keqkuptim që edhe ka rezultuar në një degradim ku mungon ose dyshemeja ose kulmi.
Format e vlerësimit: Recensioni
Kritika letrare nëpër media (ose praktike) shërbehet me tipe të ndryshme tekstesh që synojnë intepretimin dhe vlerësimin e veprave, epokave, problemeve letrare, autorëve e të ngjajshëm. Gjersa portretet, letrat e hapura, intervistat, esetë, dialogjet e imagjinuara janë raritete dhe sidomos në dhjetëvjetëshin e fundit kanë marë statusin e «species» në vdekje e sipër, recensioni dhe «vitirina e librit» (përshkrimet e shkurtëra për veprat e sapobotuara që i praktikojnë shumica e gazetave të përditshme shqiptare) vazhdojnë të mbijetojnë. Ato bëjnë jetë të hendikepuar, ama megjithatë po mbahen.
Recensionet që i lexojmë në të përditshmet shqiptare si «Shekulli», «Koha jonë», «Koha ditore», «Zëri i ditës» si dhe në revista e website të «specializuara» për letërsi në përgjithësi lënë shumë për të dëshiruar.
Tekstet që vijnë të mbititulluara si recensione ose që sugjerohen si të tilla nuk përmbajnë në vete elementet themelore që duhet të kenë. Të rrallë janë ata autorë që marrin mundin për të përfshirë të gjitha segmentet e nevojshme që kërkon recensioni për të qenë i kompletuar, si:
1.Të dhënat biografike për autorin (ky segment mund të lihet anash vetëm në rastin e autorëve shumë të popullarizuar, mirëpo përsëritja e biografisë është prapseprapë me rëndësi për shkak se biografitë ndryshojnë).
  1. Informata në lidhje me veprat e mëpërparshme të autorit si dhe krahasimi i asaj të fundit me më të hershmet.
  2. Analizimi i vlerësimeve kritike mbi autorin, vërtetimi, modifikimi apo kundërshtimi i tyre.
  3. Krahasimi i veprës së autorit me vepra të autorëve tjerë aktual.
  4. Informata mbi temën, përmbajtjen, strukturën, gjuhën, intencionin dhe përgatitjen teknike të librit.
  5. Vlerësimi i tekstit dhe
  6. Konkluzionet vlerësuese mbi librin.
Nëqoftëse intepretuesi nuk punon sipas këtij katalogu parimor, themelor dhe teksti i tij nuk përmban në vete informatat e sipërradhitura (pavarrësisht renditjes së tyre) ai asnjëherë nuk mund të jetë i bindshëm se di të shkruajë recension, ai nuk do të mund të jetë i besueshëm se ka lexuar, analizuar dhe njeh tekstin që trajton.
Recensioni sipas katalogut që shtruam mungon. Në vend të tij bëjnë jetë intepretimet që mund të emërohen si gjithçka tjetër, por jo si recensione. Për çdo ditë na bie të hasim ndonjë tekst të mbititulluar si «recension». Lexuesi i privuar nga e drejta e ndërhyrjes, i cili luan vetëm rolin e konsumatorit të fjalës publike, është i detyruar të pranojë atë si të tillë. Me një mbititull të tillë paralajmërohet publikimi i ndonjë vepre të re. Autorët e teksteve të tilla, harrojnë përgjegjësinë që kanë ndaj lexuesit dhe japin konstatime nga më të çuditshmet pa qenë koshient për të arsyetuar mendimin e vetë. Ata thjeshtë shkruajnë; „ky është më i miri“ ose „ai është më i keqi“ pa ndier nevojën për të treguar konkretisht shkakun!
Në fund të një shkrimi, poashtu të mbititulluar si «recension», lexojmë konstatimin; «X është poeti më i mirë i (filan) gjeneratës së shkrimtarëve shqiptarë». Autori i atij shkrimi pompoz që nga shkronja e pare e tekstit e deri në fund shihet se është një injorant i kategorisë së asaj sorte që me shumicë i gjen nëpër mediat shqipe.
Për të demostruar sa më ashpër «dashurinë» ndaj poezisë (ose lirikut vetë), autori kishte rishkruar (besojmë me dorë të vetë) vargjet dhe i kishte futur ndërmjet fjalëve të veta, kështu që më në fund, pas një llogaritjeje të thjeshtë dilte se ai nuk kishte thënë më shumë se sa nja dhjetë fjali të fshehura ndër citatet që përmbushnin pothuaj gati një faqe gazete të formatit klasik. Ato dhjetë fjali, që të gjitha, rrotulloheshin rreth të njejtës gjë; «X. është poeti më i mirë, gjenial, kolosal…».
Nëpër sallone apo në kafene edhe po të kërkoi dikush llogari për ndonjë konstatim të përshpejtuar, mund të refuzosh që të pijsh më tej me të në tavolinë dhe të çohesh e të ikësh, ndërsa fjala e thënë publike të nënshtron përpara një obligimi, përgjegjësie më të madhe, për arsye se çdo konstatim duhet të jetë i argumentuar, i «dokumentuar», përndryshe ai mund të konsiderohet si shpifje. Keqpërdorim i lexuesit dhe mediumit ku plason mendimet.
Autori i konstatimit të lartëshënuar pa fije turpi donte t`i imponojë lexuesit të sinqertë mendimin e tij, pa ndier nevojë që t`i sqarojë atij; përse – sipas mendimit të tij – poeti X është më i miri! Ata që kanë mundësinë ta sigurojnë librin do të shohin se autori i «recensionit» ose është gjetur ngushtë gjatë hulumtimit të vlerave, të cilat ai do t’i bënte shtyllë të tekstit të tij ose nuk e ka lexuar fare librin dhe gjithë frymëzimi i tij fillonte dhe mbaronte në kopertinat e librit në fjalë. Kjo e dyta është më e sigurtë, sepse librat, për të cilat flasin «kritikët» e tillë jorrallë përmbajnë vlera që mund të përfliten, mirëpo me parakushtin që ata, pra «kritikët» së pari duhet t’i bëjnë nervat tok e t’i lexojnë si duhet e mos të flasin përmendsh.
Domethënë kriteriet themelore të vlerësimit nuk janë ato që kërkohen mëlartë por: Lavdërimi i tepruar ose sharrja deri në asht.
Për të mos rënë në pozitën e «recensentit» të përshkruar më lartë kritiku serioz duhet të manovrojë së paku me mjetet themelore të vlerësimit që analiza e tekstit i vë si parakusht. Kritiku i angazhuar dhe serioz asnjëherë nuk e nis intepretimin e tij për një vepër pa përshkuar së pari katalogun e pyetjeve themelore që kërkon analiza e tekstit. Katalog që në sipërfaqe duket skolastik, porqë jo vetëm se është i pashmangshëm por bashkë me çelësat personal interpretues (shih formularin mëposhtë) edhe përcakton nivelin e njohjes së objektit në studime e sipër dhe ajo më kryesorja dëshmon për punën, seriozitetin dhe besueshmërinë e vlerësuesit.
Kritika letrare dhe mediat

Në masmedia mungojnë rubrikat e rregullta, emrat e rregullt që do të përfolnin librat në mënyrë objektive dhe duke iu përmbajtur parimeve të formës së shkrimit (recensionit) dhe kondicioneve profesionale të printmediave, artikuj edhepse me një gjërësi e natyrë gjuhësore ndryshe nga shkrimet publicistike, por megjithatë të ngritura në bazë të atyre pesë a gjashtë W-ve të famshme gazetareske.
Shkrimet «kritike» që botohen nëpër rubrikat apo shtojcat e kulturës nëpër media, dëshmojnë se faji kyresor prapëseprapë nuk është i përgjegjësve të këtyre mediumeve por vërtet stagnuese shfaqet paaftësia e autorëve që përpiqen të merren me kritikë letrare e s’dijnë t’iu përshtaten as rregullave të profesionit që mëtojnë ta ushtrojnë e as atij të gazetarisë. Sidomos gazetat e përditshme (ato që kanë për synim profesionalitetin sipas standardeve) janë të detyruara të tregohen refuzuese ndaj idesë për krijimin e një rubrike të rregullt ku do të përfolej vepra artsitike.
Nga ana tjetër askush nuk beson se këto media nuk mund të sigurojnë për redaksitë e tyre nga dy a tre kritikë letrarë që në mënyrë të rregullt do ta ndjeknin (ama edhe do ta lexonin) librin, pikturën etj. e do ta diskutonin atë publikisht. Le ta marrin shembullin e mediave të huaja: nuk e kziston asnjë gazetë as e përditshme as periodike në perëndim pa kritikun e vetë të rregullt letrar, pa rubrikën e vetë të rregullt për librin.
Natyrisht se, për të qenë mediumet më kualitative duhet të sigurojnë kuadro të përgatitura mirë profesionalisht.
Nuk mungon as përshtypja se problemet apo të arriturat kulturore, sipas mediave që kemi në duar, përdoren vetëm si mjet elozhi, vetkënaqësie dhe onanie personash ambicioz që kanë fatin të jenë afër mediumeve, kështu duke zmadhuar fatkeqësine e kulturës e në veçanti atë të letërsisë shqiptare. Për këtë një përgjegjësi të pamohueshme mbajnë përgjegjësit e mediumeve. Ata duhet të krijojnë ca rregulla që do të parandalonte vërshimin e sojit të pseudokomentatorëve, që manifestohen me gjithë makinacionet e mundshme të akulturimit.
Ndonjë vëzhgues i proceseve letrare dhe punës së mediave në këtë drejtim do të thoshte se gjithë kjo tragjedi ka ardhur nga mungesa e «institucionit» të kritikës si dhe vazhdimit të sistemit të trashëguar socrealist. Mirëpo e vërteta qëndron edhe diku tjetër. Një segment të dukshëm përbën edhe tipi i mentalitetit anadollak i disa shkruesve shqiptarë, të cilët në vend që të punësohen si ofiqarë në ndonjë administratë, aq sa e kanë edhe aftësinë, atyre nuk u vjen fare turp për t`u marrë me kritikë të letërsisë, duke shkruar «recensione» që s’janë gjë tjetër se sa përdhunim i pashembullt i lexuesve, pra aventurierë të tipit siç është shembulli më lartë. Kritiku – si është dhe si duhej të ishte
U tha: sot kemi shumë pak kritikë të mirëfilltë letrar! Pse është kështu?
Shkollë speciale për kritikë letrar nuk ka. Nuk dihet nëse ndonjëri nga univerzitetet shqiptare ofron ndonjë seminar apo kurs praktik në lidhje me Metodat e Vlerësimit të Teksit, nëse po atëherë ato seminare apo kurse duhet të jenë aq të këqija saqë s’kanë mundur të nxjerin hiçmëshumë se disa veta që mund të numurohen në gishta si profesionistë .
Shumica e gazetarëve që merren me kritikë letrare kanë të mbaruar fakultetin e letërsisë ose janë vetë autorë (shkrimtarë, poetë etj.). Fakultetet e letërsisë janë patjetër baza ku pretendentët e këtij profesioni aftësohen me njohuritë në shkencat e letërsisë, mirëpo kjo nuk do të thotë saora specializim edhe si kritik letrar.
Në krahasim me fushën ku ajo angazhohet, dmth me artet e bukura si vepër e gjenive dhe që nuk mësohet por është e lindur (I. Kant), kritika letrare është një aftësi praktike, zotësi që rrjedh nga dija. Diçka që duhet të mësohet. Përveç njohjes së letërsisë, historinë e saj, teorive mbi të, aktualitetin dhe tregun kritiku letrar, siç dihet, duhet të njohë mirë edhe gazetarinë për të qenë i aftë që të publikojë refleksionet e tij. Institutet ekzistuese – pra njohës të kompletuar të shkencës, arteve të bukura dhe gazetarisë – tashpërtash nuk janë gjendje të nxjerin kritikë të këtij formati. Ndërsa nga përvoja kemi parë se kritikët e këtij kalibri, ata të kompletuarit, në këtë nivel kanë mbrritur falë angazhimit personal në këto fusha të ndryshme si dhe vetinicijativës.
Ky realitet e hedh në erë bindjen infantile të shumëkujt se për të qenë kritikë letrar mjafton fakulteti i letërsisë dhe aftësia për të stilizuar e bërë llafe mbi artet e bukura pa studimin rigoroz të tyre dhe përkuljen para një disciplinë të rreptë e të mundimshme pune.
Si u vjen kritikëve serioz të cilët harxhojnë energji, mund e dije për ta lexuar e intepretuar një vepër arti me përkushtim kur konfrontohen me prezencën e vërshuar të sharlatanëve, të cilët nuk kanë asnjë fije respekti ndaj të bukurës dhe muzës së gjeniut?
Numri i atyre kritikëve që përafërsisht plotësojnë kushtet e shtruara më lart, në letrat shqipe, është më se minimal. Shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje janë të njohura ose pjesërisht janë trajtuar edhe në këtë ese.
Morali dhe etika profesionale e kritikut
Përpos këtij deficiti ekzistojnë edhe një mori pengesash tjera që profesionin e kritikut e bëjnë joatraktiv ose edhe të pamundshëm: Asnjëri medium, madje as edhe shtëpitë botuese në hapësirën shqiptare nuk punësojnë dikë si kritik letrar. Personi i specializuar si kritik duhet së pari të bëjë punën e gazetarit, lektorit, korrektorit gjuhësor, redaktorit e punë të tjera për të siguruar ekzistencën e pastaj nëse i mbetet kohë mund të kontribojë diçka për profesionin dhe pasionin e tij. Nuk mjaftojnë vetëm aftësitë për të siguruar një vend në ndonjë medium që të ushtrosh «zanatin» e kritikut. Përveç përgatitjes profesionale duhet t’i takosh ndonjë klani a grupacioni (letrar, rajonal, gjinor e së fundi edhe fetar) që mban nën kontroll institucionin e caktuar. Me sigurimin e kësaj lidhjeje kritiku automatikisht humb pavarrësinë intelektuale dhe ndeshet me pengesa tjera që ia bëjnë të mundimshme punën: klani ose personat që e kanë ndihmuar kërkojnë (edhe nëse nuk e thonë drejtëpërdrejtë, për mentalitetin shqiptar kjo është gjë e natyrshme) mirënjohje në vepër. Me humbjen e kësaj mvetësie kritiku letrar fillon të shkruajë nga pozitat e mikut, avokatit, shërbyesit të grupit apo autorit ( e ka ndihmuar të ngjitet shkallëve) dhe gjykatësit të njeanshëm, «edukatorit» joobjektiv kur bëhet fjalë për vepra autorësh që u përkojnë klaneve konkurente ose në luftë me atë, të cilit i takon (me dashje ose padashje) kritiku letrar.
Ata që veprojnë jashtë këtyre rretheve e grupacioneve duhet të bëjnë luftë të ashpër për të mbetur gjallë publikisht. Se ç’morali dhe etike profesionale duhet të ketë kritiku letrar në këtë rast e përcakton shoqëria me gjithë mekanizmat e saj. Nëse gjendemi në një shoqëri të korruptuar edhe kritiku do të jetë patjetër i tillë, nëse funksionojmë në një shoqëri ku klanet, fiset dhe grupacionet e kanë fjalën kryesore edhe kritiku – se si do të mbijetojë ndryshe – do tëjetë altoparlanti ose falltori i oborrit të njërit nga këto formacione. Me këtë kritiku e ka të kufizuar veprimin e vetë dhe nuk mund të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjitha letërsitë e mundshme, por mbetet si kritik special i literaturës primare (të lauruar nga klani si elitore) ose i asaj sekundare ose i asaj margjinale ose i pop-letërsisë ose i asaj literature që prodhon vetëm shefi i taborrit.
Nëse një kritik vendos që të bëjë luftë jashtë sistemit me qëllim të ruajtjes së integritetit personal, etikës profesionale dhe njerzore ai do të injorohet, izolohet deri sa ta gjejë një profesion tjetër ose të heq dorë fare edhe nga publikimi i studimeve të tija.
Kritika letrare sot
Kështu duket sot kritika letrare në pasqyrën e saj të grimcuar. E bërë pikepesë dhe në atë shkallë saqë mund t’i thurrim lemente deri në pakufi. Megjithkëtë, mund të jetë edhe ndryshe. Shpresat nuk janë djegur të tërra. Dhe atë për dy arsye: E para, se edhe mëtutje mund të shpresojmë në aktivizimin dhe angazhimin e atyre kritikëve letrarë që për një apo shumë arsye kanë kërkuar hije nën pyllin e profesioneve tjera dhe ia kanë kthyer shpinën pikërisht asaj që më së shumti ka nevojë për ta. Dhe e dyta arsye, ajo që më së shumti ushqen shpresat, është se në letrat shqipe kanë hyrë dinjitetshëm (përveç brigadave të hobiinterpretëve) edhe specialistë të shkëlqyeshëm të teorive letrare si Agron Tufa, i cili njëkohësisht është edhe eksperti më i spikatur i formalizmit dhe strukturalizmit. Pastaj dy Kujtimët (Shala dhe Rrhamani) nga Prishtina, Ndue Ukaj, Vehbi Miftari e ndonjë tjetër. Ndërsa në fushën e kritikës letrare praktike mund pa hamendje të përmendim Ragip Sylajn, Sali Bytyçin, Gilmana Bushatin e ca të tjerë.

Natyrisht se edhe këta studies e autorë kanë pengesat e tyre gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Edhe kur ata konsiderohen të atillë siç i përshkruam në fillim të kësaj eseje ata përpiqen që të mos i nënshtrohen diktatit social, ekonomik dhe mos bien nën kurthin e ndonjë klase të caktuar politike ose ndonjë sekti fetar që botën di ta shohë vetëm nga perspektiva e ngushtë e religjionit (® interepretuesit e autorëve ekskluzivisht katolikë ose ata që me çdo kusht priviligjojnë shkrimtarët turkofilë islamikë).
Janë këta emra që jo vetëm se dëshmojnë se kritika letrare shqiptare megjithatë ekziston, porse edhe do të mbijetojë duke u ristabilizuar (si para viteve të nëntëdhjeta) dhe duke kthyer imazhin dhe formën e saj institucionale. Nihilstët, (veçanarisht) gjenitë e hutuar të letrave shqipe le të mos brengosen se pas shkuarjes në atë botën tjetër askush nuk do të merret me artin e tyre, përkundrazi kritika do të merret edhe me ata që sa kanë qenë gjallë nuk kanë lënë gurrë pa ia hedhur asaj në kokë. Ky është vetëm njëri nga ato mallkimet me të cilin duhet të jetojë kritiku objektiv
Si analist i botes se fjales si i vlerësoni marrëdhëniet ndërfetare ndër shqiptarë?
Shpresoj të jenë ashtu siç kanë qenë gjithmonë ndër ne shqiptarët: tolerante dhe bashkëvepruese.
Si është statusi i shkrimtarit sot?
Jorge Francisco Isidoro Luis Borges do t’i mjaftonte vetëm një fjali për ta dhënë mrekullisht thelbin e dinjitetit: “Individ dinjitoz është ai që ia del të jetë në paqe me veten dhe me të tjerët”. Thënia e njohur e Immanuel Kantit se “Individi pa dinjitet s’mund të prodhojë vepra dinjitoze”, duket që u përket atyre postulateve që s’vjetrohen kurrë, pavarësisht konotacioneve që mund të fitojë fjala “dinjitet” në kohërat moderne apo postmoderne. Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, përmes një shprehje fare pak dinjitoze, jepen dy shpjegime të fjalës “dinjitet”: 1. Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi.

Dinjiteti kombëtar. Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndërmarrjes, i institutit). Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nëpër këmbë) dinjitetin. S’ka pikë dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet. 2. Cilësia e mirë a vlera e lartë e diçkaje që e bën atë të çmohet. Me dinjitet artistik. Vepër plot dinjitet.
A ka dinjitet shkrimtari i sotëm shqiptar?
Jo pa dhimbje, derisa flas edhe për veten më duhet të përgjigjem (zë-ulët): “Jo”.
Si për ta ngushëlluar veten dhe kolegët e mi, po shtoj se problematika në fjalë, domethënë “dinjiteti i humbur i shkrimtarit” duket së është një shqetësim mbarë-kombëtar çka lidhet, me siguri, me “dinjitetin e humbur” të vetë letërsisë. Sipas studiuesit Ridvan Dibra ”Konsumizmi i shfrenuar, triumfi i imazhit, realitetet elektronikë, ekspansioni i medias etj. duket se vërtet ia kanë lëkundur letërsisë dinjitetin e dikurshëm”.
(Në parantezë, gjithherë e kam fjalën për autorë dhe letërsi serioze, që rreken t’u rezistojnë kohërave dhe ndërrimit të përvitshëm të modave).
Amerikani, Joseph H Bloom njëri ndër emrat më të lavdishëm të kritikës letrare bashkëkohore, shprehet plot dhimbje: “Talentet e mëdha janë shurdhuar një herë e mirë nga realiteti i medias amerikane.
Kush mund t’i rivalizojë me parodi lajmet e televizorit, gazetës dhe fjalimet e qeveritarëve?
Realiteti amerikan është më grotesk dhe më qesharak se cilado parodi, sado e mirë qoftë…”. (Kur realiteti amerikan paraqitet i tillë, imagjinojeni tonin, të dashur miq). Të dënuar të përballen e të jenë pjesë e një realiteti të tillë, disa prej shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohorë (post-modernë që të gjithë!) duket se kanë zgjedhur rrugën më të lehtë e më të shkurtër: e kanë hequr nga vetja e tyre dinjitetin, sikur ai të ishte zorrë qorrë a diç tjetër e panevojshme.

Kujt i është shitur dinjiteti?

Së pari, pikërisht asaj për të cilën kanë nevojë më shumë. Asaj që të bën të njohur e “person publik” edhe pse mund të kesh botuar vetëm dy-tre tekste të dyshimtë. Asaj që të bën të famshëm e delirant, deri edhe në ëndrra me Nobel. Asaj “lubie” që për ta shuar urinë e vet të përditshme, “gëlltit çorbën” e gatuar prej lloj-lloj grafomanësh e sharlatanësh. Domethënë medias.
Argumente? Kam parasyshe nje thenje tё Balzakut se ai qё i kёrkon dekoratat nuk i meriton dhe ai qё i meriton nuk i duhen gjё!
– Shikojeni paraqitjen e shkrimtarëve nëpër gazeta ditore, ekranet televizivë: herë fodullë e herë kinse shpërfillës, teksa për hir të pranisë mediatike dëshmohen të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për lloj-lloj argumentesh e problematikash jashtë fushës së dijeve të tyre, domethënë jo letrare. (Para disa ditëve, një poet i lakuar bashkëkohor fliste plot kompetencë për avantazhet e centraleve atomikë).
– Lexuesi i pasionuar i lexon intervistat apo auto-intervistat e tyre nëpër faqet kulturore të përditshmeve tona: megalomani e neveritshme, vetëmburrje e vetëvlerësime foshnjarake, mungesë e plotë etike, modestie e qytetarie.
(“Kur flet libri, autori duhet të heshtë”, përsëriste para pak kohësh postulatin e njohur të filozofit gjerman me origjinë polake Friedrich Wilhem Nietzsche:” Merrni pjesë në promovimet për çdo libër të botuar: seanca të bezdisshme hipokrizie mes “miqsh të gotave dhe të femrave” e që fill të nesërmen media e unshme i bën publike.
– Shfletoni librat e botuar: foto autorësh delirantë e me pamje profetike (kujtesë: post-modernizmi nuk e pranon autorin-profet), shënime entuziaste në kapakët e pasmë, që do ta skuqnin nga turpi edhe vetë Xhejms Xhojsit (James Joyce) për shembull etj. Shkrimtari bashkëkohor shqiptar (përsëri u kërkoj ndjesë përjashtimeve) duket i etur për njohje e famë, qoftë edhe për një “filxhan lavdi”.
Dhe këtë lavdi (i yshtur, si duket, edhe nga ndonjë rast pararendës) kërkon ta arrijë sa më shpejt e më lehtë, duke e konsideruar punën e tij kryesore, domethënë punën e mundimshme me tekstin letrar, si punë të dorës së dytë. Kurse parësore për të bëhen:

  1. Paraqitjet e vazhdueshme mediatike në gazeta dhe televizonet tona ;
  2. Pjesëmarrjet nëpër lloj-lloj mitingjesh e festivalesh letrarë anë e kënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Globit;
  3. Radhitja e sa më shumë çmimeve të fituara (jo pak të dyshimtë e fiktivë) etj.
Këtë situate sipas Ridvan Dibrës “ në thelb tragji-komike – të letrave tona pas viteve 1990, e “favorizojnë” edhe dy mungesa extra, tipike shqiptare:
  1. Mungesa thuajse e plotë (uluritëse kjo mungesë!) e kritikës letrare, e cila, kuptohet nëse do të ekzistonte, mund t’ia dilte (ndoshta?) t’i “ulte gjelat që këndojnë majë togut të tyre plehut” dhe të nxirrte në pah vlerat e mirëfillta letrare-estetike.
  2. Mungesa e plotë e organeve të specializuara letrare, estetike e kritike (me siguri, duhet të jemi i vetmi vend në botë me një mungesë të tillë!), ku shkrimtarët mund të botonin, diskutonin e debatonin mes vedi dhe jo të silleshin si futuristët e para 100 viteve, duke i mbajtur mëri njëri-tjetrit e duke u zënë me grushte klubeve”, thotë Dibra.
E megjithatë, humbjen e dinjitetit ndër shkrimtarë nuk e justifikon asnjë mungesë apo situatë, sado të pafavorshme qofshin ato. Sepse pasojat kanë filluar të duken. Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat (dashakeqë e nostalgjikë), që rreken t’ia mohojnë çdo vlerë letërsisë shqipe të pas viteve 1990, duke e vendosur bile në rrafshe krahasuese me realizmin socialist.
Gjithashtu, të gjitha sjelljet që përmenda më sipër e që dëshmojnë mungesë dinjiteti nga vetë shkrimtarët shqiptarë, ftohin dhe largojnë edhe më lexuesit seriozë. Dhe besoj që një dukuri e tillë bëhet e dhimbshme sidomos për ata shkrimtarë të përkushtuar, që kanë dhënë e vazhdojnë të japin vlera të qëndrueshme e të spikatura letrare (Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli,  Eshref Ymeri, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Zija Çela, Visar Zhiti, Fatmir Terziu, Skënder Buçpapaj, Mujë Buçpapaj,  Izet Duraku, Përparim Hysi,Agron Shele, Amiko Kasaruho ,Fatime Kulli, Raimonda Moisiu,Rexhep Shahu, Albana Nexhipi, Zef Pergega, Edmond Tupja, Ema Andrea, Elona Tabaku,Rasim Bebo,Ferida Ramadani-Zmijani,Vullnet Mato,Mimoza Hysa,Ligor Shyti,Flutura Açka , Jerida Kulla, Eljan Tanini, Fran Ukcama,Linditë Ramushi Dushku,Rami Kamberi,Raimonda Maleçka,Vjollca Tiku Pasku,Riza Lahi,Andi Meçaj,  Lisjana Demiraj, Kabil Bushati, Rexhep Qosja ,Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ibrahim Rugova,Ramiz Kelmendi,Din Mehmeti,Adem Gashi, Flora Brovina,Qerim Ujkani, Reshat Sahitaj, Naim Kelmendi, Skënder Zogaj,Shyqri Galica,Rushit Ramabaja, Migena Arllati, Kadrush Radogoshi, Dibran Fylli, Mehmet Kajtazi, Anton  Pashku,Ruzhdi Baloku,Sejdi Berisha,Halil Haxhosaj, Iljaz Prokshi,Akil Koci, Adem Zaplluzha,Nebih Bunjaku,Musa Ramadani, Mehmet Kraja, Zejnullah Rrahmani,Bilall Maliqi,Bedri Zyberaj,Shefqet Dibrani,Nazmi Rrahmani,Xheladin Çitaku,Xheladin Mjeku,Begzad Baliu,Zeqir Fazliu,Agim Desku H.Berisha, Mentor Thaqi,Musa Jupolli,Esat Loshaj,Hydajet Hyseni,Rexhep Ferri,Gëzim Ajgeraj,Makfire Maqedonci-Canolli, …etj).
E përsëris se dinjiteti i shkrimtarit bashkëkohor paraqitet problematik edhe ndër shoqëritë tjera më civile se e jona. Porse aty nuk mungojnë edhe aktet e qëndresës e të sfidës. Sa për ilustrim, po përmend vetëm dy shembuj. Shkrimatri i famshëm çek Milan Kundera (01.04. 1929) ka më shumë se 33 vjet (1982) që nuk jep intervista, i bindur tashmë në hipokrizinë dhe artificialitetin që ato, shpeshherë, përmbajnë në vetvete. Kurse novelisti amerikan Thomas Ruggles Pynchon (08.05.1937-), njëri prej zërave më interesantë të narratives bashkëkohore amerikane (natyrisht post-modern!), ka publike vetëm një foto të hershme në internet, kurse gazetarët që i kërkojnë intervista, i përzë me të shara. Jam i bindur se ithtarët e post-modernes mund t’i konsiderojnë si donkishoteskë këto raste, duke shtuar se statusi i shkrimtarit ka ndryshuar dhe nuk është si ai i para 100 viteve. Por nuk e besoj që ka pasur, ka dhe do të ketë ndonjë epokë, kur statusi i shkrimtarit përcaktohet nga bjerrja e dinjitetit të tij. Nga shkrimtarët e pas viteve 1990, përveç një letërsie cilësore e ndryshe, (vepra të tilla nuk mungojnë) kam pritur e besuar edhe në akte dinjiteti e qytetarie, duke iu kundërvënë kësisoj pararendësit famëkeq realizëm socialist, që u shqua pikërisht për mungesë dinjiteti e qytetarie. Nëse fillimet dukeshin premtuese e shpresëdhënëse, tashti e pohoj me dhimbje se ndihem i zhgënjyer. Thjesht ndërrim diktaturash, më duket. Nëse dje dinjiteti i shitej apo i falej diktaturës komuniste, sot i shitet apo i falet “diktaturës mediatike”. Kurse vitet 1930, ku mund të gjenim jo pak modele dinjiteti e qytetarie edhe ndër shkrimtarë, duken gjithnjë e më të largët. Mediat dhe televizionet tona ngrenë pyetjen: Sa dhe si vlerësohen shkrimtarët dhe poetët në Kosovë,Shqipëri ,Maqedoni, Kosovë Lindore, dhe a kanë ata një lloj statusi?” Hedhja e këtij “asi” në tryezë, në mos qoftë thjesht sa për të fituar një emision a një intervistë në TV tona apo gazete, më shumë, duket se është njëfarë ndihme që media jep që shoqëria të kuptojë diçka më shumë se ç’ndodh dhe ç’pretendohet në këtë kohë dhe në këtë klimë të përgjithshme “mosvëmendjeje ndaj shkrimtarit, librit dhe leximit”.
Ndonëse vetë do të këshilloja që mediat tona elektronike, të shkruara etj., në vend të pyetjeve retorike, të krijonin më shumë hapësirë, duke shtuar fletë apo kohë televizive për letërsinë, përsëri grishem t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, që në të vërtetë edhe para përgjigjes sime ka njohur qindra përgjigje e rrugëzgjidhje të mbetura në rrafsh konstatimi dhe utopie.
    E formuluar në kohë, pra sa dhe si vlerësohet shkrimtari sot?!”
Kjo pyetje të bën të mendosh përmes opozicioneve dje-sot, këtu-atje, Lindje-Perëndim, si dy modelet ku shkrimtari vendoset përballë shoqërisë dhe pret që ajo të reagojë me vlerësim, shpërfillje apo thjesht të hyjë në komunikim të natyrshëm.  Për të qenë të besueshëm duhet të kujtojmë edhe atë fazë të jetës krijuese ku shkrimtarët e Lindjes (përfshi këtu edhe shkrimtarët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria) u krekoseshin shkrimtarëve të Perëndimit se kishin gjithçka falas dhe të garantuar: shërbim mjekësor falas, arsimim falas, shtëpi falas, studio falas, piano, penela e bojëra, pushime dhe leje krijimtarie të garantuar një herë në vit dhe botime të sigurta, njëlloj si dhe honorarët. Njëra anë e balancës, duket haptazi, qe plot. Ana tjetër e balancës kishte vetëm një njësi, himnizimin e kësaj parajse e cila përmes letërsisë së ideologjizuar, më shumë se përmes vetë indologjisë, bëhej jo vetëm e besueshme, por e dashur dhe e ëndërruar, duke krijuar edhe në mungesë lirie të shprehuri idiolatrinë mbi “statusin shoqëror të shkrimtarit”.
Të gjorët shkrimtarë të Perëndimit!

Ndiheshin të dëbuar nga kjo parajsë!  Atyre u mungonte, siç dhe u mungon statusi. Por modeli i shkrimtarit të Lindjes tanimë ka rënë dhe ka mbetur vetëm ai i shkrimtarit përballë një shoqërie vlerash përfshi këtu edhe ato të tregut.
Të mësuar me atë gjendje, falsiteti më shumë sesa vërtetësie, iluzioni më shumë sesa serioziteti, shkrimtarët shqiptarë, sidomos pjesa më e madhe e atyre që i kanë jetuar të dy kohët, por jo pak edhe nga ata që krijimtarinë e kanë nisur pas viteve 1990, ndihen keq dhe ankohen për mungesën e statusit shoqëror (kupto shtetëror). Këtë “nostalgji për status” ata kërkojnë ta paguajnë jo vetë, por t’ua paguajë shoqëria e cila prej tyre jo rrallë etiketohet si turmë lexuesish të padenjë, që gati-gati nuk i meriton shkrimtarët e saj të mëdhenj. Por në vend të presin që dikush të bëjë diçka për ta, shkrimtarët nuk mund të jenë të kënaqur me gjendjen mazokiste të rënies së lirë që po pëson “esnafi” i tyre.
Ankesat për mungesë statusi dhe vëmendjeje tingëllojnë si një vetëlinçim publik. Kjo për faktin e thjeshtë se “esnafi” i shkrimtarëve, sipas atyre që shoh e dëgjoj çdo ditë, për mua rezulton se është më i përfaqësuari në Shqipëri e më pak në Kosovë. Shkrimtarët (ose të ngjashmit) prej vitesh i gjemë këshilltarë në Presidencë, në Kryeministri, në Ministri të Arsimit, Ministri të Kulturës, e në të tjera ministri që nuk kanë lidhje me kulturën. Ata i gjejmë drejtues institucionesh kulturore, anëtarë bordesh ku miratohen strategji, projekte, politika e tekste për lexim. Ata janë pjesë e kryesive dhe kolegjiumeve të medieve tona. Janë dhe kanë qenë parlamentarë, ministra, profesorë, dekanë, rektorë profesorë e gjer tek mësues të thjeshtë. Ata janë pra të kudondodhur.
Studiuesi Arian Leka thotë “Atëherë kujt ia kërkojnë shkrimtarët “statusin” dhe përse u duhet ai? Kujt i adresohen dhe a nuk e kuptojnë se ndodhen para pasqyrës sa herë që flasin për statuse shkrimtarësh dhe mungesë vëmendjeje nga shoqëria e cila pret t’i shohë ata sa më pak të rreshtuar nën modelin shkrimtarë të të gjitha llojeve bashkohuni”?

Në sesionin letrar të FNP “Drini poetik”, që mbahet çdo here më 8 e 9 qershor në Prishtinë-Prizren- ka krijuar hapësira multimediale që kanë të bëjnë me çështje të procesit letrar po aq edhe me raportet e letërsisë me realitetin ideologjik nën diktaturë dhe më vonë, me një kohë të re ku shkrimtari e humbi pozitën mbështetëse të mecenatit shtetëror i cili ishte njëfarësoj edhe “porositësi” i veprës së artit.
Letërsia shqipe nuk ka pasur fatin e letërsive të tjera. Shtrohet pyetja”.
Po nëse shkrimtari “vdes” në momentin që libri është në duar të lexuesit”, Fatos Kongoli jep këtë përgjigje: “Unë jetoj me një libër derisa sa e përfundoj së shkruari. Mendoj se kur botohet, ai nuk është më imi.” Por ai e shikon të arsyeshme rishikim e një vepre gjatë ribotimeve. Kjo është diçka që ai vetë e ka bërë.” Dhe kur bëhet fjalë për rishikimin e veprave dhe korrigjimet e asaj që ke shkruar edhe dyzet vjet përpara, një shembull për t’u komentuar është shkrimtari Ismail Kadare i cili në një deklaratë të tij pohon se kjo lidhet me procesin letrar në kushtet e mungesës së lirisë së shkrimtarit.
Unë kam parasysh atë çka Ismail Kadare ka thënë në një intervistë se gjella e burgut paskesh dalë më e mirë për një numër arsyesh. “Nuk e kam kuptuar se çfarë ka dashur të thotë Kadare. Gjella e burgut që ha tjetri gatuhet më mirë apo gjella e burgut që ha vetë.”, shton shkrimtari Visar Zhiti.
Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?
Ajo që ne quajtëm liri ka ndryshuar jo vetëm për krijuesin, por dhe për lexuesin. Tashmë shkrimtarët tanë janë një hap me lexuesin evropian. Ne Kosovë, Shqipëri etj., jemi fatlum në krahasim me mjaft vende të tjera sepse kemi më shumë lexues. Shkrimtari Zija Çela thotë “Nuk besoj se do të kem shpëtuar pa ndonjë kompromis të këtij lloji, për një fragment apo një fjalë të shkruar. Një shembull: si vjen letërsia. Në vitin ‘84 kam qenë në Kukës dhe kam shkruar një roman, “Burrat nuk dalin nga lufta”. Po të botohen sot katër recesionet e saj kohe, është krejt ndryshe. Përfundimi i recesioneve dhe i redaksisë ishte “Sipas Zija Çelës burrat kanë dalë nga lufta”, nuk quhej më një roman dekadent. Në vitin ‘90 ka qenë një kohë e ethshme për të botuar shkrime të cilat nuk ishin botuar, aq më tepër të dokumentuara me recesione.
Kuptova se ai që ishte kundër këtij botimi, tani isha unë, sepse kishin kaluar vite dhe nëse ideologjia është afatshkurtër, beteja estetike është e përjetshme. Standarti gjithmonë krijon më shumë hapësirë për komunitetet, por e ngushton hapësirën e individit. Thelbi i një shkrimtari është individualiteti i tij, që të jetë i ndryshëm nga të tjetër. Nëse censura në vendin tonë tashmë është lënë mbrapa, ajo që nuk lihet mbas është autocensura. Gara me veten është preferenca ime. Por mund të them se e kemi ende të mangët kulturën e leximit, kuptohet se faktorët mund të jenë të natyrshëm. Ruajtja e kulturës së leximit është e domosdoshme. Natyrisht që ndryshimi është shumë i madh. Por ka dhe një ndryshim tjetër që e sfumon këtë ndryshim, pasi njeriu e krijon lirinë brenda vetes. Mund të jesh i burgosur dhe mund të jesh i lirë në mendime. Mund të jesh i lirë, por je i burgosur pasi nuk mendon ashtu siç duhet. Në këtë kuptim dhe para dhe pas nëntëdhjetës shkrimtarët kanë pasur privacionet e tyre. Madje mund t’u ketë kushtuar shumë shtrenjtë. Kjo situata paradoksale në sistemet diktatoriale ku ndodh që të lindë letërsi më e madhe se në sistemet e lira. Letërsia nuk është thjesht produkt shoqëror, produkt i një sistemi, por është produkt i një grupi individual.
Pra vepra e një shkrimtari mbetet pavarësisht sistemit, thotë Çela dhe shton:”Këtu janë dy gjëra krejt të ndryshme. Nuk mund të bëhet krahasimi sepse tirazhet e atëhershme i botonte shteti dhe shteti i blinte. Në kuptimin që vërtet mund të botoheshin librat në njëzet mijë kopje, por shumicat i blinin prapë bibliotekat. Autori nuk paguante gjë, dhe merrte vetëm një honorar simbolik. Ndërsa sot, për ata libra që shiten, kemi një shtije reale. Kjo nënkupton faktin se i boton shtëpia botuese dhe i blen publiku.

Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?Lexuesi është i informuar, vërtet nuk botoheshin shkrimtarë bashkëkohorë kontemporanë, por letërsia e madhe botohej dhe atëherë sepse botoheshin klasikët Homeri, Servantesi, Shekspiri, Tolstoi, etj. Janë shkrimtarët që formojnë shijet, por mungonte pjesa më e madhe e letërsisë. Këta autorë e formonin shijen atëherë, e formojnë dhe sot. Kur flasim për shije të mirëfillta, mund të themi se dhe sot kërkohen këto botime. Kërkohet gjysma e modernistëve, ajo pjesë që mungonte. Por në rast se sot kërkohen shkrimtarë të një letërsie komerciale, atëherë kjo është një gjë tjetër sepse ndodh në të gjithë botën. Nuk është shija e vërtetë, shija e mirëfilltë. Vërtet Daniele Steel në të gjitha vendet shitet me miliona kopje, por është një letërsi e ditës, një letërsi kalimtare etj. Dhe krejt në fund theksojë se ka shkrimtarë që nuk kanë bërë kompromise. Të gjithë e kanë bërë kompromise , për pjesë të vogla të cilat duhet të hiqnin apo duhet të shtonin, por e kanë bërë. Kohë më pare në një intervistë për Radio Radicale, radio kombëtare dhe politike në Itali ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi shprehet lidhur me nismën e tij në dialogun me shkrimtarë, artistë, filozofë të cilët ndajnë me ambasadorin pikëpamjet mbi integrimin evropian të Shqipërisë.
Duke iu referuar bashkëbisedimit me shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, Sequi shprehet se i ka mbetur në mendje shprehja e shkrimtarit ku thotë: “Evropa është shteti natyral i Shqipërisë, i vetmi shtet! Kështu besoj se kjo gjë është pak a shumë perceptimi i të gjithë shqiptarëve. Shqipëria është një vend shumë filo-Evropian.” Lidhur me personazhin e dytë që ambasadori do të ftonte në bashkëbisedim, Sequi nuk jep një emër konkret por shprehet se do të jetë “një personalitet jo shqiptar dhe shumë i njohur në botën globale.”
I pyetur nga gazetari Artur Nura se a ka dialog mes palëve politike në vendin tonë, ambasadori i kujton politikanëve shqiptarë se “dialog nuk simbolizon monologë të ndryshëm të palëve.” Duke iu referuar integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, diplomati thotë se “Ballkani dhe në zë të veçantë Shqipëria është duke bërë shumë progres, megjithëse me një seri vështirësish.” Ambasadori flet edhe për raportet dhe interesat, përgjegjësinë e BE-së për zgjerimin e saj me Ballkanin dhe veçanërisht Shqipërinë.
Ismail Kadare që është një evropian i bindur i botës shqiptare, por që është edhe shkrimtari më i mirë shqiptar, ndoshta edhe në dimensione Ballkanike dhe jo vetëm. Midis të tjerësh, ka qenë së fundi edhe në listën e shkurtër të konkurrentëve të Çmimit Nobel për letërsinë. Kështu pra, më duhet të them se pata idenë e këtij dialogimi për të arritur të kuptoja se çfarë një personazh domethënës mendon në lidhje me Evropën dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë. Kështu kam dashur të shpjegoj dhe dua të shpjegoj, për shembull në intervistën me Kadarenë në mënyrë të kthjellët, se çfarë në fakt, presin shqiptarët nga Evropa. Një frazë nga ky bashkëbisedim më ka mbetur thellësisht në mëndje, Kadare më tha: Evropa është shteti natyral i Shqipërisë, i vetmi shtet! Kështu besoj se kjo gjë është pak a shumë perceptimi i të gjithë shqiptarëve. Shqipëria është një vend shumë filo-Evropian.
Kadare është një shqiptar europian. Ai jeton si në Tiranë ashtu edhe në Paris, por unë besoj që na nevojitet të dimë se cili do të jetë personi i dytë që do të vazhdojë këtë dialog me ju?
Sugjeroj publikisht që politikanët tanë, nuk duhet të kenë një diplomë formale universiteti, por duhet të kenë edhe njohuri minimale në lidhje me filozofinë politike perëndimore, pra të njohin minimalisht veprat e Tomas Hobbes, John Lock, (François-Marie Arouet) Volterit dhe Jean-Jacques Rousseau, apo Konrad Adenauer, Alice De Gasperi, Robert Schuman, Altiero Spineli, vizionarët e historisë që frymëzuan Bashkimin Evropian. Markezi thotë “s’kam dashur që librat e mi të kenë fatin e sanduiçeve. Letërsia e sanduiçeve është letërsia rozë e një gjuhe fakirfukarashë dhe të shterpët. Letërsia e madhe, ku bën pjesë edhe Hrabali, s’ka asnjë lidhje me të. Për mua ka dy lloj letërsie. Letërsia e fabulës dhe letërsia e stilit.Tek kjo e dyta fabula është thjesht një pretekst. Tek Hrabali i gjejmë të mpleksura të dyja. Duhej ruajtur kjo veçori e veprës së tij. Pastaj ç’është përkthyesi tjetër, në mos po fjalë? Volteri, Borges dhe Pamuk ftillojnë se te secili prej nesh ekzistojnë dy, ose më shumë qenie të tjera. Kësisoj unë s’kam pse të mos ta besoj që ekziston një Hrabal i hedhur nga dritarja me të shtatë macet e tij, por edhe një tjetër që mund ta ketë vrarë veten i lodhur prej vanitetit njerëzor…

  Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues. Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qënë eksperienca juaj e parë me poezi, prozë, publicistikë, përkthim, esse, monografi….apo….?

Po nga viti 1973 datojnë publikimet e mija letrare në shtypin e kohës.Mbase këto fillime kanë qenë të suksesshme.duke fituar edhe çmime letrare në konkurset e ndryshme letrare atëbotë,por do të thosha se në publicistikë dhe eseistikë u mora nga viti 1974 e deri me 1980,duke publikuar 21 fejtone në gazetën e atëhershme të përditshme “Rilindja”,pra shkrime dhe tema të kësaj natyre.Atëbotë një përkrahje morale dhe nxitje për t’u thelluar më tutje hullive të këtyre fushave të shkrimtarisë,kisha nga Jusuf Gërvalla,Sedat Dida,Vehap Shita,Ymer Shkreli etj.Më vonë disa “smirëzinjve” ju “pengonte” suksesi im publicistik i theksuar,më tepër te gazetaria investigative,ku kam qenë më i guximshëm dhe më i ndërtuar,pra shkrimet e mia u pengonin edhe disa sejmenëve të devotshëm të komunizmit jugosllavë, të cilët ishin poltronë të atij sistemi, duket edhe kujdestarë për ta stigmatizuar fjalën dhe shprehjen e lirë, të cilët bukur shumë herë intervenonin për “embargot” publicstike ndaj meje dhe shkrimeve të mia.Për ta argumentuar këtë,kësaj i shkon më së miri një thënie e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ramiz Kelmendit se, “shqiptari të fal gjithçka, por jo dhe suksesin!”.
    Do të thotë se ju keni nisur aktivitetin krijues që në moshë të re. Kjo duhet të ketë qënë me të vërtetë emocionuese dhe inkurajuese. Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për të shkruar?
Libri im i parë i botuar doli në vitin 1995,dhe është ai me poezi “Zjarri i diellit”. Pas këtij libri poetik vjen i botuar romani “Vrasja e liridonëve”, me 1996, e që u kushtohet tri personaliteteve të kombëtarizmës:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës, Bardhosh Gërvallës, të vrarë me 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë nga sigurimi i atëhershëm jugosllav, sepse ata ishin veprimtarë të kauzës sonë kombëtare.Më vonë,në këtë vazhdë të botimive pasojnë veprat tjera,pra romanet si:”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe vepra tjera poetike dhe publicistike dhe të zhanreve të ndryshme. Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare si dhe çlirimin definitive nga cerberët e Serbisë,por të shtjelluara në temën romanciere. E them tash,pas kaq vjetëve se, sinqerisht jam dhe i kënaqur për shkak të vlerësimeve nga kritika letrare e kohës, ngase këto vepra janë vlerësuar dhe cilësuar për tematikën dhe për nivelin artistik të tyre, janë vlerësuar sigurisht nga profesionistët e kësaj fushe.Mbase këto vlerësime janë të botuara dhe në shtypin e kohës dhe përmbajnë gjithmonë të vërtetën e thënë mbi vlerat e këtyre veprave,pa kozmetikë pa elozhe,por të vlerësuara saktësisht dhe objektivisht.
– Si keni arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj krijues ”, të jeni kaq kreativ, ku ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndëretnike, kombëtare, evropiane, veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në marrëdhënie me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?
Duke u bazuar në historinë e bujshme shqiptare dhe duke i njohur rrjedhat tona historike dhe të popujve tjerë përrreth nesh,në shumë vepra të mia janë shtjelluar faktet historike,etnike, antropologjike,kulturore etj,si dhe raportet në mes të këtyre popujve dhe historisë së tyre.Nga kjo del dhe vërtetohet lashtësia jonë dhe prejardhja në hapësirat ballkanike, që në shumë nga këto vepra të mia kjo temë zë vend qëndror dhe është shtjelluar nga shumë aspekte.
-Zoti Bruqi keni shkruar qindra artikuj shkencorë dhe studimorë, për historinë ballkanike e botërore, të botuar në organe shtypi në Shqipëri, Kosovë agjensioni Floart press, e gjetiu. Mund të na tregoni diçka në lidhje me strategjinë tuaj për këto vepra, dhe a ka ndonjë gjë tërheqëse që ju shprehni nëpërmjet tyre apo ka diçka tjetër më tej se kjo…?
Puna publicistiko-shkencore edhe përkundër vështirësive të saj,ka arritur të më stimulojë në thellimin e këtyre studimeve,duke shfrytëzuar burimet arkivore në vend dhe jashtë tij.Qëllimi im i gjithmonshëm ka qenë që ta nxjerrë të vërtetën për tematikën në fjalë,prandaj edhe këto tema të këtyre zhanreve janë mbetur një kontribut imi mbase po shprehem “modest”,duke dashur që ta vlerësojnë të tjerët në të ardhmen.Ndërsa sa i përket agjencionit “Floart press”, mund të them lirisht se është një ndër gazetat elektronike ndër më të lexuarat,më e hapura dhe më e debatuara,më e pavarura në trevat shqiptare.Aty ka shkrime të duarta nga shkrimtarët e afirmuar dhe ata fillestarë pa dallime. Agjensioni “Floripress” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit,ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues. Këtë e vërtetojnë rreth 3.600’000 klikime… që do të thotë se shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovës , veçmas në Ballkan. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre? Nuk them se nuk ka pasur vështirësi, sepse është në natyrën e punës,por ato i kam kapërcyer gjithmonë,ngase në rend të parë si synim parësor njeriu ka qëllimin e arritjes së rezultateve në akëcilën fushë, në rend të parë me interes për opinionin.Tek unë kjo ka qen cytje dhe më ka motivuar që të mos ndalem pavarësisht se sa dikujt kjo dhe mund t’i ketë “penguar”.
  -Duke pasur parasysh faktin se ju jeni të njohur në nivel kombëtar e ballkanik, madje edhe ne SHBA dhe këtë e tregon kontributi tuaj, përveç sa përmendëm më sipër, keni vëllime poetike , në prozë reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë dhe ese etj!
Mund të them se leximi i veprave të bënë të njohur dhe pikërisht këto kontribute të miat letrare, publicistike, mbase ma kanë krijuar emrin tek opinioni ynë lexues, kjo tregon për suksesin e veprës sime letrare dhe asaj publicistike.S’do të shtoja më shumë por them se jam respketues ndaj lexuesve të mi.Secili nga lexuesit e veprave të mia,qofshin ato poetike,romanet apo publicistike dhe të tjera,kudo qoftë ata,u jam mirënjohës, i vlerësoj dhe e çmoj vlerësimin e tyre.
-Me sa di unë keni shkruar shumë lirika dashurie. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju ? Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar dhe cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në poezinë tuaj?
Kam shumë miq shkrimtarë e shkencëtarë nga Shqipëria e Kosova.Disa edhe nuk janë në mesin tonë si Mehmet Kajtazi, Iljaz Prokshi,Rifat Kukaj, etj e që me siguri se kanë pasur ndikimet e e tyre pozitive në krijimtarinë time letrare, poetike e publicistike… Ndër të gjallët do të veçoja Akademik Prof.Dr.Fatmir Terziun, Akademik Namik Shehun,prof.Dr.Eshref Ymerin,prof Naim Kelmendin,Vullnet Maton,Raimonda Moisiun,Faik Xhanin,Kolec Traboinin, Zef Pergega, Izet Durakun, Rexhep Shahun,Vasil Qesarin, Përparim Hysin,Prof.dr.Shyqri Galicën, Rushit Ramabajën etj.
Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në poezitë tuaja? A janë ato autobiografike? Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalin poezi të arrira?
Të gjithë përsonazhet, qoftë në poezi apo në prozë,romane etj,janë personazhe reale të kohës dhe hapësirës sonë etnike.Vlenë të veçoj se në të tre romanet e mija,sikur janë “Dorëzeza”, “Pallati i Akeronit” dhe “Pallati i gjaraprinjve” personazhet janë realë, por të shkruar me emra artistik. Figurativisht ata janë në mesin tonë. Një numër personazhesh edhe janë gazetarë, shkrimtarë, politikanë dhe luftëtarë të tri luftërave çlirimtare, ata janë të prekshëm. Romanet e mia kanë stigmatizuar dukuritë negative në shoqëri si dhe bartësit e tyre në kohën e monizmit. Pothuaj të gjitha romanet e mi kanë bazë të mirë edhe për t’u bërë skenar filmash, dramatizime etj, ndoshta dhe mund të bëhen në një të ardhme, sepse tematika e këtyre veprave del nga jeta jonë nga ambienti ynë nga koha jonë e jetuar si shoqëri dhe si individ, por e cila kohë ka lënë gjurmet e veta, jo vetëm historike, por edhe psikologjike në njeriun e këtij nënqielli, gjithmonë i tragjizuar nga pushtuesit, në përkjejet e tij për liri dhe pavarësi kombëtare.
-Nga poet në prozator, studues, publicist, kritik letrar dhe esseist?A i shihni këto zhanre si sfidë?
Jo, përkundrazi do të thosha se e përplotësojnë njëra-tjetrën. Në rrugën time krijuese këto mbase e kanë pasuruar krijimtarinë duke e theksuar poashtu gamën e preokupimeve të mija krijuese.Qenësorja është që të gjitha këto zhanre të krijimtarisë sime kanë ecur sukseshëm.
-Cila është sfida për të shkruar një tregim apo roman? Zhanrin e tregimit dhe romanit e “bëtë ju të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?
Dihet se krijimi i romanit nuk është sikur p.sh është krijimi i poezisë dhe në të kundërtën.Romani merr më shumë kohë dhe ka ligjësitë e veta të krijimit,por unë them se në të shumtën unë preferoj romanin si zhanër dhe e kam shkruar.Puna ka dalur e suksesshme ngase kanë shkruar pozitivisht për këto romane.
-Ju i paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Personazhet e romaneve të mija janë nga jeta reale, ngase ata janë njerëz, por që në krijimtarinë artistike ata marrin emra artistikë apo të imagjinuar,duke dashur që të mos “zbulohen”, sepse tashmë janë emra fiktivë letrar dhe jo realë, por të bëmat e tyre janë reale dhe kanë ndodhur në realitetin tonë në një kohë dhe në një hapësirë. Kjo mendoj se e ka pasuruar lëndën e romaneve të mija dhe mbase ato mbajën vulën e disa ngjarjeve me domethënie për një kohë të jetuar. Besoj se lexuesi do ta gjykojë këtë kur t’i ketë lexuar.
Një nga gjërat që kam vënë re në librat dhe shkrimet tuaja reportazh është përshkrimi i vendeve, natyrës dhe pozicionit gjeografik të tyre. Pra, sa e rëndësishme është kjo në krijimtarinë tuaj?
Kuptohet se përshkrimet që juve keni gjetur në veprat që potenconi,përbëjnë si të thuash një bazament të ngjarjeve të shtjelluara në ato shkrime.Përshkrimet e kësaj natyre pasurojnë rrëfimin dhe krijojnë një imazh më të saktësuar për lexuesin.Ato,pra përshkrime e natyrës,vendeve, etj, i japin jetë dhe e dinamizojnë rrëfimin apo shkrimin e një vepre.
-Sa kohë keni që shkruani ? Çfarë iu ka tërhequr në artin e të shkruarit? Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar kur shkruani? Po më zhgënjyesja? Cilat janë emocionet tuaj, kur shkruani?
Mund të them se secila vepër shkruhet me emocion,pavarësisht se krijuesi që në fillimet e shkrimit të një vepre letrare,të një tregimi,të një poezie etj, i vë si të themi ato spirancat e krijimit të ngjarjes,apo të pikave ideore kah do të ecën ngjarja. Është e vërtetë se kam ndjerë në të shumtën emocionin e një magjie që të jep shkrimi kur krijon.Ndjenjën e zhgënjimit nuk e kam përjetuar, jo për tjetër, por mbase kur krijuesi krijon veprën ai ka një qëllim parësor që e shtynë atë ta krijojë atë vepër.Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur ta krijojë dhe tua transmetojë lexuesve.
– Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në librat, essetë dhe artikujt publicistikë?

Nuk do të ndalesha tek momentet,por në tërësinë e veprës së krijuar janë mbarsur temat e shtjelluara,ato në publicistikë janë të kohës sonë, të hapësirës sonë, të mendësisë sonë, dhe të psikologjisë sonë jetësore.Ka dhe tema nga historia,mbase për t’i ndriquar disa aspekte ngjarjesh apo personalitetesh etj,që janë e gjurmës sonë si komb në kohë, në data, në ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin ato.Ato sikur më grishin kujtesën për t’i shtjelluar ngarendas në shkrimet e këtij zhanri të shkrimtarisë.
    -Si ka ardhur ndryshimi juaj më herët, nga poet, prozator në suksesin tuaj si publicist?
Thënë të drejtën veten e shoh më të sendërtuar në zhanrin e romanit. Sikur më ka dhënë më shumë mundësi të të shprehurit,të të rrëfyerit,por gjithmonë me nivelin e gjuhës artistike të rrëfimit. Ndoshta, them sipas përshtypjes sime, jo larg këtij suksesi qëndron edhe poezia dhe publicistika.
Si ndjeheni kur jepni intervista?
Them sinqerisht fare mirë sepse intervista është dhe një rast tjëtër i komunikimit më lexuesin,mbase nxjerrë për lexuesin në të shumtën dhe aspekte tjera, të panjohura ato që i interesojnë lexuesit për akëcilin person krijues.
-Mesazhi juaj për inteligjencën shqiptare, kosovare dhe talentet e reja.
Më e rëndësishmja është vlerësimi i drejtë i vlerave krijuese të kudoqoftë dhe vlerësimi i sinqertë i punës së njëri tjetrit kudo në hapësirën shqiptare dhe pastaj njohja e këtyre vlerave edhe nga jashtë.Ne kemi çka t’i prezentojmë edhe botës nga vlerat tona krijuese por duhet që ta kundrojmë drejtë vlerësn e secilit dhe pa grupe dhe paragjykime klanesh e interesash të ngushta.
     Per here te pare emrin tuaj e kam ndeshur ne “Albdreams.net” qe botohet nga Rush Dragu ne Detroit, ku ju keni lidhje te ngushta me shkrimtaret e krijuesit diaspores shqiptare ne amerike!
Eshtё e vёrtetё se krijimtarinё e tyre e kam publikuar pёr lexuesin e etur kosovar. Diaspora ka kontribuar jo vetёm materialisht, por ёshtё njё vlerё gjithnjё nё zbulim pёrsa i pёrket thesarit tё madh, tё çmuar dhe te “fshehur” tё saj. Kemi shkёmbyer mendime e shkrime sa ka qenё e mundur dhe kёtё do ta vazhdojmё edhe ne tё ardhmen. Njihemi nga larg po misioni na bashkon!
-Çfarë dëshironi të shtoni….
        Asgjë më shumë vetëm të ju falenderoj për misionin tuaj në prezentimin e vlerave artistike për lexuesin, diçka me shumё pёr Kosovёn, suksese në punën tuaj..

No comments: