Saturday 23 April 2016

Tufë me poezi

Sokol Demaku
            
         Tufë me poezi

DETI  PLAK

Kjo lundër  imja,
Udhëton  në detin e trazuar.
Nëpër valët e zemruara,
Të detit plak.

O ti det, o zemrak,
I trazuar nga pak,
Kujdesu të lutëm,
Për mua se jam  plak.

O det i kaltër,
Me shumë avaze,
Shumë vëllezer të mi,
Kërkova të  mi falje.

Të bëra lutje,
Por  jo me shkrim,
O det i hapur,
Kujdes shpirtin tim.


FATI


I adhurojë ëndrrat,
Në tokën e njomë,
Aty ku fshatari hedhë farën,
Aty ku njeriu gjënë të lashtën rrënjë.

I adhurojë ëndrrat,
Në këtë tokë të njomë,
Kur njeriu prehet,
Me zemër e shpirt.

Po pse kjo jetë,
Është vetëm një fytyrë,
Si mostër,
E zhveshur nga jeta.

I adhurojë ëndrrat,
Në tokën e thatë,
Por e kotë se koti,
Njeriu është i pa fat.





E KUJTOJ

E  kujtoj gushtin,
Shëtitjen buzë detit,
Zhegun e verës,
Freskinë e detit.
E ndjej ne shpirt,
Këtë freski,
E ndjej këtë aromë,
Që e mbaj në gji,
Është aromë jete,
Që shëron plagë.
E ndjenë këtë çdo mërgimtar,
I kujton mbrëmjet,
Buzë detit të qetë,
Kaltërsi çdo kund..
Jetë e gjallëri,
Që çdo kush ka lakmi,
Shetita buzë detit ,
Mblodha ca guaca,
Kujtova të kaluarën,
E pash të ardhmen,
Në kaltërinë e detit,
Shijova aromën,
Ndjeva gjallëri,
Në vargjet e mia,
Hetova në fytyrë,
Lotët e mi,
Që val më rodhën,
Si rreke shi.



NJË NATË

Edhe një natë po vjen,
Por me siguri se unë as ketë herë,
Nuk do gjejë folenë time,
Sepse unë udhëtoj, udhëtoj në pakthim.

Tani në mua krijohet frika,
Zemra ime rrahë vrullshëm,
Por trupi nuk dëgjon,
Dhe unë nuk kuptojë asgjë.


NJË FYTYRË


Një fytyrë,
Një ndjenjë,
Në maskë me maskara,
Një kutizë e botës,
Me njëmijë ngjyra.


KUJTIMI

Në korridoret e kohës,
Erërat shushuritëse,
I pëshpëritin dashurisë sonë.
I ndjejë fjalët e tua,
Në labirintin e zemrës sime,
Ku ato kanë bërë vendin,
Në valvulet e saj.
I ndjejë fjalët e tua,
Të vijnë drejt e në zemrën time,
Dhe të më rrëmbejnë mua si një valë,
Ato dehin të gjitha shqisat e mia,
Dhe atëherë më bënë,
Që të ndjejë atë,
Që ndodh brenda.
Kujtimi lë përshtypje,
Si një shenjë zjarri,
Që djegë shpirtin tim.


ZËRI I KËNGËS SATE

Dua te prekë ëmbëlsinë e jetës,
Buzëqeshjen tende të ëmbël,
Ndjenjën e dashurisë sonë,
Në mendimet e natës së vonë.

E adhuroj flladin vjeshtor,
Që përcjellë dashurinë tonë,
Mes mendimesh trazuar më kaltërsi,
Në ujërat e detit që fundosem lehtë.

E adhuroj këtë natë,
Me ankth në shpirt,
Pse larg nga ty e dashurë,
Në errësirë kam mbet.

E dëgjojë zërin e këngës sate,
Që dashurinë ajo thërret si e marrë.
Je shumë afër edhe pse larg,
Jam në ankth, kam frikë mos te humbas! 


No comments: