Tuesday, 28 October 2008

Aleko Likaj per tregimin "Wrong number"




Gjithmone befasues Faruku. Serrish me nje tregim qe te rremben dhe te emocionon njekohesisht.Nje perzjerje pêrfekte te metafores se shtizave, me paralelizmin e zonjushes se telefonit , tentojne te rrahin e te nxjerrin "lakuriq" boten e tronditur te nje familje emigranti,qe ka mbritur ne pallatin buze pyllit te gjelbert, nga nje vend i konsideruar si humbetire, por edhe dramen e vertete te nje gruaje, e cila eshte teresisht e shperfytyruar dhe, e ...braktisur nga njerezit qe i ka sjelle ne jete.Ajo qe bie ne sy edhe kete here tek tregimet e Myrtajt, do te thosha se eshte e veçante, mbase shume e rralle ne letrat tona shqipe. Mund edhe te jem i gabuar ne vezhgimin dhe konstatimin tim, por une mendoj se vete profesioni i hershem i Mytrajt, ai i inxhinjerit te nentokes, ka bere qe tek Faruku te jete teje izhvilluar nje lloj zhbirimi i personazheve te tij, duke evidentuar pikerisht anen e padukshme te tyre. Ate qe ne nuk mund ta shohim. Psikologjine dhe dramen e heshtur, por edhe pozicionin e tyre ndaj saj, raportete...Dhe s'ka se si. Myrtaj di te zgjedhe e te gjeje pikerisht , ate, mademin, mineralin e rralle per te cilin shbirohet, gjithesesi. Di ta nxjerre me "ustallek" nga thellesit e shpirtit ku eshte futur, dhe fshehur, per te na e dhene nepermjet rreshtash, artistikisht.Qofte gruaja, per te cilin Vaiti, ka shume "rrezerva", sidomos kur autori u rrikthehet skenave te intimitetit, si ne rinine e dikurshme, qofte edhe duke i kaluar te pakten si nje visazh perpara syve, duke i enderuar, por edhe personazhia e telefonit, e cila per mendimin tim, nepermjet nje monologu rrefimtar, eshte e plotesuar artistikisht, jo vetem per te dhene kundrapeshen e penelopes-grua, qe thurr me shtizen e saj, antistres, por per te dhene edhe raportin qe gjejne vete emigrantet, ne mjediset e saposhkelura, teper larg. Faruk Myrtaj, shkrimtari emigrant me kete tregim, i eshte rrikthyer rrefimit per te dhene artistikisht kete bote qe here e shperfytyron, dhe here e godet per ta rrezuar poshte, ku nuk mungojne as edhe dhelet ne kete mes,te cilat te ofrojne nje lloj qetesie dhe lumturie, ku te duket vetja se, vjen dhe po jeton ne nje parajse qiellore te munguar, dhe perseri te ngreh... kurthe. Ky cikel fillon dhe mbaron per te rrinisur perseri. Kjo ne fund te fundit eshte dhe mbetet jeta e fshehte e nje qytetari apo familje emigranti, qe takon nje realitet krejt te ri, e dhene kjo, me ngjyra realiste e te vizatuar egzaktesisht, madje deri ne detaje... Si inxhinjer i vertete, larg pasionit te tij te hershem."letersise;" Faruk Myrtaj , e ka bere perseri mire punen e vet. Ne se do te masim me "kutin" e gjerave qe lame pas, do te thosha se, edhe kete here ka nxjerre nga nentoka mineral te rralle, safi diamant, duke i a rrembyer asaj me mjeshteri, pikerisht ne skutat e fshehura nen dhe. E ka realizuar planin.Natyrisht, qe tashme nuk mund qe ti japim me flete-lavderimi dhe nje veper te...xhaxhit Enver, por ta pergezojme se bashku, dhe ta urojme njekohesisht, jo vetem per tregimin ne fjale qe eshte shkruar mrekullisht, por per gjithe vepren e tij ne leter qe ka hedhur ne ato vise ku e ka "perplasur " jeta, ne Toronton e lerget, te Kanadase Faruk Myrtaj, para se gjithash, ka shkruajtur nje tregim per veten..., per ne te gjithe. Urime , Faruk!

No comments: