Tregim
Albana Lifschin
Megi veshi fustanin e ri te porsa blerë, ngjyrë vishnje (Ah, sa i shkonte vishnja!)dhe u rrotullua para pasqyrës. Nuk kishte ndryshuar shumë në të parë. Edhe pse qe bërë nënë me dy fëmijë, trupi i kishte mbetur i hollë, si në vajzëri. Kjo e bënte të dukej elegante, natyrisht nëse nuk do të harronte ta mbante trupin drejt kur ecte.
–Dukem apo s’dukem si italiankë? Apo si franceskë? Hë me, cilat janë më elegante, -e kishte pyetur në telefon një patrioten e saj që kishte njohur në internet.
-Po ç’të bëhet kaq merak kjo punë? ia kishte kthyer ajo.
-Sigurisht, që më bëhet, sepse mua më duhet të shkoj shpesh nëpër takime, mbledhje, në aktivitete të ndryshme… Po aman, me, se na mbytën me ftesa! Diku jam në një komision, diku jam në juri, diku më kanë zgjedhur ... e që kur kam fituar çmimin poetik nuk më ndahen nga të katër anët... Eshtë vënë në pozitë edhe im shoq. "Këta njerës sikur nuk bëjnë dot pa ty, moj grua,"- më thotë. Kujt t’ja prishim e kujt t’ja ndreqim? Po nuk thua shyqyr, që na erdhi dita?-i them
Në fakt, Megi do të kishte dashur që mikesha t’i thoshte se në fotografinë e fundit që i kishte dërguar në email ajo dukej e bukur, sepse kishte shtuar pak në peshë.
- Kam merak të shtoj edhe nja dy kilogram, të shkretën. Jam bërë person publik, e s’bën të dukem e thatë, si kremastar. Sa të pagdhendur që janë meshkujt shqiptarë! Të bëjnë komplimenta e më në fund të thonë: Si t'ia bëjmë të të ndihmojmë të shtosh edhe nja dy-tre kile?- dhe t'i hedhin sytë tek gjoksi!
Gjithsesi, i duhej të nxitonte se në atë aktivitet kulturor . Kishte shumë mundësi që të takohej për herë të parë me atë: kritikun e njohur X.K. Do t’i jepte kartvizitën, (ku s’kishte harruar të vinte tërë titujt e nderet) bashkë me librin e saj fundit. E pastaj e dinte vetë ai. Do të shkruante për të! A nuk kishin bërë kështu edhe të tjerët? Librat e saj kishin fuqi magjike të çudiçme. I bënin të tërë të shkruanin. Po s'i mbushej syri, se deri atë kohë kishin qenë rrangu i saj e më poshtë. Kishte pritur një emër të dëgjuar. Dhe ai u shfaq si meteor. Vinte që nga Tirana. Ndoshta do të krijohej mundësia të pinte një kafe poetike me të. Ku i dihet, pse jo, mbase edhe një flërt të vogël. Ai gjyslykshi, rrumbullak, që i bënte korte në telefon, i qe mërzitur. Po të njëjtin muhabet. I thoshte të shtonte bukën në menu e të blinte një kandar. Ta dinte ai se sa feta bukë në ditë hante ajo! Bukë edhe bukë të zezë madje, të shëndetshme, si të fshatit të saj! Po nuk shtonte që nuk shtonte, as edhe një gram. Ndërsa kritiku ishte edhe poet dhe kishte shpirt artisti. I pat dërguar një kompliment që e kishte vënë në mendime. I fliste për lëndina të gjëra të shpirtit, ku vargu i saj e tërhiqte në mënyrë të pamëshirshme.
Doli në rrugë e hyri në makinë. Ia shkeli me 80 milje në orë. Sa
përshtypje i kishte bërë një djali të ri: kjo e thaka makinën Qënka kaubojse fare!-kishte thënë ai i impresionuar. Ah, sa të lezeçëm janë këta të rinjtë! Janë të sinqertë. Kishte bërë chat me një nga ata, vite të shkuara. I kishte folur për limontinë e jetës, i qe ankuar që nuk i dilte koha të shkruante poezi, poezi shpirtërore, të holla, ashtu siç do të dëshëronte ajo. I kishte qarë hallin që burri i saj qe shumë më i madh në moshë e nuk i përgjigjej. Por lezeti i bisedës kishte rënë papritur. Rioshi i tha që ishte i fejuar me një shoqe klase të gjimnazit e tani ndodhej me studime jashtë shtetit. I tha se qe njëzet vjeç. Kaq, dhe u zhduk për ca kohë, si zog i trembur. Nuk mundi ta zërë më në chat. Në vend të tij, i erdhi një e-mail nga zonja Arta, njëzet vjet më e madhe se ajo. Letra e këshillonte : “kujdes nga komunikimet me të rinjtë”.
Qe bërë bishë. Ai qurraveci i kishte nxjerrë bojën! Hajt, se ia regulloj unë atij dhe kësaj që më jep këshilla, sikur të jetë nëna ime!- kishte zjerë nga brenda. Dhe fët e fët kishte qëndisur një letër "vetëm për miqtë e saj", ku u kishte thënë se ky poetuc (qëllimisht nuk ia kishte përmendur moshën), i a tregon të gjitha zonjës Artë, dhe e kishte mbyllur letrën me pyetjen: Kujt mund t’i rrëfehet tjetri veç nënës, apo dashnores, hë?
Të vdekura për thashetheme, ato u kënaqën nga karremi i servirur dhe Megi ishte zbavitur me fitoren e saj.
Dhe ja, si vjen puna, tani është bërë vetë poete; fërkon brrylet me emra të njohur, të cilëve u kishte marrë autografe nëpër takime të ndryshme, në të cilat është shumë e kujdesëshme të mos mungojë. U shkruan letra, kujdeset shumë të fshehë dialektin provincial në to, dhe mesazhet mikluese që i vijnë në postë private, i bën publike në internet. Interneti paska qënë mrekullia më e madhe e botës! Brenda 24 orëve të bën të famshëm në të katër anët e globit. Nami i kishte dalë se kishte botuar nja dhjetë libra, po nga kjo i vinte mirë e nuk ndihej. E kujt i prishin punë gënjeshtrat e bardha? Kush shoqërohet me të mëdhenjtë-është automatikisht i madh. Ja, edhe në këtë aktivitetin e sotëm kishte në shënjestër një të madh.
U kujtua të ndalonte tek dyqani i luleve për të blerë një buqetë. Një tufë lulesh në këto raste është përkujdesje, feminitet. Buqetën e vendosi në sedilien e prapme të makinës, pastaj u kujtua të tërhiqte një bisk margerite të bardhë, me mendimin për ta vënë në flokë.
Fëmijët i kishte mbajtur burri atë ditë. Ai kishte nisur të tregonte vëmendje ndaj të shoqes që kishte filluar të bëhej "selebriti". Pastaj ka ca gjëra shumë të mira Amerika. Grave u jep fuqi të madhe. Asaj i kishte dhënë çfarë kishte dëshëruar! Që kur ishte e vogël, tek vështronte rrugën e fshatit, përtej kortinkave të dritares së saj, ëndërronte për një princ që vinte nga larg dhe e hidhte në vithe të kalit duke i lënë
fshatit pluhurin pas. E pse të mos qe edhe ajo me fat, si në përalla? Këmbën s’e kishte edhe aq të vogël, por do e shtrydhte në këpucën e artë… Dhe princi i erdhi vërtet, jo mbi kalë, por me një makinë të bardhë dhe punët i vajtën mbroth. Madje, shumë më mirë se mikeshës së saj, që hahej me të. Ja, ajo, Dhorka, do të vinte nga një shtet tjetër në këtë takim, vetëm e vetëm për të parë të njëjtin njeri, pa lëre se ç’thoshte se demek po merrte tërë atë rrugë për tu takuar me të. Harrronte tjetra se qe nja dhjetë vjet më e madhe dhe ecte si patë nga dhjami i tepërt. Pale, po i kishte thënë truri të shkurtonte flokët. Edhe i thotë vetes artiste! Flokët e gjatë janë femërorë... Asgjë s’i kishte mësuar Amerikës, e humbura! Edhe për pseudonim internetik kishte zgjedhur emrin e katundit të saj, se demek qe patriote. Po a thua të vinte vërtet në takim? Kjo pyetje kishte filluar ta shqetësonte. Mendo sikur ta dinte ajo që Megi i kishte bërë një telefon sekret atij mashkulli duke e lajmëruar që do të qëndronte tre ditë në qytet e ishte shumë “anxious” të shihej me të. Një librin të tijin e kishte me vete në çantë. Hera herës i hidhte një sy fotografisë. Goxha burrë i pashëm. Me siguri do të njiheshin me një të parë.
Rruga i mori rreth një orë e gjysmë deri sa mbërriti tek vendi ku do të zhvillohej aktiviteti. Makinën e parkoi pranë godinës së madhe dhe u çudit nga moria e madhe e automjeteve aty. Kjo do të thoshte se duhet të kishin ardhur mjaft njerës. Mos vallë kishte filluar aktiviteti? A mund të fillonte pa të, thua? Dikuj duhej t’i kishte shkuar mendja ta vinte në presidium. Por jo, nuk dukej se kishte filluar. Lart dëgjoheshin zëra në korridor. Nxorri pasqyrën edhe njëherë. Faqet iu dukën shumë të zbeta. Kishte nevojë për pak pudër rozë. Po margarita e bardhë që do të vinte tek flokët? Ah, e kishte harruar! Zbriti shkallët duke bërë kujdes se mos e shihte njeri.
Kur u kthye, qëndroi një copë here tek hyrja e sallës sa të pikaste ndonjë të njohur. Salla dukej në rrëmujë të plotë. Qe bërë vërtet e njohur në internet, por ky qytet qe mendjemadh.
-Oh, ju! -tha dikush, - sa lule të bukura! Për kë i keni? Sa keq që mbërritët kaq vonë! Ja, një nga protagonistet e takimit po firmos librat për pjesmarrësit. E shihni? Oh, nuk duket prej këtu, se e kanë rrethuar njerëzit. Eshtë ajo atje, pranë atij burrit të gjatë, flokëbardhë. Është i ati. Ka ardhur që nga Tirana për të marrë pjesë në gëzimin e të bijës.
Megi u zgjat mbi taka dhe dalloi zonjën e paharruar. Pse, paskësh baba, ajo? Një i kuq i menjëhershëm i mbuloi fytyrën. Gjithnjë i ecte ters me këtë grua. U kujtua që dikujt i pat thënë në një mënyrë dramatike që ajo zonjë “nuk e kishte njohur kurrë të jatin". Natyrisht, qe treguar e kujdesëshme të mos përdorte fjalën "dobiçe". Nuk qe poetike.
Megi ndjeu shqetësim. Fshehu buqetën e luleve pas kurrizit dhe shkau pas njerëzve, duke pyetur nëse e kishin parë z. Kritik.
-Oh, jo, por e shoqja e tij dhe dy vajzat janë këtu. Shiko sa vajza të bukura që i ka!
E panjohura i tregoi me gisht dy vajza që ishin pranë një gruaje tek të dyzetat.
-Kritiku doli me një mikun e tij, regjisor. Do kenë vajtur të kthejnë ndonjë gotë, - tha dikush që kishte dëgjuar bisedën e grave .
- Mos je gjë Me-Gi, ti, moj? U dëgjua një e folur dialektale. Një grua sykaltër po e vështronte me buzë në gaz.
- Nga e di ti, se kush jam unë?
-Po nga interneti, nga tjetër, de! Unë jam Gu-Gu-ja,- i zgjati dorën gruaja duke iu prezantuar me pseudonimin internetik, - edhe unë kritikun po kërkoja, por ai duket s’ua varka mbledhjeve. Më dërgonte aq fjalë të bukura për poezitë e mia në postë private dhe tani që unë vij të prezantohem me të, më la dopio gjashtën në dorë !
Megi lëshoi me ngadalë buqetën e luleve në një karrige, pas kurrizit.

No comments:
Post a Comment