Tregim
Eliana Alien
Makinen e ngiste i shoqi i Nerves, une isha ulur ne ndenjesen e pasme perkrah saj, beja sikur flija, per t’mos degjuar te jemen , ulur ne ndenjesen para, perkrah dhendrit, te referonte perjetimin e nje ceremonie martesore perfekte. Edhe Nerva dukej e merzitur nga tema qe kishte hapur e ema, here here ajo e bente frymenxjerrjen nepermjet vesheve, e here te tjera gerricte lekuren e sediles si mace shtepiake. Me shkaktonte njefare bezdije sjellja e saj, bezdi qe edhe me kenaqte, pasi keshtu me mundesonte te luaja me imagjinaten, d.m.th te krijoja brenda kesaj gruaje qe s’ishte aspak e vjeter (edhe pse dukej e tille) dhe aspak e pahijshme (edhe pse te linte kete ide) nje kafshe. Me pelqen ti shoh njerezit nen kete aspekt, pasi kam provuar me veten dhe kam arritur rezultate vertete te mira. Nerva me shikonte vjedhurazi, per te kapur nga une ndonje levizje a shprehje mimike, qe mirkuptonte sikletin e saj. Hiç. Isha pezmatuar ne nje gjume artificial, saqe arrita te humb gjithe kuptimin e pakuptimte te nje martese te treguar nga nje grua e jetuar ne tre shtreter bashkeshortor. Nuk di se sa zgjati ky gjume, di pse u zgjova: “Shiko sa hyjnore duken keto gra me femijet e zinje per dore” Kete here nena Nerves i drejtohej dhendrrit dhe bijes, duke pasur parasysh se une flija. Kur pashe se ata te dy paten spostuar koken anash ne krah te djathe te rruges, pak metra para semaforit qe sinjalizonte rruge te lire, kuptova qe isha zgjuar. “Ku i çojne?” pyes, duke terhequr vemendjen e te treve, per zhjimin tim te rrufeshem dhe ne veçanti pa ate fazen e jermit, qe te mpin gjuhen. “I çojne ne mense te hane, pastaj ne luna-parkun e shtepise se mire…” kete here foli Nerva “Me duken pak ezibicioniste keto hyjnoret” them seriozisht duke qeshur, siç bej sa here shpreh me te vertete nje shqetesim. “Si…!!! Keto gra kaq te mira, qe ushqejne barkthatet me te hollat e tyre, sipas teje jane te keqinja ?!” Kur e Ema e Nerves me drejtoj kete pyetje akuzatore, pashe se dhe e bija kishte fituar nje qendrim mbeshtetes, te cilin e shprehte fizikisht. Ishte vrenjtur ne fytyre ne sekond, si qielli kur paralajmeron nje stuhi ne mes te gushtit, biles pat mbeshtetur pellemben mbi xhamin e djathte te ndejteses se pasme, si per t’me fshehur korteun qe formohej nga grate hyjnore dhe femijet e zinje, te veshur me kemisha te bardha per te evidencuar akoma me shume ngjyren e tyre. Gjithsesi i pashe, grate dukeshin te lumtura, ndersa femijet dukeshin si gjigande te perthyer, ndoshta ngaqe ecnin kokulur. Makina kishte ndaluar perpara semaforit, qe e keshillonte ngasesin te priste ngjyren jeshile, sa u hap rruga fola. “Nuk kuptoj pse te pasurit mendojne se duke shtruar nje tryeze per te varferit, fitojne nje vend ne parajse, pa ju shkuar as neper kokrren e neuonit te vogel, s ekeshtu po i poshtronje. Te jesh i varfer ehste shume me mire se sa te te pordhosin krenarine e te t’qenit i tille” Mu sulen keq. “Ti nuk ke te drejte te shprehesh keshtu, nuk ta lejojme” fliste vetem njera edhe pse mua tani me dukej se njera posedonte dhe mendimet e tetres. “Une, ” them me qetesi te madhe, “kam te drejte te them, se pari pasi jam rritur me buke misri te lyer me yndyren e kafsheve qe ju nuk do i kaperdinit as mishin, jam rritur me copa buke te falura e poshtruar, si nje qen qe se lidhin vetem per te kafshuar te huajt qe i afrohen te zotit, se dyti, asnje kafshate e thate e asnje kocke e çveshur nga palca qe me kane dhene zemergjeresisht, vetem per te lartesuar kete zemergjeresi ne shkallet e shoqerise “meritokratike” nuk ma ka shuar uine, veç ma ka shtuar. Zonja te mira, nje here, nje grua e majme, e dhjamosur si kafshet qe priste ustaj ku punonte im ate, ne nder te te vjelave, me fali nje rrisk buke me gjalp e reçel qershie. Ju s’keni si ta kuptoni se ç’shije do me linte. Me ka shijuar aq shume sa kam urryer varferine e prinderit e mi me rrecka. Ishte faji i tyre, pse une nuk haja buke te bute me gjalp e reçel qershie. Ata rreckamane me bene te
skuqem para gruas bujare, qe me ofroj ç’i pat tepruar. Ta kisha njohur ndjenjat qe do me shkaktonte ajo dhurate, bere kryesisht per ti demostruar vetes njerzllek, nuk do e kisha ngrene, do ja kisha hedhur ndonje kafshe barngrenese, e do kisha vazhduar te besoja se prinderit e mij ishin ideali i njeriut qe duhet behesha.” Kisha marre zjarr, te githa kohet e jetes time te shkuar qene rebeluar brenda meje, pa ua kerkuar ta benin. E ema e Nerves kishte zbritur pa mbaruar se deliruari, s ekishte me mua, por me pretezen time kemngulese qe ajo e kishte vpagezuar me emrin “polemike” para se te zbbriste. Une isha zbrazur e po prisja ta bente edhe Nerva qe me pati kapur nga krahu i djathte “Degjo Amelia, vetem sot kam kuptuar se je kaq polemike” “Vetem sot n au dh araste te folim” i thashe “Jam munduar te te kuptoj gjithe kete kohe, me besimin se do te te zbuloja. Tani e di kush je.” E kishte me gjithe mend, po me fyente duke shperdoruar te drejten time te idese dhe une ne vend qe te ndizesha nga mania per tu hakmarre, per ta goditur aty ku i dhemb me shume, ndihesha e kenaqur. Ajo dinte se kush jam, çudi, une se di akoma dhe as qe e ve ujin ne zjarr per ta zbuluar. “Kush jam Nerva?” “Ti je anormale. Me duhet akoma pak kohe, per te te bindur, por nese ti me
jep disa detaje te jetes tende, ato me te errtat, …Une duhet te jem e sigurte para se te ta them” Nerva nuk po tallej, i ishte mbushur mendja se kishte aftesi mbinatyrore, me njihte pre dy javesh dhe donte t’me asgjesonte me pretekstin se une nuk isha normale, sikur ajo apo dikush tjeter te qe i tille, kete e kuptova (veç te tjerash) nga i shoqi, qe begenisi me nje shikim te mprehte qortues se pari te shoqen e me pas mua, per here te pare, pas te gjithe rrugetimit pesedhjeteepeseminutash me makinen e tij te re. Sigurisht qe pergjegjesia e debatit binte mbi mua edhe sipas tij, ehe, edhe atij i qe mbushur se une e kisha gjuhen e gjate, si gjithe seksi femer, i cili e kishte mesur te heshte. I lexohej qarte ne fytyre qe sipas meje i ngjante asaj te lepurit.
***
Ka pak dite qe s’shoh asnjerin nga te tre dhe me vjen keq se s’kam me ke te nevrikosem (per dreq.) Kam pergatitur edhe nje reçel qershish, te cilin do doja ta provonte njeri nga bijte e tyre, i ngjan reçelit qe kam ngrene dikur dhe ka te njejtat efekte anesore, edhe pse ndoshta ata e kane harruar ate histori te shkurter te varferise se tjetrit.

No comments:
Post a Comment