Fatmir Terziu
Një film tjetër me temë “bandat shqiptare”. Është filmi “E rrëmbyer” (Taken) që trajton këtë temë. Edhe pse nuk është një film që do të na pëlqejë si shqiptarë, ai është një realizim i sukseshëm i një skripti të shkruar nga Luc Besson dhe Robert Mark Kamen, që kanë bashkëpunuar më parë edhe në filmin “The Transporter” (Transportuesi). Aktori irlandez, Liam Neeson, luan rolin kryesor në këtë film me aksion të shpejtë që ndodh në Paris. I ndikuar nga disa rivalë shqiptarë të dënuar nga policia franzezë në trafikimin e femrave dhe krimeve të tjera, filmi “Taken” përcjell më shumë hamendësime, aksion, trille të shpejtësisë së jashtëzakonshme, duke e fiksuar Neeson që lufton për të shpëtuar vajzën e tij të grabitur nga kthetrat e trafikantëve të seksit. Ai lufton pa kursim kundër një ryme krimesh.
Bulevardet e Parisit janë mbushur me trupa të vdekur dhe pagjashmëri deri në kohën kur kreditet e filmit mbarojnë, duke lënë hapësirë që hero ii filmit të shfaqet në planin e tij, duke shfaqur në fillim shpatullat, pasi ati janë një simbolikë që depërton më pas frame pas frame në gjithë strukturën e tij.
Operativi qeveritar, Bryan Mills (Neeson) del në pension, dhe dëshiron të mjaftohet me aq para sa ka në qesen e tij të mbulojë shpenzimet e tij dhe të vajzës së tij 17 vjecare, Kim (Maggie Grace). Ai fiton dicka më tepër edhe duke luajtur rolin e një bodyguardi të personave publikë duke përfshirë edhe divën Sheerah (Holly Valance), që bëhet një njeri në qendër të një plani për ta ekzekutuar atë me thikë, ku familja e dikton dhe merr masat. Bryan aktualisht përpëlitet në veprimet e tij që të shpëtojë edhe nga presionet e ish gruas së tij Lenora (Famke Janssen) dhe i jep të drejtën vajzës së tij që të shkojë në Paris të vizitojë miken e saj të ngushtë Amanda (Katie Cassidy). Në film del në plan zëri i Kim kur thotë në adresë të asaj cka ka ndodhur: “Ju s’duhet të shqetësoheni”, - thotë ajo duke qeshur. “Ajo është të tregosh atë që uji nuk të lag, mjalti im,”- replikon një burrë i vjetër. Në rrugë të mesme një telefonatë i vjen Kim, që të shohë vajzat a kanë ardhur të sigurta, dhe këtu e gjithë frika e Bryan konfirmon.
Kriminelë dhe trafikantë shqiptarë u turren vajzave në apartamentin në qendër të Parisit dhe rrëmbejnë Amandën, dhe e ndjekin Kim, ndërsa Bryan e dëgjon qetësisht përreth Atlantikut. Pas zërit të telefonit është pastaj Kim. “Në se më lini vajzën time të ikë tani, do të jetë dhe fund ii kësaj pune,” Bryan i thotë njërit prej rrëmbyesve, që rrëmben telefonin e Kim të flasë me të atin. Kjo është skena më prekëse dhe shumë fjalë janë në film si të ishin shkruar nga ndonjë shkrimtar apo skenarist shqiptar. “Në se ju nuk e bëni këtë, unë do t’ju ndjek nga pas, dhe do t’ju qërroj juve”. “Paci fat!”- mbaron së foluri Bryan.
Duke kapur me shpejtësi rrufe aeroplanin e rradhës, Bryan kërkon me ngulm të kontaktoj mikun e tij të vjetër të profesionit, Jean Claude (Oliver Rabourdin) që ndërmerr misionin: “Ju keni vetëm 96 orë të ktheni pas vajzën, duke llogaritur minutën kur ju e prekët atë me dorë…”.
Dhe pastaj kryeqyteti francez bëhet një arenë e gjallë kërkimesh. Heroi ndjek në cdo skutë duke hyrë deri në skutat e Champs-Elysees dhe Seines, ku një klimatizer është shndëruar në surprizë mekanike dhe një shëtitje në kohë nate me varkë detajon më shumë për misionin e tij që vjen në skena me gjak.
Aksionet janë koregrafuar në mënyrë fantastike dhe paralajmërojnë aksioni-aksionin në një lojë moderne të Jason Bournes në rolin e editorit. Neeson ndërmer një rol të dyfishtë dhe cdokush e pëlqen lojën e tij. Kështu edhe pse ai është i pamëshirshëm me rrëmbyesit, ka një arsye më shumë të kuptosh lojën e tij. Por jashtë kësaj loje është sërrish shqetësimi i padalë në kapjen e skenave të tilla, ku ekrani dhe skenarët që e ushqejnë atë kapin figura shqiptarësh për të prodhuar historira kinematike, për të fituar para. Duke parë dhe analizuar këtë film të fundit shikon se si ende trafikantët, kriminelët, rrëmbyesit e ku di unë janë thjesht për ti përzgjedhur shqiptarë. A thua vetëm shqiptarë bëjnë gjëra të papëlqyera?
lexoni me shume tek FJALA E LIRE
No comments:
Post a Comment