Saturday 16 August 2008

Eksod si në Bibël



Ilir Levonja



Reçension mbi vellimin poetik "Si shkohet në Kosovë"
te poetit Visar Zhiti.

Vëllimi poetik "Si shkohet në Kosovë" i poetit Visar Zhiti, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese "Toena", para së gjithash të të kujton fatin e dhimbshëm të shqiptarëve, rreth e rrotul. Sa shumë largë në dukje, por sa shumë brenda njëri-tjetrit, gati-gati dore për dorë në gjithçka dhe çdo gjë. Kjo do të thotë se jemi bijë të një trungu, jemi rrjedha të së njëjtës gjenezë.
Brenda nje strukture njerëzore që ka magjinë fërgëlluese te virtyteteve tona.
Harta gjeografike e këtij libri, e jep me të detajuar këtë strukturë, me nje frymëzim brilant dhe art poetik të shkëlqyer që ëndërrueshëm të fut në botën e folkorit, baladave dhe historise. Në këtë aspekt nga përvoja ime personale në lidhje me reçensionin dhe konkretisht me veprën poetike të V. Zhitit pasi kam përcjellë botime të tjera të tia të mëparshme, si ''Kujtesa e ajrit'' apo ''Hedh një kafkë tek këmbët tuaja'' etj...,e pashë të arsyeshme të përzgjidhja pikërisht këtë reçension. Sepse gjatë gjithë kohës së leximit më shfaqeshin dhe më tundonin njëherësh, krahas Visarit, Izedin Jashar Kutrulia në ''Poemin Kosovar'' të Kutelit, Bilal Xhaferrin me vargun e blasfemik, ''tërë jetën muhaxhir ti populli im'' dhe deri diku Murat Isakun me dialogun e tij me babain tek poezia me titull ''Era e trollit dhe e babait'', i cili pas bisedës që bënte me të atin në arë, vinte re se në darkë zemrës nuk dhimbte asgjë.
Ka një atmosferë shqiptare të atillë që mund të përmblidhet në atë dëshirën legjendare të Izedinë Kutrulisë, kur i thoshte Kutelit se ''poemi ilirian është një vepër e gjatë fort. Do vjet punimi e latimi. Nuk e di në do t'a filloj. Më pak në do t'a mbaroj. Po ja! Shpirtin e kam plot me rithmin e tij të arthmë; - zhurmë përrenjsh, klithma barinjsh, sulme luftëtarësh''. Në të vërtetë, konsumi folklorik që duket në sfondin e përfytyrimit njerëzor, krijon relieve epike të krasaueshme, deri në kufijtë e lirikës spontane. Krijohet një galeri portretesh të cilët trajtëzojnë atdheun, pavarsisht globalizmit, sepse ka ardhur koha kur interpretime të tilla poetike mund të keq interpretohen në aspektin e zhvillimeve të së përditshmes, gjithësesi në rastin e shqiptarëve është e pamundur devijimi. Sepse shqiptarët janë i vetmi komb i ndarë, i përçudnuar, në dheun e tyre me atdhe të copëtuar dhe të kufizuar me vetveten.
Pavarsisht këtij fati dramatik që kumtohet nëpër vitet e poetikës shqiptare në historinë e re, siç e pamë edhe në emrat e mësipërm, arritja e Visarit qëndron në faktin se libri në fjalë, mëton paqe dhe jo urrejte, kushtrim apo gjëra si këto. Është e habitshme se, ndodh një kalim elegant e një zëri apo porteti njerëzor i cili konstaton me keqardhje humbjet, pafajsitë e vrara, gojët e mbyllura, plumbat si rrënoja arkelogjike në historine e re. Në rastin tonë, koncepti bëhet akoma më baladik, pasi baladike është edhe imagjinata, apo pegasi ai që çon Visarin në Kosovë. Po, më baladik bëhet edhe pejsazhi që siç do ta shikojmë edhe më poshtë, metaforat apo figurat stilistike të mëmës natyrë, shqiptare apo asaj ballkanike në përgjithësi, kanë për univers vërdallosjen e varreve nëpër ajër.


''-Ti kal i bardhë, Pegasi im,
si shkohet në Kosovë, tregomë!
Malli më ka marrë pa qënë kurrë.

-Përtej varrit të atit tënd,
varret e tjera u rritën dhe u bënë male.
Pas maleve ka varre prapë si retë
në luginë.
Shtegtojnë varret në qiejt e ulët
dhe ta ngatërrojnë udhën.
Avionët kthehen pas të hutuar
nëpër mjegull nate.
Karvanet e veturave janë kthyer në shkëmbinj
si kuajt e krushqëve në mallkimin e lashtë.''



Nëse do t'i largohemi për një çast, interpretimeve klasike, rreth metrikave apo ideve përçuese, po ta komentojmë ashtu thjesht duke u përpjekur të përjetojmë atë çfarë na shohin sytë, çfarë gjejmë në një përfytyrim prej ëndërrimtari në vargje të tilla si, ''varret e tjera u rritën dhe u bënë male/ Pas maleve ka varre prapë si retë/ në luginë'' ..., do ta kemi më të lehtë të kuptojmë realitetin baladik. Që domethënë, ashti ynë është baladik, përfytyrimi ynë është baladik, realiteti ynë është baladik, aq sa ''shtegtojnë varret në qiejt e ulët/ dhe ta ngatërrojnë udhën''. Zhvendosja, apo ndërkëmbimi që në shikojmë, e bën më të lehtë, më të perceptueshme masën e errët të dheut të rëndë të cilin ne e thërrasin varr. Si me thënë, pavarsisht kumbit mortor që mbart në vetvete, përqasja e atyre masive të dheut me retë e lundrushme, i jep njeriut aftësinë të mos frikohet nga kësi tingullime, si varret.
Megjithese, duken si gjera prej ajri, në të vërtetë poetika dhe vepra e artit kanë vlera akitektonike të mirefillta. Kjo vjen nga lidhja e pazgjidhshme e poetit me truallin, kjo eshte gjenetika, kjo eshte vlera për të cilën njeriu sakrifikohet pa me te voglin hezitim. Ja pra, perse e para eshte fjala dhe perse poezia nuk i njeh kufijtë e telave me gjemba.
Me qe jemi tek struktura gjenetike e një populli të ndarë fizikisht, ia vlen të përmendet se shqiptarët janë nga ata popuj, të cilët mund të merren si model për të kuptuar magjinë e vokacionit dhe zhvillimin e tij, pavarsisht distancës. Në këtë vëllim, nuk eshte e rastesishme habia poetike si aperture mbi te verteten, ku, "shtegtojnë varret në qiejt e ulet/ dhe ngatërrojnë udhen". Pastaj, per se pari vjen fragmenti poetik "Prane vendit te ndaluar", se dyti, "Eksod si ne Bibel dhe lufte si ne lufte" dhe se treti, "Vajtja ime atje". E, në të njejten kohe, ne kete strukture tej e kendej shqiptare, bredhin me qindra personazhe legjendar, të dashuruar marrëzisht dhe te përvëluar marrëzisht, vetëm e vetëm nga pritja dhe malli per njëri-tjetrin.


"Gjej një plumb përdhe, të lagur...
Me këtë qëlluan poetin Sabri Hamiti? Ah,
një copëz lapsi qenka,
i vogël sa rënkimet.
Po poeti tjetër Halil Matoshi, i riu
Albin Kurti, filozofi
Ukshin Hoti?"






Nuk eshte se poeti rreket te zbulojë tema të mëdha, rasti i Kosoves apo i shqiptarëve në përgjithësi s'ka fare nevoje te konceptohet si i tillë, ai është tragjik dhe kaq. Tema e madhe per rastin ne fjalë, është pikellimi i vetdijes poetike, ndergjegjes intelektuale, perdorimit te mbrapshtë të historisë. Nisur pikërisht nga kjo tragjedi shekullore, gati tridhjete e ca vite me pare, në një nga mëngjeset me aromë bliri e hije selvish qe karakterizonte Lushnjen e asaj kohe, poeti te shkruante vargjet e mëposhtëme:


"O truall
rrënjëthellë në formën e zemrës!
(O gotë farmak e motit barbar.)
Po rrokulliset nëpër vargjet e këngës
martirja - qeleshja e bardhë".






E sot e sot pas kaq vitesh, vrulli i kesaj vjershe te mbush trupin me mornica, te drithëron shpirtin, e te bën të lotosh, kur qëllon të shikosh nga ekranet e televizioneve te ndryshem kthimin ne atdhe te poetes Flora Brovina. Ne e kemi thënë kushedi sa here, inteligjenca e strategjise poetike eshte fakt kur, ajo pjell koecidenca, rrethana te tilla ku ty të duket sikur poeti enkas eshte duke i shërbyer se tashmes.
Ne gjithë ketë kohezion poetik, shqiptarët kanë sensin e shpresës dhe të udhës, atyre u duhet ta iamgjinojne ate kur nuk e kane, atyre u duhet ta qajne ate kur e shohin kthesen dhe nuk e kalojne dot ate. Ne Shqiperi, atdheu am, lokja e shqipes, liria, privohej nga ideollogjia. Megjithate, ata jashte Shqiperise, ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, e Çamëri aty shikonin shpresën. E çuditshme, por edhe ata ne atdheun e cunguar tek Kosova perfytyronin zgjimin. "Si shkohet ne Kosove", metaforikisht duhet nenkuptuar se si shkohet tek shpresa. Tek, "profili i dheut", i dheut tend. Kjo eshte nje dukuri reflektive, karakteristike e poezisë së gjallë, e cila fal asaj inteligjence do te jete dekor i eventimenteve historike të nje kombi.
Ne kapitullin e dyte, poezia merr trajta te tjera, kryesisht tronditëse per shkak te subjekteve te tille si debime, vrasje, masakra . Të kësaj natyre janë vjershat "Streha e gjakut", "Mes te ikurve", "Vazhdon debimi i madh e shqiptareve" etj. Dhe kapitulli i trete, eshte ai i triumfit, per faktin se shqiptaret me se fundi kane fatin te takohen me njeri-tjetrin.


"Mirëmbrëma Prishtinë!

Sa e kam pritur këtë natë
të hyje mes netëve të mia."


Nisur nga riti njerezor se, mbremja e afron njeriun me shtëpinë, ky kumt poetik finalizon atë inteligjencë strategjike te poezisë se mbushur me përvojë . Eshtë normale qe V. Zhiti ta përqasë veten me fatin e Kosoves. Te dy kane te perbashket faktin e privimit te lirisë. Poeti ne atdheun amë nga diktatura, Kosova në tokën amë nga i huaji.
Po nga ana tjetër, për ta përmbyllur këtë interpretim, komenti është ai që, pejsazhi baladik e epizmit të Izedinë Kutrulisë, brengës së Bilal Xhaferrit, sikur ua zbut dhimbjen Visari kur shkel Prishtinën. Shtëpia apo vatra, vëllezërit, Mekuli, apo të tjerët...., Podrimja, Din Mehmeti, A, B, T, K, K, M..............., eh sa shumë bëhen, krijojnë tërësinë e ashtit dhe të botës ilire, tek profili i dheut, i dheut tonë.


''Mirëmbrëma Prishtinë!

Sa e kam pritur këtë natë
të hyjë mes netëve të mia'' .......


.....dhe mua, se si më vijnë prapë nëpër mënd, tamam ashtu si një fllad, parakoha, koha, dhe kohëardhmëria. Korpusi poetik autorial, ai që poeti e ka krijuar, krijon përditë e nga një çikë. Duket sikur një temë e pëshpëritur para dhjetë apo pesëmdhjetë vjetësh, përkon me një temë të së tashmes, që në aspektin strukturimit përbëjnë arkitekturimin e veprës, e theksoj, të veprës në tërësinë e vëllimeve. Po në lidhje me Prishtinën, poeti shprehet si vijon:


''Atje, çudi,
je edhe pa qënë. S'është larg
fare. Dhe s'të duhet të udhëtosh
gjithë jetën. S'është ishull,
vazhdimi yt është''.



Koncepti për lirinë në liri, është çudia. Ajo çudi që ngjan me ngazëllimin e lirisë, pra me poezinë.

No comments: