Saturday 30 August 2008

Viktori Ilia Dilo,nje mesuese e perkushtuar




TE MOS HARROJME ATA QE PERGATITEN KONTIGJENTIN E INTELEKTUALEVE ATDHETARE DEMOKRAT

Eduard M. Dilo .
SHBA


Populli shqiptar trim dhe arsim-dashes , gjate gjithe jetes se tij mijra vjecare ka ruajtur te shenjte kujtimin e atyre qe sakrifikuan jeten per mbrojtjen e lirise, dinjitetit, zhvillimit dhe trashegimit te kultures se tij Emrat e atyre njerezve te nderuar qe cdo gje ja falen atdheut , ceshtjes tone kombetare , permenden ne kronoligjine e qyteterimit tone dhe i behen pengese komedise 50-te vjecare qe u luajt ne kurriz te popullit dhe atdheut tone krenar. Publicistika dhe historiografia shqiptare duhet te laje balten dhe te shkunde pluhurin e harreses qe te pa -atdhete hodhen mbi pishtaret e dijes , kultures dhe arsimit kombetar. Ata simbole qe edukuan dhe pergatiten kontigjentin e intelektualeve atdhetare dhe demokrate ne ate gjysme shekulli sketerre per Shqiperine dhe shqiptaret , ne ato vite kur fjala Atdhe qe zevendesuar me me fjalen “parti” dhe fjala Demokraci me “diktature proletare”, meritojne respekt te vecante dhe perkushtim. Nje nga keto simbole te arsimit tone kombetar , pionjere dhe veterane e tij esht dhe “Mesuesja e Merituar” Viktoria Ilia Dilo. U lind ne Sheper te Zagorise me 1922. Mesimet e para i mori ne fshatin e lindjes: pas mbarimit te shkolles”Nena Mbretereshe” me rezultate te shkelqyera dhe e plotesuar me njohjen e disa gjuheve te huaja , si italisht, spanjisht, greqisht dhe anglisht, nisi rrugen e bukur te mesuesise , ne Sheperin e saj, aty ku Babai i saj Profesor Dilua, ky “vigan i gjuhesise shqipe” kish hapur te pare shkolle shqip qysh me 1907 . Qe viti 1945, vit qe kolera e kuqe po instalohej plot terror e barbarizem ne atdhe. Ajo , Mesuese Vitua sic e therrisnin te gjithe , plot vrull, pasion e deshire , gjithmone e qeshur , u mesonte bashkefshatareve te vet sebashku me mesuesin e nderuar Sheperjot,Seve Ngjela, vjershat e bukura dhe plot mjalte te Cajupit , po ne shtepine e Cajupit. “ Kish nje aftesi per te spjeguar: “me fjalen e saj te embel , te dashur , te bente per vehte” kujtojne si koleget ashtu dhe ish nxenesit e saj. Nga respekti i madh qe kishim per te-kujton nje nga nxenesit e saj, Nuri Henxi, nuk vinim dot pa u pergatitur ne lenden e saj... Dhuna dhe terrori qe po instalohej ne Atdhe, e qe me porosi te fqinjit verior per te zhdukur me rrenje Nacionalizmen, s’munt te kalonte pa pasoja ne familjen e saj, ku vllezrit e saj te mbaruar shkollen e Fullcit e te shkolluar ne universitetet Evropiane ,perkrahes te kauzes se Mit-hat Frasherit te Madh, te mos konsideroheshin si”Armiq te Popullit”. Ata te edukuar ne familje me taban te forte Atdhetar, luftonin“Per Shqiptare te lire ne nje Shqiperi te lire” Menjehere filloi kalvari i vuajtjeve pa fund per kete familje te njohur e me emer ne mbare vatanin: u debuan nder familjet e para nga Tirana , e i internuan ne Zagori, ku shtepia u qe bere shkrumb e hi nga lufta. I burgosen dhe i torturuan barbarisht ne qelite e erreta te burgut ne Kalane e tmerreshme te Gjirokastres, i denuan per bindjet e tyre politike dhe i vune ne pune te detyruar ne tharjen e Kenetave te Myzeqese e Maliqit, ne galerite e thella te Spacit e Repsit, . Per mesuese Viton filluan pushimet e njepasnjeshme nga puna, lenia pa pune per vite e vite me radhe:e emeronin per pak kohe fshatrave e gerxheve te Shqiperise e prape e pushonin. Kemba si zente dhe’ gjekundi. Dhe Vitua , ere ne moshe, me endrra te thyera pa lindur akoma mire, gjithmone me brenge qe e bluante per brenda, kthehej ne shtepi,e mundohej te mos e jepte vehten para pjestareve te familjes qe vuanin tmerresisht shirterisht, fizikisht dhe ekonomikisht. Ne kujtimet e saj, Zonja e nderuar Sanka Dylgjeri, njera nga ish koleget e saj , per vitet ne te cilat flasim shkruan:”.... por dhe per mua ishte nje shoqe e mrekullueshme, nje moter e vertete, e cila megjithese e merzitur , e trishtuar.....me taktin e saj te mrekullueshem mundohej te te lehtesonte, duke ma bere diten pranvere me mbushte plot me kurajo e shprese per te ecur vazhdimisht perpara. Ajo ishte nje mesuese dhe metodiste e shkelqyer e Cila me fjalen e saj te embel , te dashur , te bente per vehte! Ajo si nje engjell i vertete qe ishte , sigurisht prehet ne Parajse!....” Lufta e ashper klasore dhe e pa meshire qe filloje ti behej familjes DILO,i hapi rruge tragjedise :Babai u vdes, tre vllezer ne azil te detyruar politik, qe s’dihej fare ne qene gjalle apo jo, ( u qe ndaluar kategorikisht korespodenca me familjen), Nena lengonte e semure ne shtrat , jo nga pleqeria , por nga ky tmerr i pashembellt qe e rrethonte. Pse valle gjithe ky tmerr i ushtruar nga terroristet e kuq pushtetmbajtes karshi kesaj familje intelektuale? Sepse pjestaret e saj qene vetem Shqiptare , e ne dem te Shqiperise nuk pranonin asnje kompromis. Edhe pse gjithe familja u vu nen mbikqyrjen dhe kontrollin e vazhdueshem te Sigurimit te tmerrshem Shqiptar, prapeseprape ngeli e pa tundur ne idealet e saj, ngeli shkemb ne Zagorien patriotike, ku diktatori deshi ta ngjyrose ne te kuqe , e ku “konet” deshen te komandonin me zerin e tyre te neveritshem. C’fare ironi e hidhur e fatit! E gjakosi Zagorien , por te kuqe e fole konesh nuk e beri dot. Ajo krahine esht’ vendi i luaneve dhe shqiponjave, esht’ vendi i pishtareve te Liris’ ,i trimave te penes e te pushkes. Kudo tmerr, gjeme..., por dhe kurajo e shprese. Viktoria , e raskapitur , nuk u ndahej vllezerve te saj , sa ne Maliq, Kalane e Gjirokastres, Spac apo Reps te Mirdites. Dhe vllezerit pergjeroheshin per te, e thoshnin “nje Viktori e vetme , vlen me teper se gjithe ne...” Jo me teper se 25-se vjece ka qene , kur para popullit e keshillit pedagogjik ka deklaruar:”Shkolla nuk do te kishte lartesine e saj, ne rast se nuk do te kishte si princip kryesor qe te zhvillonte dhe shpirtin e femijes , qe esht’ me e vlereshme nga te gjitha...” E si mund te mos e donin mesuese Viton , kur Ajo i konsideronte ata “e ardhmja e kombit, burim lumturie, shkopi i arte , i florinjte ne kohen e pleqerise per prinderit...” Vdekja e saj e pa pritur , kur s’qe as 60-te vjece, vetem pasoje e vuajtjeve barbare qe provoi e hoqi mbi kurriz , tronditi jo vetem familjaret , por dhe gjithe ata qe e njohen , jetuan e punuan me te, muaren edukate dhe mesime prej saj. Fjala e saj qe melhem per kedo se vuajtjen e tjetrit e bente prone te saj, e te ndihmonte me cka te mundej . Ndaj per te s'ngeli sy pa u perlotur, kur trupin e saj e percollen nga Fieri per Sheper. Sy te perlotur kolegesh, ish nxenesish, intelektualesh..., sy te perlotur te popullit shqiptar. Varri ju hap nga vete nipret e saj dhe u percoll ne banesen e fundit mbajtur mbi supe nga pjestaret e familjes DILO. Inkuzioni komunist i kishte hequr te drejten popullit te Zagories te kryente ritet tradicionale per familjen DILO. Megjithate , ne poezine “Dil Dede e prit femijte”, nga jonet e ajrit ne Zagorie esht’ mbledhe ky dedikim per Viktorine: “ Djemte mbi supet e tyre/ Nuse bien Viktorine/ Dora Distra edhe Shote/ Iku pa thene lamtumire. “ “Te vdekurit flasin me gjuhen e epigrameve”-Epigrami i shkruar per Viktori ILIA Dilo esht’ ky:”Embleme mbi piedestal dliresie/ Nene , moter, mesuese per ne je/ E skalitur si asnje tjeter / N e mendjen e njeresve qe prapa le. Me transformimet demokratike qe ndodhen ne Shqiperi, , esht firmosur dekoromi “Mesuese e Merituar” me motivacion:”Me personalitetin e saj te larte moral, pedagogjik, metodik e shkencor ka mbetur ne kujtese si shembull i ndritur i mesuesit te talentuar e te respektuar”. Ky esht fillimi i shkundjes se pluhurit te harreses. Mendimi intelektual dhe popullor shprehet me fjale te vendosura per te:”Viktoria nuk ka nevoje per levdata , arsimi yne kombetar dhe ne kemi nevoje per njerez si ajo”.

No comments: