Monday 18 August 2008

Enver Shaska, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha






NGA DALIP GRECA




Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne jemi tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me Dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet




Enver Shaskaj jeton në Nju Jork. Është kockë e fortë dhe ende nuk u ndahet aktiviteteve të komunitetit shqiptar. Është pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e Partisë së Legalitetit dhe në ato të Federatës Panshqiptare “Vatra”. Nacionalisti i vjetër nuk e harron çastin e dhimbshëm të ndarjes me atdheun. Kam lotuar, kam qarë, thotë kur u largova nga toka mëmë. Mbaj mend se qëndrova me shikim drejt atdheut, derisa më humbën nga sytë majat e maleve. E kam gjithçka para sysh, sikur ka ndodhur sot, thotë ai dhe fillon të shfletojë kujtesën: Kam ikur nga Shqipëria në nëntor të 1944-s, më 19 nëntor kam lënë Shkodrën, më 21 nëntor mbërritëm në Monopoli të Barit, Itali. Udhëtimi qe i vështirë, plot të papritura. U nisëm nga Tivari. Fillimisht qemë grumbulluar në Shkodër, kur pushteti i komunistëve ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kam qenë vetë i pestë nga familja ime që donim të kaptonim detin. Kam pasur xhaxhanë, Sadik Shaskën, një xhaxha tjetër, Hakimin, vëllanë tim Tajarin, djalin e xhaxhait, Hekuranin. Ka qenë dhe një kushëri, që mbeti në Shqipëri e që quhej Filo Shaskaj. Atëherë isha 23 vjeç. Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet. Mbaj mend erdhi Xhemal Najipi, Rrok Geraj e shumë të tjerë si dhe Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli. Xhaxhanë tim e kisha lënë në një fshat, që s’më kujtohet emri tani. Përpara grumbullimit në Shkodër, vëllai me xhaxhanë tjetër ishin në Kavajë. Unë me djalin e xhaxhait ishim aty. Menjëherë u mblodhëm në Shkodër. Aty na erdhi lajmi se nisej një varkë drejt brigjeve italiane. Mësova se Ali Këlcyra dhe Kadri Cakrani kishin kërkuar xhaxhanë. Këtë gjë mbaj mend se ma pat thënë Agim Karagjozi (kryetari i tanishëm i Vatrës). Arsyeja e kërkimit ishte se ata kishin lënë tre vende në varkë. Xhaxhai tha se do më merrte mua dhe kushëririn tim Filon. Djali i tij, vëllai im dhe xhaxhai tjetër do të mbeteshin. Ne iu lutëm, u thamë se Hekurani është më i riu dhe më i vogli, s'mund të mbetej aty. Të gjithë iu lutëm që të merrte Hekuranin. Por ai ishte shumë i çuditshëm. U përgjigj prerazi: Këtë turp s'e bëj që të marr djalin tim dhe të të lë ty. Unë do të të marr ty! A besoni ju në ëndrra?, - më drejtohet Enver Shaskaj dhe kërkon të largojë regjistratorin e bisedës. - Ky djali i xhaxhait kishte parë një ëndërr atë natë sikur ngiste një makinë dhe kaptonte çdo hendek. Makina sikur ishte e ushtrisë amerikane. I thotë të atit në sabah se do të shkonte edhe ai. Po, bir i babait, po, do të vishë edhe ti. Mirëpo ai e mbante kot me shpresa. Kjo punë kishte marrë fund. Ne të tre do të iknim, vijon rrëfimin Enver Shaska, duke treguar detaje nga ikja pa kthim. Dolëm te fabrika e çimentos në Shkodër. Im vëlla i thotë djalit të xhaxhait, Hekuranit, që të shkonte dhe ai se ndoshta e shikonin të vogël dhe e merrnin. Kur zbresim te fabrika e çimentos në Shkodër, ky s'kish vend se njerëzit ishin caktuar më parë. Kushëriri im i tha të hipte në vendin e tij (kur është shkruar për të vuajtur) dhe u kthye për vete ai. Ishte shumë prekës çasti i ndarjes me dheun ku kishim lindur. Tërë jetën e kam ndjerë peshën atij dheu, dhe Shaska i mallëngjyer kujton momentin prekës. - Xhaxhai im tha që të merrnim ca dhe’ nga atdheu që, kur të vdiste, t'ia hidhnim në varr, donte dhe’ nga toka e Shqipërisë. Më ka mbetur peng edhe sot kur i thashë: Hajde, se katër-pesë muaj dhe do të kthehemi prapë, më shumë për ta shkëputur nga mallëngjimi, ia thashë ato fjalë. Por kur del bishti para sqeparit! Xhaxhai ma pret: Ku e di ti, more xhahil. Jo unë, plaku që s'kthehem, por as ju nuk do të ktheheni. Ai ishte shumë largpamës. Ikëm në Tivar. Prit për varkën e Shkodrës që të vinin këta, hiç. Në atë varkë do të hipte Mid'hat Frashëri, Sali Myftiu e shumë të tjerë.

Më vonë e morëm vesh, këtyre u kish ngjarë një ngatërresë në Shkodër dhe varka s'po vinte. Ne shkojmë në Tivar. Atje gjejmë çetnikët, ca malazezë që kishin varkën e tyre për të kaptuar detin.
Ne dhe Hamza Drini, Masar Pustina, Teki Xhindi, Dule Sevrani, Xhevat Kajllajxhiu, ishim të tërë aty. Nja 39 shqiptarë. Na pyetën ata, çetnikët malazezë: Po ju shqiptarët, ç'do të bëni? Do të presim varkën, u përgjigjëm ne. Nuk keni kohë. Nesër e zënë komunistët këtë vend. Hajdeni në varkën tonë. Hipëm në varkën e tyre, pasi paguam nga një napolon. Kur hipëm në varkë, Neshet Kolonja, që ka qenë oficer, pyeti xhaxhanë: Sadik, çfarë po mendon? Nuk besoj se do të na dalë për hajër. Arapit t’i zbardhet faqja s’ka bërë vaki! Si do të na lënë këta të shkojmë tek anglezët? Do të na mbysin. Do na venë ndonjë minë e do të na hedhin në det. Ne po qeshnim, s’kishim ç’bënim tjetër. Po më mirë të na hajë peshku, se të na zënë komunistët. Përballja me partizanët e marshallit Tito Surpriza na ishte ruajtur për në fund, kujton Enver Shaska. Kur afrohemi pranë Barit, në Monopoli, na u ofrua një pamje jo e zakontë.


Fillimisht nuk po kuptonim gjë. Ç'të shihnim? Nja dhjetë vaporë të mbushur me ushtarë të Titos, me yllin e kuq. Ne qemë nja 40 shqiptarë, më shumë se ne qenë çetnikët malazezë. Ata, çetnikët filluan të grindeshin me titistë me yll të kuq. Të dyja palët ishim të armatosur. Filluan të shahen me njëri-tjetrin. Puna po shkonte keq e më keq. Të tërë qemë të armatosur. Mbaj mend se ka qenë një kolonel malazez, Mishkuviç, ia thoshin emrin. Ai qe në varkë me gjithë zonjën e tij. Dukej që ishte nga një familje e zgjedhur e këtë e tregonte pamja e tij dhe e zonjës së tij, veshja e tyre prej fisnikësh. Ai thirri Hamzanë dhe Masar Pustinën e i pyeti: Ç'do bëni ju shqiptarët nëse nuk na lënë të ikim këta me yll të kuq? Këta menjëherë ia kthyen: Luftë, ne të humbur jemi në duart e tyre... Jo, jo kaq shpejt përgjigjen. Shkoni e bisedoni njëri me tjetrin e më bini përgjigje, se ne kemi vendosur që do të vdesim duke luftuar. Ne, po të na kthejnë prapa, e dimë ç'do të na bëjnë. Do të vdesim në këtë varkë e nuk dorëzohemi. Edhe këta tanët i thanë se "do të bëjmë luftë e nuk dorëzohemi". Vjen një oficer anglez me një qen për dore. Malazezët dhe çetnikët kishin një oficer që kishte qenë ministër me gjermanët dhe e fliste anglishten perfekt. Ai tha anglezëve: - Para se të hyjmë në dialog, kam dy fjalë për t'ju thënë ju anglezëve: Ne kemi ardhur tek ju, sepse ju nuk erdhët atje të na ndihmonit, por na braktisët. Erdhëm ne pra tek ju. Kush do të na marrë ne në dorëzim? Na merrni ju, apo na marrin këta, që na kanë vënë pushkën? Në qoftë se na marrin ata, ne me ata kemi bërë luftën atje e do ta bëjmë dhe këtu. Po na morët ju... Oficeri anglez na qetësoi tha se ata, partizanët e Titos, nuk kanë punë me juve, ju keni ardhur tek ne dhe ne do të merremi me këtë punë. - Jo, jo nuk e duam këtë përgjigje të shpejtë. Shkoni e pyesni. Vajti, u kthye e tha: S'kanë punë me ju, po ju do të dorëzoni armët, tani nuk do t’ju duhen më. Çarmatosja dhe dorëzimi i nagantit... Ky urdhër na çorientoi fare. Si të dorëzonim armët, që ishin vetë jeta jonë? Kjo ishte e tmerrshme, kjo ishte vdekja. Të gjithë u trembëm se kur paske një armë në dorë, s'ka burrëri më të mirë, por kur ta heqkan armën, s'ka gjë më të keqe për burrin duarthatë. E pret vdekjen e s'ke nga ja mban, s’di nga të vjen e s’di si ta përballësh. Një nga ata që ngulën këmbë që të japim armët ishte xhaxhai, Sadiku. Eh, xha Sadiku, ai ishte rritur me luftën. Edhe syrin në luftë e kishte humbur. Pa ta dëgjoje se sa i qetë argumentonte idenë e dorëzimit të armëve. Mbaj mend se u mblodhëm e diskutuam se si do t’i përgjigjeshim kërkesës për çarmatim. More djem. Në qoftë se këta kanë ndërmend të na dorëzojnë, edhe me armë kur të dalim atje, na dorëzojnë. Pse ju mendoni se ne do t'i mbajmë gjithnjë me vete armët? Do na i heqin atje. Ne erdhëm këtu për t’iu dorëzuar në besë atyre. Dhe ju mendoni se këta duhet të na vrasin, të na dorëzojnë? Por mos bëhemi ne shkaktarë. Jepini armët! Kështu na tha xha Sadiku, ish luftëtari i Pavarësisë, komandanti i Luftës së Vlorës, deputeti i Mbretit për 15 vjet. Kujton Enver Shaska: Unë kam pasur një revole, një nagant. E kisha peshqesh nga babai dhe ai e kish peshqesh nga i ati kur qe martuar. Se si m’u duk që ta dorëzoja. M’u kujtua amaneti i babait. Kur dola në çetë, ma pat dhënë si kujtim e më pat thënë: - Mbuloje mos të ta zërë vesa që të mos ndryshket. Ruajtësi sytë e ballit! Ndjeva dhimbje ta dorëzoja në ato çaste dhe e fsheha nën rroba. Më pa një vlonjat tjetër aty dhe i tha xhaxhait: Efendi, Enveri e ka fshehur revolen. Pa t’u nxeh xha Sadiku e m’u kthye: Ouu, dashke të më lidhësh mua për një revole. Bjere këtu! Ma mori...! Kështu u çarmatosëm. Më pas, Enver Shaska kujton jetën e vështirë nëpër kampe:-Ne ishim të palarë, pis, se vinim nga malet. Anglezët na dezinfektuan, na dhanë rrobe, na dhanë bukë. Të tjerët, erdhën më pas, lundruan me varkën e madhe dhe kaluan shumë peripeci. Mid'hat Beu, Hasan Dosti, Ali Këlcyra, Sali Myftiu, Selim Damani e të tjerët, i çuan në Grumo. Ai qe një kamp shumë i keq, i përbaltur, kushte shumë të vështira Me ta ishte dhe vëllai im, Tajari dhe xhaxhai, Hakimi. Të mbyste balta. Atje ishte dhe baba Rexhebi, i cili qe dervish në atë kohë. Ata ankoheshin për jetesë të vështirë: Vinte ai kapteri, serxhenti anglez, e i ngrinte në mes të natës. Kishit frikë se mund t’iu dorëzonit tek Enver Hoxha, pasi ai ishte aleat me anglezët, ishin fitimtarë, ndërsa ju ishit në krahun të humburve?, - e pyes Enverin. A, sikur, Enver Hoxha të kish bërë një çikë afri me këta, kishim frikë se do të na dorëzonin. Mirëpo ata nuk u afruan me këta për dorëzim. Një gjeneral anglez i ka thënë Ali Këlcyrës në Romë në shtëpinë e Mehdi Frashërit: "Ata paskan fatin e madh që plasi lufta me Greqinë, se ne kemi qenë gati t'ju dorëzonim, por Enver Hoxha nuk na e shkeli një çikë syrin". "More djem, emigroni se nuk ka luftë!" Shumë nga nacionalistët e arratisur shpresonin se një ditë të afërt do të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Shpresonin se pushteti i komunistëve do të binte nga dita në ditë. Por parashikimet qenë parashikime. Enveri qëndroi 50 vjet dhe ata, të ikurit mbetën larg të dashurve të tyre, larg mëmëdheut, për të cilin kishin luftuar duke shpresuar që ta lidhnin me perëndimin. Tregon Shaska: - Mbetëm nëpër kampe të Italisë, pesë vjet, duke pritur me shpresa të varura tek rastësia. Kishim një moral të fortë dhe thoshim çdo ditë se do të ktheheshim, jo sot po nesër. Kur Titoja kërkonte Triesten, vajtëm thashë. Kur u bë lufta me Greqinë, kur u bë lufta në Kore, në Vietnam, gjithnjë kemi qenë me shpresa. Mirëpo realiteti ishte ndryshe. Në kamp kishim dy veta, xhaxhanë tim dhe baba Rexhebin. Këta thoshin: "More djem! Emigroni se s'ka luftë. Pse do të bëhet luftë. Këta e bënë lopën Hise dhe e ndanë mes tyre. Kush mori shpatullën, kush mori kofshën. Çfarë humbi Rusia se u bë luftë? Çfarë humbi Amerika? Ikni, o djem se s'ka luftë"! Pastaj edhe këta nëpunësit anglezë e amerikanë vinin e na këshillonin: "Kush e ndjen veten të dobët, të kthehet, të kthehet se luftë s'ka. Kush nuk do të kthehet, le të emigrojë. Ne s'donim as të emigronim se u thoshim do bëhet lufta. Kështu vajti një kohë e gjatë nëpër kampe. Nëpër kampe zhvillonin aktivet partitë nacionaliste. Ishin partitë si Balli, Legaliteti, Blloku, që na kanë mbajtur gjallë shpirtin. Kur radio Tirana lexoi listën e “kriminelëve”! Biseda shkon prapë tek lufta kundër komunizmit, grumbullimi i nacionalistëve nëpër kampe, stërvitja e tyre për t’i hedhur në Shqipëri në luftë për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Shkuam në kompaninë 4000. Plot 90 veta jemi nisur nga Italia. Kur dëgjuam lajmin se ishim shpallë armiq të popullit! Na i dha emrat Radio-Tirana, si kriminelë të pushtetit popullor. Të kishim bërë krime, hajde de, por të të bëjnë kriminel pa bërë gjë? Radoi Tirana thoshte se kriminelët janë nisur në Gjermani nga anglo-amerikanë t e duan të vrasin popullin, duan të bëjnë krime etj. Flas për veten time, një zog nuk e kam vrarë. Kur vajtëm në Gjermani, na çuan në disa baraka keq e mos më keq, afër Dakaos. Stërviteshim për të qenë të aftë për të zhvilluar veprime guerile. Të them të drejtën na ka mbajtur gjallë ideali, pa kur kujtoj kushtet e vështira, më dridhet mishtë. Ushqimi ishte për faqe të zezë. Pastaj na transferuan nga ai vend dhe na çuan në Mynchen. Aty ishte një depo e madhe që ne e ruanim, Vekterhof. Fjalët e paditura thoshin se aty kishte bombë atomike. Ato ishin depo që i kishin pasur gjermanët. Qëndruam atje 5 vjet. U bënë dërgimet e para në Shqipëri. Një grup andej, një grup këndej. Të shkretët shqiptarë! Pa ditur asgjë, se nuk kishim hipur kurrë në aeroplan, e jo të dinim të hidheshim me parashutë. Të pastërvitur. (Vijon)

Enver Shaska, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne jemi tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me Dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet



Nga Dalip Greca Enver Shaskaj jeton në Nju Jork. Është kockë e fortë dhe ende nuk u ndahet aktiviteteve të komunitetit shqiptar. Është pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë e Partisë së Legalitetit dhe në ato të Federatës Panshqiptare “Vatra”. Nacionalisti i vjetër nuk e harron çastin e dhimbshëm të ndarjes me atdheun. Kam lotuar, kam qarë, thotë kur u largova nga toka mëmë. Mbaj mend se qëndrova me shikim drejt atdheut, derisa më humbën nga sytë majat e maleve. E kam gjithçka para sysh, sikur ka ndodhur sot, thotë ai dhe fillon të shfletojë kujtesën: Kam ikur nga Shqipëria në nëntor të 1944-s, më 19 nëntor kam lënë Shkodrën, më 21 nëntor mbërritëm në Monopoli të Barit, Itali. Udhëtimi qe i vështirë, plot të papritura. U nisëm nga Tivari. Fillimisht qemë grumbulluar në Shkodër, kur pushteti i komunistëve ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kam qenë vetë i pestë nga familja ime që donim të kaptonim detin. Kam pasur xhaxhanë, Sadik Shaskën, një xhaxha tjetër, Hakimin, vëllanë tim Tajarin, djalin e xhaxhait, Hekuranin. Ka qenë dhe një kushëri, që mbeti në Shqipëri e që quhej Filo Shaskaj. Atëherë isha 23 vjeç. Kam lindur më 22 nëntor 1922. Ne tërhequr në malësi të Shkodrës, në çetën e Sali Myftiut, aty u njoha edhe me dr. Fuat Myftinë. Deri pak çaste para nisjes shpresonim se diçka do të ndodhte. Të gjithë prisnim një zbarkim të aleatëve, por shpejt e mësuam të vërtetën. U hap fjala se aleatët nuk do të zbarkonin dhe erdhi urdhri që gjithkush të shikojë për hesap të vet. Mbaj mend erdhi Xhemal Najipi, Rrok Geraj e shumë të tjerë si dhe Llesh Marashi, kapiten Gjelosh Luli. Xhaxhanë tim e kisha lënë në një fshat, që s’më kujtohet emri tani. Përpara grumbullimit në Shkodër, vëllai me xhaxhanë tjetër ishin në Kavajë. Unë me djalin e xhaxhait ishim aty. Menjëherë u mblodhëm në Shkodër. Aty na erdhi lajmi se nisej një varkë drejt brigjeve italiane. Mësova se Ali Këlcyra dhe Kadri Cakrani kishin kërkuar xhaxhanë. Këtë gjë mbaj mend se ma pat thënë Agim Karagjozi (kryetari i tanishëm i Vatrës). Arsyeja e kërkimit ishte se ata kishin lënë tre vende në varkë. Xhaxhai tha se do më merrte mua dhe kushëririn tim Filon. Djali i tij, vëllai im dhe xhaxhai tjetër do të mbeteshin. Ne iu lutëm, u thamë se Hekurani është më i riu dhe më i vogli, s'mund të mbetej aty. Të gjithë iu lutëm që të merrte Hekuranin. Por ai ishte shumë i çuditshëm. U përgjigj prerazi: Këtë turp s'e bëj që të marr djalin tim dhe të të lë ty. Unë do të të marr ty! A besoni ju në ëndrra?, - më drejtohet Enver Shaskaj dhe kërkon të largojë regjistratorin e bisedës. - Ky djali i xhaxhait kishte parë një ëndërr atë natë sikur ngiste një makinë dhe kaptonte çdo hendek. Makina sikur ishte e ushtrisë amerikane. I thotë të atit në sabah se do të shkonte edhe ai. Po, bir i babait, po, do të vishë edhe ti. Mirëpo ai e mbante kot me shpresa. Kjo punë kishte marrë fund. Ne të tre do të iknim, vijon rrëfimin Enver Shaska, duke treguar detaje nga ikja pa kthim. Dolëm te fabrika e çimentos në Shkodër. Im vëlla i thotë djalit të xhaxhait, Hekuranit, që të shkonte dhe ai se ndoshta e shikonin të vogël dhe e merrnin. Kur zbresim te fabrika e çimentos në Shkodër, ky s'kish vend se njerëzit ishin caktuar më parë. Kushëriri im i tha të hipte në vendin e tij (kur është shkruar për të vuajtur) dhe u kthye për vete ai. Ishte shumë prekës çasti i ndarjes me dheun ku kishim lindur. Tërë jetën e kam ndjerë peshën atij dheu, dhe Shaska i mallëngjyer kujton momentin prekës. - Xhaxhai im tha që të merrnim ca dhe’ nga atdheu që, kur të vdiste, t'ia hidhnim në varr, donte dhe’ nga toka e Shqipërisë. Më ka mbetur peng edhe sot kur i thashë: Hajde, se katër-pesë muaj dhe do të kthehemi prapë, më shumë për ta shkëputur nga mallëngjimi, ia thashë ato fjalë. Por kur del bishti para sqeparit! Xhaxhai ma pret: Ku e di ti, more xhahil. Jo unë, plaku që s'kthehem, por as ju nuk do të ktheheni. Ai ishte shumë largpamës. Ikëm në Tivar. Prit për varkën e Shkodrës që të vinin këta, hiç. Në atë varkë do të hipte Mid'hat Frashëri, Sali Myftiu e shumë të tjerë. Më vonë e morëm vesh, këtyre u kish ngjarë një ngatërresë në Shkodër dhe varka s'po vinte. Ne shkojmë në Tivar. Atje gjejmë çetnikët, ca malazezë që kishin varkën e tyre për të kaptuar detin. Ne dhe Hamza Drini, Masar Pustina, Teki Xhindi, Dule Sevrani, Xhevat Kajllajxhiu, ishim të tërë aty. Nja 39 shqiptarë. Na pyetën ata, çetnikët malazezë: Po ju shqiptarët, ç'do të bëni? Do të presim varkën, u përgjigjëm ne. Nuk keni kohë. Nesër e zënë komunistët këtë vend. Hajdeni në varkën tonë. Hipëm në varkën e tyre, pasi paguam nga një napolon. Kur hipëm në varkë, Neshet Kolonja, që ka qenë oficer, pyeti xhaxhanë: Sadik, çfarë po mendon? Nuk besoj se do të na dalë për hajër. Arapit t’i zbardhet faqja s’ka bërë vaki! Si do të na lënë këta të shkojmë tek anglezët? Do të na mbysin. Do na venë ndonjë minë e do të na hedhin në det. Ne po qeshnim, s’kishim ç’bënim tjetër. Po më mirë të na hajë peshku, se të na zënë komunistët. Përballja me partizanët e marshallit Tito Surpriza na ishte ruajtur për në fund, kujton Enver Shaska. Kur afrohemi pranë Barit, në Monopoli, na u ofrua një pamje jo e zakontë. Fillimisht nuk po kuptonim gjë. Ç'të shihnim? Nja dhjetë vaporë të mbushur me ushtarë të Titos, me yllin e kuq. Ne qemë nja 40 shqiptarë, më shumë se ne qenë çetnikët malazezë. Ata, çetnikët filluan të grindeshin me titistë me yll të kuq. Të dyja palët ishim të armatosur. Filluan të shahen me njëri-tjetrin. Puna po shkonte keq e më keq. Të tërë qemë të armatosur. Mbaj mend se ka qenë një kolonel malazez, Mishkuviç, ia thoshin emrin. Ai qe në varkë me gjithë zonjën e tij. Dukej që ishte nga një familje e zgjedhur e këtë e tregonte pamja e tij dhe e zonjës së tij, veshja e tyre prej fisnikësh. Ai thirri Hamzanë dhe Masar Pustinën e i pyeti: Ç'do bëni ju shqiptarët nëse nuk na lënë të ikim këta me yll të kuq? Këta menjëherë ia kthyen: Luftë, ne të humbur jemi në duart e tyre... Jo, jo kaq shpejt përgjigjen. Shkoni e bisedoni njëri me tjetrin e më bini përgjigje, se ne kemi vendosur që do të vdesim duke luftuar. Ne, po të na kthejnë prapa, e dimë ç'do të na bëjnë. Do të vdesim në këtë varkë e nuk dorëzohemi. Edhe këta tanët i thanë se "do të bëjmë luftë e nuk dorëzohemi". Vjen një oficer anglez me një qen për dore. Malazezët dhe çetnikët kishin një oficer që kishte qenë ministër me gjermanët dhe e fliste anglishten perfekt. Ai tha anglezëve: - Para se të hyjmë në dialog, kam dy fjalë për t'ju thënë ju anglezëve: Ne kemi ardhur tek ju, sepse ju nuk erdhët atje të na ndihmonit, por na braktisët. Erdhëm ne pra tek ju. Kush do të na marrë ne në dorëzim? Na merrni ju, apo na marrin këta, që na kanë vënë pushkën? Në qoftë se na marrin ata, ne me ata kemi bërë luftën atje e do ta bëjmë dhe këtu. Po na morët ju... Oficeri anglez na qetësoi tha se ata, partizanët e Titos, nuk kanë punë me juve, ju keni ardhur tek ne dhe ne do të merremi me këtë punë. - Jo, jo nuk e duam këtë përgjigje të shpejtë. Shkoni e pyesni. Vajti, u kthye e tha: S'kanë punë me ju, po ju do të dorëzoni armët, tani nuk do t’ju duhen më. Çarmatosja dhe dorëzimi i nagantit... Ky urdhër na çorientoi fare. Si të dorëzonim armët, që ishin vetë jeta jonë? Kjo ishte e tmerrshme, kjo ishte vdekja. Të gjithë u trembëm se kur paske një armë në dorë, s'ka burrëri më të mirë, por kur ta heqkan armën, s'ka gjë më të keqe për burrin duarthatë. E pret vdekjen e s'ke nga ja mban, s’di nga të vjen e s’di si ta përballësh. Një nga ata që ngulën këmbë që të japim armët ishte xhaxhai, Sadiku. Eh, xha Sadiku, ai ishte rritur me luftën. Edhe syrin në luftë e kishte humbur. Pa ta dëgjoje se sa i qetë argumentonte idenë e dorëzimit të armëve. Mbaj mend se u mblodhëm e diskutuam se si do t’i përgjigjeshim kërkesës për çarmatim. More djem. Në qoftë se këta kanë ndërmend të na dorëzojnë, edhe me armë kur të dalim atje, na dorëzojnë. Pse ju mendoni se ne do t'i mbajmë gjithnjë me vete armët? Do na i heqin atje. Ne erdhëm këtu për t’iu dorëzuar në besë atyre. Dhe ju mendoni se këta duhet të na vrasin, të na dorëzojnë? Por mos bëhemi ne shkaktarë. Jepini armët! Kështu na tha xha Sadiku, ish luftëtari i Pavarësisë, komandanti i Luftës së Vlorës, deputeti i Mbretit për 15 vjet. Kujton Enver Shaska: Unë kam pasur një revole, një nagant. E kisha peshqesh nga babai dhe ai e kish peshqesh nga i ati kur qe martuar. Se si m’u duk që ta dorëzoja. M’u kujtua amaneti i babait. Kur dola në çetë, ma pat dhënë si kujtim e më pat thënë: - Mbuloje mos të ta zërë vesa që të mos ndryshket. Ruajtësi sytë e ballit! Ndjeva dhimbje ta dorëzoja në ato çaste dhe e fsheha nën rroba. Më pa një vlonjat tjetër aty dhe i tha xhaxhait: Efendi, Enveri e ka fshehur revolen. Pa t’u nxeh xha Sadiku e m’u kthye: Ouu, dashke të më lidhësh mua për një revole. Bjere këtu! Ma mori...! Kështu u çarmatosëm. Më pas, Enver Shaska kujton jetën e vështirë nëpër kampe:-Ne ishim të palarë, pis, se vinim nga malet. Anglezët na dezinfektuan, na dhanë rrobe, na dhanë bukë. Të tjerët, erdhën më pas, lundruan me varkën e madhe dhe kaluan shumë peripeci. Mid'hat Beu, Hasan Dosti, Ali Këlcyra, Sali Myftiu, Selim Damani e të tjerët, i çuan në Grumo. Ai qe një kamp shumë i keq, i përbaltur, kushte shumë të vështira Me ta ishte dhe vëllai im, Tajari dhe xhaxhai, Hakimi. Të mbyste balta. Atje ishte dhe baba Rexhebi, i cili qe dervish në atë kohë. Ata ankoheshin për jetesë të vështirë: Vinte ai kapteri, serxhenti anglez, e i ngrinte në mes të natës. Kishit frikë se mund t’iu dorëzonit tek Enver Hoxha, pasi ai ishte aleat me anglezët, ishin fitimtarë, ndërsa ju ishit në krahun të humburve?, - e pyes Enverin. A, sikur, Enver Hoxha të kish bërë një çikë afri me këta, kishim frikë se do të na dorëzonin. Mirëpo ata nuk u afruan me këta për dorëzim. Një gjeneral anglez i ka thënë Ali Këlcyrës në Romë në shtëpinë e Mehdi Frashërit: "Ata paskan fatin e madh që plasi lufta me Greqinë, se ne kemi qenë gati t'ju dorëzonim, por Enver Hoxha nuk na e shkeli një çikë syrin". "More djem, emigroni se nuk ka luftë!" Shumë nga nacionalistët e arratisur shpresonin se një ditë të afërt do të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Shpresonin se pushteti i komunistëve do të binte nga dita në ditë. Por parashikimet qenë parashikime. Enveri qëndroi 50 vjet dhe ata, të ikurit mbetën larg të dashurve të tyre, larg mëmëdheut, për të cilin kishin luftuar duke shpresuar që ta lidhnin me perëndimin. Tregon Shaska: - Mbetëm nëpër kampe të Italisë, pesë vjet, duke pritur me shpresa të varura tek rastësia. Kishim një moral të fortë dhe thoshim çdo ditë se do të ktheheshim, jo sot po nesër. Kur Titoja kërkonte Triesten, vajtëm thashë. Kur u bë lufta me Greqinë, kur u bë lufta në Kore, në Vietnam, gjithnjë kemi qenë me shpresa. Mirëpo realiteti ishte ndryshe. Në kamp kishim dy veta, xhaxhanë tim dhe baba Rexhebin. Këta thoshin: "More djem! Emigroni se s'ka luftë. Pse do të bëhet luftë. Këta e bënë lopën Hise dhe e ndanë mes tyre. Kush mori shpatullën, kush mori kofshën. Çfarë humbi Rusia se u bë luftë? Çfarë humbi Amerika? Ikni, o djem se s'ka luftë"! Pastaj edhe këta nëpunësit anglezë e amerikanë vinin e na këshillonin: "Kush e ndjen veten të dobët, të kthehet, të kthehet se luftë s'ka. Kush nuk do të kthehet, le të emigrojë. Ne s'donim as të emigronim se u thoshim do bëhet lufta. Kështu vajti një kohë e gjatë nëpër kampe. Nëpër kampe zhvillonin aktivet partitë nacionaliste. Ishin partitë si Balli, Legaliteti, Blloku, që na kanë mbajtur gjallë shpirtin. Kur radio Tirana lexoi listën e “kriminelëve”! Biseda shkon prapë tek lufta kundër komunizmit, grumbullimi i nacionalistëve nëpër kampe, stërvitja e tyre për t’i hedhur në Shqipëri në luftë për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Shkuam në kompaninë 4000. Plot 90 veta jemi nisur nga Italia. Kur dëgjuam lajmin se ishim shpallë armiq të popullit! Na i dha emrat Radio-Tirana, si kriminelë të pushtetit popullor. Të kishim bërë krime, hajde de, por të të bëjnë kriminel pa bërë gjë? Radoi Tirana thoshte se kriminelët janë nisur në Gjermani nga anglo-amerikanë t e duan të vrasin popullin, duan të bëjnë krime etj. Flas për veten time, një zog nuk e kam vrarë. Kur vajtëm në Gjermani, na çuan në disa baraka keq e mos më keq, afër Dakaos. Stërviteshim për të qenë të aftë për të zhvilluar veprime guerile. Të them të drejtën na ka mbajtur gjallë ideali, pa kur kujtoj kushtet e vështira, më dridhet mishtë. Ushqimi ishte për faqe të zezë. Pastaj na transferuan nga ai vend dhe na çuan në Mynchen. Aty ishte një depo e madhe që ne e ruanim, Vekterhof. Fjalët e paditura thoshin se aty kishte bombë atomike. Ato ishin depo që i kishin pasur gjermanët. Qëndruam atje 5 vjet. U bënë dërgimet e para në Shqipëri. Një grup andej, një grup këndej. Të shkretët shqiptarë! Pa ditur asgjë, se nuk kishim hipur kurrë në aeroplan, e jo të dinim të hidheshim me parashutë. Të pastërvitur.

No comments: