Wednesday 13 August 2008

Jeton Karahoda, ose reflektimi modern i fotografisë


Jeton Karahoda



Nga Fatmir Terziu


Nuk besoj se “Kamera Lucida” e të madhit Roland Barthez do të fliste ndryshe. As fotografia persuizive e Andreë Dewdney nuk mund të ndryshonte mendjen e Jeton Karahodës. Të dy vecse do të kishin zili të mernin ca module nga krijimtaria e autorit kosovar. Aparati artistik i Prishtinaliut me banim në SHBA sjell vetëpromovimin në një anë kritike për temperamentin njerëzor. Në këtë kritikë njërëzorë kapja e stigmës reale, natyrshëm kapërcen domethënien në plan të parë. Një art i shkëlqyer i ditëve tona. Një art që flet qartë dhe bukur. Elementë të gjallë. Natyrë retrospektive. Edhe nudizmi dhe pamjet nudo janë deshifrim artistik. Maskulinizmi dhe feminizmi kanë hyrë në detajin artistik të Karahodës, si një misteriozitet, që qenia e tij i fushës së mjekësisë dhe diploma e artit natyrshëm kanë gërshetuar lexueshmëri privilegjuese. E tërë krijimtaria e tij ka shëtitur Globin në rreth 15 exhibicione të ndryshme ku nuk mungon edhe kryeqendra e artit, Londra. Në këtë itinerary, Prishtinasi rrëfen në gjuhën e tij artistike modulin. Dhe krijimtaria e tij rrëfehet me gjuhën e fotografisë. Ai vetë shprehet: “jam diplomuar në mjekësi dhe erdha në SHBA në vitin 1990. Rizbulimi i paionit për fotografinë, një passion fëmijëror, më bëri të jem i vëmendshëm dhe i kujdeshëm në zbrazëtinë time. Në Neë Jork unë u diplomova në NY Insitute of Photography dhe fitova cmimin e dytë në kategorinë e ‘vetëportretit’. “Dreams” u publikua nga International Library of Photography. Fotografitë e mia, dua të them, janë përreth kohës që ne jetojmë. Objekte të abandonuara dhe të vetmuara, që shihen të portretizojnë jetën tonë, dhe janë shkëputur nga realiteti. Por, disaherë këtu vjen një lloj ryme nga disa pemë, që na bënë ne të qeshim dhe besojmë se ne jemi akoma pjesë e jetës, natyrës, nëse ne e zgjedhim për ta parë. Qëllimi im është të bëjë shikuesin dhe vizitorin të ndalojë, edhe vetëm për një cast, dhe të reflektojë, ndoshta për një të ardhme më të mirë”.
Kështu është edhe ndalesa jonë. Dhe në ndalesën tonë ne gjetëm Ferid Morinën, Faik Krasniqin, Voletën, Florën, Lirikën dhe Izabelën, por edhe jetiken natyralen, bukurinë dhe gjuhën e vecantë të fotografisë.


No comments: