98-vjetori i Nene Terezes ngre ceshtjen e shenjterimit
Ditelindja e 98-te e Nene Terezes, ka vene serish ne qender te vemendjes procesin e shenjterimit te saj. Mesazhi per te vazhduar kete proces, te nisur nga Papa Gjon Pali II, ka mberritur nga arkbishopi i Kalkutes, Lucas Sirkar. Ne ceremonine e djeshme, te zhvilluar ne qytetin indian, ai ka kerkuar pershpejtimin e procesit te kanonizimit. "Ne presim, qe se shpejti ajo te deklarohet shenjtore sepse ajo jetoi si e tille dhe jeton si nje shenjtore tek Zoti", u shpreh ai. "Shenjtet nuk jane vetem per vetvete. Shenjtet jane per te tjeret, per kishen dhe per te gjithe njerezimin". Nderkohe dita e djeshme ne Kalkuta ka shenuar vizita te shumta te personave, qe luteshin tek varri i Nene Terezes. Ceremonia eshte ndjekur nga qindra njerez, shume prej te cileve personat me te varfer te qytetit, te cileve ajo u kushtoi gjithe punen dhe jeten e saj. Por aty ka pasur njerez nga te gjitha shtresat duke perfshire madje edhe vizitore te ardhur nga vende te ndryshme te botes, te cilet zhvilluan homazhe ne varrin e gruas, qe eshte njohur si shenjtorja e te varferve. Dita e djeshme eshte perkujtuar gjithashtu edhe tek gjithe misionaret e bamiresise neper bote. Pasardhesja e Nene Terezes, Moter Nirmala eshte lutur per perdorimin e drejte te jetes, qe Zoti u ka dhene njerezve. E perballe ketyre ceremonive, duket se Tirana nuk u kujtua per kete date te vecante, qe rikthen kujtimin e Nene Terezes. Nderkohe fqinji yne Maqedonia, shenoi nje sere aktivitesh tradicionale, qe perkujtuan jeten dhe vepren e misionares se madhe Nene Tereza. Pervec homazheve prane memorialit te saj ne Maqedoni, ka pasur edhe nje ceremoni te vecante ne Parlament, ku jane ndare edhe dy cmimet shteterore "Nene Tereza" me motivacion kontribut human ne shoqeri. Nene Tereza, (Anjeze Gonxhe Bojaxhiu) u lind me 26 gusht te vitit 1910. Ajo u be themeluese e misionareve te bamiresise ne Kalkuta ne vitin 1950. Per me shume se 40 vjet, u kujdes per te varfrit, te semuret, jetimet, fillimisht ne Indi dhe me pas ne vende te tjera te botes. Ne vitin 1970 ajo u njoh ne te gjithe boten si mbrojtese e te varferve, duke u bere pjese e nje dokumentari dhe e nje libri "Something Beautiful for God" (Dicka e bukur per Zotin) nga Malcolm Muggeridge. Fituese e cmimit Nobel ne vitin 1979, Nene Tereza u nda nga jeta me 5 shtator te vitit 1997. Deri ne ate kohe shoqatat e saj te bamiresise arriten ne 610 misione te shperndara ne 123 vende te botes. Nene Tereza u lumturua nga Papa Gjon Pali II ne vitin 2003. Papa e adhuronte ate aq shume, sa qe i theu rregullat, per kohen e pritjes se lumturimit, qe con drejt nderimit si shenjtore. Por publikimet e fundit te letrave te Nene Terezes, ne te cilat ajo thoshte, se kishte qene ne dyshime rreth besimit te saj kane ngritur hezitime per vazhdimesine e procesit te shenjterimit.
No comments:
Post a Comment