Nga Kostaq Duka
-Artisti i shquar u nda prej nesh me 27 Gusht te vitit 2001-
l. Korça të dha skenën e parë
Korça,
S’të dha vetëm prehërin e nënës
Po dhe skenën e parë,
Oborrin e gurtë me çarçafët e bardhë, dekor i nderë.
Të dha duartrokitje,
Kur u shndërrove në zë shprese e dritë mes “Hijeve të natës”,
Kur triumfal u ngjite në piedestal lavdije mes “Njollave të Murme”.
Korça të tha: Bir!
E s’i ktheu për ty duartrokitjet në gurë,
Kur ..
Kurorën e artë,
Ta flakën në batak me përbuzje…..
Dhe ti Korçës
Dashurinë i’a fale pa kursim,
Dhe kur heshtazi e “shave” për përgjumje
Se e doje si nënë e të donte si bir.
2.Vetgjykimi yt dhe yni
Të shoh
Para Institutit të Arteve
Tek vjen në pranverë e vjeshtë
Me pardesynë e rëndë gjithnjë të hapur
Me hap nxituar
Sikur çasti të priste
Botës drejt mirësisë t’i jepje drejtimin e dëshiruar.
Ishe aq i butë në zë
( e ndrydhje pa prerë, tjetrin mos e vrisje)
Në shikim
(i stërmunduar për kthjelltësi, tjetri për të mos dyshuar)
Në buzëqeshje
(gjithnjë pa njollë ku dhe urrejtja e sertë venitej)
Dhe të donim,
Sa shumë të donim.
Pa ditur
Se brenda vetes ti shkërrmoqje unin,
Gjer në cfilitje, izolim
Për të qënë ndaj nesh më i mirë.
Po.Ne të donim
Të donim aq shumë…..
Tani kur s’je
Jemi ne që vetgjykohemi
Ta kishim shprehur më fort ndaj teje mirësinë
Kur ti ç’kishe na e dhe pa ndrojtje , të gjithë.
3. Porosia e pa zbatuar……
Buzëqeshi lehtë,
Me dhimbje e dashuri.
Tek na dha të fundit përqafim,
Një çast pa qiellin.
Për lutje,vetpërmbajtje a meditim?!
Ja edhe ju…
Do shihemi ?
A e kam veç një kërkesë pa shumë harxh….
Një palë çizme dhe kapelë kaubojsi ma bëni dhurat….
Tha më humor të vrarë
E unë Latif Borën
E fiksova “Amerikan” të gjallë….
8 vjet ikën
Kërkesa mbeti e pa zbatuar porosi.
Çfarë të bëj tani?
Kapelën e çizmet e kaubojsit a mund t’ia nis ku është ai….
në përjetësi?!
20 korrik, Chicago.
No comments:
Post a Comment