Një pëllumb ka përfunduar prapa grilave të burgut për kontrabandim të drogave në një burg me siguri të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë. Zogu është kanakar i njërit prej të burgosurve dhe besohet se qese të vogla me drogë i ishin lidhur për këmbët e tij. Gardianët e burgut në Zenica të Bosnjës ishin bërë të dyshimtë kur kishin vërejtur se katër të burgosur bëheshin "qartazi të droguar" pak pasi që një pëllumb vërehej duke u lëshuar në dritare të qelisë. Pronari i zogut dhe tre të burgosur tjerë pas testeve të bëra rezultuan pozitiv në përdorimin e drogës. "Dyshojmë që pëllumbi ka bartur drogën nga Tuzlla", ka thënë zëvendësdrejtori i burgut Josip Pojavnik - duke iu referuar një qyteti tjetër boshnjak rreth 65 kilometra larg. Zogu është vendosur në paraburgim derisa të kryhet hulumtimi i rastit. "Nuk dimë se çfarë të bëjmë me pëllumbin", ka shtuar Pojavnik. "Por, tani për tani ai do të mbetet prapa grilave.
No comments:
Post a Comment