Wednesday, 20 August 2008

Ema Qazimi, Aktore Këngëtare, Artiste e Merituar



Nga Pierre-Pandeli Simsia

Ema Qazimi, artiste këngëtare e mirënjohur e skenës shqiptare, e suksesshme, me një karrierë të pasur muzikore mbi dyzet vjetë në skenë, filloi të këndojë që në moshën e saj të re në fundvitet 60-të, duke u ngjitur në skenën e madhe të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit në atë kohë, Festivali Kombëtar i Këngës së Lehtë Shqiptare në Radio, më vonë në Radiotelevizion.
Ema Qazimi në atë kohë ishte një vajzë 14-të vjeçare, kur kompozitori i mirënjohur Avni Mula do t'i besonte këngën e tij: "Letër Nënës" : / O loke, një letër djali po ta çon.../
Në këtë moshë, skenën e madhe të festivaleve e kanë prekur edhe këngëtare të tjera si: Alida Hisku, Rozeta Doraci, Suzana Qatipi...
Që nga ajo kohë, artistja e vogël në moshë, por e madhe në zë, në shpirt dhe në talent, do të udhëtonte pa u ndalur për dyzet vjetë me radhë në udhën e bukur e të gjatë të këngës.
Duhet të shkruhet më shumë për këtë artiste dhe për artistë të tjerë që i ka dhënë shumë artit shqiptar.
Unë do të përmbledh pak nga karriera e saj e gjatë si këngëtare, që nga viti 1972, kur unë e kam parë për herë të parë në Festivalin e 11-të të Këngës në RTVSH. Ema Qazimi ishte pjesëmarrëse në atë festival e deri në fundvitet 80-të, atehere, kur Emës iu ndërpre pjesëmarrja në aktivitete, për t'u rikthyer përsëri pas viteve 90-të. 

Në Festivalin e 11-të të këngës në RTVSH, Dhjetor 1972 Ema Qazimi këndoi këngën "Kush me njeh mua", kompozur nga Agim Prodani, duke fituar çmimin e tretë. / Sa çudi! më mblidhen gjithë djalëria / dhe vrapojn' pas gjurmëve të mija / Për dashurinë gjithënjë zemra këndon / se dashuria drejt po fluturon / dritë kam emër, gëzim kam n'zemër / bukurinë e vetë nuk e di / jam vajzë e bukur, më thonë flutur, djalo zemrën time s'ma njeh / kush më merr mua, merr yll një grua, bukurinë dhe shpirtin s'ma njeh.../ 
Pas goditjes që morri ai festival, një vit më vonë, në Fest. e 12-të Ema Qazimi këndoi dy këngë: "Gjurmë të arta", muzika Kujtim Laro, teksti Lirim Deda, fituese e çmimit të parë dhe dubluar nga Vaçe Zela: / Linde ti për të qenë i lirë shqiptar / por jeta s'ish' për ty një dhuratë, se mbi tok' kish' gur shum' dhe pak bar / jo, s'mund të jetoje ti pa Liri, Liria kënga e par.../ si edhe kengen: "Sup me sup si malet", kompozuar nga Agim Prodani dhe dubluar nga Qemal Kertusha: / I mblodha sot kujtimet partizane / e thell në shpirt më lind një mall plot zjarr / rri e mendoj për shokët që na rranë / rri e kujtoj si ngrimë në acar/ hapi yt me armë në dorë/ vdekjen pranë kish' në stuhi/ atje ku shkel ti/ dhe me vajzën rri/ trimat vunë në kraharor'/ kraharorit plumbat morën.../
Në Fest. e 13-të, Ema përsëri këndoi dy këngë, të cilat u vlerësuan me çmimin e dytë dhe të tretë. "Derdhëm gjak e hodhëm rrënjë", kompozuar nga Kujtim Laro, me tekst nga Xhevahir Spahiu dhe dubluar kjo këngë nga Thëllënxa Akcani, fituese e çmimit te dytë: / Sa dëgjuam zërin e lirisë / brofëm ne dhe terrin çamë me armë / toka ime, dashuria jonë / për ty në gjak u lamë / në kup të qiellit shkrepëtiu zëri yt / si zë vullkani që shpërrten nga gjiri yt i thellë / ... si dhe këngën tjetër: "Kënga zjarr", kompozuar nga Tish Daija me tekst nga Aleksandër Banushi dhe dubluar nga Avni Mula: / U sul fashizmi i etur për shkatrrim / e ball përball' u ndesh në Shqipëri / por ne të bijtë e urrisë e të mjerimit / t'rrept kundër tij u hodhëm me furri. /... 
Në Festivalin e 14-të, përsëri Ema Qazimi këndoi dy këngë: "Buka e duarve tona", muzika K. Laro, teksti Xh. Spahiu dhe dubluar nga Alida Hisku, fituese e çmimit të parë:
/ Kjo tokë, ngrohu bijt' e mjerimit / përmbi gurr' rriti trima, rriti lule dhe shpres' / kjo tokë, me Lirinë dashuruar / një grusht dheu dhemb si zemra, me jetën tonë ne e mbrojmë /... si dhe këngën tjetër: "Dashuria më e madhe", muzika A. Prodani, teksti Fatmir Gjata dhe dubluar nga Lindita Sota, Theodhori: / Tringëllinë një zilkë mushke, tej këndon dhe bulku / po nga krisma e një pushke, dridhet tërë muzgu / me barrot edhe me hekur, toka ime ësht' ngarkuar, vjeshtë e tretë flak e ndezur / fushat, malet ka mbuluar / ... kjo këngë është fituese e çmimit të tretë.
Në fest. e 15-të Ema këndoi këngët: "Buka dhe çeliku", muzika A. Prodani, teksti Pandeli Koçi dhe dubluar nga Zeliha Sina, fituese e çmimit të dytë: / Vrapojnë vogëlushët nëpër ara / toka buzëqesh dhe thotë, këta ç'janë/ / të rinj, të reja e veteranë, mbledhin kallinjtë duar plot / ... si dhe këngën: "Këngë për Tiranën", muzika Nikolla Zoraqi, teksti Dritëro Agolli, dubluar nga Gaqo Çako; fituese e çmimit të tretë: / ... O, sa shumë gjak, derdhën prak më prak, bijtë dhe bijat e shtrenjtë / kënga jonë buron, kurrë nuk shterron, për qytetin e bukur.../
Në Fest. e 16-të Ema Qazimi nuk këndoi. Ka qenë me ansamblin në turne jashtë shtetit, Greqi.
Në fest. e 17-të këndoi këngët: "Shqipëri o vendi im", muzika Avni Mula, teksti Hysni Milloshi; fituese e çmimit të dytë dhe dubluar nga vetë autori Mula: / Në palë t'flamurit kishte marrë, gjyshi plak një grusht me dhe / të na thotë se kemi nënë, se nuk jemi pa atdhe / brez pas brezi larg atdheut, një grusht dheu na mbajti gjallë / ja ku erdha, jam pranë teje, tokën puth e bëhem djalë/... si edhe këngën :"Këputa një gjethe dafine", në duet me Liliana Kondakçi dhe dubluar nga Gaqo Çako, i cili u shpall fitues i çmimit të parë me këtë këngë: /... Në qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti / jo, nuk bleron, por lulëzon në çdo stinë / ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta / të katër stinët t'i kish' gjithmonë ajo të blerta / ne si dhuratë dafinë jo, s'kërkuam / nga gjaku i luftës, nga djers' e ballit ato lulëzuan / e veshur me blerime kjo tokë, agimet pret, agimet zgjon / 
Në Fest. e 18-të, Ema këndoi këngën: "Trëndelinë dhe këngë", muzika Avni Mula, teksti Hysni Milloshi: / Nëpër kohëra lule kemi dashur/ aq sa lule trimave u thamë / dhe kur shokët ndër beteja rranë/ i qendisëm trëndelinë dhe këngë/...
Në Fest. e 19-të, Ema Qazimi këndoi këngën : "Nën yje e prisnim vitin e ri", muzika nga Feim Ibrahimi dhe dubluar nga Gaqo Çako: / Ish' natë dimri, kishim urri / nën yje e prisnim vitin e ri / një grusht gështenjash dhe pakëz zjarr / malet me borë dhe shokët pranë / një shok "Gëzuar" tha dhe plumbat ajrin çanë / kjo ish' muzika jonë, Liria shpirti i saj / ... dhe këngën tjetër: "Për ty çelin mijëra mëngjese", muzika Avni Mula, teksti Koçi Petriti dhe dubluar nga vetë autori Avni Mula: / Shoh fusha dhe male, që mbajnë gjurmët partizane/ ja, atje rininë e nisëm dhe ndezëm vrullet djaloshare / me zjarr të pashuar, që ti në gji na ndeze / ne me këngë përherë u zgjuam dhe çelëm mijëra mëngjese/ Ditët tona përherë na ftojnë.../
Në Fest. e 20-të, këndoi këngën "Shqipëria jonë", muzika K. Laro, teksti Zhuliana Jorganxhi dhe dubluar nga Alida Hisku, / Shqipëria jonë me ballin tek retë/ në zemrat tona rrënjët i ke/ erdhën bijtë e tu.../ si edhe këngën "Krenari e brezave", fituese e çmimit të parë dhe dubluar nga Liliana Kondakçi, muzika Feim Ibrahimi, teksti Gjokë Beci. /Shkon mbi ujvarat e bardha shqiponja/ njerëzit e punës ndjen pranë.../
Në festivalin e 21-të Ema këndoi këngën "Dashuria jonë", muzika Flamur Shehu, teksti Zh. Jorganxhi, dhe dubluar nga Lindita Theodhori, fituese e çmimit të dytë. /...Ti papritur hyre shok në ditët e mija / për herë të parë unë ndjeva dashuri / e bukur ësht' ajo si vetë rinia, me jetë e mbrojmë/... si dhe këngën tjetër: "Kur çelin bozhuret", muzika Limoz Dizdari, me tekst nga Gaqo Apostoli dhe dubluar nga Myfarete Laze: / Kur dielli del mbi mal dhe fushën ngroh / ky zjarr që gonxhet mbajnë, nis dallgëzon / në rrënjë në çdo petal, që flakëron / rininë e bukur mban dhe jetën e zgjon/ ...
Në Fest. e 22-të Ema Qazimi këndoi këngën "Zemërzjarrta moj" e kompozuar nga Hajg Zaharian, me tekst nga Zh. Jorganxhi dhe dubluar nga Luan Zhegu: / Ngjanim ne fëmijë, mbledhur në lëndina, si një korr bilbilash / qielli përmbi ne, rrezatonte dielli, ne si lule çelnim / por një ditë vjen, troket rinia / zemra ritmin merr nga jeta jonë / ... 
Në Fest. e 23-të këndoi këngën: Fjala e zjarrtë", kompozuar nga Feim Ibrahimi, fituese e çmimit të tretë dhe dubluar nga Myfarete Laze.
Në Fest. e 24-rt këndoi këngën "Lidhur në një besë", muzika nga Agim Prodani: / Dy sytë e tu të thellë unë i kërkoja/ kur në beteja shkonim përsëri/ dhe unë të doja e ti më doje/ por s'kishte koh' nuk kishte koh' për dashuri.../
Ky ishte edhe festivali i fundit për vitet 80-të që do këndonte Ema Qazimi, për t'iu rikthyer përsëri festivaleve pas viteve 90-të. 
Përveç festivaleve të këngës në RTVSH Ema Qazimi ka kënduar gjithashtu edhe në aktivitete të ndryshme artistike, anketat muzikore të muajit, e cila ka qenë shumë herë fituese, koncertet e majit, koncertet "Kur vjen pranvera"
Përmend këngët: "Kur bie nata mbi bregdet" kënduar në duet me Liliana Kondakçi-un në fillimvitet 70-të, "Mbi gërmadha do ngresh botën e re" në një nga anketat muzikore në vitin 1976: / Kënga ushton, si vullkan nga zemra të del, me ty bashkë këndojmë dhe ne.../ Në Koncertet e Majit 1978 Ema këndoi dy këngë: "Këngë për Çerçiz Topullin" kompozuar nga Agim Prodani: / Flokët-o përzhitur ndër beteja/ të kish' hije pushka përmbi sup/ O malit ngjiteshe si era/ Si vetja shokët o ç'i kishe ti/ Hapi yt i rëndë tundte dhenë/ shkrepte vetëtimë syri yt/ o këngë trimash ti këndoje/ dhe nëpër këngë Çeço mbete ti..., si dhe këngën tjetër "Kënga që j'u rriti" Muzika Avni Mula, teksti Arshin Xhezo: Kjo këngë j'u rriti nëna s'të pa nuse/ të pa tek shkelje flamurn e robris'/ të pa shqiponjë trime luftëtare/ të të pa krenare bijë e Shqipërisë.
Kënga "Çobani", muzika Luan Zhegu, kënduar në koncertin e Praverës 1986: / E një çoban çapkën të marrë, seç e takoja çdo ditë në krua / në sy i ndizej një ndjenjë e zjarrtë / e me vështrime më thosh' të dua / un' për të luajtur me të ngaherë / kur mbushja ujë një sy i hidhja / por kur më ndiqte bëhesha erë / kur më ndalonte një fjal' s'i flisja/ ...,
"Pranvera vjen e gjen pranverë", kompozuar nga Edmond Xhani, kënduar Koncerti i Pranverës 1987, / Sa herë vjen tek ne pranvera, e në çdo vatër shtohet një gëzim/ nisin këngët mijëra zemra pranvera vjen e gjen pranverë...
Këngën "Zërat e jetës", muzika Diana Ziu, teksti Fatos Harapi, kënduar në duet me L. Kondakçi në Anketën muzikore në vitin 1976: / I dëgjon zërat e dritës / shkrepëtinë agimi vetë/ jeta qenka si fëmija, të shikon në sy e qesh'/ jeta qenka si fëmija, jepi dorën që ta ngresh/ Do t'vij vetë në jetë, siç vjen shoku i vërtetë/ bëhu shoku i jetës ti vetë / ...,
"Rinia e njerëzve të mi" muzika Flamur Shehu, teksti Betim Muço, kënduar në Festivalin e interpretuesve të këngës në vitin 1983: / Është një këngë në veten time/ shkoj e vij me të në punë / më del dita më e bukur, kur atë e kam në buzë / moj rini, rinia ime/ ç'gaz që ka ky syri yt, gjithmonë yti do të mbetem/ kënga ime je ti/...,
"Udha e këngës sime", muzika Kastriot Gjini. /Ku të gjeta ty vallë, kënga ime e zjarrtë/ dhe tregon vetë kjo rrugë e gjatë / në një skenë të thjeshtë/ me një këngë të re, të këndova ty me një kitarë/ vitet rrodhën si lumë, ty të mbajta në buzë, njerëzit tanë ma dhanë thjeshtësinë/ duartrokitje m'dhurojnë, unë mes tyre kur shkojë, njëri tjetrit i falim dashuri/..., "Rinia jeton", muzika nga Luan Zhegu dhe kënduar në Koncertin e madh në Nëntor 1984: / Tek një gonxhe që shpërrthen, tek një vatër larë me diell, rinia jeton/ tek një zog që cicëron, tek një yll që vezullon, rinia jeton/ Flamur që valon rinia, diell me ngrohtësi rinia, tek një vatër në liri, tek një qiell me kaltërsi, jeton/ Këngë që s'ndalet kurrë rinia, Shqipe mbi Flamur, rinia.../
Kënga "Gol, bukur gol" Muzika nga Agim Prodani , kënduar në koncertet e pranverës: /Vjen, vjen, vjen, një çast që të rrëmben/ para ndeshjes zemra drithëron/ mua dhe ty, që na pëlqen futbolli, çdo të dielë kjo lojë na bashkon/ vijnë varg punëtorët, ndizet tërë rinia, tërë stadiumi pret me emocion/ kur zbret në fushë bardh e blu/ si det me dallg' un' jam me ty...
Kënga "Marinari" në Koncertet e pranverës, kompozuar nga Aleksandër vezuli me tekst nga Alqi Boshnjaku / Që nga çasti i largimit, kanë kaluar ditë e netë/ nëpër valë të përmallimit/ ti me shokë lundron në det/ dhe nuk është ndarja e parë/ ti ke ikur dhe me stinë/ shok i jetës marinar/ ndarja rritka dashurinë/ sado larg të ndjej pranë/ ty o marrinar/ se me shokë në tokë të huaj marinarë/ mbani lart Flamurin tonë Kombëtar.../
Në vitin 1989 Ema Qazimi del para publikut shqiptar me koncertin e saj recital, tepër, tepër të suksesshëm, ku interpretoi pa ndërprerje 30-të këngë nga repertori i saj, shoqëruar nga Orkestrina e Estradës së Tiranës, nën drejtimin e mjeshtrit të muzikës Alqi Karreco.
Kisha fatin ta shihja në skenë atë recital dhe mbeten të paharuara ato emocione të forta që na dha Ema gjatë gjithë koncertit si dhe duartrokitjet frenetike të spektatorëve në sallë, që e shoqëruan gjatë gjithë kohës. Në atë recital Artistja Ema Qazimi e prezantoi veten e saj një yll, mjeshtre e këngës...
Gjatë viteve të shkollës, kur Ema Qazimi ishte studente në Institutin e lartë të Arteve, sot, Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë, interpretoi në Komedinë e A.Z.Çajupit "14 vjeç dhëndër" në rolin e nuses së Gjinos.
Ema Qazimi mban titullin e lartë: "Artiste e Merituar"
Me një fëmijëri dhe rini krejt ndryshe nga të tjerët (nganjëherë jeta të godet pa mëshirë) Artistja e madhe diti t'i përballojë dallgët e jetës, duke e mposhtur dhimbjen me shpirtin e saj artistik, me zërin e saj të fuqishëm, timbrik dhe melodioz, me këngët që ajo i ka kënduar aq mjeshtërisht dhe me pasion.
Ka qenë kjo ndoshta, që artistja e madhe Ema Qazimi të kompozonte edhe këngën e saj të vetme, të titulluar "Mama" me tekst të poetit të mirënjohur Jorgo Papingji, për ta interpretuar vetë në Festivalin e 36-të të Këngës në RTVSH, 1997.
Ndjehemi borxhlinj ndaj gjithë artistëve që për vite e vite me radhë na dhuruan zërin e tyre, krijimtarinë e tyre, për të shijuar artin e bukur dhe të pavdekshëm shqiptar.
Faleminderit Artiste Ema Qazimi për gjithçka ke bërë në udhën tënde të gjatë e të bukur të muzikës shqiptare mbi dyzet vjetë.
Mama
Muzika Ema Qazimi, Teksti Jorgo Papingji
Kënduar nga Ema Qazimi në Fest. e 37-të të Këngës në RTVSH
Fjala lind e vdes në buzë,
Buza fjalën e djeg shpuzë,
Fjalë e ngrohtë sa më s'ka
Që jetoj e nuk u tha:
Mama, mama, mama,mama!
Hije e vetes që më ndjek,
Ledhatim që nuk më prek,
Yll që tretet në agim,
Dashuri si një vegim.
Buzëqeshja që nuk qesh,
Ndjenjë e vdekur që nuk vdes,
Diell që dritën nuk e dha,
Loti i derdhur që s'u tha
Mama, mama, mama, mama!
Fjalë që mbeti pa portret,
Iluzion që s'morri jetë,
Përrallë që kurrë nuk u tregua,
Nina nana që s'u këndua.
Dhe jetoj si në përrallë,
Emri yt më mbush me mall,
Malli i hidhur sa më s'ka,
Fjalë e shenjtë që nuk u tha,
Mama, mama, mama, mama!

No comments: