Saturday, 30 August 2008
Poezi nga libri më i ri “ Këngët e ujit”
Rrustem Geci
ART POETIK
Kjo fjalë gjaku o mik
që vjen nga thëllima
është një plagë e jona
nga drita e të sotmes
Njeri,merri rreze diellit
merri edhe pak frymë
që fjala poshtë zemrës
të d a l i më me forcë
O zë i ëmbël i poetit
ti që fjalën shpërndan
si dhuratë të shpirtit
lavdi të qoftë poezia
Kosovë e artit të lartë
Kosovë e artit të artë
Me thërrimet t u a j a
T h u r i këngë për ty
REGJISORI
Vëllai im i këngës
Ti që poezinë e lexon
Me ngjyra, me zë
Kjo është jeta jonë
Vëllai im i këngës
Vëllai im i shpirtit
I magjishëm është ai
që e ndien poezinë
Në jetën e përditshme
Janë tëra të sotmet
Janë tëra të nesërmet
Janë tëra të ardhmet
Vëllai im i këngës
Vëllai im i gjakut
Goditi ato qerre
Që fshehin trazira
B UJ T Ë S I T
Plot pushtues të huaj
Që i ranë këtej pari
Ata ishin edhe”bujtës”
Dhe s´iknin pa luftë
Që nga Troja e lashtë
Kur u shuan pellazgët
U ngrit Iliro-shqipëria
Nga ishte pellazgjia
Plot bujtës të huaj
Nëpër t r o j e t tona
Frigonin v e t ë s i n ë
Për grurin dhe vajzat
Plot pushtues të huaj
Me emrat më vrasës
Prapa lanë varre, dhe
pemë gjaku të prera
O H R I
Një stuhi e madhe
Në shpirt më buçet
Fryn e r ë e fortë
Një erë me xhaketë
Bari z ë e dridhet
Qielli shungullon
Një erë me xhaketë
Pluhurin lart e qon
Laureshë e malit
Më thuaj a më donë
Laureshë e malit
Pse nuk e pohon
Mos u skuq o shpirt
Mos u skuq o xhan
Se të dashuruarit
Një dhimbje i mban
YJET PREJ UJI
Në këngët me çamëri
Fjalës i bien drithma
Djersë të ftofta kohe
Të rëna të përgjakëta
Në këngët me çamëri
Populli i vogël çam
Çdo ditë i bie daulles
Se toka e tij nuk flë
Në këngët me çamëri
Të trojeve të ilirisë
Çami tregon Greqinë
Lirinë e tij të shkelur
Në këngët me çamëri
Prej ku nis çamëria
Plot lule gjaknxehta
Me këngë çame çelin
Rrustem Geci / poezi nga libri më i ri “ Këngët e ujit ”
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment