Tuesday, 12 August 2008

“Perëndeshë” e Poezisë

“Perëndeshë” e Poezisë

Fatmir Terziu

Pedalimi misterioz i ndjenjave poetike të Julia Gjikës ndjek një itinerar të qoshëzuar. Një itinerar me një kënd diametralisht të harmonishëm me stinët, ditët, koën dhe vendin në të cilin ‘biciklizmi’ i saj maratonik kapërcen kufinj. “Muzg” është në këtë kënd. Në këtë kënd është autorja me një ndjesi moderne që vjen nga nocioni femëror. Në këtë nocion ajo pyet Z. Frojdin dhe në retorikën poetike të dialektikës pyetja “Cfarë do në të vërtetë një grua, Z. Frojd”, duket si një teoremë pitagoriane për poezinë femërore shqiptare. Një teoremë ku mungon ligjësia matematikore, por matematika filozofike e poetes është dhe ndjehet natyrshëm, ndjehet rrënqethshëm. Aty kjo teoremë vjen si një metaforë e thekur në stilin tradicional dhe e ushqyer mirë në populloren e fjalës popullore:

“Perëndesh’ e bukurisë,
nuk është mjaft.”

Në këtë mpleksje gjetja përkon me anën e dialektikës, që vjen pas kuptimit dhe fjalës së mbartur. Dy anët e ngjeshura në dy fjalë domethënëse, “perëndesh” dhe “bukurisë”, në një farë mënyre janë si dy perla poetike që edhe pse janë thënë e stërthënë në poezinë shqiptare, nga vetë stili i Julias, ata qesëndisin larmishëm poezinë e saj. Këtu në mesin e kësaj larmie, postulati i Barthes “miti është gjuha dhe fjala”, (1980:23) natyrshëm përkon me anatemën poetike shqiptare ku shumëzimi i fjalëformimit kapërcehet nga kursimi fjalë-shprehës, që në këtë rast është figuracioni dhe fjala shumëkuptimmbartëse e përzgjedhur nga e talentuara Gjika. Duke iu larguar paksa idesë së mitit, që përligj bukurinë dhe simbiozën e femrës, jo vetëm në syrin e mashkullit por edhe në njësoren femërore, katërcipërisht mbartja e mesazhit të poezisë kalon në udhën e Stuart Hall, që shikon dekodimin dhe kodimin e fjalës si një baraspeshë me imazhin dhe konfiguracionin e krijuar në syrin dhe mendjen e lexuesit.
Duke lexuar “Muzg”, vitësimi dhe kohazioni apo gjeografizmi poetik duket se janë një anë dekoduese në tërësinë e mesazhit. Tek dhjetra poezi të saj, si “Të pashë brenda shpirtit”, “Një grua pikturon retë” apo “A e mban mend”, ky kod është një medallion qetësues e një model mesazhieri në derën e lexuesit që e bën ta presë krahëhapur.
Por kur fëmijëria vjen në stilin e Gjikës, si tek “Roza-Rozina”, cipërimi i nervit takon lotin dhe ndjenja pushton uraganin mendor që shtjellohet në humbjen e lojës, dhe sfidën moshore e parasheh në rrudha dhe thinja. Pastaj vjen “Monologu i Larës”, që harron sfidën fëminore dhe ciflon siluetën poetike të gazetares Lora Logan, një gazetare e dërguar në Irak, që mediton me veten e saj…


Vijon…

No comments: