MIHALLAQ ANDREA
Me titull DORESHKRIMI I PAMBARUAR
NE MES TE DETIT
Kapedan Leka veshtronte neper naten e erret pus. Kishte dale ne bedenat e keshtjelles se bashku me Teodorin, zevendesin e tij. Asnje yll nuk dukej. Qielli ishte perdeng nga rete e zeza. Shushurima e lehte e detit degjohej deri atje, por det e qiell ishin nje.
Gjithcka ishte ngjyrosur me terr. Anija - dhurate, e ter ata dhurata te cmuara, me se fundi qe dorezuar nga forcat e Ferdinantit dhe ishte gati per lundrim.
Te niseshin tani, apo te prisnin?
- Kohe e keqe, kapedan - prishi heshtje Teodori, pa e veshtruar ne sy Leken.
- Ke te drejte. Por neser, koha do te jete me qiell te paster. Drejtimi I eres eshte me ne.
Qe te dy burrat, pa folur me, zbriten nga bedenat dhe hyne ne rrugicat e ngushta te shtruara me kalldrem dhe me qirinj e pishtare anash....
XXX
....Mesdita po afronte. Kishin kaluar vetem disa ore, qekur kishin dale ne det te hapur. Siperfaqa e lemuar e ujit me valet nanuritese qe shkelqenin si te kishin krifa prej argjenti duke notuar neper blu, te shplodhin shume dhe te kenaqnin shpirtin. Era e ngrohte ndihmonte ne drejtimin e anijes.
Ne horizont nuk dukej snje re. Ishte pranvere. Nje dite pranvere plot diell dhe me nje te kalter, sikur ta esgtroje qenga nje majemal. Dy delfine , duke lodruar, venin pas anijes, qe e kishte heen e pare qe dite ne det, si dhurate e vecante e mbretit te Napolit. Detret merreshin me punet e zakoneshme duke u kujdeusr qe cdo gje te isshte ne vendin e vet. Edhe ne det te mbare, gjithmone ka pune per detret.
Timonieri, Arianiti, I vemendeshem, qendronte ne postin e tij. Kater detare te tjere kuvendonin me ze te larte nen direkun e mesit, te gatshe m te nderhynin per nderrimin e drejtimit te velave.
ne bash ngrihej perpjete perkrenarja e zmadhuar e kryeprijsit. Kete embleme e kishte punuar kryemjeshtri I oborrit te mbretit Ferdinat dhe ne mbikqyrjen e tij personale.
Nje ure e vogel komandimi ndante bashin nga hambaret e ndrtuar prej dhogash te forta e te skalitur , te lidhura me spica metalike.
Brenda tyre ndodhej kabina e kapitenit me dritare nga te gjitha anet. Perpara saj, kuverta ndrinte ngga pastertia. Ne majen e direkut te trete qene ulur nje tufe dallendyshesh qe kendonin papushim
Kapedan Leka, me brrylet e mbeshtetur mbi parmake, veshtronte tej ne horizont. Prane tij, si gjithmone, Teodori.
Dallendyshet sikur I kishte dehur kenga e tyre dhe cicrinin papushim. Kapedan Leka nisi koken dhe po I kundronte.
Ne vrojtim rrinte Konstandini - nje djalosh gjithmone I qeshur, sikur nuk kishte pare kurr keq ne jeten e tij. Ai ngjitej si ketrush neper litaret, me shpejt nga te gjithe.
- Po vazhdon juga - tha kapedani, sikur te fliste me vete - Mbas shtate ditesh jemi ne brigjet tona.
- Keshtu them dhe une, kapedan - u pergjigj Teodori, ndaj te cilit Leka nxehej nganjehere, kur I aprovonte gjithcka, pa e kundershtuar kurr.
Kapedani pa dhe nje here nga horizonti. Dhe mblodhi buzet.
- Kesaj stine nuk I zihet bese, Teodor. Shpeshhere ajo ua leshon vendin stuhive te debores, e jo me shterngatave te detit.
- Keshtu them edhe une, kapedan - u pergjigj Teodori duke pare me bisht te syrit Leken se mos nxehej duke I thene qe ta kundershtonte nje here.
Leke Veria vetem qeshi nen mustak dhe I zgjati kutine me cigarete dredhur shokut te tij besnik, qe I besonte verberisht. Me Arberin e djalin e tij te madh, atyre u kishte ndodhur disa here t’i zinte stuhia ne det, kur asqe ia kishte marre mendja njeriu para dsa oreve ne breg. Pranvera kapricioze I ngjet vajzave te bukura shume qe u pelqen t’i bejne te vuajne te tjeret - I pat thene mbreti Ferdinant atij para nisjes duke parandjere edhe ndonje kohe te keqe dhe duke dashur te shprehte, ne te njejten kohe, edhe deshiren e tij qe te rrinin mysafiret edhe disa dite ne konakun e Napolit.
Leke Veria asqe kish buzeqeshur, ndersa mbreti Ferdinant kish qeshur vete I pari me krahasimin e tij qe iu ngjau shume I goditur.
Befas - nje britem.
Ishte zeri I vrojtuesit.
Ai kishte shquar I pari ne horizont direket e nje anijeje qe po vinte perball. Dy anije te armatosura ne det perball njeratjetres, jane si dy luftetare te panjohur qe ndeshen ne mes te shkretetires ku e vetmja gje qe ndodhet me pakise, eshte meshira per tjetrin.
Anija po afrohej. Ishte si nje keshtjelle qe lundron - dy here me e madhe, po e po, mbase edhe me, nga anija e tyre. Nga “Drivast” I.
Syri I strevitur I vrojtuesit , si percaktoi shpejtesine dhe menyren sesi anija po afrohej, thirri :
- Po vjen drejt nesh! Do te na sulmoje!.
Leke Veria dha alarm luftarak. Detaret ngjeshen brezat e shpatat e rrembyen harqet. Rremuja e disa casteve u kthye ne nje rregull te mahnitshem. Secili kishte zene pozicionin e tij, duke menduar se, pas pak, dikush prej tyre nuk do ta shihte detin me diten e nesrme. Dhe duke menduar se cili njeri do te kishte rastin te derdhte gjak mbi det sot, nga dora e tij.
- Anije pirate - tha Leka
- Edhe une ashtu them, anije pirate - perseriti Teodori dhe Leka ia dha te qeshures dhe u beri me dore djemve te cilet , si me komande, brohoriten me hare. Ata te gjithe ishin luftetare te regjur dhe kur pergatiteshin per beteja, u ngjante sikur pergatiteshin per dasme. Mirepo, ne rastin ne fjale, kishte dicka tjeter. Asnjeri prej burrave te “Drvasit” nuk kishte marre pjese ndonjehere ne ndonje beteje detare. Per me teper, kundra ndonje anijeje pirte qe, shiko, sesa e madhe qe ishte e kushedi se sa vrases e plackites me damke kishte brenda ajo.
Ania tani u afrua shume. Tanime nuk ishte as nje mije kembe larg. Befas, mbi majen e driekut te saj, u valavit nje flamur I zi ne mes te cilit valavitej nje kafke me dy kocka te kryqezuara.
“Drivast”i mblodhi velat.
Anija pirate po afrohej gjithnje e me teper. Ja ku dukeshin njerezit ne bortin e saj. Dukeshin qarte edhe mjekrat e tyre. Valavitnin shpatat. Dicka hodhen ne det. ishte nje fuci.
- Duhet te kete rum ajo fucia qe hodhen ne det - tha Leka
- Edhe une , ashtu them, rum duhet te kete - pasoi nenkomandanti
Fucia, vertete, kishte te shkruajtur fjalen “Rum”. Ajo lexohej qarte.
- E hodhen per te na frikesuar . Rumi eshte pije qe te nxit per te mos patur meshire per askend.
- Ashtu them edhe une.
- Jane mesuar te frikesojne tjere burra, por kurr luftetaret e Skenderbeu - ngriti zerin fort Leka.
Kostandini miratoi duke qeshur me dashuri, por, kete radhe pa folur.
Befas u degjua nje piskame. Pas saj klithma te cjerra lufte. Piratet bertisnin, qeshnin, sigurisht kercenonin ne nje gjuhe qe nuk e dinte asnjeri nga “Drivasti” I cili heshtete.
Ne bashin e anijes pirate dallohej qarte nje burr shtatmadh, me mjeker te zeze, me njeren dore te mylli I kames qe mbante ne brez dhe Lekes gati iu erren syte per nje cast. Cuditerisht ajo fytyre ngjante me nje perbindesh qe nuk kishte per ta harruar derisa te vdiste. Ngjante krejt si ajo e turkut qe pat hedhur ne zjarr Diloren, motren e tij gjashte vjecare. Atehere...
Rrezet e diellit perthyheshin te shpata e kamat e sulmuesesve. Fytyrat e tyre ishin te nxira, te deformuara nga britmat plot urrejtje dhe, qe te gjitha, me mjekra te zeza.
Britma e pare qe shpertheu te “Drivasti” ishin te buciturat e nje kenge.
Po luftojne per Arberi
trimat e Gjergj Kastriotit
Para permbi ta
para permbi ta
Si kreshniket e qemotit
Mos e shkel
asnje nje pellembe livadhi
se do vdesesh
per hata
Permbi ta
Permbi ta
Emta
Emta
Emta
- Cfar trimash ka “Drivasti” - tha Leka duke pare nga Teodori
- Ashtu them edhe une - u pergjigj tjetri duke e pare ne sy kapedanin. Syte e tij kerkonin dicka
- Po , kendo edhe ti, o Teodor, e di qe s’te rrihet pa kenduar kesi rastesh
- Ashtu them edhe une, kapedan - tha gjith hare tjetri dhe buciti:
Permbi ta
Permbi ta
Emta
Emta
Emta
Kapedani dha sinjalin e nje manovre te shpejte.
Energjikisht, “Drivasti” I vogel dhe I manovrueshem si nje ngjale, dhe, barku I anijes pirate u trondit.
Britmat e sulmueseve tani sikur vinin nga dallget. Ishin te forta te llahtareshme. Ata duhej te ishin tri apo kater here me shume sesa detaret e Leke Verise, kenga e te cileve sikur kollofitej nga bucitjet e vrasesve te detit.
Megjith goditjen qe mori, anija pirate e mori veten me te shpejte dhe, per pak cste, ajo kishte leshuar cengelat mbi “Drivastin”. Litaret e cengelave ishin te forte. Ata u kapen te parmaket e “Drivasit” dhe te dy anijet tanime qene ngjitura me njeratjetren.
Prati I pare qe tentoi te futej te “Drivasti” klithi aq fort, saqe e dgjuan te gjithe mes asaj zallamahie. Shkaku ishte se Teodori, kete radhe pa miratimin e kapedanit, qe hedhur nga vendi ku kishin cveshur shpatat qe te dy, dhe, me nje te rene, ia preu te dyja duart piratit me guximtar, I cili ra ne det.
Menjehere pas pak, ne kuverte rane duke u perpeitur piratet e pare. Shkaku qe bresheria e menjehereshme e dy radheve me shigjetare nga “Drivasti” - dy radheve me nga tre burra. Ndersa ata perpiqeshin te nxirrnin shigjetat nga trupi, ai marinari qe ia nisi kengen I pari, nje voskopojar qe nuk e hiqte mandolinen nga dora kurr dhe qe kshte ardhur vullnetar nga te paret, nxitoi dhe ua preu krena t me te shpejte. me te shpejte dhe duke bucitur “Emta - emta - emta”, sipas asaj kenges qe kishte kriju vete gjate kohes qe kishin qene ne napoli ne pritje te furnizimit te anijes se pagezuar me emrin e keshtjelles se njohur ne veri.
Tanime perleshja trup me trup kishte arritur pikun e saj. Kerlesheshin dy pale burra me dy lloj britmash. Nje pale britma te egra, nje pale tjeter, kengen e voskopojaarit.
Prijsi pirat ende nuk qe futur ne beteje. Ai therriste dhe nxiste trimat e tij qe te thernin pa me shire dhe sa me shume. Njerezit e tij po rralloheshin. Nuk duroi me , por, me nje kercim, u ndodh mbi kuverte perball Leke verise. Anash tij - dy rojat e tij personale. Dy trupmedhej dhe me shpata me the me te gjate sesa shpatat e zakoneshme.
Qe te tre u sulen si vetetima permbi Leke Verine qe reagoi shpejt si nje tiger. Ai u terhoq pak pas dhe, po mbrohej me shpate nga te tre burrat duke ua thyer goditjet njekohesisht. Pas nje sekondi, iu be sikur degjoi pas veshit tingujt e kenges ; sikur I kendonte dikush enkas per te.
Kishte qene Konstandini, ai detari qe ngjitej maje direkeve. Ai, qenga krahu I majte I kapedaanti, ku kishte zene vend me te shpejte, u hodh mbi njerin prej rojave te kryepiratit, me “kercimin e vdekjes”. Pra, duke u leshuar drejt mbi tjetrin. Ose duke I ngulur shpaten ose, ne rast te devijimit te atij - vdekje e sigurte.
Pas vasjes se te parit , Konstandini po merrej me tjetrin. Leke Veria - me kryepiratin.
Tempi I luftes sikur ra pak.
Te dy palet e luftetreve , edhe luftonin, edhe ndiqnin me bisht te syrit ndeshjen e barabarte tanime mes dy kapedaneve.
Lke veria ia flaku shpaten nga dora . Duke ndejre se po e veshtronin te gjithe tani, ai, brenda atij casti - vetetime, faku pertej edhe shpaten e tij dhe u sul mbi perbindeshin me mjeker, me grushtin e tij - armen e tij te njhur.
Mu mes vetullave.
Ndersa po binte perdhe, Leke Veria I dha dhe nje te shtyre tjeter ne bark me shqelm kryepirtit, dhe, kriminelii qe ngjasonte me ate turkun e fmijerise se tij, ra ne det . Kuptohet , pa asnje britem. Shkaku qe se ai kishte dhene shpirt pas gjysem sekonde, si kishte ngrene grushtin e tmerrshem te rinse se kapedan Leke Veria.
Befas, dikush nga piratet , duke u mbrojtur me mburoje, nisi po hiqte ganxhat. Arriti te hiqte te paren.
Tani ata donin te zhdukeshin sa me pare nga beteja. Tanime e kishin pare qe te gjithe humbjen e komandantit te tyre.
Nuk degjoheshin me britma e as kenge, por vetem vringellia shpatash, renkime dhe te shara .
Leke Veria u hdh si pantere mbi piratin qe donte te mblidhte cengelet dhe...
Po luftojme per Arberi
Trimat e Gjergj Kastriotit
permbi ta
permbi ta
sikur trimat e qemotit
Leke Veria ishte I vetmi qe nuk kendonte kurr. Sot - po. Qe te gjithe luftetaret e degjuan. Dhe e pane si u hodh mbi kuverten e anijes pirate.
Pas nje gjysem ore gjithcka kish marre fund.
Leke Veria dha urdher te hidhin ne det te plagosurit e anijes pirate.
Tre roberit qe u dorezuan, dha urdher t’i ekzekutonin edhe ata .
Dha urdher te mos merrej as edhe nje placke nga anija pirate e as nga piratet e asgjesuar.
Te gjith e kuptuan urdherin e tij te fundit qe dha me te levizur te kokes.
- Edhe une, ashtu them - u degjua prane tij zeri I Teodorit dhe, ps pak, anija pirate mori flake me gjith c’pat brenda.
“Drivasti” vazhdo lundrimin drejt tdheut.
TOKE…TOKE…
- Toke!Kapedan, toke!
Ishte nje detar qe po klithte me duart perpjete.
Leka ktheu koken dhe brofi ne kembe menjehere. Kishte dremitur pak dhe pa se agimi po derdhej I shendritshem dhe shume I paster.
Te gjith luftetaret brofen ne bort. Popo! Ishte vertete toke. Si buaj stermedhej, para syve te tyre ngriheshin ca masive qe perfundonin drej siperfaqes se lemuar te ujrave blu.
Me se fundi po I afroheshin asaj toke shkembejsh qe fshihte shpresa ne peqirin e saj.
Rrezet e diellit tani nxirrrnin ne pah krej qarte kokat shkembore dhe pas asnje bime te lartesirave te ishullit.
Sic ndodh zakonisht pas shiut, atmosfera ishte e paster dhe e tejdukeshme deri ne pafundesi. Toka tanime shquhej me te gjitha format dhe ngjyrat e saja. Anija vazhdonte te ecte per inerci. Me derrasa dhe copera drunjsh, detaret munden te ndalonin vrullin e anijes. Fatmiresisht, timoni nuk kishte pesuar asjgje.
Leka zgjodhi me sy nje gji te vogel port e thelle, mu rreze shkembijve, dhe atje “Drivasti” u ankorua fare mire. Ai la tre luftetare ne anije dhe, me te gjith te tjeret, kerceu ne truallin shkembor, ku nisi te kacavireshin per lart. Ishin te armatosur me harqe e shigjeta; shpatat e thikat I kishin ngjeshur brezave.
Me se fundi, edhe I fundmi I burrave kaperce faqen shkembore dhe… Para tyre u shfaq nje pamje e mrekullueshme; e mahniteshme. Ishte nje lendine e blerte me bar te virgjer e lule te egra shumengjyreshe e cila rrethohej nga masivet e nje pylli. Pylli dukej qe ishte qendra e ishullit. Atje sigurisht qe kishte buronja dhe kafshe te egra per gjueti.
Burrat u nisen drejt pyllit. Ishte perplot me drure te larte dhe te dendur ku mbreteronin cicerimat gjithfareshe. Pa ter atyre peripecive neper det, detareve shqiptare u ngjanin si kenga me e bukur e botes ajo frushullime spontane e cicerimave. Rrezet e diellit depertonin neper kurorat e pemeve ndersa burrat benin perpara te mahnitur. Si ecen ca, Leka u tha te ktheheshin dhe qe te gjith bene drejt blerines se rrafshte barevirgjer Atje, ja ku dukej nje burim prej nga rridhte nje rreke uji e bolleshme dhe vetem e kulluar. Hareja arriti kulmin. Burrat nisen te pinin me etje e te lignin njeritjetrin duke qeshur me ze te larte. Kur…
Papritur, burrat heshten njeripas tjetrit. Disa klithma te cjerra vinin qe nga pylli. Luftetaret, pa patur nevoje per asnje komande te Lekes, vune duart te armet. Klithmat tanime qene kthyer ne piskama. Pas fare pak sekondash, ra nje heshtje. Fillpas asaj shtangieje, u degjua nje piskame e llahtareshme dhe, qenga dendesirat e pyllit u shfaqen ne lendine duke u sulur drejt detareve ca si hije te zeza qe kercenin. Ishin qenie njerezore; duart I kishin te gjata dhe trupin mbuluar me qime. Si vrapuan duke uluritur, ata, si me komande, u ndalen disa dhjetra metra larg.
“Njerez te egjer”, tha me vete Leka .
Banoret e ishullit rrinin pa levizur duke veshtruar qe te gjithe ne nje pike. Nder duar ata mbanin shkopinj te trashe dhe dukej se ne majat e scilit bazhdar, kishte gure te bardhe e te mprehte.
Qe te dy anet e luftetareve mbanin heshtje te plote. Njerezit e egjer ishin leshragjate; ato ua mbulonin gjth trupin dhe ishin te zeza sterre dhe, patjeter, te pista.syte memzi u dalloheshin nen percet e zeza te vetullave te dendura.Thuajse qe te gjithe skermiteshin dhe u dilnin ne pah dhembet e medhej. Ishin pergjithesisht te gjate , paksa te kerrusur perpara . Qime nuk kishin – e kjo dallohej nga syte e mprehte te detareve – vetem ne mollezat e fytyres dhe te gishtrinjve. Krahet I kishin te gjate , kurse kembet e lakuriqta e qimembuluara, I kishin te harkuara pak nga jashte.Njeri prej tyre kishte nje trup stermadh. Ky binte ne sy menjehere. Qendronte pak para grupit qe e shoqeronte, duke u mbeshtetur mbi topuzin e tij qe dukej se qe I rende. Me siguri qe ai ishte prijesi I tyre.
“O Zoti Krisht! “ – mendoi Leka me vete - “ Kafshe apo njerez jane keta? Ku jemi, valle?”
Papritur – nje klithem e cjerre , e eger dhe e gjate qe e lekundi ajrin per rreth me vibracione te nderprera. Ishte prijesi I tyre. Te gjith te tjeret menjehere ulen topuzat para vetes dhe, te perkulur pak perpara, u mbeshteten me duart ne ta.
Prijesi beri pak perpara. Si u ndal pak, vazhdoi serish perpara. U ndal mu ne mesin e distances se lendines se mrekullueshme qe ndante te dy grupet e burrave te armatosur me arme qe kerkonin vdekje njerezish.
Kembet e zbathura dhe leshatore te prijesit a, mbase, sundimtarit a mbretit te ishullit, shkelqenin mes gjelberanes vetetitese te barit dhe shkelqimit te rrezeve te diellit.Ai ngriti topuzin e gurte me te dyja duart dhe e nderi perpara vetes. Dicka donte te thoshte. Syte I kishte ngulur pikerisht te Leka. Ky I fundit nuk ngurroi. I dolli perpara egersires gjigante te mbuluar me lesh dhe nderi shpaten perpara. Perandori I ishullit papritur kerceu anash , drejtoi trupin dhe ngriti topuzin mbi koke. Leka dhe te tjeret u habiten. Gjiganti leshator kerceu nga ana tjeter dhe, menjehere pas ketij kercimi, ushtuan klithma uleritese .
Leka e kuptoi I pari se po e ftonin te luftonte burri me burr. Pra, ndershmerisht.
Shoket u shqetesuan. Leka ngriti doren. Asnje levizje pa urdherin e tij.
Si pa dhe nje here perpara, prijesi I arberve uli kryet te vendi ku ishte kryqi, mbi gjoks. E mori ate me dore dhe e puthi:” O Zot! Me jep forca! Jam sherbetori yt I bindur.Le te behet sit e jete urdheri yt. “
Leka leshoi pastaj , dhe ai, nje klithem dhe, me shpaten lart, I tregoi burrit te eger perball se dyluftimi filloi.
Prijesi I luftetareve te egjer ishte nje koke me I gjate nga Leka . Ata u afruan praen njeritjetrit duke u pare kercenueshem ne sy – sic ishin dhe rregullat e luftes. Ne te vertete, Leka nuk ndjente ndonje urrejtje per burrin qe , sapo u afrua sa e mendonte ai se ishte e pershtateshme, ngriti topuzin dhe e qelloi si nje xhind Leken nga lart poshte. Ky I fundit u shmang si nje akrobat me trupin e tij te zhdervjellte, por bossi I njerezve te egjer, e ngriti topuzin me te shpejte nga toka dhe qelloi perseri me po aq shpejtesi dhe jashtezakonisht force permbi Leken, I cili, dhe kete radhe, u shmang . Cuditerisht I erdhi per te qeshur dhe I shkeli syrin gjigandit te eger. Kjo – per ta xhindosur. Ishte nje forme qe ai e perdorte shpesh gjate luftimeve te aferta. Leka nuk ishte plagosur kurr ne jeten e tij dhe kishte sigurine e njeriut qe nuk I ka shperthyer kurr deren e shtepise rreziku. Perbindeshi vazhdoi te qellonte. Me tempin qe nje druvar qellon papushim nje dru te madh qe ka vene perpara kembeve.
Leka vendosi te mos e sulmonte ende burrin qe po e sfidonte. Ai vetem se sa I shmangej me trup goditjeve. Dy here ai u tregoi hapur luftetareve te egjer se po e meshironte prijesin e tyre. Dy here kur topuzi qellonte ne toke, Leka gjeti rastin per t’ia ngulur shpaten armikut qe donte t’ia merrte jeten. Mirepo, ne vend qe t’ia ngulte, qeshte dhe ia mbyllte syrin bishes qe tanime ishte xhindosur keq.
Te dyja palet brohoritnin.
Ne nje moment te kesaqj lodre me vdekjen, prijesi I eger I xhindosur, gjeti momentin dhe, topuzi I tij mundi te binte ne mesin e shpates e cila u thye. Atehere britamt e njerezve te egjer pushtuan qiellin ndersa nga kampi I Lekes ra heshtje. Ky I fundit atehere, pa menduar gjate, vendosi t’I jepte fund kesaj loje te pergjakur. Mund te ndodhte nje kacafytje massive dhe ai nuk e desheronte kete. Ne kohen qe prijesi I egersirave njerezore ngriti topuzin perseri per ta mbytur krejt njeriun qe kishte shkelur perandorine e tij, ky I fundit, beri manovren e vetme sulmuese. Vetetimthi nxori thiken nga mesi dhe , krejt papritur per njeriun gjysem bishe, iu leshua drejtperdrejte ne trup.
Thika e Lekes u ngul deri ne rrezen ne zemren e kundershtarit te tij, si iu moren kembet , duke u perpjekur ta nxirrte thiken, dha shpirt duke klithur nje fjale. Me siguri nje te share, mendoi Leka dhe, cuditerisht, si rralle ne jeten e tij ne kesi rastesh, nuk ndjeu ndonje ngazellim te vecante per kete vdekje te njeriut qe kish dashur ta dergonte ne gjyqin e qiellit pak minuta me pare.
Qenia e rene perdhe u mblua me gjak.
Leka mori drejtqendrim para tij duke mermeritur : “Vete e deshe vdekjen, por vdiqe si burrat” .
Shoket e tij brohoriten.
Banoret luftetare te ishullit, si u siguruan se e kishin humbur perjete prijesin, ia theren me vrap drejt pyllit. Aq shpejt, saqe, edhe po te donte ndonjeri, ishte krejt e pamundur t’I ndiqje me vrap.
“Te falem nderit, o Zot”, psheretiu Leka.
Luftetaret e prijesit te vrare nuk dukeshin tanime askund. Ata sikur I kishin perpire gjethet dhe trungjet e pyllit
NJE TRAGJEDI E VERTETE
Me ne fund , detaret arriten ta riparonin anijen. Direket I zevendesuar me drure pylli ndersa , per vela, kishin nje pale rezerva , thelle ne hambare, te cilat I montuan dhe I lidhen shpejteshpejt e duke bere hoka. Per t’I lidhur ato, u perdoren nje pale litare qe I sajuan prej nje lloj bime qe varej neper dege.
Nderkohe kishin gjuajtur kafshe te egra . Qe grumbulluar nje sasi e madhe mishi I fresket dhe uje I pijshem , I fresket, gjithashtu.
“Drivasti” tani, perplot, ishte gati per te vazhduar rrugen e detit perdrejt atdheut . Nje mengjes me diell, Leka dha urdherin qe te niseshin. Deti qe I qete dhe kishte vetem nje puhize. Qielli qe pa asnje re. Detaret fluturonin nga gezimi.
…Kishin lundruar qenga ishulli disa muaj dhe koha tanime, per secilin, kishte vetem efektet qe ka ndryshimi mes jetes dhe vdekjes. Stuhi e shterngata ne dimer, vape perveluese ne vere. Lufte per ushqim. Lufte per te rezistuar mbi ujra. Kishin kaluar disa jave ne nje tjeter ishull dhe, ja , tani po udhetonin serish. Ngado - diten vetem blu, naten – vetem terr dhe yje lart.
Leka kishte tretur shikimin ne horizont. Larg , atje, shikimi; atje , po shume me larg – mendja.
Keshtu rrinte, me ore te tera, gjate endjeve te pashpresa thuajse, neper ate mase blu qe quhej det. Po mendonte per Teodorin dhe shoket e tjere. Shyqyr qe ne anije nuk kishte patur ndonje te semure.Me ka mbrojtur Zoti, mendoi, kur, degjoi fare praen nje klithem
Te mprehte e qe sikur synonte vetem vrimen e tij te veshit.
“Zoti kapidan!”, thirri vrojtuesi nga mesi I direkut , “ Kemi maja malesh ne forme gjysem rrethi! Kemi hyre ne nje gji deti, kapedan!”
Ishin mesuar prej kaq kohesh te degjonin kesi thirrjesh nga vrojtuesit. Ne fillim e degjonin me makth fjalen “toke”, por dalngadale nisi te ms u bente me pershtypje. Pas asaj thirrjeje, vazhdimisht dilinin ishuj te vegjel, shkembore, te thate dhe qe ngjanin si cibane mes ujrave.
Sapo degjoi thirrjen, Leka u zgjua dhe veshtroi fillimisht nga shoket perqark e, pastaj, nga vrojtuesi qe therriti ashtu. Qe andej, hodhi syte andej nga po shihnin te gjithe. Ishin nja vargan malesh, majat e te cileve treteshin pertej. Ishte hera a pare pas kaq shume muajsh qe shihnin kaq shume toke.
“Drivasti” lundronte me shume kujdes neper cektesiren rreze shkembejve qe zbrisnin thuajse thik permbi ujra. Me tej, ja ku dukej nje ranishte e vigel sa nje arene cirku . ajo rrethohej nga shkembej jo dhe aq te larte. Nuk kishte vend me te mire per te ankoruar dhe Leka , ashtu e dha urdherin.
Detaret lidhen mes plasave te shkembejve litaret e ainjes dhe , njeri pas tjetrit u kacavaren shkembejve perpjete. Dy veta kishin mbetur ne anije
Si arriten ne pllaje , burrat pane majemale me debore dhe nje pyll poshte tyre qe niste ne kufirin e pllajes me jo ndonje dendesi kushedi.
Leka, si verejti vendin me kujdes, u beri me shenje burrave qe te futeshin ne pyll. Pylli behej gjithje e me I dendur. Cuditerisht, ngado , poshte dendesires gjethegjelber dhe me trungje e shkurre, te gjithe pane kryqezime rrugesh; rrugesh te ngusha kembesosresh. Ama, asnje shenje njeriu. Askund.
Te ecje poshte pemeve te pyllit ishte nje kenaqesi e vecante per burrat e perzhitur nga dielli I detrave. Ishte nje freskine e mahniteshme.
Leka, qe printe grupin, nuk ecte neper shenjat e rrugeve, por vetem mes ferrave e neper shkurre. Ai I porositste kohe pas kohe shoket te mos pipetinin. Asnje fjale!
Nuk ishin larguar shume nga bregu.
Asnje ze. As edhe nje cicerime zogu megjithse pylli ishte gjith gjelberim. As edhe nje puhize ere nuk ndjehej. Leka ecte me veshet pipez. Ishte I sigurte tani se perqark diku kishte njerez. Mbase ata ishin fshehur diku dhe , ndoshta, ishin duke I vezhguar.
Prijesi ndjeu ta mbeshtjellte nje taft I nxehte. O I sillej verdalle nje parandjenje e keqe. Qene larguar shume dhe nuk kishin asnje shenje perse duhej te shkonin me tej. U beri me shenje shokeve se do te ktheheshin .Fundja edhe muzgu ishte duke rene. Me e mira ishte te dilnin nga pylli , te shplodheshin e te merrnin veten dhe, neser, me te zbardhur, te hynin edhe nje here ne pyll qe, me siguri qe e kishte nje fund dhe kushedi se c’ishte atje.
Mes dy rrugezave, Leka urdheroi te ktheheshin andej nga ishte bregu ku kishin lene anijen.
Befas…
Leka u step. Ishte nje tingull I metalte , I dobet, por qe e kapen veshet pipez te te gjithe detareve.
Leka veshtroi perqark me syte kater. Me kot. Mos valle I kishin bere veshet? Mmmm. Si mund t’u kishin bere veshet te gjithve? Instinktivisht vuri re se kishte vene doren te mylli I shpates, kur…
Nje zhurme e forte dhe, nje mase e rende , e madhe, u shkeput nga kurora e pemeve dh era me force mbi qe te gjithe shoket.
Leka ra perdhe me ndjenjat e humbura.
MIHALLAQ ANDREA
No comments:
Post a Comment