Thursday, 28 August 2008

Qëllimi fisnik i Rembrandit

Ilir Levonja



ese

Nuk është e arsyeshme që të rrosh dhe, të mos pëlqesh. Ashtu sikur, nuk është e arsyeshme, të kesh qëllim dhe të mos përpiqesh . Ashtu sikur, nuk është normale, të kesh ideal, e të mos kesh idhuj. Ndryshe, gjithçka shkon me ritmin e së zakonshmes.
Sipas Gledis Shmid, biografes më në zë të Rembrandit, piktorit i madh hollandez thoshte shpesh: "O, behem nje Mikelanxhelo i ri, o një gomar". Kjo është tepër argëtuese vërtetë, sepse i ke shpallur luftë pa kompromis vetvetes. As qe bëhet fjalë fare, për pak prehje. Rembrandi, e nisi kështu betejen dhe armet e tia ishin talenti dhe frymëzimi. Bota ne sytë e tij ishte krejt ndryshe nga syte e të tjerëve. Ndoshta, nga ky vështrim i veçantë lindën dhe veprat e mëdha, nga ky vështrim i vëmendshëm, që ka mundesuar krijimin e një qëllimi te vetëm e fisnik, kthimin e së bukurës në një veper të dobishme. Ky qeëllim, e afron punën e krijuesit me atë të zotit.
Kur parapëlqejmë dhe përpiqemi të rritemi, duke i ngjajtur atij që na frymëzon, kjo do të thotë se rritemi me qëllimin e lart, te vetmin, me etjen per të qënë të shenjte per të bërë punë të bukura. Askush nuk do ta kuptoj atë që, për krijuesin, respekti me i madh, eshte ta lësh atë të lirë. ''Marrezite'' e tia, asnjëherë nuk kanë për ta çuar njerëzimin drejt fatalizmit.
Qëllimin e tij, Rembrandi e arriti duke mbushur veteveten me dashurinë për Mikelanxhelon. Ai preferonte dhe rritej, duke ëndërruar dikë, që ishte dikushi, dikë që ishte gjeni, dikë të ndëshkuar prej gjenisë së vetë. Kjo është më se e natyrshme dhe s'kemi përse te trëmbemi. Gjithkush ka ndjekur gjurmet e pararëndesve per të arritur majën.
Nuk mund te arrihej deri këtu, ku ndodhemi sot, pa kaluar nëpër duar veglat e epokave te meparshme, punën e njerëzve parardhës. Eshtë pikërisht kjo etje, kjo përpjekje, që na bënë te ndërgjegjshem për misionin fisnik te krijimit. Kjo e nderon qëllimin tonë.
Gjithmone, e keqja jonë e madhe ka qënë interpretimi. Nga ky kendveshtrim, shpesh here ndodh që, shqetësimet t'i marrin per pretendime. Une kembengul se, te shqetesohesh nuk do te thotë aspak se pretendon. Të shqetësoheh eshte krejt e natyrshme, deri sa je në kërkim të kryevepres, ose thjesht nje vepre të dobishme. Duhet maturi dhe urtësi dhe në, këtë sjellje të lartë duhet ta kërkojme edhe tek tjetri. Kur nuk e gjejmë, shqetesohemi, e pikerisht këtu lind kontradikta, sepse shqetesimin e treguar, të tjerët e interpretojne për pretendim. I vetmi qe na vjen në ndihmë, eshte ai që rron brenda nesh, keshilltari...., ose vetveti, ai me të cilin bisedojmë shpesh.
Qëllimin tonë të mirë askush nuk e respekton, megjithëse në konferenca shtypi, shtetaret shpesh argumentojne platformat me ndihmën e veprave tona. Kjo është tragjike, per vete faktin se, midis konceptit dhe realitetit ekziston nje distancë të cilën e mbajnë pezull keqinterpretimet. Po kjo nuk do te thote aspak se, edhe nese ekziston ai, këshilltari brenda teje, te mos ndodhi i njejti keqkuptim. Ai vetem se do te ta lehtësojë brengen, është njësoj si të thuash, që ke se me cilin bisedon e aq me tepër, kur ti ke nevoje te zbrasesh. Makiaveli pershembull, ishte nje nga keshilltaret më të shkelqyer që ka njohur historia, ose u bë i tillë pasi publikoi ''Princin'', sikur vepra t'i kish pararendur kohës, kombi italian nuk do të rronte i ndare. Besoj të kete qënë kjo arsyeja që, Ali Pashe Tepelena, ne muzgjet e embeltha te Janines, diku buze liqenit, te degjonte sherbeyesit e tij të t'i lexonin pjesë nga Makiaveli. Megjithëse, sipas të dhënave dhe aq sa e njohim Ali Pashain, të krijohet përshtypja se ai Makiaveli, shpesh i dukej sikur s'thoshte ndonje gjë të re, por sidoqoftë e argetonte.
Nga kapitulli i fundit i librit te tij, "Princi", ia vlen te shkëpusim disa radhë per të kuptuar mire peshen e fjales se këshilltarit, njeriut që rron brenda teje, atij që shpesh na bënë të dukemi sikur po flasim me veten... ja një paragraf. "Duke, medituar mbi gjithcka të parashikuar më siper, (e ka fjalën per ate qe nuk zhbëhet më), duke analizuar se sot Italia, kur kohërat janë të tilla që t'i japin mundësi një princi të ri, të bëhet i shquar, mund të gjeje rastin dhe mjetin për t'i dhënë këtij vendi nje forme të re, që këto shërbime ta mbulojnë me lavdi princin dhe banorët e vendit me pasuri. Me duket se rrethanat që shkojnë në favor të një plani të tille, janë të shumta, aq sa s'mund të them se, nuk ka pasur kurrë një kohë të përshtatshme sa koha që jetojmë për ndryshime të mëdha. Në rast se për të njohur virtytet e Moisiut, popullit të Izraelit u desh të ishte skllav i egjiptianeve, nëse për të shpërthyer me krejt shkëlqimin e vet madhështia e shpirtit te Siriusit, u desh që perset te shtypeshin prej medëve. Dhe së fundi, për të vlerësuar trimeritë e Tezeut duhej qe athinasit te ishin të përçare, po ashtu edhe në ditët tona, që dikush të shquhet, duhej që Italia të katandisej aty ku e shohim sot; më e shtypur se ebrejt, më e skllavëruar se persët, më e përçarë se athinasit, pa drejtues, pa institucione, e rrahur, e çjerrë, e pushtuar, e sakatosur prej te gjitha mënxyrave. Deri më sot, duket sikur disa vegime të herë-pas-hershme, kanë dashur të paralajmërojnë ardhjen e një njeriu te zgjedhur prej perendise per çlirimin e saj. Po, nuk do të vononte që ky njeri të ndahej prej fatit ne mes karrieres se të tij të ndritur, ndaj ende sot, thuajse duke dhënë shpirt, ajo është ne pritje te atij që do t'i mbyllë plagët, të atij që do t'i japë fund plaçkitjeve dhe grabitjeve prej të cilave vuan sot Lombardia, t'i jap fund kusarive qe po shkatërrojnë mbretërinë e Napolit dhe Toskanën, e së fundi, të shëroje ato plagë të thella që tashme janë bërë fistuloze".
Nga teksti i mësipërm, nuk është e vështirë të kuptohet se qëllimi i Makiavelit, është të t'i kujtojë njerëzimit, kryesisht politikanëve, mundësinë që ata të bëhen ''princa'' të reformave. Sajimi në mënyrë të përkryer i një princi, duket sikur qetëson shpirtin e lodhur të Makiavelit, ndërsa na jep edhe neve shansin që në fronte të ndryshme, të paktën t'i afrohemi këtij konvencioni.
Më kujtohet se pas rënies së diktaturës komuniste, kur unë jetoja në Lushnje në vitet 90-të, u shfaqen grupe te rinjsh me origjine italiane, të cilët predikonin Baha' i -in. Ata shpesh thoshin se, "synojmë një botë, pa kufij". Kjo ishte nje thirrje që ngjalli interes tek ne dhe njerëzit në përgjithësi, sepse ne ishin te lodhur nga hermetizmi i telave me gjemba, nga retorika e parimeve te socializmit. Kjo, thirrje, na bëri të tregoheshin të vëmendshëm ndaj Baha'u'llahut, sidoqoftë mangësive mbi konceptimin e fesë, për shkak të ateizmit shtetar të ish diktaturës se proletariatit. Megjithatë, aty u pa qartë, etja e njerëzve për të qënë qytetarë të një bote të tillë, pa kufijë.
Në këtë këndvështrim, kam pasur rastin që, pikërisht pas këtyre viteteve, sidomos në kohë fushatash elektorale, miq të mi, apo të njohur...., të cilët hepuar nga entuziazmi dhe ekstaza bënin premtime faraonike. Pavarsisht intimitetit, privilegj ky që ta jep miqësia, nën një kujdes të akullt unë pyesja vetveten: ''A ekziston brenda këtij njeriu, qëllimi fisnik i Rembrandit, apo princi i ëndërruar i Makiavelit?''.
Për të shuajtuar kureshtjen, sërish fal privilegjit që të jep shoqëria, pyetjen time e sendërtova, pra e bëra të gjallë, të vërtetë.
-A rron brënda teje, qëllimi fisnik i Rembrantit, apo princi i ëndërruar i Makiavelit, miku im dhe kryetari i ardhshëm?
-O çun, zgjou, shikoje jetën në sy se librat të vënë në gjumë, - tha ai..., kryetari i ardhshëm.
Duke gjykuar se, edhe populli im e ka përterirë shpresën e besimit, shumë shpejt ai (populli, jo kryetari) do te ndjehet i perfshirë në ethet e këtij..., qëllimi fisnik për të prodhuar vetëm progres. Përpara është një demokraci e re, që domethënë se, popullit i është dhënë mundësia. Në kësi raste, ai është njësoj si krijuesi. Duhet te mos pezmatohet nën kushtet e një përpjekje, për të arritur përsosmërinë dhe tokën e premtuar. Sepse, rënie të tilla karakterizohen nga katastrofa të pa shembullta, si luftë civile, përndjekje, vrasje, anarshi. Nuk është e vështire për të kuptuar, se gjithçka që më rrokin sytë, gjithçka të kësaj mbrëmje që jam duke shijuar, te mos ekzistoje me. Pershembull, nderthurja e mendimeve dhe e hamendesimeve, puhiza neper gjethet e geshtenjave ndan bulevardit, njerëzit që shkëmbehen e bisedojnë, dritat e semaforit, fishkëllima e një bilbili, boritë e një karvani makinash që shoqërojnë nje çift të porsamartuarish etj. (Nje shembull te tille e bënë, viti 1997.) Ne gjithmonë duhet te bëjmë përpara, vetem nëpërmjetë vullneteve të lira, ne duhet të inspirojmë vullnete të tilla për të kuptuar realitetin krijues, të drejtat e ndërsjella dhe funksionin e partneritetit, elemente jetike këto për një shoqeri demokratike. Pra, shoqerisë këtu i duhet të jetë kreative, t'i ngjasoj krijuesit, te marri nje mision në përditshmërinë saj, aq sa, në të njejten kohe, ajo t'i japë mundësinë dhe individit të kapi përmasat e reformatorit, të prodhojë pikërisht atë princ që e ëndërronte Makiaveli. Kjo na bën të mendojme se natyra biologjike e shoqërisë dhe krijuesit, janë si dy shpirtra binjakë, të cilët duhet medoemos të mbartin në vetvete një qëllim fisnik..., sigurisht, kryevepren.



______________________

No comments: