Friday 19 December 2008

BURGU I GRAVE


( Ese nga Roland Gjoza )
Ajo ishte nje fidanishte ne burg.Hotensa,krizantema,trendafile,shpatore,zambake,natyrisht dhe vajza te reja e gra me veshje te cuditshme,te perhime,qe u rrinin te medha.Ishin veshje burgu.Fidanishtja ishte mbuluar me nje celofan te trashe ngjyre blu ku dukej njolla e lebyrte e diellit.Na i treguan vajzen.Nje hollake e perkulur mbi shkurret me trendafile te kuq.Nuk kishte emer.Vetem numer.21.Ashtu ishte mesuar ta therrisnin.Permendja e emrit i shkaktonte merzi,vecim,perhumbje.I thirrem 21 dhe ajo ktheu koken.Sa e zbehte qe ishte.Sy me nje drite te marrte,floke te fshehura ne nje shami te zberdhylur.Duart te holla me gishterinj te thate tere damare e eshtra.Ishte 19 vjec,po dukej si 30.Atje prane luleve qeshte nje grime,ashtu kot,vetem pse lulet ndoshta krijojne asosacione te forta te vajzat.
Fidanishtja u mbyll.Kishte mbaruar orari.2 ore me lulet ne dite.Pastaj tri ore ne sallonin e bukurise.Ajo mesonte si te bente nuse.Ketu ishte rekuizita e nje teatri te vogel.Ajo mesonte,po s'kish per t'u bere vete.Ishte denuar me 16 vjet burg.Ajo vajze e imte aq e heshtur,qe prekte me duar grim,vello,fustane nuserie,e kishte te ndaluar te mendonte per nje idil per vete.Ishte burg grash.Nuk kishte asgjekundi meshkuj.Ajo ishte perjashtuar perfundimisht nga nje fjale dashurie,nga nje puthje pasioni.21 enderronte.Kete herezi nuk ia ndalonte askush.Po vec e tradhtonte nje nenqeshje e embel,ngasese,e pafajshme dhe me hir te cuditshem mekati.Iu afrova dhe e pyeta;
-- Si ndodhi?
Ajo pa nga gardiania,qe tundi koken lehte dhe i dha leje.
-- Babai.Vrava babane.
-- Pse?
-- Vinte i pire dhe rrihte nenen.E bente per vdekje.Njehere i theu doren.Njehere tjeter i nxorri njerin sy.Atehere nena vendosi ta vriste.Isha me e madhja e femijeve.I dola krah nenes.
-- Kush e vrau?
-- ...
-- Te pyeta kush e vrau.
-- Une.
-- Pse ti dhe jo nena?
-- Ishim pese femije.
-- C'do te thote kjo?
Ajo nuk foli me.Dukej shume e emocionuar,i dridhej buza,qerpiket e lagur,me shikonte sikur kerkonte ndihme.Nuk munda te mesoj me asgje.Merrej me nusen e improvizuar ne karrige.Me duar te dridhura,gati per t'ia shkrepur te qarit.Sidoqofte aty kishte nuse,po mungonin dhenduret.Dhe kjo nuk ishte e thjeshte.
Te nesermen e pame perseri ne fidanishte.I merrte trendafilet e kuq me gonxhe te medha me duart e vogla,i vinte ne faqe e ne gushe dhe fliste pa pushim me nje ze qe degjohej deri te une.Ishin fjale kaq te thjeshta,fare te rendomta,po qe te preknin thelle.Ajo u kishte vene luleve emrat e vellezerve dhe motrave.Trendafili me i madh,nje gonxhe e kuqe gjak qe kishte shperthyer bujshem,ishte nena.Babai s'kishte trendafil.
-- I pershendet cdo mengjes? e pyeta duke u afruar prane saj.
Ajo tundi koken.
-- Ato e degjojne -- i peshperita.
-- Si e degjojne?
-- Me eren e shpirtit.
-- C'bejne kur e degjojne?
-- Flasin per ty.Te vine zerat e tyre?
-- Ku e di ti zoteri qe me vine zerat e tyre?
-- Cfare te thone?
-- Se me duan shume.
-- Dhe ti u thua se i do shume.
-- Eshte e vertete.
Pastaj ajo qau.
-- Pse qan?
--Sepse nena qan.
-- Pse qan nena?
-- Ajo thote se une jam treguar e nxituar.
-- E marr me mend.Ti e bere qe vellezerit dhe motrat te rriteshin me nene.Kjo eshte gje shume e madhe.
-- Vertet?
-- Ti tani ke pune vetem me zotin.Te tjeret nuk te kane kuptuar dhe s'kane per te kuptuar kurre.E fshehta jote eshte e fshehta e zotit.Kuraje.Ngrije koken.Shto dhe nje trendafil qe e ke harruar,nje trendafil per vete.
-- Faleminderit,zoteri!
Po nuk mbaron me kaq.E dija qe isha ne nje burg grash,po ende nuk kisha zbuluar te fshehten.Pervec fidanishtes dhe sallonit te bukurise ne ate burg kishte dhe maternitet.Nje vile e bardhe me kopsht e rrethuar me nje gardh me tela.Hyme brenda.Pasterti vezulluese,kuzhine,sallon pritje,dhome gjumi.Nje grua qe pergjon foshnjen ne barkun e vet.C'eshte kjo grua?Nje vrasese.Dilnin neteve bashke me burrin ne rruget malore dhe plackisnin taksistet,i vrisnin,u vidhnin makinat.Ne paraburgim ai gjeti mundesine dhe e la shtatzene,,jo per ta ndihmuar,po qe te vuante e te mos binte ne duart e policeve.Dhe ajo vertet ndjehej keq.Rrinte kokeulur,nuk fliste,degjonte mjeken dhe shikonte barkun e saj.
-- Foli me ze,-- i peshperiste mjekja -- po edhe me mend,foli gjithmone fjale te embla dashurie.Rrite me dashuri.Ai te degjon.Foli sa me bute,kendoji ninulla.Ai te degjon.Ferkoje,perkedhele.Ai e shikon doren tende.Shikoje me shume dashuri.Ai e shikon fytyren tende.Tani ai eshte nente muajsh,kur te dale ne drite do te jete nente muaj e nje dite.Jo nje dite,po nente muaj e nje dite.Kete mos e harro.Ai nuk di asgje per ty,po di qe ti je nene.Sillu si nene.Ai fle dhe rri me fytyre nga ty ,prandaj do dashuri.Ai nuk ben gabime,prandaj nuk do fjale qortuese.Mos sill neper mend c'ke bere,mekati dhe pendimi jane per veshin e zotit,ndjej dashuri dhe shprehi sa me shume dashuri.Ti thua s'ndjej me asgje,po kjo s'eshte e vertete.Ti ndjen,se je nene.Provo te ndjesh dhe kur te duket se s'ndjen.Nuk je ne burg.Hiqe nga mendja burgun.Mos ia thuaj.Je ne nje vile.Ne nje vile te bardhe me kopsht.Kete thuaji.Ai vjen nga parajsa,po ti mos i trego ferrin tend.Dhe kete mos e harro.
Ajo i mbante syte ulur.Nje grua e madhe,e veshur me te bardha.Nuk ia pashe mire fytyren.Nuk e ngriti asnjehere.Vetem here-here i shikoja buzet e trasha qe belbezonin dicka.Ndoshta fjale dashurie.
Dolem perjashta dhe mjekja me tha;
-- Edhe kjo eshte nje viktime.Pothuaj te gjitha grate e ketij burgu jane viktima,se gruaja s'vret,ta them une,s'vret.Marrim rastin e kesaj gruaje fatkeqe,ajo s'ka gisht ne vrasje,ato i ka bere ai,po ajo e ka shoqeruar,se gruaja eshte besnike dhe ne poshtersi.Po ajo i ka marre te gjitha mbi vete,Te gjitha vrasjet.Ju besohet?Vetem qe ai te dale i pafajshem.Ja,c'ben gruaja.Prandaj i flas ashtu,se e di qe me kupton.Me mire te fitoje instinkti i nenes,se i dashnores.Po jam e bindur se ai ka fituar.
-- Po per 21 c'mendim keni?
-- 21 ka marre persiper krimin e nenes,qe femijet e tjere te rriten me nene.Kjo eshte,e kam thene dhe me pare,Krishti eshte e seksit femer.Prandaj s'po ecin mire punet, se e kane fshehur kete te vertete.
A ishte e vertete qe burgu i grave ishte burgu i viktimave?Kush do te me jepte nje pergjigje? Muzgu qe po binte,apo feneri i rojes qe kerciste neper ere,porte me porte,ndersa dyert e burgut mbylleshin?

No comments: