Saturday 13 December 2008

Shpresa për Valdeten



Fatmir Terziu

Sue Davidson nuk nguron të kritikojë gjendjen spitalore në Shqipëri. Ajo thekson se “nuk di as se si të shpjegojë gjendjen e dy spitaleve që vizituam por unë mendoj se burgjet britanike janë shumë herë më të përshtashme se këto vende ku kurrohen njerëz të sëmurë e në nevojë shëndetësore”.




Valdete Gjonpalaj është një vajzë 18 vjeçare shqiptare që fëmijëria e ka lënë në karrocë. Një sëmundje e rrëndë i ka lënë asaj shancet e ecjes në mes, duke ia këputur ëndrrat. Por këto shance dhe shpresa duket se po ringjallen, pasi dy britanikë që e takuan atë në Tiranë kanë hapur zemrën dhe humanizmin për të, për natyrën e saj të qeshur. Sue dhe Julian Davidson, banorë britanikë të ishullit Arran, kanë bërë të pamundurën që ajo të ndihmohet. Me humanizmin e tyre kanë ngritur në këmbë një ishull të tërë dhe kanë grumbulluar mjete dhe ndihma. Ata e takuan Valdeten verën e kaluar në Tiranë dhe shprehën dëshirën që të ndihmohej. Tashmë banorët e këtij ishulli që ndodhet nëjug të Greenock, Paisley dhe në perëndim nga Gllasgou, janë bërë miqtë e vajzës shqiptare që shpresat i janë bërë një shjenjë jete.

Historia e vizës

Më datën 30 Tetor të 2008-ës, e enjte, Sue dhe Julian Davidson shkruan në Arran Voice se “për lexuesit që kontribuan tek grumbullimi i fondeve për të sjellë vajzën shqiptare, Valedeten në Arran për të ndryshuar rrjedhën e jetës së saj nëpërmjet trajtimit mjekësor, është kënaqësi të ndahet ky lajm i mirë. Menjëherë pesëdhjetë lexues hynë në faqe dhe dëgjuan lajmin se mënë fund pas 13 muajsh dhe viza aplikimeve kishte ardhur suksesi. Valdetja dhe prindërit e saj shkuan në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë dhe ishin gëzuar kur iu dha vizë-mjekësore për trajtim në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte një vizë shumëhyrëshe dhe vlente për gjashtë muaj dhe që mund të zgjatej nëse ishte e domosdoshme.
Disa javë më pas Valdetja u soll nga Shqipëria në Arran nga ky çift britanik që jeton në këtë zonë. Ata shpresojnë tek një operacion që do ti ndryshojë rrjedhën e jetës së saj dhe do ta bëjë atë të ecë prapë në këmbët e veta.

Vështirësitë

Ndërsa ortopedët i kanë thënë Valdetes se kjo ndërhyrje mund të jetë shumë ndërhyrëse dhe ata nuk mund ti japin asaj atë trajtim të nevojshëm që ajo shpreson.
Valdetja është kthyer prapë në Shqipëri dhe do të vijë prapë në Arran në 2009-tën. Ajo është shumë optimiste dhe është e vendosur që të ecë prapë edhe po të jetë me mjete ndihmëse.
Asaj i është dhënë një program stërvitor nga fizioterapistët britanikë, për ta vazhduar. Ajo do të vizitohet kur të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga specialistë të departamentit të fizioterapisë. Ajo ndoshta mund të paiset me këpucë speciale që ta ndihmojnë për të ecur.

Çifti britanik që ndihmon Valdeten sqaron

Çifti britanik që ndihmon Valdeten, thekson se ka patur ditë të ngjeshura në Shqipëri. Ata sqarojnë se në fillim kanë shkuar të takojnë doktor Qemalin që i ka kryer scanimin dhe X-rays në Tiranë. Ai përgatiti edhe dokumentacionin e saj dhe për prindërit dhe nandihmoi të gjejmë vendet me fizioterapistë të mirë.
Sue Davidson nuk nguron të kritikojë gjendjen spitalore në Shqipëri. Ajo thekson se “nuk di as se si të shpjegojë gjendjen e dy spitaleve që vizituam por unë mendoj se burgjet britanike janë shumë herë më të përshtashme se këto vende ku kurrohen njerëz të sëmurë e në nevojë shëndetësore”. Ajo shton se “Vendi i tretë që ne vizituam ishte shumë më mirë. Një spital privat i financuar pjesërisht nga ndihmat qeveritare dhe nga Kisha Katolike.
Këtu ne takuam një fizioterapist shqiptar, që kishte shpenzuar 17 vjet në Itali dhe kishte marë eksperiencë që të ndihmonte shtetin e vet. Kjo është e vetmja qendër e tillë në Shqipëri dhe u hap ato ditë të vizitës sonë.
Ministri shqiptar i shëndetësisë dhe zëvendëspresidenti ishin në ceremoninë e hapjes dhe i kërkuan Valdetes që të dalë në foto me ta, sepse ata menduan se ajo kishte një të qeshur të dashur.
Kjo qendër ka stafin e saj professional nga Universiteti i Tiranës që kanë qenë të specializuar në Itali.
Valdetja filloi rehabilitim me një program special që në ditën e nesërme. Ata do ta vizitojnë tre herë në javë me një çmim prej dhjetë Eurosh për sesion njëorësh. Kjo është ndoshta më e lirë se në Britani, por shumë e kushtueshme për Shqiptarët.
Ditës tjetër ne i kompletuam shtëpinë me mjete lehtësuese për atë dhe prindërit e saj. Falenderojmë banorët e Arranit që me ndihmën e tyre ne jemi në gjendje që ti afrojmë Valdetes çdo nevojë.
Por britanikja tregon se ishte shokuar kur shefi i departamentit i kishte thënë se aim und t’i jepte mijëra emra të rrinjsh si Valdetja që kërkonin ndihmë. Ajo shton se kjo na bën neve më të përkushtuar që të shkojmë mbrapa në Shqipëri e të ndihmojmë këta të rrinj, sa më shpejt të jetë e mundur.
Valdetja dhe e gjithë familja Gjonpalaj dëshirojnë të falënderojnë të gjithë popullin britanik për qenien e tij kaq gjeneroze.

No comments: