Monday, 24 March 2008

ERRËSIRË














Nga Fatmir Terziu

“Për aq sa ekzistojnë thertore … , gjithmonë do të ketë sheshe betejash.”
Leon Tolstoi


Aty ishte një derë,
dhe unë nuk e hapja dot
nuk e arrija dot dorezën,
pastaj një rreze në errësirë
dhe një zë nga larg.

Aty s’kishte dritare,
dhe drita kishte harruar atë vend
nuk hynte asnjë grimcë
kurrë s’kishte pasur dritë në fakt,
as poshtë ku vetëm minjtë linin gjurmë,
as ku merimangat vallëzonin atje lart.

Aty mungonte dita,
nata i kishte hyrë në borxh me vite
edhe kur dita hapej me diell,
edhe kur yjet pikturonin në qiell
nata kishte hapësirë pa kufi
aty ku zor se mund te quheshe njeri!

Aty vinte rradhë Tolstoi
Rembrandi kishte lënë përgjysëm një pikturë
Gëte ca vargje “harroi”
Leonardi Da Vinci s’u duk kurrë
Ca gërma sherri prunë ata
… dhe më pas ngatërruan një dynja …

… në errësirë
qiellit retë në fytyrë i kanë ngrirë
ashtu në atë terr pis
aty ku ende vjen një erë e ndyrë
thellë nga e zeza ku nata të dridhet, … ka nis
një erë … , një erë e fortë pritet të shfryjë.

Që dera të hapet një herë e mirë…

No comments: