Friday, 14 March 2008

FARUK MYRTAJ: NË EMËR TË ‘KORSIVES’


Nga Fatmir Terziu

vazhdimi me Myrtajn...

Në një botë njërëzore ku privatja duket tashmë një diskutim, edhe më shumë hamendësi mbesin tek gruppyetësori “në është apo ekziston ndonjë gjë private?” (Nitzche). Thjesht pronë e jotja! Ajo pronë të cilën publiku s’ka të drejtë të ta ‘dhunojë’, askush të ta njohë. Vërtet a ka ndonjë ‘personale’ qoftë kjo, dhe jo ‘shumë private’ të konsiderohet si e tillë? Në teorinë filozofike të Niçes, po aq edhe në mendimin e tij një gjë e tillë shmanget nën gërma korsive, të cilën vetëm një letërsi me këmbë të shëndosha e figuron maturisht. Dhe një letërsi e tillë me ‘këmbët e Niçes’ ka edhe stacionin e dëshiruar. Rrugës drejt këtij stacioni ku korsivja gjen simbolikën, të gjitha përipecitë njërëzore, janë njërëzore, por jo historikisht ‘personale’ dhe jo mundësisht private. Nuk janë të tilla edhe në lidhje me ëndërrshuarjen njërëzore; ‘vdekjen’, kur ajo ndodh realisht dhe jo ashtu ku Reso Pajtimi, ‘banori i Pallatit të Beqarëve’ vdes nën gërmat korsive të Faruk Myrtajt e “Nudo Zyrtare”. Në këtë tregim dy rrugë prezantojnë simbolikën e fjalës korsive. Njëra konsiston në marrjen në konsideratë të problematikës së emërtimeve me tipiken e kohës në mes, “Pallati i Beqarëve”, [edhe pse shumica ishin baballarë me disa fëmijë: shënimi im], dhe tjetra me riskimin e shikimit të emrit ‘shok’, ‘vëlla’ apo thjesht ‘banori ynë’ nën metafizikën e një keopsi dukurikërkues në një lëmsh të trazuar e tepër ‘korsiv’ që ngjet vetëm në teorinë e mendimtarit Nitzche (Niçe). Ne e dimë se çfarë Niçja riskon në këtë respekt. Emrat dhe emërtimet mund të konstituohen në anën e largët të ‘jetës’ së karakterit, marrë nga një pikë avantazhi për të ardhmen e botës së tij, nëpërmjet një afirmimi të ‘vazhdimësisë’. Dhe prapë aty ku ky derivat kritik anëson tërësoren ‘personalja’ rikthehet si pjesë e komentueshme, madje humor-lexuese në shtjellën problematike të njeriut që e përcjell atë me përditësinë e tij. A nuk tingëllon e ngjashme kthesa letrare e Myrtajt në ecurinë e tregimit në fjalë, kur thotë në vetën e parë dhe në gjuhën e të ardhurit të parë të qytetarëve, për nga rradha dhe jo nga numri:
“Ku e gjeti që më vdiq mua ky mavri!”
Dhe këtu mungon retorika, se retorika me të vdekurin, po aq me të pranishmit e gjallë, ‘por të vdekur’ se s’ka si të jenë ndryshe në kohën e “Pallatit të Beqarëve”, ku Reso ka kusuret dhe llogaritë e veta, nuk shkon as edhe për arsye gjuhësore dhe as për norma të tjera të përafërta, që i sjell ‘vështrimi i [gjysëm] të vdekurve të pranishëm. Në këtë mes retorika e Myrtajt ka vetëm një arsye, një arsye që shënon aksidentin e pikëpyetur, aksidentin që në fakt kurrë nuk ka ndodhur, por që u hamendësua si i ndodhur. I hamendësuar i tillë se edhe vdekja e tjetrit kushton, se edhe ajo hyn në llogarinë e ‘të ardhurit të parë’. Vdekja e tjetrit shton fjalitë korsive të Myrtajt, teksa 250 lekëshi i Resos ‘nuk mundi ta shtynte vdekjen së paku deri në mesditën tjetër”. Dhe sikur të mos mjaftonte llogaria e 250 lekëshit të Resos, që edhe për hir të trukeve ‘te xhami i dollapit në dhomën 303 të Pallatit të Beqarëve” del figuracioni i goditur aritmetik që Myrtaj e sjell për llogari të kohës që jeton i gjithë ai nocion i grumbullit rreth të vdekurit, duke mos harruar edhe Akim Rolin dhe borxhin e tij që id ha shansin të jetë ‘një privilegj për shkak të borxhit të papaguar dhe të ulet në vendin e njeriut të familjes pranë të vdekurit, në një ‘varrim pa lot’. Madje në një varrim ku Myrtaj ligjëron metaforikisht ‘buzëqeshje të shkrirë te gjithë përcjellësit”.
Në fund korsivja e fjalës mbyllëse të tregimit të Myrtajt flet më shumë:
“Sikur Reso Pajtimi të ishte gjallë. Mbase pikërisht për këtë Akim Roli shpresonte se një ditë borxhi do t’i shlyhej. Qoftë edhe duke e harruar atë.”

vazhdon... FJALA E LIRE

No comments: