(Një stacion për filozofinë dhe mendimin për Veprën e Kadaresë)
Nga Fatmir Terziu
Fitimi i çmimit Man-bookers Prize nga shkrimtari Kadare, në zonën Britanike, lëshoi një dritë, një dritë që i kishte munguar Veprës letrare, dhe jo vetëm asaj që ka prodhuar filozofia e mendimit Kadare, por letërsisë Botërore. Ky çmim solli një krisje në ‘traditën’ e çmim-dhënieve, por theu edhe një mit, një mit-debat ku Vepra është më shumë se sa ‘nga je dhe kush je’. Joy Store pas marjes së çmimit nga Kadare shpjegoi: “synimi i çmimit ndërkombëtar Man Booker Prize, ashtu si e kuptoj unë, është jo të ‘mirëseurdhërojë’ vetëm Amerikanët, por të zgjerojë mendimin e kulturave të tjera dhe rrugëve të tjera të shikimit të botës nëpërmjet literaturës”. Zana Lita duke shtuar në komentin e saj komunikoi duke shtuar vlerat e Veprës së shkrimtarit, që sipas saj ‘shpëtimi i një vepre nga kthetrat e sulmit totalitar, do të sillte një shans më shumë që Vepra të parathoshte sot hapur vlerat e saj”. Por ajo që shihet në komente të tjera është tashmë një stacion për filozofinë dhe mendimin e Veprës së Kadaresë. Këtu është një tendencë e vogël dhe ekzakte e agjencive inteligjente dhe departamenteve të marrëdhënieve ndërkombëtare në Botë që të vënë në interes veprat dhe të pasqyrojnë vlerat duke larguar inatet dhe xhelozitë personale. Në kohën që Vepra e Kadaresë, duartrokitej në Skoci, Angli, Francë, Europë dhe në Botë, pas marrjes së çmimit dhe dhjetra vlerësimeve të tjera më pas, në zyrat e tilla shqiptare asgjëja ishte më kryesore sesa një tryezë të paktën me ‘koktejl’ dhe jo me libra dhe një urim publik, që do të ndryshonte ndoshta edhe në të mirë të Kulturës Kombëtare Shqiptare, që i mungon komunikimi dhe respekti për Veprën dhe Krijimtarinë. Popullorja që ndoshta shkon në këtë rast, ‘kur s’të i joti, s’ka c’pret nga i huaji’, duhet ndoshta kuptuar ‘i huaji s’do të dijë se kush je, port ë vlerëson veprën tënde, për të huajin vepra është më shumë se qënia jote…”.
Por larg asaj që të bie në sy në këtë stacion të Veprës së Kadaresë, është përkthimi i cili edhe pse është nga profesionalistë perëndimorë, prapë në gjuhën e Joy Storie është një problem dhe një ‘ndryshe’. “Unë mendoj jo,”- thotë ain ë komentin e vet. “Përkthimi, kryesisht i literaturës është djallëzisht problematik, kështu që nuk është surprizë, por një fakt që shumë vepra të përkthyera dhe shumë të papërkthyera mbeten të papëlqyera në Perëndimin, ku përditë qindra vepra dalin në dritë përditë”, shton ai. Shqipëria është dyherë problematike në këtë drejtim. Të paktën kështu shprehen rreth tridhjetë e pesë përqind e komentuesve për këtë problem. Ata e shohin problem se e shkuara është ende një prag dhe gjuha një prag tjetër. Ata mendojnë se “letërsia shqiptare, kryesisht ajo e shkruar në vite, është e ngarkuar me turqizma dhe krahinarizma të shumta, madje ka edhe ndikime të fjalëve slave-ruse, që janë mbartur si shkak i këmbimeve dhe ndikimeve kulturore”. Nga ana tjetër ligjësitë komuniste, ato të Maoizmit dhe të Stalinizmit janë të komplikuara sepse në vepra janë strukur hije të dukshme e të padukshme letrare e figurative që janë thikë me dy presa për Kulturën Perëndimore, dhe këtu një përkthim përshtatës i lë veprat në një kosh plehrash, i harron dhe i ‘poshtërron’. Në rrethin ‘feudo-komunist’ të gjak-ushqimit kulturor një e shkruar që lavazhoi për të shpëtuar ka për detyrë sot të gjej edhe lavazhin tjetër të nevojshëm me qëllim që të pëlqehet në mesin e lexuesve Perëndimor. Si kudo tjetër edhe këtu janë disa anë të debatit që mund të konsiderohet. Nuk është një simplicitet, nuk është një çështje e thjeshtë e Komunizmit që të thuhet: “një version i keq gjithandej”, apo duhej “të ishte më mirë”. Kjo duket qartë në Veprën e Kadaresë që krijoi çdo gjë për të krijuar urimin e madh Perëndimor për vazhdimin e veprës së tij, shkrimin e saj edhe në Francë…
MODERNJA SIPAS TOPÇIUT?
Një nga kritikë-teoristët e sotëm që ka marrë në dorë të parathotë diçka për modernen në art dhe letërsi është Luan Topçiu. Topçiu hedh në tregun e mendimit dhe kritikës disa ide të tij, të shkëputura nga kërkimet e tij të shumta e të ndikueshme prej librave në gjuhë të huaj dhe rrjeshton fjalët kritike për të parrathënë normën e modernes. Ndërsa parathotë këtë normë në shoqërinë e termave të tjerë kompozicionalë ai nuk shtjellon, por vetëm nënshkron disa emra, ku në kohë e vend përbëjnë problem dhe madje një pikëpyetje. Kur Topciu flet për modernen dhe përmend disa lëvrues, ‘harron’ ose anashkalon modele të modernes në letërsinë shqiptare, sidomos në prozën shqiptare që mbahet rrëndë nën firma të tilla si Kulla, Kongoli, Myrtaj, Prifti, Qosja, Starova, Hajgeraj, Stani, Çela, Zeqo, Agolli, Çuli, Vreto, Gjuzaj, Laço, Korreshi e mjaft të tjerë, madje ‘harron’ edhe kryemodelin e modernes në letwrsinë shqiptare, Kadarenë, natyrshëm në këndin e një lëvrimi të tillë në kohë e vend tjetër. Në këndin historik ai paraqet një ekspoze dhe një rrugë të termit ‘modern’ dhe korrigjon keqkuptimin me modernizmin në tërësinë e kompleksitetit të tij. Në të njëjtën mënyrë parasheh të shpjegojë lidhjen në strukturën art-letërsi-filmografi duke thënë një preambulë e duke lënë një tjetër në mes. Kjo duket kur autori, përpos njohurive që shfaq, ndjen më mirë të shfaq guximin për një të shkuar se sa për të tashmen e krijimtarisë në letërsinë shqiptare. Përsëritja e emrave të sanksionuar nga kritika e herëpashershme, si iniçues apo linçues të modernes në fushat e krijimtarisë shqiptare nuk e çliron autorin nga pasarelat imbarguese që nocionin për ‘modernen’ e katapultojnë dhe e shpien në stacione të mëdyzuara. Në kremtimin e teorisë së tij diçka ndryshon kur ‘festivja’ karakterizon Kodrën, Rrugovën, apo edhe ndonjë tjetër si postkubist apo kubist për të parin. Por ajo që bie në sy nuk është kritika jonë për kritikën, nuk është shtesa e munguar, por argumenti që i mungon ende kritikës shqiptare, qoftë edhe për guximin e hyrjes në porta me problematikë për njohurinë dhe bagazhin e duhur. Duke lexuar Topçiun shihet nje riprodhim i termit ‘modern’ duke synuar të parathotë diçka të ndarë, diçka, që sipas tij flet ndryshe në shqip e ndryshe në kultura të tjera. Topçiu me teorinë e tij të ‘gjysëmhuazuar’ ka hutuar modernen në letërsi kur thotë se modernja flet ndryshe, se modernja sipas tij është tek konceptet e përmendura. “Konceptet modern, modernitet, modernizëm: nuk shënojnë të njëjtin kuptim për shqiptarin, anglezin, francezin, gjermanin, kinezin etj. Termi, si i tillë, nuk shënon të njëjtën gjë për të gjithë, sepse, në radhë të parë, shënon një nocion kulturor, social dhe lidhet pazgjidhshmërisht me historinë e mentaliteteve, me zhvillime të përgjithshme sociale, kulturore, psikologjike, fetare, teknologjike. Fjalët modern, modernitet, modernizëm janë të lidhura kuptimisht me semantikën e fjalëve traditë, tradicionale, tradicionalizëm, e vjetër, e prapambetur dhe përbëjnë një paradigmë të kundërt me të etj.” (Topçiu: Paradigmat e Modernitetit në Letërsi). “Autorët e sotëm gëzojnë lirinë e manifestimit pa kufizime, por nuk kanë sigurinë në performancat e krijimtarisë së tyre. Asnjë prosede nuk të siguron se ke fituar cilësinë e shkrimtarit modern apo postmodern, madje as përdorimi i modeleve të njohura botërore të letërsisë moderne, prosedetë zhvlerësohen me kohë dhe janë relative. Një piktor që përdor p.sh instalacionin sot në vend të pikturës së kavaletit, një regjisor që përdor skema të teatrit nonkonvencional, një këngëtar që këndon sipas një drejtimi të sinkronizuar muzikor të sotëm, hip hop, R & B apo çfarëdolloj manifestimi tjetër artistik, nuk do të thotë automatikisht se kemi të bëjmë me një artist modern. Moderniteti nuk mund të ngatërrohet me modën, është e rrezikshme që të identifikohen imituesit e së resë pa talent me modernitetin.”
Vazhdon… LEXO TEK FJALA E LIRE
No comments:
Post a Comment