... vazhdimi i pjeses se pare...
Një civilizim i ri po ndërhyn në jetën tonë, dhe ‘makutëria’ e hershme gjysëmshekullore ‘njërëzore’ është duke u përpjekur ta ushqejë atë në çdo hap dhe kudo e ngado, për më shumë në kulturë dhe krijimtari. Ky civilizim i ri sjell me vete stile të reja, ndryshimin e mënyrës së të punuarit, dashurisë dhe jetesës, ekonomi të re, konflikte të reja politike dhe përballë këtyre një shpërqëndrim i tejtendosur dhe i sforcuar gjithashtu shfaqet si një ushqim për krijuesin de artin në përgjithësi. Pjesë të këtij civilizimi vetmbyllen në ecje e sipër, që shënon emra dhe vepra të flakura tutje në pluhuramën e kohës. Mijëra krijues shqiptarë gatishmërisht ngurtësojnë jetën e tyre me ritmin e së nesërmes, për të synuar një rrugë tashmë të piketuar. Të tjerët, të frikësuar nga e ardhmja, janë të përfshirë në dëshpërim, fluturojnë në të shkuarën e tyre dhe përpiqen të restaurojnë një botë të vdekur që u dha atyre lindjen, jetën në ato kushte. Poshtë gjithë këtij civilizimi është një vetmi shumë eksplozive, si fakt i kohëjetesës sonë. Ai është evenimenti qëndror, çelësi për të kuptuar domosdoshmërisht vitet mbi krye. Ai është një eveniment të cilin Avin Toffler e quan ‘Dallgët e Para’ të ndryshimit që është lëshuar në detin e turbullt të dallgezimeve shqiptare këtu e mijëra vjet më parë nga një invazion ‘mistiko-kulturor’, ose nga një ‘tërmet-kulturë’ të ndryshimit të asaj që Toffler karakterizon si ‘Dallgët e Dyta’ të ndryshimeve nën etiketën e revolucioneve industriale. Ne jemi tani dëshmitarë të transformimit të rradhës, ‘Dallga e Tretë’.
Ne dukemi se jemi nën një thirje të cilën ‘gudulisja’ kremtuese e Kullës e lëshon si një kupolë-thirje: “I dashur keqbërësi im”, për të vazhduar në kuptimin e plotë të përshkrimit të fuqisë së plotë dhe të ‘pasurën’ e ndryshimeve ekstraordinare. Disa flasin me Vite-Hapësirën, vite informacionin, kohën elektronike, fshatin global, ndërsa Pëllumb Kulla ashtu si edhe Zbignieë Brzezinski, na kanë këshilluar me kohë se ne jemi ende “në kërkim të një adrese”, jemi në vitet e ‘teknotronikës’. Shumë nga këto fraza, duke u fokusuar në faktorin njëjës, afërsisht të tjetërsuara, jo ndoshta me një dukuri të tejzgjatjes së kuptueshme, kanë një diagonale të fuqishme mesazhi që kryqëzohet në lavdinë që ka lënë një hapësirë dhe një kohë, mbi lartësimin e një hapësire në një kohë tjetër. Ne lexojmë Kullën në këtë udhërrëfim dhe lëmë një shenjë që brezat ta skriptëzojnë në një ndryshesë midis të tre ‘Dallgëve’. Duke u ngulur që në hyrje të “Në kërkim të një adrese” me një fjali tejet domethënëse si kjo “dymbëdhetën e kishte përpirë dheu” ne s’mund të lehtësojmë dihatjen e vazhdimësisë, ku një skenar i qartë emocionalo-viziv natërheq të mbartin tek stacioni i fundit, por jo të lëmë këtë stacion për të kaluar tek tjetri, por cuditërisht na duhet një rikthim tek nisja, rilexim e rilexim derisa më në fund gjen gjuhën e përbashkët me Kullën. A nuk ndodh kështu edhe me tregimin “Edhe Alma nga majmuni rrjedh”, ku Kulla sjedh tregimin e një vajze katërvjeçare?
Një gjithëpërfshirje moshore rishtaz përndiqet nga një kompetencë linguistike që pasurohet në terminologjinë e fuqishme të përdorimit të fjalisë së shkurtër, si në paragrafin e mëposhtëm:
Pikërisht këtu është ajo që duhet theksuar. Lidhja me të tërën që mbartet nga ndërlidhja e moshës karakter, në një sekuencë të paraprirë nga mesazhi shumëkuptimësh. Pra këtu rëndësi ka emblematika e një krijimi që komandon atë pjesë që ngulmon aparencën ‘civilizim’ edhe në detajin më të vogël të krijimit. Në këtë pikë synon natyrshëm ajo që Toffler e zbulon tek teoria e tij. Le të krenohemi me Kullën tonë, brumin shqiptar.
vazhdon tek FJALA E LIRE

“-Do apo nuk do ti, - më tha prerë, - ne rrjedhim nga majmuni. Puna na bëri njërëz, po hiqmu, se kam akoma punë! Dhe më dëboi nga banja. Atë natë u shtriva, por nuk flija dot. Edhe pse më pas më zuri gjumi, u zgjova herët. Kot na e kishin treguar atë shkencoren. Tani unë e kisha të sigurtë [në vend të e dija të sigurtë: shënimi im] se si ish e vërteta: rrjedhim apo nuk rrjedhim nga majmunët?”
Pikërisht këtu është ajo që duhet theksuar. Lidhja me të tërën që mbartet nga ndërlidhja e moshës karakter, në një sekuencë të paraprirë nga mesazhi shumëkuptimësh. Pra këtu rëndësi ka emblematika e një krijimi që komandon atë pjesë që ngulmon aparencën ‘civilizim’ edhe në detajin më të vogël të krijimit. Në këtë pikë synon natyrshëm ajo që Toffler e zbulon tek teoria e tij. Le të krenohemi me Kullën tonë, brumin shqiptar.
vazhdon tek FJALA E LIRE
No comments:
Post a Comment