Nga Fatmir Terziu
Në plejadën e treguesve mes dy kohëve, ajo që sintetizohet si një ‘french new wave’ që në shqip mund të shqipërohet si një dallgë e re franceze në letërsi, norma treguese është ‘normë treguese’. E thënë thjesht, një tregim me kontekstin tregues, duhet të plotësojë atë që Georges Simeon, shkrimtari belg i lindur në Liege më 1903 do të thoshte në gazetën Gazette de Liege për të vazhduar më pas me një normë. Një normë ku tregii duhet të jetë një dialog, monolog, rrëfim në veta të ndryshme, apo persiatje e heshtur artistike, por kurë një stisje e mbingarkuar letrare, kurë një lodhje fjalësh dhe frazash. Në këtë rrugë, Vlash Fili, duket se ecën me tregimin e tij “Nënë Behija”. Morëm si shembull këtë tregim, pasi e parathëna e Simeon, që më pas e ngjiti atë me romanin “Maigret’s Rival” në majat e letërsisë bashkëkohore, ngjiz në dialogun e thjeshtë, tërheqës të Vangjelit, karakterit të Vlash Filit, me të shoqen, ku shihet një interes jetik, një përditshmëri komunikuese, një përditshmëri tipike familiare. Që në fillim me prezantimin e vetës së parë në rolin e treguesit dialogu midis Vangjelit dhe të shoqes, është një argument më shumë për të plotësuar rrethanat në cilat ky dialog nis, në të cilin nusja dha djali krijojnë parahyrjen detajuese, si njërëz që janë në pretencën e punës. Këtu puna e ciftit të ri dhe sorollatja e Vangjelit në një apartament të vogël ku autori vendos ngjarjet, në apartamentin që kishte një dhomë e një guzhinë, riplotëson vazhdimësinë dhe shton kurreshtjen e njohurisë së mëtejshme për situatat, rrethanat, kohën në të cilën zhvillohet dhe rrjedh ngjarja, madje sinjalizon edhe një argument më tepër për dialogun në mesin e palëve. Përshkrimi hyrës i tregimit është një detaj artistik i Filit. Ai zbërthen pjesërrisht nedshtrirjen e argumentit tregues dhe si shkak stis Vangjelin: “Vangjeli po ngjitej ngadalë në atë të përpjetë që të çonte tek pallati dykatësh ku banonte i biri. Kishte ardhur para disa ditësh të vizitonte të birin dhe nusen, në qytetin ku ata ishin vendosur para katër vjetësh. Pallati ishte në periferi të lagjes kodrinore, dhe sa herë vinte aty, gjithmonë mendonte vështirësinë e ngjitjes nga qendra e atij qyteti të vogël, deri tek pallati ku banonte i biri. Atë verë bëri shumë nxehtë, dhe para se të dilte nga apartamenti, kujtonte kthimin, dhe s’i bënin këmbët. Nuk ishte më i ri. Kishte kaluar të gjashtëdhjetat dhe e ndjente peshën e moshës. Nuk kishte më atë fuqinë e mëparëshme. Por edhe brenda në apartament nuk i rrihej. Djali dhe nusja shkonin në punë, dhe Vangjeli, gjithë ditën vinte vërdallë, sa në kuzhinë, në dhomën e gjumit, se apartamenti ishte i vogël, vetëm me një dhomë e një kuzhinë. Herë – herë, ndihmonte të shoqen me ndonjë punë, por edhe kjo për pak kohë, se ajo shtëpi nuk kishte shumë punë për të bërë. Kishte raste që vinte vërdallë kot nëpër shtëpi, aq sa edhe e shoqja e kuptonte dhe i thoshte.
-- Po dil një herë ore burrë andej nga qendra. Shokë ke plot. Pi një kafe me ta e kalo kohën. E shoh që je mërzitur.”
Sapo nis dialogu të prezantohet përgjigja e Vangjelit ndricon situatën dhe shton kërshërinë për një njohje më të thellë të karakterit kryesor. Atij i parandjehet lodhja që në sensing figurative vjen me: “Dua të dal moj grua, por kur mendoj të përpjetën në kthim, më priten këmbët.”
Këtu natyrshëm dialogu i treguar kërkon pasojën dhe pasoja rrikthen tregimin në vetën e tretë.
QETËSIA TREGUESE, NJË ELEMENT TËRHEQËS
Ndërhyrja e Filit në rrjedhën e tregimit duket një element më vete. Qetësia treguese e tij e thënë me plot kompetencë është një element tërheqës, një element me shumë kënde reflektimi. Autori ndërhyn me takt dhe sqaron më tej: “Megjithatë, vishej e dilte. Poshtë nga qendra, takonte miq e shokë, që nuk ishin të paktë, dhe kalonte kohën me ta duke biseduar e rufitur ndonjë kafe. Por, kur vinte koha për tu kthyer e kishte keq. Sado që rrugën e bënte ngadalë e me dy apo tre ndalesa, për të pushuar nga pak, kur mbërrinte në apartament, zemra i rihte fort, e frymë merrte me dihatje të shpeshta. Si për dreq, kishte filluar t’i dhimbte edhe njëri gju.” Dhe pastaj është një situatë që nën qetësinë treguese të Filit, kalon nga dialogu i treguar me të shoqen, në një aspekt tjetër ku dialogu me të birin është më figurative, më afër situatës shëndetësore të Vangjelit, ku mosha ende rrokullis ngjarjen: “Po ku e gjete këtë apartament more bir. Nuk kishte ndonjë më afër qendrës, apo andej nga lagja tjetër që është në fushë, - i thoshte shpesh të birit, por ai me të qeshur, i përgjigjej.
- Ke të drejtë baba. Vërtetë kemi pak vështirësinë e rrugës, por këtu kemi disa lehtësira. Qeraja është më e ulët, vendi është më qetë, e dukemi sikur jemi në fshat. Pastaj edhe me korentin bëjmë nga pak hile, e nuk e paguajmë sa harxhojmë. Më vonë kur të marrim pak veten, se ti e di sa pak na paguajnë pronarët shqiptarë, do të kërkojmë një apartament tjetër nga qendra.
-Eh, more bir. Ti kështu ke thënë çdo vit, dhe akoma nuk po luan që këtu. Kur mendojmë këtë të përpjetë, nuk na bëjnë këmbët të vijmë tek ju.
-- Do rregullohet baba, do rregullohet, - e mbyllte bisedën i biri.”
Në një dialog të tillë, ku tërheqja për të treguar më shumë nuk e lodh tregimin, natyrshëm dialogu i krijuar babë e bir, jo vetëm argumenton, sqaron një situatë të moshës së babait, Vangjelit, por edhe tejcon problem në linjën baba-bir, pra në linjën tradicionale, ku vizita e prindit tek djali është ende një simbolikë mes problemeve të reja e tepër të kushtueshme të kohës, ku qiraja e një apartamenti lëvis si pretekst tepër domethënës. Një sakrificë që zbulohet në një fjali, një intres që lejon të vazhdohet më tutje. Këtu ndjehesh mirë dhe nuk braktis leximin.
Ja kështu, ngadalë, po ngjitej Vangjeli asaj të përpjete edhe atë ditë të nxehtë vere. Ishte bërë ujë në djersë, megjithëse qëndroi tre herë gjatë rrugës për të pushuar. Sapo u fut në hyrje të pallatit, uli dorën me të cilën mbante gazetën në kokë, për tu mbrojtur nga dielli. Mori frymë thellë dhe foli me vete
-- Uh, shyqyr!
- Bënë shumë vapë edhe sot. Nuk po bie një pikë shi, që ta freskonte, se na mori shpirtin ky të nxehtë.
U habit, se nuk kishte parë njeri kur erdhi. Gjysëmerësira në hyrje të pallatit, si dhe dielli që i kishte vrarë sytë gjatë gjithë rrugës, nuk e kishin lejuar të dallonte një grua të ulur në fillim të shkallëve.
Gruaja ishte e thyer në moshë dhe veshur krejt në të zeza. Kokën ia mbulonte një shami e zezë e lidhur nën mjekër.
- Cilin pret këtu moj motër? – iu drejtua Vangjeli.
- Pres djalin apo nusen të vijnë nga puna, apo edhe fëmijët që ndofta lozin diku.
- Kush është diali juaj? - pyeti përsëri ai.
- Sinani, - u përgjigj ajo, duke ia bërë me dorë në një nga katër dyert e apartamenteve në katin e parë.
- Po unë e di se gruaja e Sinanit dhe nusja jote, nuk është në punë, - vazhdoi ai.
- Nuk është, por ndofta do të ketë dalë për të bërë pazar. Dera është e mbyllur dhe nga brenda nuk përgjigjet njeri.
Ai donte të vazhdonte bisedën, por në atë çast, u hap një derë prej ku doli gruaja e re që banonte në katin e parë. Në dorë mbante një tabaka të vogël me një godë ujë dhe një filxhan kafe mbi të.
- Nënë Behije, ujë është i ftohtë, nga frigoriferi, por po qe se nuk e do shumë të ftohtë, të sjell ujë tjetër, - i foli ajo gruas, nga ku edhe Vangjeli mësoi si quhej .
- Jo moj bijë, jo. Në këtë vapë ujë të ftohtë dua, të më freskojë nga brenda.
- Erdhët xha Vangjeli? - iu drejtua ajo atij. – Edhe sot bënë shumë vapë”
- Lëre mos e pyet. Jam bërë ujë me djersë, aqsa më ka dalë edhe mbi këmishë.
- Po mirë, pse rri tek shkallët dhe nuk futesh në një nga apartamentet e fqinjëve? Ja , lart në katin e dytë, është gruaja ime dhe mund të rrish me të sa të vijë nusja e djalit. Iu drejtua ai, Behijes….
Vazhdon….
No comments:
Post a Comment