Sunday, 16 March 2008

JUELA MEÇANI: E PADUKSHMJA QË SIGURON NDJENJËN NË POEZI




Nga Fatmir Terziu

Juela Meçani i takon asaj gjenerate që në vitet '90 hyri në artin dhe gazetarinë shqiptare me ambicie të mëdha. Veçanërisht që nga mesi i viteve '90, ajo dha një kontribut të konsiderueshëm në Departamentin e Kulturës në RTSH. Që prej vitit 2000 ajo jeton në Itali, duke u bërë një ndër personalitetet përfaqësuese të emigracionit shqiptar në atë vend, edhe pse tashmë ka menduar t’i shërbejë Atdheut dhe Kulturës Shqiptare në dy mënyra, duke iu rikthyer pasionit që dikur e nisi me rininë dhe forumet e saj demokratike. Ndryshe nga shumë të tjerë, Juela Meçani nuk ka reshtur aktivitetin e saj krijues dhe intelektual. Në periudhën 2002-2003 boton faqen ne shqip ne gazeten "Vita Casalese", ndërsa ne 2003-2006 koordinatore e Projektit te BE dhe Sir Optimist "Dire Fare Partecipare". Ajo është fituese e çmimit të parë në Panairin Ndërkombëtar të Librit, Torino me një përmbledhje me refleksione poetike në 2003. Librin e saj të parë me poezi "Violinat e qiellit" e ka botuar në 2002, ndërkohë që ka tashmë gati edhe disa projekte të tjera. Ndërsa poezia e saj është ajo që është në fakt një surprizë në kulturën shqiptare, është një zë më tepër në lëminë e saj krijuese. Në poezinë e Meçanit, rrëshqet hija e kohës, nën një retorikë ultimative. Një retorikë që buron nga dituria dhe privilegji kontemporan i strukturës që ndërton ajo në poezinë e saj, pod he aq edhe nga mesazhdënia relative që vargu dhe fjala e Meçanit krijojnë me materien, kohën, njërëzit dhe historinë. Historia, koha dhe njërëzit argumentojnë kriterin poetik dhe e mbartin atë në vlera normale të ndërtuara mbi një shtrat të shëndoshë poliglot ku çdo fjalë në vargëformim kapet si një e tërë, kapet si një filozofi më vete. Është retorika e vargut dhe e fjalës që grumbullon një situatë poetike dhe jetike. Është fuqia normative e retrospektivës që parasheh autorja teksa gjen argumentin histori. Këtu është retorika për memorjen. Është retorika që në modelin e Stuart Hall dekodon sintaksën dhe indulgjencën e saj gjuhëformuese. Në këtë teori historia dhe memorja janë pasazhe ndriçuese, janë çelsi i poezisë me vlera të Meçanit.

MINIDETAJI DHE ARGUMENTI

Poezia e Meçanit është një fluks. Është një fluks që rrëshqet në minidetaje dhe argumente poetike. Minidetaje dhe argumente që burojnë nga rrugëtimi kohor që parashihet në krahasimin e erës, dhe që vazhdon në të pashmangmshet befasi. Një idiomë logjike që kumton epitezën dhe formon epitetin si një normë letrare skriptëzuese. Koha është një dukuri, një minidetaj që pason logjikën e argumentit. Është koha që befason ledhatimin e ndodhshëm, që nën argumentin e Meçanit ‘herë të ledhaton’ por edhe fokuson kundërshtinë e prodhuar në logjikën e argumentit ‘të përtërin’ dhe jo të argumentit kundërshtues për pararendësen e fjalës në varg por për kundërshtitë që sjedhin befasitë, ato befasi që Meçani i quan ‘të pashmangshme befasitë’, ku autorja depërton nëpërmjet detajit të argumentojë me gjuhën e metafizikës: “Koha është monopol i kohës, akush s’ka pronësi mbi të”. Në divergjencën e kohës, ku postulati i fuqisë dhe njohurisë sinjalizon teorinë e Foucault, është edhe gjetja mjeshtërore e poetes Juela Meçani kur thekson se koha, pra ‘fuqia’ herë të shtyn e të ndrydh, madje edhe të mpak. Si qenie njërëzorë në minidetajin e argumentit të Meçanit është një plotës-kundrinë që siguron kumtesën e logjikës. Në këtë kumtesë një lajtmotiv buron mbi baza të shëndosha dhe fityron një poezi reale, tipike, të frymëzuar. Kur koha është monopol i vet kohës dhe kur askush nuk ka pronësi mbi të, argumenti sfilit disi metafizikën dhe sjedh debatin prudent të gjej tek minidetaji një argument të stisur. Një argument që nënshkruan figurativen, atë figurative të nevojshme për të plotësuar ligjësinë e keqiterpretimit të kohës njërëzore. Dhe në kohë Meçani, nënshkruhet elementi plotësues, ligjërohet efikasiteti i kuadraturës tipike ku nostalgjitë janë një arsye më shumë për të krijuar tejpamjen. Duke krijuar kohën si një element metafizik të padukshëm, në një rrugëtim jetik dhe jetësor, magjikja e poezisë së Meçanit sintetizon ‘nëpër fatet tona’, koha endet e padukshme.

E PADUKSHMJA SI NJË ARGUMENT

Meçani shikon një parantesë të padukshme në melosin poetik. Një parantesë e padukshme që vjen nga mentaliteti sinkron për kohën, po edhe aq për linjën që kohërat kanë krijua në hapësirën njërëzore të kulturës shqiptare, ku epiteti ‘plastelinë’ është më shumë se një argument për të padukshem figurative, për të padukshmen që buron dhe krijon si frut i frikës. Por tek e padukshmja e stisur artistikisht, poezia e Meçanit rrëfen prezencën. Prezenca nis me “Mirëmëngjes” dhe rrugëton e qetë me ‘një puthje me kafenë e nxehtë’, ku e padukshmja në fakt është një sindromë njërëzore e ekzistencës, e dashurisë si burim natyral ndjenjash të padukshme, shprehi sinkronueze. Në këtë padukshmëri elementi tjetër është plotësue, është rimëformues për vazhdueshmërinë në sqarmin poetik të të padukshmes që plotëson argumentin. Aty ndjehet nevoja për të gjetur madje edhe nëpërmjët flokëve të shprishur dhe erës së lëkurës, si element tjetër i padukshëm të ndjeshmen që mbetet ‘mbi jastëk’, që nënshkruhet në objektin metaforik të dashurisë dhe sinqeritetit njërëzor. Në këto padukshmëri të syrit njërëzor ndërhyn pretenca poetike e “Mirëmëngjezit”, jo thjesht si një ombrellë e mirësjedhjes, por si një nyje ku figuracioni rrok tematikën dhe siguron argumentin rrethues në të cilin ligjësia metafizike ‘shtyn këngën e zogjve të pranverës’. Dhe në këtë siguri buron poezia. Lind poezia që ndërton argumentueshëm poetja Juela Meçani.

E PREKSHMJA, NJËRËZORJA DHE POEZIA

“Në sytë e zi, një ditë e re dhuratë/bëhu mbartur me dashuri,/sa deti,” - thotë Meçani në një nga poezitë e saj. Dhe më tutje vazhdon të mitizojë përditësinë: “një ditë e re me ty,/ajër, frymëmarje, paqe, dritë,/Mirëmëngjes!” Këtu e prekshmja, njërëzorja dhe poezia bashkëjetojnë. Një simbolikë jetike krijon fleksibilitet logjik. Krahasimi metafora, fabula dhe hiperbola kundrinojnë një fleksibilitet që detyron një ndalesë. Një detyrim ky për të simpatizuar njërëzoren dhe tejçuar mesazhin që një poezi tipike e melodizuar në lidhjen bashkëkohore krijon si arsye më shumë në linjën e prekshme-njërëzore-poezi. Në këtë ndërlidhje, një ditë e Meçanit, një ditë e re me të dashurin, me njeriun, është “ajër, frymëmarje, paqe, dritë”, pra një e padukshme e tërë e mbledhur në një pikë tepër domethënëse dhe tepër kuptimplote për poezinë. Dhe në këtë padukshmëri është edhe ngjyra si një element tjetër, ngjyra që për teorinë e Bill Violës argumenton një botë tjetër, një filozofi më vete. Në këtë linjë Meçani sjell “Hëna blu” si një argument, si një padukshmëri për të dukshmen”

“Eshte faji i ca qyteteve, pa memorje, pa shpirt,
qe zhduken e harrohen brenda vetes,
qe ti strukesh si femije jetim.

Sa letra te shkruara me mendjen tek ti,
tek qielli qe shijon risite e tij ne det,
tek era jote qe fshin çdo prange.

Vrapo drejt detit, vrapo
kenga jote ende degjohet, melodi engjejsh
kenga jote nuk ka pushuar.

Edhe pse te kam urryer, te kam qare, te kam mbetur borxh
rri ketu me mua,
eshte faji i ca qyteteve pa memorje, pa shpirt.

Ti je qyteti im blu,
blu si vetmia, blu si e drejta, blu si tradhetite,
Hëna jote është blu, hëna e këngës time blu.

Rri këtu me mua,
dimri s'të prek dot, s'e prek dot tërheqjen tende,
blu si horizonti, blu si e ardhmja.

Hëna jote është blu, hëna e këngës time blu.”


Vazhdon… FJALA E LIRE

No comments: