Friday, 14 March 2008

LUGUTKA*



Nga Fatmir Terziu

Buzët mbi të vuri një pimës
La një pikëtakim lugthellë matanë
Ku lukurama çakurritëse solli tinëz
Ndritullimën pështjellëse nën tavan.

Harzane kaploi drita në dhomë
Hasetçiut iu ngul mbi kokë si shpatë
Buzët ia la ashtu në komë
Atij pimësi të lig atë natë.

Lugutka s’doli më në dritë
Kokën struku në harvallinë
Pimësi u zhduk nga sytë
Ajo mbeti në qosh e ngrirë.

* LUGUTKA=Luleshtrydhe; shih Fjalori shqip-anglisht, Universiteti i Oxfordit, 1998.

No comments: