Thursday 20 March 2008

ASGJË


Nga Fatmir Terziu

Një re
Një vetëtimë
Një re
Pastaj një re tjetër
Dhe unë pikturoj ëndërrën time…

Pastaj ndizem i tëri nën jorgan
Kaploj male, fusha dhe oqean.

Pastaj nuk e di
S’e c’ndodh…

Jam bërë i Madh, i Madh…

Pastaj eci në një anë
Pastaj s’kam asnjë pranë.

Pastaj kam një njeri
Kam një njeri dhe vetëm kaq.

Dhe pastaj eci në një anë
Në anën tjetër s’ka më anë
Dikush më largohet, dikush më vjen pranë
As nuk e di c’po më ngjan?

Fshij sytë,
I fshij me dy duar
Jam prapë vet i dytë
E pa besuar!

Unë jam bija jote
Më harrove…?
Rrëshqas nën carcafë bëhem përrua
Buzët zhulasë, por më janë qepur
C’po ngjet vërtet me mua?

Në ngritje vrapoj të laj sytë
I laj dhe prapë nuk besoj
Pyes me vrap një të dytë
Dhe kurrgjë prapë nuk kuptoj…

Unë u bëra President,
Pastaj isha asgjë
Unë u bëra Kryeministër
… dhe prapë një ditë asgjë!

Tani jam këtu bija ime
Jam këtu në këtë anë
Që të thërrasë ëndrrën time
T’a kem këtu pranë.

Bija ime
Një fjalë
Një fjalë,
… një fjalë
Ecim,
Ecim Bija ime në këtë anë
Ecim pa u ndalë!

Bija ime e lamë anën tjetër
E lamë
E braktisëm atë anë.

Ecim bija ime, ecim
Ecim matanë
Se edhe kjo anë bija ime
Mbeti djeranë.

Askund bija ime
Askund
S’kemi më anë
Gjëkund.

Në ecje bija ime
Një fjalë
Një fjalë, pa fjalë!
Kjo anë nga udha ka dalë
Një Zot e di se c’do ngjaj…

A do të ecim më bija ime?
A do të ecim?
Ti kurrë s’më fole njëmujorshja ime
Kurrë s’më fole.

Tani e di heshtjen tënde fëminore
E di pse s’nxjerr zë
Kjo anë është bërë mizore
Asnjë fjalë, … asnjë…

Më tutje s’të pyes më bija ime
S’të pyes
S’e as vetë s’eci dot duke folur
Thjesht bija ime ta dish:
Edhe kjo anë më është ftohur!

Po prapë nuk kam për të heshtur
Këtë ecje kurrë s’kam për t’a harru’
Më mirë të flasë me ty, bija ime
Sesa me ata të ‘vdekur’
që hijen e masin me hu…

Më mirë të ecim anë pa anë
aty ku ngjan zbrazëtirë
Vec ti më qëndro pranë
Në këtë rrugëtim të pështirë.

Kush na trazoi bija ime?
Kush na dredhoi rrugën e mirë?
Kush na la si thërrime?
Kush na la të ngrirë?

Më mirë të ecim bija ime
Më mirë
Të ecim në ecjen tonë të hershme
Është mirë…
Të ecim, të ecim më mirë.

Një dritë vjen nën re
Drejt e në retinë
E qetë dhe me nge
Lë pas një vetëtimë…

Në ecjen tonë kemi këtë shans
Të ecim me dritën që vjen nga lart
Me dritën që qielli zbraz
Të largojë errësirën, t’a flakë.


  • ERRËSIRË

    “Për aq sa ekzistojnë thertore … , gjithmonë do të ketë sheshe betejash.”
    Leon Tolstoi


    Aty ishte një derë,
    dhe unë nuk e hapja dot
    nuk e arrija dot dorezën,
    pastaj një rreze në errësirë
    dhe një zë nga larg.

    Aty s’kishte dritare,
    dhe drita kishte harruar atë vend
    nuk hynte asnjë grimcë
    kurrë s’kishte pasur dritë në fakt,
    as poshtë ku vetëm minjtë linin gjurmë,
    as ku merimangat vallëzonin atje lart.

    Aty mungonte dita,
    nata i kishte hyrë në borxh me vite
    edhe kur dita hapej me diell,
    edhe kur yjet pikturonin në qiell
    nata kishte hapësirë pa kufi
    aty ku zor se mund te quheshe njeri!

    Aty vinte rradhë Tolstoi
    Rembrandi kishte lënë përgjysëm një pikturë
    Gëte ca vargje “harroi”
    Leonardi Da Vinci s’u duk kurrë
    Ca gërma sherri prunë ata
    … dhe më pas ngatërruan një dynja …

    … në errësirë
    qiellit retë në fytyrë i kanë ngrirë
    ashtu në atë terr pis
    aty ku ende vjen një erë e ndyrë
    thellë nga e zeza ku nata të dridhet, … ka nis
    një erë … , një erë e fortë pritet të shfryjë.

    Që dera të hapet një herë e mirë…



8 comments:

Anonymous said...

I dashur Fatmir,

Gezuar Diten Nderkombetare te Poezise. E them me bindje, se Shpirti juaj eshte me shume se Poezi. Me fisnikerine tende ti te ben me turp. Te adhuroj , sinqerisht.
Ne poezine ''Asgje", te gjitha i ke thene.

Me shume mall dhe dashuri

Iliriana

Anonymous said...

Nje fjale me shume, nje fjale dhe vetem ate qe kjo poezi e meriton... e meriton dhe kerkon vemendje. Eshte filozofi, eshte ajo qe synon poezia...

Albani

Anonymous said...

Logjike, sens, ... Poezi!

F.A.

Anonymous said...

E kuptoj boten e poezise. E lexoj mendjen krijuese...

Bukur.

Bujari

Anonymous said...

Fantastike!

Anonymous said...

Dhe ndërsa poetët më shumë kanë ‘Pranverën’ shoqe, atëherë prurja juaj është dialektike. Le të mbesin poetet, krijuesit të mënçur e të thjeshtë, ashtu si nusërimi i pranverës larg kamerave të mbajtura në krah e nën krah të dumdumave të ‘gjithgjendshëm’ të historisë. Koha pranverore është gjetja më e mirë e poezisë, është jetëfrymëzimi i saj. Flora Nikolla, kishte gjetur ca minuta pranvere, mes poetit Xhevahir Spahiu, në Tiranë që të sillte domethënien e madhe, ku spikat realiteti poetik. Dikush tjetër gjeti pikëtakimin e vet dhe tha pak fjalë ‘vlerësim-interesi’ për shoqërinë jashtë poezisë dhe ‘ngriti’ lart aq shumë dikë sa që nuk duhej knockout për t’a mbytur krijimin e poetit. Na ngordhën mizanskenat, na ngordhën… “Më thuaj shoqërinë tënde, të të them se çfarë je..” thotë i Madhi Miguel de Servantes “Don Kishoti” (Don Quixote), duke përligjur këto krijime.

Anonymous said...

Z. Fatmir. Urime. Poezia Jote vjen teper e bukur ne nje dite te vecante si kjo e sotmja. Eshte dita e pranveres,por eshte dhe Dita nderkombetare e poezise. Vargje si:..

..Ne ecje bija ime
Nje fjale
Nje fjale,pa fjale !
Kjo ane nga udha ka dale
nje Zot e di se cdo ngjaje...

jane aq te thella sa te bejne te ulesh e ta lexosh me kujdes te gjithe poezine. Te lumte. Me respekt Fation Pajo. Gezuar diten e Pranveres e te poezise.

Anonymous said...

Nuk e di nese njihemi, por shpesh ketu ne Suedi te lexoj me endje. Nuk eshte vetem poezia juaj, as edhe tregimet e vecanta qe keni, por stili dhe zoterimi i dijes, i nderuar Fatmir ju ben me shume te njohur e te dashur.

Klodi