Sunday 5 October 2008

AVE MARIA



( tregim )

Roland Gjoza

Ai ishte nje fshat i cuditshem me mullare te ngrene dhe dordolece prej thesi mbi trembedhjete kodrina me pisha te zeza,ndersa tutje diku dukeshin alpet blu me nje ngjyre argjendi te vjeter.Ne qiellin e ndritshem si prej mermeri te kalter ne mavi fluturonin skiftere qe kur e kur binin poshte vetetimthi si lemshe te zinj,ne oborret e kullave perplot kashte,kuaj,shpende,lope,dhi,dhen.Mbi muret perplot dru zjarri kercenin kendeza me ngjyra te larushitura dhe kacafyteshin me njeri-tjetrin,ndersa mbi qemeret e portave te medha dremitnin qen stani.Nje mez i zi qe hingellinte hareshem ishte lidhur mbi nje kulle te nje oxhak i larte me nje litar te trashe kerpi.Prifti i Trungsakatit,Faustino Fistani,nje djalosh i ri me mjeker dhe mustaqe te zeza kacurrele i binte me thuper gomarit te kullte qe lazdronte thepave e krepave ne qejf te vet, ngaqe ate mengjes i zoti i kishte dhene per te ngrene e per te pire buke te grunjte meshe dhe vere te kuqe kungimi me ame mjalti e vakesire turbulluese dielli te bjeshkeve.Po edhe vete Faustino nuk ishte nisur pa ngjeruar ato delikatesa qe i mbushnin dingas qilarin e notitur.
Kishin ardhur pa mugulluar agsholi,i kishin rene deres fort dhe kishin thirrur me pezm e pikellim te lodhur.Kuajt poshte shkrofetinin ,hapnin e mbyllnin flegrat me terbim,ngaqe i kishin ngare me revan cmendurak neper lugjet e thata te Karmaranes.Kush jeni?i pyeti ai,po ata nuk i kthyen pergjigje.Nga vini?Dhe ata prap s'i kthyen pergjigje.Ishin tri burra qe pinin duhan me llulla te medha dhe haheshin me veten.C'doni ketu,po ju pyes,flisni,burrat e dheut,te pakten me thoni nga vini.Asnje pergjigje.Burrat nuk shikonin as njeri-tjetrin ne sy,i kishin mbyllur ato brenda ne qepalla me nje melankoli pa ane e pa fund. .Sikur te ishin ne hasmeri,gati per t'u vrare me njeri- tjetrin.
Prifti Faustino nuk i kishte pare asnjehere keto fytyra te murretyera,qe nuk nxirrnin ze dhe nuk dukeshin si fryme,po si shpirtera qe kishin ngritur rrasat e varrit dhe kishin ardhur nxitimthi per te dhene ndonje kumt te erret,te frikshem,te plotkobshem.Kishte ndodhur dicka.Patjeter kishte ndodhur dicka e parrokshme.Foshnje?thirri prifti.Domethene pagezim,qe te pergatitej e te behej gati,po asnje shenje,se fjale, jo e jo.Dasme?Larg lehu nje qen dhe era e bjeshkes i perplasi ne hunde taftin e rreshires se kedrit blu.As dasme s'qenka.Mort?Nje nga burrat ngriti koken me pertim te rende,pothuaj me pakenaqesi te hapur.Ai kishte vetem nje sy prej flake kajrafileje,ndersa tjetrin e kishte fshehur nen nje cope lekure te zeze si katran.Tundi koken lehte.E kuptoj,thirri prifti,per ku? Nje tjeter gervishti me nje thuper dicka pertoke.Prifti zgjati koken ,po s'mundi te lexoje gje.Shkoni,tha prifti,ecni ngadale,se po e shoh qe nuk doni te zgjateni me,sido qe te jete,une i di rruget.Ata u kthyen dhe iken.
Prifti zbriti poshte dhe lexoi emrin e fshatit;Doc.Ngriu per nje grimehere ashtu i perkulur,mezi u drejtua,beri kryqin dhe nxitoi t'i ndiqte kaloresit nga pas.Atij i ndryshoi menjehere ngjyra e fytyres,dukej sapak i hutuar,sikur kishte marre nga dheu i pluhurosur nje kod qe s'i takonte librave te tij.Prifti hipur mbi gomar i ngjante nje femije te vetmuar.Ata shkonin revan,me galop,pastaj me trok te shtruar dhe kthenin koken pas.Gomari ecte shpejt duke shkumbezuar vere te kuqe qe behej jarge dhe sterkale.Ne fshat mberriten ne dreke.Kendezat kacafyteshin mbi muret prej guri ku ishin stivosur drute e zjarrit.Fshati fluturonte ngapak nga puplat qe perhapeshin gjer ne alpe.Qente dremitnin mbi qemeret e portave te medha ,mezi rrotullohej rreth oxhakut te larte te kulles.Ata zbriten nga kuajt e djersitur dhe u zhduken.Prifti e lidhi gomarin te nje peme dhe i dha te hante ato qe i nxorri zoteria qe e priti,nje burre me nje sy si ai tjetri,ai kaloresi i zymte qe shkroi pertoke emrin e fshatit.Edhe ky mbante mbi njerin sy nje cope lekure te zeze.Priftit i beri pershtypje mezi mbi kulle,qente mbi qemer dhe kendezat qe kacafyteshin dhe ishin bere gjak.
U perkul sapak kur u fut ne deren e vogel te kulles nen harkun e qemerit dhe ndoqi neper shkallet prej guri zoterine me nje sy.Peranash i kalonin me feshferitje gra me te zeza,te cilat vinin mbi buze bishtat e sharpeve te zinj prej mendafshi.Nje kuje e lehte perplot dhembshuri degjohej tutje diku,dikush kalonte ne dyshemene qe kerciste me nje hap te rende.
Ky ishte nje fshat musliman.S'kishte asnje katolik apo ortodoks.Pse e kishin thirrur priftin?C'kishte ndodhur?Nuk binin askund kambana.S'kishin si te binin,se ne gjithe kete brinje bjeshke nuk kishte asnje kishe.Prifti mezi i hidhte hapat dhe s'shikonte njeri ne fytyre.Ende ngjitej neper shkallet e gurta qe kumbonin nga kepucet e tij prej sholle.Le te zgjateshin dhe ca keto shkalle lakadredhese, te ngushta,te perpjeta,kapitese,e te mos mbaronin kaq shpejt.
Ky ishte nje fshat musliman.Mberriti me ne fund ne dhomen e vaket ku po jepte shpirt nje plake 90 vjecare,qe thonin se nuk e nxirrte frymen e fundit,megjithese ishte ne hjeke.
Para se te thirrej prifti grate kishin rrethuar krevatin dhe shkulnin faqet dhe floket me nje vaj qe mezi e permbanin.Ne dysheme kishte pllanga gjaku dhe tufa me floke qe leviznin me te befta flurore tejpertej dhomes ,ngjiteshin lart dhe ngecnin neper muret e lyer me gelqere.
Askush nuk e kishte mendjen te keto hollesi te cuditshme dhe ne dysheme qene perhapur pula e kendeze,dhi dhe dele.Ishte nje pamje prej Noe.Nje kendez i kuq me lafshe te zeze si qymyri kerceu mbi kryet e plakes dhe hapi e mbylli krahet sikur donte te fluturonte.Djali i madh i shtepise nje burre me mjeker dhe me nje sy te fshehur nen nje lekure te zeze e kapi kendezin qe turfulloi dhe e shtrengoi ne gjoks.Ai e cukiste gjithandej me kakarisje ,ne gjoks,ne mjeker,ne balle,ne gishterinj dhe e beri gjak dhe ate.Nje nga grate u cua dhe i peshperiti dicka ne vesh.Djali i madh u afrua dhe u perkul mbi kryet e nenes.Ajo dukej sikur flinte.Nane,i foli ai,pse nuk i shtrin duart?Ajo nuk nxorri asnje pipetime,flinte e s'flinte.Grate ia merrnin krahet e holle dhe ia shtrinin poshte pergjate trupit te tretur,ia ferkonin dhe ia mbanin ashtu si te lidhura.Po nena i ngrinte ngadale dhe i vinte njera mbi tjetren ne gjoks.Grate shikonin djalin e madh dhe ai u bente shenje te perpiqeshin serish per t'ia ulur duart poshte.Po ishte e pamundur.Nena ne grahme e rreqethje te befta hiqte hjeke pas hjeke, po nuk e jepte frymen e fundit e nuk binte ne fashe pergjithmone.Sido qe t'ia rregullonin duart,ajo do t'i vinte serish ne ate pozicion, kryqezuar mbi gjoks.Duart e shtrira poshte ishtin riti i mortit musliman,ndersa ai me duart kryq perpara ne drejtim te qiellit, ishte riti i mortit kristian.Ne kete lufte me duart, kendezi i kuq me lafshe te zeze, i shpetoi nga gjoksi djalit te madh dhe i u versul grave me perplasje flatrash e cukitje ne fytyre,ne trup,ne duar.U bene gjak te gjitha dhe kuja ishte e dyfishte, e thekshme e gati uluritese.Djali e kapi serish kendezin gjaksor dhe ne kohen qe do t'i kepuste koken,mori nje shenje te imet nga e ema,qe e kerkonte per t'i lene amanetet.Po vinte fundi.Qetesi,tha djali i madh,ajo me kerkon.Perkuli koken dhe zgjati veshin te buzet e saj te rreshkura.Bir,peshperiti ajo,dua te vdes si kristiane.Mbaje fjalen.M'i merr duart dhe m'i vere kryq,biri im.Kaq tha ajo dhe ra ne jerm.Djali i madh mbeti i perkulur per nje kohe, se nuk u besoi vesheve.Priftin,thirri ai,shkoni merrni priftin e Trungsakatit Faustino Fistanin.Grate ulen kokat dhe filluan serish te shkulin faqet dhe floket.Nje kuje si nje plumb u ngrit lart.
Prifti u fut brenda,duke marre fryme me zor,po askush nuk i ngriti syte.Ai nuk pa njeri.As ate nuk e pa askush.Djali i madh peshperiti,sikur te mos e kishte zerin e vet;Nane,erdhi prifti.Ajo i hapi syte qe i kishte mbajtur mbyllur gjithe ate kohe dhe kur ai u afrua dhe qendroi mbi te,ajo e pyeti me ze te shuar,si regetime;Kush je ti?Faustino Fistani,prifti i ri i Trungsakatit.Faustino,peshperiti ajo,atje kendonin Ave Maria,nje kor me qirinj ne duar plot me dylle,madje dylli pikonte pertoke.Kendezi im i kuq me lafshe te zeze hyni mbrenda dhe une e ndoqa me thuper ne dore.Isha tete vjec.Kisha ishte e bukur,ajo rrinte ne ajer dhe tundej.Me ne fund e kapa kendezin tim dhe,kur dojsha me dale,ma ndali turrin nje shenjt qe zbriti nga kupola e bojatisun dhe me tha;mos u largo,ma jep doren,ti je motra ime.Keshtu me tha dhe une e ndjeva vertet qe isha motra e tij.Du me ike,i thashe.Si te dush,me tha.Me mori me gjithe kendez,fluturuam ne qiell dhe me pruni ne kulle te tata.Eja prap,me tha dhe kur iku ai une e dijsha permendesh kangen Ave Maria.Po si tregova njeriu.Ishte bukur mire me e mbajt kete sekret Une due me shkue te ai.. me pret,m'i ka zgjate majat e gishterinjve.
Prifti i shqiptoi uraten me zerin e tij prej tenori dhe ne ate dhome ku s'pipetinte njeri,vec kendezave,pulave,dhive,dhenve,qe leshonin kur e kur zethat e tyre si prej ere,ai beri nje meshe te vogel me qirinj ,temjan,psallme.Ajo leshoi hjeken e fundit me psheretime te zeshme perplot ndjenje shpetimi dhe ra ne platitjen e mbrame.Dikush i mbylli syte.
Perjashta ne varreze u hap gropa dhe u mblodh i gjithe fshati perreth saj sikur te mos i besohej se e vdekura do te shoqerohej, jo nga hoxha i fshatit Doc,po nga prifti i Trungsakatit.Kjo nuk kishte ndodhur asnjehere ne Doc.Te gjithe rrinin si te ngrire,as nuk flisnin,po as nuk shikonin njeri-tjetrin ne sy.C'po ndodhte?Ata me nje sy e tjetrin te fshehur nen lekuren e zeze si prej katrani ishin djemte e te ndjeres.Qendronin buze gropes me litaret ne dore.E zbriten poshte kufomen gjersa ajo zuri vend ne fundin e bokerrimte me zhurme.E vetmja zhurme ne ate heshtje e qetesi vertet prej varri.Hoxha i fshatit,Abdurrahim Hoxhe Kurbini tha me zerin e tij te habitur ku ndihej me fort i fshehur se i hapur zemerimi dhe mallkimi;Ky vend njef vetem hoxhe dhe sherbimet i ban hoxha.Une nuk kam tager sot me percjelle ne xhehnet te fortndrituren,zonjen e madhe Drando Smajli,besoj se e kam te drejten me dite pse jane permbyse gjanat.
Djali i madh tha;Ishte vullneti i nanes,dhe vullneti i nanes asht dhe vullneti i zotit.
Askush nuk foli.Hoxha u largua,po asnjeri nuk e ndoqi pas.U ngriten lopatat,u mbushen me dhe,e flaken ate mbi trupin e pajete,ndersa turma e madhe u ngjesh edhe me teper rreth gropes si per te pare se mos e vdekura pohonte per here te fundit ato qe kish thene djali i madh.Po ajo nderkaq kishte humbur pothuajse fare nen dheun e kuqerreme dhe kendezi i kuq me lafshe te zeze kerceu poshte ne grope dhe u mbulua perfundimisht bashke me te.Pas pak u degjua e paster plot hare kenga e tij dhe qe prej asaj dite thone se ne cdo vakt ai kendon aq fort sa e degjon i gjithe katundi.Prifti mbajti meshen e permortshme dhe asnje s'u largua,ai i sterpiku te gjithe me temjanicen e tij qe nxirrte tym te kalter me amen kendellese te temjanit dhe sperkati vendin me vere dhe shperndahu gjethe dafine.Djali i madh nguli mbi varr nje kryq te madh prej dru panje,me te cilin ne fshat benin ciftelite dhe llahutat.
Pastaj hengren dreken e mortit.Njerezit me nje sy bene gati kuajt.Prifti zgjidhi gomarin, i dha te pinte vere te kuqe me sahan pilafi,te cilen veshegjati e gjerbi dhe e lepiu si sarhosh,pastaj i keceu siper dhe e yshti te ecte me galop neper bokerrime.Fshati mbeti prapa nen nje mjegull puplash kendezash qe kacafyteshin mbi mure,atje lart mezi ishte rrotulluar rreth oxhakut me gjithe litaret e trashe prej kerpi dhe kishte mbetur me kembet perpjete,ndersa qente e stanit dremitnin mbi qemeret e potave te medha.Trembedhjete kodrat me mullare te ngrene dhe dordolece prej thesi po mbyteshin nga rete prej puplash flurore,ndersa lart skifteret fluturonin dhe kur e kur suleshin poshte vetetimthi si lemshe te zinj.Alpet blu me nje ngjyre argjendi te vjeter kridheshin ngadale ne ndajnaten qe po dyndej.Prifti kthehu koken pas,po asgje nuk po ndodhte.Ne varrezen muslimane vezullonte muget nje kryq dhe digjej nje qiri me flake te drejte.

No comments: