Monday 13 October 2008

Ukaj një emër në sinkron




Fatmir Terziu

Nuk besoj që në fushën e letrave, sidomos të kritikës dhe analizës letrare, të ketë njeri krijues që të mos ketë pikasur emrin e intelektualit shqiptar që vepron, shkruan, krijon e hulumton në Suedi. Dhe atje, larg vatrës së tij, larg ngrohtësisë dhe dashurisë së Atdheut ai ka gjetur një mënyrë të bukur komunikimi mes dijes, librave dhe njohurisë që ai tepër profesionalisht i transmeton me modesti dhe me heshtje e sinqeritet. Është padyshim një model që duhet admiruar. E kam ndeshur hershëm tek e mrekullueshmja punë e Senad Guraziut, një intelektual i formuar e tepër human tek “Seguraëeb”, por e kam gjetur thuajse në cdo analizë dhe mendim origjinal që ai ka drejtuar gazetave, mediave dhe auditoriumeve cybernetike.
E them me plot gojën se një intelektual të tillë natyrshëm e ke lehtë ta kuptosh, por vështirë ta sfidosh. Ai është një penë e zjarrtë që prodhon vetëm qëllimin e mirë, arsyen e duhur, rezulton argumentin e nevojshëm dhe risiglon natyrën e tij tepër të formuar intelektuale.
Prozator i mënyrës së tij, poet në rritje, kritik bashkëkohor dhe analist, po aq dhe publicist që plotëson hapësirën e munguar apo të cunguar të letrave shqipe. Shpeshherë a ii kalon përmasat. Është i vlerësuar disa herë nga krijuesit që e lexojnë dhe kurë se kanë takuar fizikisht apo njohur më parë.
Kohë më parë ai iu bashkua “Fjalës së Lirë” dhe aty pata rastin ta ndjejë kulturën e tij, po aq edhe formimin intelektual të komunikimit nëpërmjet letrave. Le të them mendimin intelektual për këtë krijues që ka zënë një vend nderi në konkursin e madh të letrave të sotme shqiptare që lëvrohen me nje stad të shpejtë e volum të madh si kurë ndonjëherë.
Natyrshëm është një nder dhe një krenari të shkrush për krijues si Ndue Ukaj.

No comments: