Wednesday 1 October 2008

ULTIMATUMI


Elian Alien
Ultimatumi kishte hyre ne fuqi. Asnje pjestar i familjes nuk guxonte ta shkelte, mirpo mua s’me ishte komunikuar, ndaj si nje mi i terhequr nga copa e djathit brenda grackes, shkova tu uroj krishlindjet me nje yll te ndertuar me leter te kuqe, me ishte bere ves ta beja dhurate, si forme origjinaliteti, edhe pse ylli eshte perdorur shume kohe me pare, se te lindja une. Kam pershtypjen se ne bibel, ne bibel eshte perdorur fillimisht, per te simbolizuar lindjen e shetimtarit. Ylli qe duhet ndjekur, qe ndoqen, qe ndjek dhe une, me shpresen se do me dalin perpara t’ma rrembejne nga duart, per ta vene ne krye te tavolines, ku do kene shtruar darken e madhe… Trokas lehte qe mos ti tremb, te mijte kane kaluar shume peripeci ne jete e si te mos mjaftonte vuajne te gjithe nga dhimbja e kokes kronike. Deren ma hap nje plake e kerrusur, me nje fytyre aq te bute saqe, me dukej si shembellimi i nje femije te deformuar. “Gezuar krishlindjen zonja…” ne urimim tim te paperfunduar spikaste ftesa per prezantim, por dukej qe zonja e panjohur, nuk ishte e nje mendje me deshiren time. “Kush jeni? “ Pyetja e saj ishte formale edhe pse me nje ton zeri thuajse ushtarak. Do i isha pergjigjur, se ne fund te fundit kishte te drejte, isha ne prag te shtepise time, e plaka pretenduese, duhej ta dinte se s’kishte te bente me ndonje lypese, apo ndonje fatkeqe qe kishte humbur rrugen, mirpo me kisha merthihur aq shume, saqe zeri me kishte zeri filloj t’me ngrihej ne fyt. Nuk mund te flisja ne ate menyre, do e kisha trembur plaken, me siguri ajo do me kishte shkembyer me ndonje engjell te vdekjes, qe kishte ardhur ta merrte. Si ti thoja se une isha vajza e asaj shtepie, qe me siguri me priste. Nuk mundja. Ngrica nga isha nisur e ngrice qe gjeja me detyronin te balbezoja fjale te pakuptimta, te cilat me siguri fallxhoret do i kishin interpretuar si “posedim”. Edhe burri hije rende qe ishte shfaqur ne prag, pas figures se brishte te plakes se panjohur, me tha te njejten gje. “Je bere si shpirt i keq” “Eshte dimer” i them dhe hedh hapin e pare ne pragun e shtepise.“Si ke guxuar te vesh kemben ne pragun e shtepise time” Ndalova ne vend si t’me kishte rene pika, damaret e dores ku mbaja yllin filluan te leviznin, edhe gishtat e kembes po benin te njejten gje, pas pak minutash do isha ngrohur…sa ti zbutej zemerimi ketij burri te eger. Do me linte te hynte, krahu i tij i madh me damar te trashe, do ma hapte vrimen e hyrjes, rezistenca e tij nuk ka lidhje me masat disiplinore, kete here eshte qortim. Une duhet ti isha gjendur prane me shpesh, e duhet ta kisha kuptuar iren e tij, qe ndoshta s’eshte gje tjeter veç shqetesim prindi. “Thone qe jemi pasqyra e prindrit” mendova para se te shkundesha nga ai moment i hekur mes meje e tij , e te vendosja te flisja me maturi, te merrja, nese do ishte nevoja edhe rolin e tij, Ndoshta do ishte e udhes te beja rolin e te penduares, te asaj qe ka kuptuar rendesine e raporteve disiplinore dhe aristokracine e nje familje bujkroberish. Jam gati te flas, e hedh ne toke yllin, e shkel me kembe gjera ky merr formen e tij fillestare, d.m.th. behet nje cope leter. Oh, ndihesha me mire, e kisha te veshtire te recitoja para nje ylli, qe kerkon gjithmone te verteten. “Gezuar krishlindjen edhe ty, baba” “shkruaje ne akull” mu pergjigj duke me mallkuar neper dhembe, mbeshtolli poshte kraheve, plaken e panjohur, si te ishte nje kerthi i vogel e i merdhihur. Shkoj nga vinte ajri i ngrohte, duke mbyllur pas kraheve deren. Shkova dhe une, duke çare brimen qe me ngjitej ne kepucet e reja. Ishte dimer.

No comments: