Wednesday 1 October 2008

"Vdekja e Enver Hoxhes" nga Pëllumb Kulla




Fatmir Terziu

Është kënaqësi për të gjithë lexuesit, po aq edhe për njërëzit e kritikës dhe të fushës së letrave të marin një lajm të mirë. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se jo më shumë se dy ditë me pas, më 3 tetor në Tiranë del nga botimi një libër i ri i i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Pëllumb Kulla, një libër "mjaft serioz" me titull "Vdekja e Enver Hoxhës". Libri nuk është historik. Ngjarjet në libër fillojnë që me vdekjen e Enverit dhe nuk ka në libër asnjë analizë mbi punët e mbrapshta të tij. Shkrimtari përshkruan se si e pritën ngjarjen e rëndësishme të tëra shtresat, që nga anëtarët e Byrosë Politike e deri tek ata në kampet e të burgosurve. Vdekja e tij pra qëndron në çdo faqe të librit.

Për më tepër prisni prezantimin e tij së shpejti tek “Fjala e Lirë” dhe studimin e tij në anglisht në një revistë akademike Britanike.

No comments: