Tuesday 28 October 2008

Vaid Hyzoti: Per shkrimin "novele apo roman?!"

subject: novele apo roman?



message: E lexova me shume interes shkrimin tend,Fatmir,si nje shtyse te nje diskutimi te hapur pas shkrimeve te Farukut dhe N.Lazrit per romanin "Vdekja e Enver Hoxhes" se Pellumb Kulles.Edhe romanin e afrikanojugorit te bardhe Koetzee e kam kaluar para 2-3 vitesh.
Per mendimin tim,megjithe trajtesen e sakte qe beni,nisur dhe nga historia e emertimit te llojit letrar te romanit e te noveles,thelbi shkurtazi mbetet:emertimi "roman",apo "novele" eshte vetem nje konvencion.Sepse dhe " Turpi",persa i perket linjave qe shtron,ecjes lineare e rrefimit,me profesorin qe perdori nje studente dhe pasojat e mevonshme qe hasi,kur para syve te tij u perdhunua nga djemte me ngjyre e bija;apo 'dashuria" e mepasme e tij me kujdestaren apo vrastaren e qenve etj. sipas klasikes se formuluar eshte nje novele.Nderkohe qe Cehovi i madh nje tregim me njezet faqe e quan "Nje roman ivogel"
Po keshtu,ne letersine shqiptare dihet se "Prilli i thyer" u prezantua se pari si novele.Shembuj te tille mund te sillnim shume e shume.
Por per mendimin tim,nuk eshte emertimi,pagezimi i vepres shqetesimi kryesor i Farukut e me pas i Ndues.Syte hidhen nga realizimi i temes,nje lloj shperndarje ne dukje e palidhur mes personazheve krejt qe nuk bashkveprojne ne veper dhe bashkohen artificialisht dhe mbase dhe lenda duhej shkrire me mire...
Gjithsesi veprat qe ngjallin diversitet mendimi,do te thote qe jane me interes,por kurresesi nuk mund te quhet verejtje konvencioni(eshte roman apo novele) dhe nuk mund te jete i pranueshem dhe i diskutueshem opsioni se kete veper"shpresojme qe autori ta rishkruaj".
Vaid Hyzoti

No comments: