Monday 6 October 2008

Të ''mbushte'', Mania, Vallë?!...- Nga Përparim Hysi




Mania është bashkëshoku dhe bashkëfshatari im i fëmijërisë. E quajnë Kahreman, por i thërresin shkurt: Mane. Epo le të njiheni dhe ju pak me Manen. Në e kam sjell për ju, kam dhe arsye. Thoshin për të që nuk"mbushte", por janë faktet ato që flasin. Dhe unë fakte do sjellë dhe, ju, mandej, edhe do thoni mendimin tuaj.

Bëmë filloren me Manen dhe, të them të drejtën, Mania sikur nuk ia thoshte shumë për mësime. Mbaroi filloren dhe më nuk erdhi në shkollë. Kur mbaroi ushtrinë, u kthye në fshat dhe, kokëkrisur siç qe, shkoi e rrëmbeu një çupë po prej fshati. Them e rrëmbeu jo se e zuri prej flokësh dhe e çoi në shtëpi, po, kur pa që ata të çupës nuk pranuk pranuan ta bënin dhëndërr, me pëlqimin e saj, një t'i vënë krahun dhe drejt e në shtëpi. Dhe mos kujtoni se qe larg. Aty nja 500 metor. I njihte dhe enjihnin, por, shpesh, në fshatra s'para i pëlqejnë martesat brënda në fshat. Se elbete, - mendojnë përgjithësisht, - edhe zorrët e barkut, edhe ngatërrohen, dhe jo ata që martohen. Mendonin s'mendonin, Po Mania as që pyeti, e mori Azbien dhe eka edhe sot. Apo nuk ka bërë plot 8 kalamaj! -Tokë pjellore, Azbia ime, - thoshte Mania, - por dhe unë, ama, i kam bërë"ysmet", or babam, kapërdisej!
E, nejse. S'e paçë aty fjalën, por gjetkë. Punonte një ditë Mania tek lëmi i kooperativës. Shihej gruri. Kapica-mal aty mbi një platformë betoni sa një truall i mirë dhe punët qenë të ndara. Dikush garavelloste, dikush pastronte gëzhutat, dikush mbushte thasët dhe si një stafetë që kalonte nga dora në dorë, puna ziente. Si në lëmë, aq! Aty, tek këmbët e Manes, për 7-qejfe po hante mbi kapicën me grurë, një lopë. Mania bënte punën e tij dhe s'eprishte terezinë se ç'bënte lopa. Kur ç'të shohësh? Një gaz-69 frenoi mu tek lëmi dhe prej tij, zbresin ca burra. Mania njihte sekretarin e partisë, Banushin, dhe kryetarin e kooperativës, Mitin, kurse atë tjetrin (ky qe qytetas dukej nga veshja, dhe Mania këta zyrtarët i kish zët!), këtë nuk e njihte. Para se t'i hidhte dhe një vështrim të porsaardhurit nga qyteti, ky vrapoi mu tek hunda e Manes dhe shpërtheu: - More shok, a nuk esheh që lopa po të ha bukën e kalamaqëve dhe ti e bën sehir? Mania, pa e prishur terezinë, iu kthye: -Nuk ha grurin e kalamaqëve të mi, jo! Të hajë sa të ngopet, se po ha pjesën tuaj. Se ne, fshatarët, vërtet e mbjellim, i bëjmë shërbimet dhe e qërojmë kokërr për kokërr grurin, po bukë gruri nuk shohim me sy. Për ne, të rrojë hibridi! Dëgjon? I radhuri erdhë e t'u nxi si ato netët e egra të dimrit kur qielli zë e zbret mbi tokë. Banushi, sekretari (ka qenë burrë i mirë, pse t'i hamë hakën?!), ndërhyri: - Shoku kryetar (qe kryetari i kom. egz. të rrethit!), ia bëj hahallall se nuk"mbush" Mania. Dhe qe sekretari që e përzuri lopën. Po Mania si Mania! Mirë që ularguan se kishte dhe të tjera.

Një ditë u kish rënë qeve përpara, të mbryer në qerre, dhe, tek kalonte nëpër oborr të shkollës, pa driatren të hapur (se qe pranverë!) dhe, kur më pa mua, pa marrë parasysh se mund të prishte mësimin, futi kokën në dritare dhe tha: (pa marrë leje, sigurisht!) - Hë, ti, Papi, qenke këtu? Të lumtë bytha ty(kaq u desh që klasa të oshëtinte nga të qeshurat!), se ia hodhe! Mësove, fitove! Epo shkolla, siç e mndoj unë, Mania, sëhtë si një vrap! Kur vrapojmë, ta zëmë 20-të a 30-të vetë, jo të gjithë dalin të parët. Një i pari, një i dyti... e kështu me radhë. Mania, për shkollë, qe andej nga fundi. Epo qorr fare nuk jam unë, de! Se ta marrin veshë këta (e kish fjalën për nxënësit, vërtet i mirë në mësime qe ti, Papi, por në vrap na-na, ta kaloja gjithmonë. Edhe tani, po të duash, sado që ti je rehat dhe mua më ka ngrënë bodeci. E mori dreqi orën e mësimit, këtë po e"zhvillonte" Mania dhe unë nuk ia prisha. Po dhe sikur të doja! Pse hiqte dorë ai nga e tija? Po kot nuk thoshin që Mania nuk "mbush! ". Shiko, -më tha, -unë qerrrexhi jam, po jemi njësoj. Unë mësoj dema dhe i vë në hudut me hosten. O ua thyej tureçkat me hosten qeve, o u shpj mollaqet dhe ua bëj shoshë. Kurse ti, Papi, je më, keq. Edhe ti mëson "dema", por as që i kap dot me dorë, kur nuk të dëgjojnë. Se të ha zegali! Këtu qeshja shpoi tavanin. Mbasi mbajti këtë"lexion" par "exelencë", Mania më tha ditën e mirë dhe iku në punën e tij. Epo Mania nuk "mbushte", tek e fudnit dhe nuk kishte dreq që e ndalonte. Kusuret e Manes që nuk "mbushte" nuk kishin të sosur. Por është vëndi këtu për të thënë që askush nuk e jepte Manen që (s'mbushte?!), se me kohë do kish përfunduar në hapsanë. Ka gati 500 shtëpi Petova nga është Mania, por asnjeri nuk u dënua për agjitacion e propagndë, jo se nukj kish të tillë, por, Banushi, kryetari ndjesëpastë, Halili, - mezalla s'e dorëzonin njeri nga fshati andej lart, po dinin t'i zbutnin gjërat. Dhe kjo nuk ishte pak.

Erdhi koha e tufëzave dhe arave. Mania doli haptas: -Nuk e dorëzoi lopën, unë, jo. Mor i dhanë e i morën, jo do bëhet ashtu, e jo kështu, po jo vetëm që Mania nuk"mbushte", por dilte hapur dhe bënte propagandë: - Mos i dorëzoni! Do thahen për pikën e qumështit. Do t'i bini kokës me grushte. Tamam agjitacion e propagandë. - Hiqu, Mane! -i bërtiti Banushi. Ik shiko punën tënde. Mos na ngatërro! Opo unë u them për të mirën e tyre, - tha Mania duke ikur. Kur, pas një jave, plasi sherri. Gjysma e fshatit mbeti pa qumësht. Dhe Mania: -Ashtu u pafsha! Azbia ime sapo ma pësheshi në tigan. Një t'i dhënë një të ngrëni si unë e kalamaqrit. - Ore, Mane, po prapë ti? - iu hakërrua Banushi. Ika, Nushi, ika, -tha me të qeshur Mania.
Varfëria po ngrinte kurbën e saj dhe në Qendror qe dhënë alarmi. U ngritën ekipe për të parë gjendjen në vend. Erdhën dhe në Petovë. Na thirrën dhe ne, mësuesët, për të mbështetur shokët e ardhur nga Tirana. Shkuam. U prezantuan të ardhurit, u dha orientimet dhe do fillonin diskutimet. I pari, Mania që"s'mbushte?!". Si quheni? - pyeti ai që mbante protokollin. Kahreman, po shkurt e kam Mane. Nga Petova jam dhe Mane Petova e kam mbiemrin. -Hë, shoku Kahreman, na fol si i kin hallet këndej se është e shqetësuar partia deri alrt, i dha zemër i dërguari. Po Mania nuk kish nevojë për yrysht, po për fre. Le që dhe frerin e hante me dhëmbë ai. Se kot nuk "mbushte?!". Dëgjo, - tha Mania, - shoku im ti nuk je. Shokë kam këta këtu un, sidozot Halimin, Malon, Dalipin dhe pse t'i numëroj? Po të jesh shok me mua ti, ore mik, vjen punon nja dy muaj të mira këtu dhe pasi të marrësh nga 600 lektë të vjetra në 15-ditësh, ma gjen vet shoqërinë ti. Ore, e dini që po vdesim apo jo?!!! Tërrit-mërrti nuk di unë. Gjindja ia dha të qeshurit, por Banushi seç i tha të delguarit (me siguri, "nuk mbush Mania?!") dhe kaq qe fjala e manes. U ngrita dhe unë që t'ia fashitja pak ato fjalë të ashpëra të manes. Dhe Mania: - Ore Papi eka mirë: bukën ma ha të grunjtë, po rrogëzën rrogë! Pastaj nuk ka më frikacak nga Papi, - m'u lëshua Mania mua. Epo kjo nuk durohej. Ndërsa njerëzit prisnin t'i vinte vegën shtëmbës, siç thuhet në anët tona, Mania, e zbrazi: - Do të thoni ju pse është frikacak Papi? Jua them unë. Jemi martuar njëherësh, se vërsnik jemi me këtë laço (djall), ndërsa unë me Azbien kemi bërë 8 kalamqër, Papi me Sikën e tij vetëm dy! Dhe pse mos flasi kaluar. Njerëzit shpërthyen së qeshuri. Dhe mbledhja as që mori drejtim. E prishi Mania që nuk"mbushte".
Po kulmin Mania e arrit në votime. Dhe jo në vitet e demokracisë, por në vitet kur"votat tona qenë plumb për armikun! ". U ngrit në ato mbledhjet e hapura kur seliteshin kandidatët. Thotë mania: - Shikoni, atë, Zaçen e Selmanit, hiqeni nga këshilli, se, po e latë përsëri, unë dhe Azbia ime nuk e votojmë. Po e them hapur unë. Mirëpo nuk e hoqën Zaçen. Dhe bën një marifet. Ditën e votimeve kishin sjellë si përfaqësues një burrë të fuqihsëm. gati dymetrosh dhe të bëshëm sa, po ta çaje dërrasa, shtroje tri dhoma me të, dhe me këtë, gjoja do ta trëmbinin Manen dhe nuk do bënte as gëk as mëk! Mirëpo Mania"nuk mbushte! ". Sa hyri në qendër të votimeve, mori listën dhe, kur pa emërin e Zaçes, turfulloi: -Ore, po nuk ju thashë për Zaçen unë? - More shok, - ndërhyri"karabinaja" (kështu më tha Mania në intimitet!) këtu është qendër voti dhe nuk ka propaghandë?!!! - Ik, ore, ha ndonjë bark frasule nga kuzhina ti, se nuk kam punë me tyja unë, popo me Zaç, në daç thuaj shok, po uëen që nuk e dua në këshill. Nuk dëgjaut ju dhe nuk bëtë siç tha Enveri (shoku Enver, bërtiti karabinaja!). JO, jo s'shtë shok me mua Enveri (luajti tani Mania që "nuk mbush?!"), ti në daç thuaj shok, po unë e kam baba e shkuar babait, se në saj të tij (cicëroja nga inati, më thoshte Mania, po ashtu m'i donte mushka drutë, se të kallnin brënda këta, po ua ngeca Papi apo nuk thonë që nuk"mbush?!), po e thashë hapur fjalën time, po këta nuk më dëgjuan. Epo në qafë pai vetn me gjithë Zaçe! Dhe tak një të marrë penën Mania e më ta prishi. Dhe jo vetëm kaq. Po bërtiti: -Azbie, prishe! - Shok, lëre shoqen të votojë! Ore, - iu hakërrua Mania, -thonë për mua që nuk"mbush", por qënke ti më duket. Është gruaja ime, babam, dhe do bëj siç thashë. - Azbie, fshije! Dhe e fshiu dhe Azbia. U alarmua"karabinaja", shokët në rreth, po i vura poshtë, Papi, me atë" ekam baba Enevrin?!"
Ja! Në vija të trasha, u fola për Manen që "nuk mbush!. Tani më thoni ju: të mbushte Mania, vallë?!...

Epilog...
Kisha nja 10-vjet që qeshë larguar nga Petova. Kish ardhur demokracia dhe aty nga viti 1998, ballë për ballë me Manen. I bërtita: - Azbie, fshije! Ia dha të qeshurit dhe, tek përqafosheshim, pshë një Mane tjetër. Me një kostum të zi si për dasëm, kish vënë dhe republikë, dhe kollare. Ore, - ithashë, ku je nisur, për krushk? Ai: -Jemo bërë Avropë, Papi! Çunat e mi kanë zënë Avropën. Një në Ingliterë, dy në Gjermani dhe një në Hollandë. Domethënë, - ithashë, je bërë qytetas. Jo. jo. Atje jam. Po bujqësinë e ka marrë perrupia, po berqarverse nga emigrimi dhe, siç e sheh, ndërrova lëkurë. Më erdhi mirë për këtë ndryshim për mirë të Manes, por, sidoqoftë, ky ndryshim ka prapavijën etij: si qemania e Nastradinit! PO ado ecim ndonjëherë me këmbët tona, vallë? Unë shpresoj...
shtator 1999

No comments: